Nga Sami Milloshi
Agjencia Rojter na ben me dije se ish sekretari Amerikan i shtetit ne Administraten e Presidenit George W. Bush, zoti Colin Powell ka deklaruar se mbeshtet per president
Barack Obamen,i nominuar nga demokratet. Powell e deklaroi kete ne emisionin " Meet the Press" te kanalit televiziv NBC.
Powell i cili ne te kaluaren ka qene permendur si i pari Amerikan president me ngjyre i mundshem, i tha NBC ne "MEET THE PRESS" se ai e mbeshteste Obamen,sic u shpreh ai"...per shkak te aftesise se tij per te frymezuar,per shkak te natyres se tij perfshirese te fushates se tij, per shkak se ai eshte duke i takuar te gjithe kryq e terthor Amerikes.per shkak se ai po shfaqet ai qe eshte." Por, nuk duhet neglizhuar nga ana tjeter, se Powell ,tha gjithashtu se secili nga dy kandidatet mund te behej nje President i mire,por ai ishte kritik ne pasigurine e McCain se si mund ta perballonte ai krizen ekonomike. Me shkurt, Powell nuk i kurseu komplimentet per Obamen. Powell tha
se Obama " Eshte figure transformuese" se " Ai eshte nje gjenerate e re qe po vjen ne skenen boterore, dhe ne skenen Amerikane"
Sigurisht mbeshtetja e zotit Powell per Obamen eshte nje lajm i madh. Colin Powell eshte nje politikan me emer te madh e Amerike dhe nje personalitet me nje kontribut te jashtezakonshem ne historine e Amerikes e ketyre dy-tre dekadave te fundit. Kjo as qe vihet ne diskutim. Une personalisht kam nje admirim te vecante per zotin Powell,jo vetem per ate kontribut per te cilin ai njhet boterisht,por do t'i shtoja edhe faktin se ai ka qene dhe eshte nje mik i madh i shqiptareve. Por e gjitha kjo nuk me pengon te shfaq perceptimin
tim rreth mbeshtetjes se zotit Powell per Obamen.
Se pari, ne nuk duhet te harrojme se kjo eshte mbeshtetja e nje Republikani te spikatur si Collin Powell per nje kandidat demokrat si Obama. Qofte edhe per kete arsye besueshmeria dhe forca e mbeshtetjes bie. Eshte pak a shume njelloj si mbeshtetja qe po i jep senatori demokrat Joseph Lieberman zotit McCain. Dihet fare mire qe Lieberman ka qene madje ish kandidat per zevendespresident i demokrateve kur Al Gore garoi perballe
George W. Bush dhe humbi ne vitin 2000. Tani, eshte fare e kuptueshme se mbeshtejtja e Lieberman per McCain eshte e mireseradhur ne kampin e republikaneve. Ashtu sic eshte e mirepritur mbeshtetja Colin Powell per Barack Obamen. Cdo kandidat kerkon t'i rrise kreditet e veta, dhe ,kur kjo vjen madje edhe nga kampi i oponentit,pse te mos perfitosh.
Por, duke e lene per nje cast menjane pragatizmin e castit,mbeshtetja e Collin Powell per Obamen mund te mos i jape ndonje perfitim. Pa thene se mund te ndodhe edhe e kunderta, domethene ta demtoje ate.
Le te arsyetojme pak. Barack Obama ka qene qe ne fillim kunder luftes ne Irak. Mire ose keq, se paku, ky ka qene qendrimi i tij qe ne fillim. Kurse zoti Powell eshte ai qe e prezantoi sulmin Amerikan ndaj Irakut ne Kombet e Bashkuara ne baze te deklaratave te diskutueshme per vertetesine sipas e cilave Iraku zoteronte arme te shkaterrimit ne mase. Po t'i shtosh ketij arsyetimi edhe faktin se mbeshtetja e zotit Powell vjen pak vone, vetem dy jave para dites se zgjedhjeve,kjo na ben te mendojme se kemi te bejme ndoshta me shume me nje mbeshtetje sentimentale. Duket qarte se zoti Powell eshte krenar per
rrugen qe ka pershkuar enderra e Barack Obames dhe kjo eshte me se e natyrshme.
Por, kjo ende nuk e presupozon si te mireqene edhe faktin se zoti Obama eshte gati qe ne diten e pare te udheheqe si President i Amerikes. Rekordet e tij jane ende te pakta. Ato mund te jene premtuese dhe inkadenshente per te ardhmen,sic jane ,fjala vjen, inkandeshente aftesite elokuente te tij. Por, tani per tani, rekordet zoti Obama i ka me te pakta se zoti McCain . Dhe, per hir te se vertetes, i ka me te pakta edhe se zoti Powell. Nese zoti Powell ka patur deshiren e mire ne kete mbeshtetje per Obamen per t'i dhene atij nje shans,kjo eshte ne nje fare menyre e justifikueshme. Por, nese eshte fjala per te zgjedhur nje President qe ka eksperience, zoti Powell do te duhej ta merrte pak me shume ne konsiderate eksperiencen e kolegut te tij Republikan, John McCain.
Por, le te presim edhe pak te shohim cdo te ndodhe me 4 nentor, ne diten e zgjedhjeve. Nje gje eshte krejt e njohur: kurre nuk eshte vone. Domethene as per te shpallur mbeshtetjen per Obamen apo per McCain. Mbeshetjet jane tjeter gje. Kurse cili do te jete president i Amerikes pas 4 Nentorit, eshte tjeter gje.
Nuk ka komente:
Posto një koment