e hënë, tetor 20, 2008

“Ditën e letërsisë shqipe në Miçigan”

“Ditën e letërsisë shqipe në Miçigan”

Pjeter Jaku

Tashmë kjo traditë hyri në vitin e sajtë 7-të. Që nga 23 tetori i viti 2002, me rastin e 131 vjetorit të Lindjes së poetit të madh, At’ Gjergj Fishta, revista “Kuvendi” ka organizuar “Ditën e letërsisë shqipe në Miçigan”, çdo të dielë të fundit të muajit tetor. Pas viti 2002, komisioni organizues, i përbërë kryesisht nga këshilli botues i kësaj reviste, vendosi ta zgjerojë këtë aktivitet, duke i dhënë përmasa kombëtare. Veç Fishtes, që për afro gjysëm shekulli u mohua nga qeveritaret komunistë, në këtë aktivitet u përkujtuan edhe gjithë poetët e tjerë. Por, më së shumti kjo ditë u kthye në një festë për krijuesit shqiptarë, që jetojnë e punojnë në Amerikë, (sidomos tri vitet e fundit). Në të gjitha vitet u ftuan krijues shqiptarë të këtij komuniteti 50 shtetësh por, për arsye që dihen, jo të gjithë kishin dhe kanë mundësi të vijnë çdo vit. “Kuvendi” u mundua t’ua lehtësojë ardhjen, por e pati të pamundur t’ua heqë të gjitha shpenzimet. Në revistën “Kuvendi” kanë botuar të gjithë këta krijues e, që faqet e botimet janë me mijëra, pasi “Kuvendi” është në vitin e 8 të botimit. Që në vitin e parë të këti aktiviteti, organizatoret kanë dhënë

çmime dhe kanë zhvilluar konkurse në disa gjini të krijimtarisë letrare.

Përherë janë shoqëruar me muzikë dhe aktorë të njohur. Kanë interpretuar në këto aktivitete muzikantet e njohur Gjergji e Ledio Paparisto, aktorja Justina Aliaj, Gjovalin Lumaj e Fran Gjoka, Hana Nikprelaj e Kastrito Ago, Adriana Bejleri e Arben Dervishi, Pandi Siku e Pajazit Murtishi, Arben Lumani, Sandër Ruçi, Xhevat Nimani etj. Në këto takimekanë marrë pjesë shkrimtarët e njohur Agim Shehu i ardhur nga Zvicra, Pëllumb Kulla, Gjekë Marinaj, Agim Dëshnica etj etj…

Kjo ditë është kthyer në një ditë vërtetë festive, ku krijuesit, veçse njihen me njëri tjetrin, shkëmbejnë edhe mendime, se si mund të rriten vlerat e punës së tyre, se si ata mund të organizohen më mirë, duke pasur edhe shoqatën e tyre, siç është Shoqata e Shkrimtarëve shqiptaro-amerikan, e cila ka promovuar disa vlera. Kjo Shoqatë me kryetar poetin Dalan

Luzaj dhe president nderi Gjekë Marinaj, jo vetën që ka realizuar takime të herëpasherëshme, por edhe ka promovuar cilësisht libra të botuar nga krijuesit shqiptar, këtu dhe në Atdhe. Revista” Kuvendi” është përpjekur ta koordinojë vëprimtarinë e saj edhe me këtë shoqatë, duke gjetur mbështetjen e plotë të saj. Në vitin që shkoi ishte pikërsiht presidneti i kësaj shoqate në krye të juirsë. Poashtu, këtë vit është kryetari i kësaj shoqate, Dalan Luzaj në krye të jurisë. Edhe pse në një nga shtet më të skajshme të Amerikës, krijuesit shqiptarë në Michigan kanë në përbërjen e tyre krijues të nivelit kombëtar. Disa prej tyre janë: Nexhip Ejupi, poet dhe autor i njohur, poeti dhe aktivisti i njohur Alfons Grishaj, poetja Elinda Marku, autori i dy librave me përmbajtje historike, Mergim Korça, poetja Yllka Nika, poetja dhe prozatorja Brunilda Kola, poeti dhe botuesi

Pjetër Jaku, publicisti dhe poeti, Zef Përgega,, poeti dhe shkrimtari Lulash Palushaj, poeti dhe këngëtari i njohur Sali Mani, fabulisti i njohur Bardhyl Mezini, poeti Gjovalin Lumaj, Roland Musta, Ndue Hila, Mensur Spahiu, publicisti i njohur Rush Dragu, gazetarët me emër Redin Hafizi, Agim Vuniqi, Alma Rexha, krijuesit Zef Lleshi ( gazetar dhe poet), Aida Dismondy, Brunilda Liço, Nilda Dervishaj, Ndrekë Guri, Vera Vuçaj, gra.sti i talentuar, Paulin Palushi etj… në këtë komunitet jetuan dhe morën pjesë për disa vite edhe poetët Vaid Hyzoti, Nikolin Narkaj, Zef Paloka etj…

Duhet theksuar se ky aktivitet ka nevojë për më shumë mbështetje nga ambasada dhe institucionet shqiptare, si në Amerikë, ashtu edhe në atdhe, pasi shumë rrallë e fare janë kujtuar për krijuesit dhe veprimtaritë e tyre. Nëqoftëse nuk do të ndihmohej nga dashamirës të letersisë dhe librit, do të ishte shumë e vështirë të realizohej kjo veprimtari e një drejtimi të veçantë. Mbështetja e vazhdueshme financiare nga Alfons Grishaj, Prek Gjokaj, Nevruz Nazarko, Gjeto Ivezaj, Astrit Turrabi, Zharko Palushaj, Gjovalin Lumaj, Rush Dragu, Sako Satka, Ajaz Emini, Luigj e Pashko Gjokaj, Lulash Palushaj, Nikoll Hysa, Tomë Mriaj, Tomë Gjokaj, Malot Ivezaj, Marash Nucullaj, Ndue Ftoni etj…, ka bërë të mundur realizimin dhe përfundimin me sukses të këtij aktiviteti kulturor të përvitshëm së paku në fushën e kodit nacional.

Nuk ka komente: