Fatmir Terziu
Në gjuhën angleze janë të paktë librat që kanë marë përsipër të flasin për krijimtarinë letrare shqiptare në kohë të ndryshme. Veç “Gramatikës së Shkurtër të Gjuhës Shqipe” të botuar në vitin 1932 në Londër që përmban një antologji krijuesish dhe një fjalor dhe fjalorit të Historikut Shqiptar të botuar në vitin 1948 dhe publikuar nga Këshilli Britanik, natyrshëm ndjehej ndjeshëm mungesa e njohurive shqiptare në lëminë e anglishte-folësve në botë deri aty nga dalja në dritë e librit të Mann në vitin 1955. Pra i vetmi që ka folur qysh herët në anglisht është Stuart E. Mann. Në librin e tij të botuar nga “Bernard Quaritich, LTD” ai përkushton punën e tij studimore për krijimtarinë shqiptare që nga zanafilla e saj e dokumentuar.
Dhe që në hyrje të tij libri i Mann shtron vështirësitë kryesore: “faktet, jeta dhe puna e krijuesve shqiptarë është jashtëzakonisht e vështirë të zbulohet, madje edhe të verifikohet, pasi disa autorë kanë pak të dhëna dhe disa aspak të tilla, dhe si pasojë e mungesës së informacionit për ta”. Por, duke lexuar këtë libër gradualisht mëson se këto vështirësi, britaniku studiues i ka kaluar disi pa probleme.
Duke ndjekur fletë pas flete këtë libër të studiuesit akademik, shohim edhe një detaj të rrëndësishëm që bie në sy. Është fjala tek përkthimi i materialeve dhe sidomos i poezive origjinale nga Gjuha Shqipe. Përkthimi i poezive është shumë ‘literal’ dhe rima e pjesët e tjera komponuese janë ritransformuar e përshtatur me fjalë në gjuhën angleze. Kështu në shumë raste përveç rëndësisë së ardhjes së tyre në mënyrë historike në gjuhën angleze, ndjejnë një lloj humbje të realitetit dhe vlerave origjinale.
Libri ka rreth 120 faqe dhe përfshin rreth nëntë kapituj në të. Në kapitullin e parë vihet një vështrim i përsosur i krijimtarisë shqiptare nën titullin “Tradita katolike në veri të Shqipërisë”, ku autori veçon Matrangën. Më pas në një kapitull të veçantë autori britanik ndërton krijimtarinë dhe rrjedhat historike në shekullin e tetëmbëdhjetë, për të pasuar më pas me traditën biblike, poetët e shekullit të nëntëmbëdhjetë me veprim në Itali dhe në Siçili, Lidhjen e Prizrenit dhe ekzilin Tosk, lrijuesit e periudhës së Rilindjes shqiptare, shqiptarët e Egjyptit, rolin e shtypshkronjave në Sofje të Bullgarisë, shkrimtarët shqiptarë të shkollës së Bukureshtit, shkollën e Shkodrës, duke mos haruar të shtjellojë edhe dramën, novelën, esetë dhe kritikat, histori, gjuhësi, folklor, përkthime dhe letërsinë moderne.
Autori në përshkrimin e tij për gjuhën shipe shkruan se Gjuha Shqqipe është prurja moderne e dy dialekteve gjuhësore: Ilir (që quhet Gegë) dhe Epiriot (që quhet Toskë). Sipas tij asnjë shenjë e shkruar e tyre nuk ka ardhur në ditët tona. Një fragment ilirian është gjetur në një unazë gruaje në kalanë e Rozafatit në shkodër. Aty në unazë shkruhet ANA OHON ICER, por që ka mbetur si një frazë pa kuptim, sipas Mann. Shumë emra ilirë dhe shumë emra vendesh në kohë të ndryshme janë koleksionuar nga H. Krahe, por interpretimi i tyre është rrëzuar nga mungesa e dokumentacionit të shkruar.
Asclepius Herbarius, i shekullit IV të erës sonë dhe shumë shkrimtarë kanë regjistruar një fjalë ilire “mantua” ose “mantia” që lidhet me emrin “mana” në shqipen e sotme. Ndërsa Arnobius dhe Chiron, përkatësisht në vitin 327 të erës sonë dhe në shekullin e IV-të sollën fjalën “grrosa” që në gjuhën e sotme shqipe paraqitet si “grresë”.
Vazhdon..
Nuk ka komente:
Posto një koment