"7 minuta nga jeta e tjetrit"
Elinda Marku
Nje burrë.Një njeri që duket si burrë, ka shtatë minuta që i bie vërdallë oborrit të pallatit. Ka veshur një xhup të shkurtër, edhe pse vetë ai duket i gjatë, po jo sa, për të besuar se është nga Tropoja. Në shpinë të xhupit ka shenjën e fitores së vjetruar të një skuadre që është mjaft e njohur, por që unë ia kam harruar emrin. Ose nuk dua t'ia kujtoj. Ose që nuk ia mësova kurrë deri sa të mund ta mbaja mend në çdo rast të nevojshëm ku më shfaqet shenja e saj.Njeriu si burrë, është hollak i verdhë , por jo i gjatë.Në dorën e djathtë mban një shkop të zi, i cili në fund ndahet me dy kokë, e të duket si grepç(grepç=akrep-insekt). Në të majtën mban një kovë të kuqe kauçuku, që lëkundet lirisht. Duket të jetë një kovë e kuqe bosh.Midis buzëve shtërngon një cigare. Buzët i ndihmon me dhëmbë , duke e kafshuar herë pas here filtren e cigares me nervozizëm të paorigjinë.Shikon përdhe e sillet vërdallë, si t'i ketë humbur natën e kaluar , po të ketë kaluar me gjithë natën këtej , ndonjë send fort i çmuar a ndonjë send i trashëguar prej të jatit.Nuk jam kurioze a ka kaluar këtej ndonjë herë ky njeriu si burrë, as se çfarë sendi do t'i ketë humbur. Unë veç e shof, meqë nuk jam e verbër. Ai vazhdon të sillet, me kovën e kuqe në të majtën e me shkopin e zi në të djathtën, me xhupin e zi veshur mbi shpinë të të cilit, është simboli kokëfortë, i fitores së vjetruar të asaj skuadrës që unë nuk dua t'ia mbaj mend emrin, e me cigaren herë midis buzëve e herë midis dhëmbëve , të cilës zjarri i është afruar mjfat filtres . Ndalet.E pështyn filtren, para vetes sikur po çlirohet nga një bezdi. E sheh per disa sekonda.Mandej e kap me majen e shkopit te zi, e ngre deri ne lartesine e buzeve te koves se kuqe bosh , dhe e leshon. Leviz.Kesaj here duket se levizja , nuk do te jete sjellje verdalle. Del prej oborrit e hyn ne nje rrugice te ngushte e te shkruter qe e lidh oborrin e ketij pallati me oborron e pallatit tjeter.Ndalet.Leshon me kujdes koven e kauçukte te kuqe, afer vetes. Mbeshtet shkopin e zi ne bark. Shtin doren ne xhepin e pantallonave, prej ku nxjerr nje pakete cigare. Ve nje cigare midis buzeve, i ve flaken me shkrepse. E mbyt prap paketen me gjithe shkrepse , ne xhep.Ze shkopin e zi me te djathten. Ngre koven e kuqe me te majten dhe fillon. Fillon te sillet verdalle me sy perdhe, duke te bere te besosh se po kerkon nje send te çmuar!
"Lejla"
"Lejla"
Lejla, ...
nuk eshte emer, ndonese gjuhesisht emer eshte. Madje se fundi kam njohur nje vajze brenda ketij emri. E thene ndryshe, nje vajze quhet Lejla, e kam njohur keto dite. Eshte interesante. Si shpesh vajzat jane.
Lejla, ...
nuk eshte kenge, edhe pse ka kohe qe kam degjuar per se pari nje kenge qe titullohej, Lejla.Ende e degjoj, edhe pse jo shpesh si ne fillim
Lejla,...
nuk eshte bime, edhe pse mund te kete bime me kete emer. Por une ende nuk njoh nje te tille te quajtur.
Lejla, ...
Lejla, eshte ngjyre .
Ngjyre?
Po ! Eshte pikerisht ngjyre e bluzes se perdorur qe me pati dhuruar nje here nje mike. Me bindi ta vesh nje dite , qe te me dukej vetja me e bute , dhe me atraktive. Bluza me shkon shume , por butesia aspak.
...Kujt i shkon butesia ? I dhuroj bluzen time lejla!
Lejla,..
eshte nje oferte e re per tu dukur ndryshe nga ç'jemi.
"Dite e bukur per te vdekur"
Kush tha, dhe kush e besoji se, diten e vdekjes nuk e paskemi ne ne dore?!Mund te jete ngushulluese te thuhet, pa u besuar.Dita qe nuk e kemi ne dore eshte ajo e lindjes , me gjithe disa te tjera para saj. (psh, nuk mund te zgjedhim diten e lindjes. psh, nuk mund te zgjedhim prinderit.) Nuk ankohemi kurre.Madje as nuk e veme re aspak boshesine e duarve tona te mospatura , per t'a patur ne dore zgjedhjen e dites se lindjes , apo zgjedhjen e prinderve . Per me tej i duam prinderit dhe diten tone te lindjes si t'i kemi zgjedhur vete, ose si te kemi ardhur me gjithe to nder duar.
Po fatin???
Pasja ne dore e fatit eshte e medyshte. Relative.Perndryshe, mund edhe te themi se, varet sa fat kemi per ta patur ne dore fatin .
...
Te vdes sot?Si te vdes?
Nuk e kam zgjedhur kete dite, per vdekjen time. Prej ciles dore te pakujdeshme e kaq bujare per te me dhene , rreshqet kjo dite imja , e me tundokeka vdekja.Jo sot! Edhe pse sot eshte kaq dite e bukur per te vdekur.Por, jo sot, jo ketu, jo keshtu.E si mund te vdiskam keshtu, duarplot emra. Emra te zbrazet.Te zbrazet krejt!
Duhet zgjatur dita deri tek durimi qe me pret t'i zbraz duart nga keto emra te zbrazet, qe me jane ngjitur deri pothuaj nen lekure. Nuk eshte aspak e çuditshme po t'u them se njeri nga emrat e zbrazet qe me eshte ngjitur duarve , here fillon me "a" e here fillon me "b", ndersa mbiemri... Mbiemrin..., S'e mbaj mend!

Nuk ka komente:
Posto një koment