Aleko Likaj
Nase Jani duket si nje njeri qe eshte ne kerkim te diçkaje.Kjo eshte pershtypja kur e sheh per te paren here, ndersa i zgjat doren per tu takuar. Me nje bote te heshtur, e sy te vegjel qe levizin shpesh pas xhamave te syzeve, te flet perballe ngadale, sikur zgjedh fjalet qe do te thote, e percjell tek ty me nje ngarkese emocionale.Menjehere, kupton qe ke perpara nje njeri-poet, dashamires dhe kavalier deri ne vetmohim, per ta kenaqur mikun dhe shokun qe i ka trokitur atje ne Athinen e larget, ne nje cep perkundruall Peloponezit. Keshtu e gjeta dhe e njoha ne 18 Gusht te ketij viti, ne axhensine e autobuzave te linjave te largeta te Athines, ne kryeqytetin grek.. Edhe pse nuk kemi qene njohur me pare fizikisht, portreti i tij ne trotuarin perballe pijetores ku freskoheshe ne vapen athinase, me nje frappe me akull e pak gliko, munda qe ta fiksoj pas xhamave te trashe. Nen sqetull nje çante poeti e floket gjysem te thinjur, te ngopur deri ne rrenje me djerse, qe dukeshin si fragmente te nje busti te mermerte, te ngrira e gjysem dredheza, si ato te skulptoreve klasike te mesjetes, qe gdhendnin skulpturat monumentale te mbetura deri sot, dukej si i perhumbur ne mes te atij mjedisi te zhurmshem, ne pritje per te zbuluar njeriun qe se kishte pare kurre..
I qete dhe i heshtur, pret qe te marre pergjigjen e nje pyetje, qe ka leshuar pas pershendetjes se pare, « Ç’kemi andej…. ». Ndersa une vazhdoj qe te flas per Francen, vendi ku jetoj, haroj qe te permend vehtveten. Te tregoj diçka nga te pathenat ne mesazhet e shumta elektronike te listes sone, ku « militojme » edhe te dy.
-Na ke sjelle ndonje liber ?...
Mbase pergjigja e kesaj pyetje e thene si e rrokezuar, duhej qe te ishte ajo, qe une nje çast me pare do ta jepja per poetin e Athines. I zene ne faj , per kete « pakujdesi » te vogel, se ne fund te fundit, ç’dreq poeti je kur nuk mban me vehte ndonje librin tend, a te ndonje miku, vargjet e te cilit jo vetem qe te emocionojne, por qe edhe te bejne ta ndjesh veten njeri, nuk me mbetet veçse te ngre supet, pak si i habitur, duke ndjere nje çast pendese per kete harrese te paqellimte.
Pastaj udhetimi ne mes te dy urbaneve, per te mbritur ne shtepine e poetit nen nje diell qe te djeg e te pjek, duket paksa « aventure », ne zenith te kesaj dite gushti
Athina me ngjet me fshatin tim :
Ka udhe…
Ka njerez…
Ka male…
Ne udhe : makina luksoze e trojla te vjeter,
Por ska udhe per sorkadhe…
Thote poeti Nase Jani, si nje athinjot i ndrojtur perpara ketij metropoli paksa te çuditshem grek, me nje arkitekture tipike ballkanase mesdhetare, ku krahas atyre kishtare, sheh edhe ate arabe, islamike.
Por rruga per ne shtepine e poetit ne Kathinea…………………..pas dy urbaneve, te fut edhe neper disa kalime e kryqezime rrugicash e ndertesash, qe « merzejne » nen diellin e forte te gushtit, pa asnje cope hije perreth. Ne buze trotuaresh te ngrena dhe te ciflitura, qendrojne kazanet e plehrave, qe me shume se sa ngjajne si konfiguracione te çuditshme me qese plastike te mbushura deng,, nanurisen nga kanga e ndonje gjinkalle te fshehur diku.
Kuterbojne udhet, bien ere,
15 kate plehrat, permbi plehra…
15 dite dhe 15 nete ne greve,
zonjat qente s’i nxjerrin nga dera.
Ne Athine,
Vapa ngordh dhe mizat.
Edhe mizat permbi plehra shtrire…
Trojlet, neper tela leshojne xixa,
Bejne greve dhe plehrat ne Athine.
Poeti nga Lunxhi, kapercen me hap te shpejte kete « natyre te qete » qe te trishton, dhe e « vret » pak e nga pak, ne kete ritual te perditshem athiniot. Por dhe kjo bote…
Ç’e do qe jam ne kete bote ?
Ne kete bote te mjere e mburavece…
Ne kete bote te piste qe kuterbon,
Ku dhe mendimi ngordh ne tru e qelbet
Ne kete bote bythejashte e te perdale,
Ku kafshet turperohen me njerine
Ku djali behet vajze e vajza-djale
E, bejne,ç’nuk bejne ?!Çudisin Perendine…
NasJa qe ka zbritur nga « udhet qe e kerkonin »
Edhe shtepia,
Edhe çerdhet e zogjve,
edhe nje luleshege nga shega e Ripes
edhe nje gjethe fiku nga kopshti Perposh…
mbetet paksa i tronditur, e i troshitur ne realitetin e ri grek. Sepse, ne udhet e gjetjes, ai si gjeti dot !...
Digju shpirt se une u dogja,
Tek burimi i bores,
Ku rrjedh ujet e Krecit…
Si s’vjen malli te me shuaj,
Me ere trendeline,
Me uje Lepusheti ?!...
Digju shpirt se une u dogja
Mbeta prush i shuar,
S’di sa vjet haruar ?!...
Ne fakt, ky tjetersim ne nje realitet krejt tjeter, « shoqerine e konsumit », eshte e mbetet ne thelb, « drama e vertete « e çdo emigranti te sapo ardhur nga viset te tjera bukurie, ku nga pas e ndjek
« veç hija… » dhe hijen e tij mbart me vete.
Per Nase Janin, çdo njeri ka qiellin e vet … ku fluturojne dallandyshet, bilbilat, kukuvajka e pellumba:
…ku bubullojne rete
dhe leshojne vetetima…
Ku loti merr trajten e shiut,
pa u bere lume,
behet det…
Ku dita plaket nate, dhe nata plaket dite,
Pa ditur si linden dhe kur do te vdesin.
…çdo njeri ka qiellin e vet !.
…Kemi marre shkallet dhe ngjitemi ne apartamentin e thjeshte te poetit, qe eshte bere shtepia e poeteve te Athines, e menjehere ndjejme emocionet qe te fal mikpritja shqiptare. Si te njohur prej shume vitesh flasim e kuvendojme me fjale zemre, qe ne fakt jane te ngjyrosura me pak poezi.
Shkruaj nje varg
Edhe nje tjeter
Pastaj mendoj
Ç’kam thene te re ?!...
Kam zhgaravitur,
permbi leter,
kam ecur zbathur, permbi ré…
« Dje » dhe « Sot »
jane vjeteruar…
dhe fjala neser…
s’eshte e re…
Poeti,
Zhgaravit mbi leter
Dhe ecen zbathur
Permbi ré…
Thote lunxhioti nga Stegopuli. Andej ku « edhe qente lehin ndryshe » ,
…Lehin ne mes te vapes,
Mbi samar te mushkes
Tundet traste e vllahes
S’ka me fjale te bukur,
Vaje-shqip e kenge,
Ulerima e qenit
Dhe kenget ka ngrene
Ne fshatin ku linda,
Mbeta shurdh i heshtur,
Do shkoj nga varrezat
Te flas me te vdekur !
Athina pas Tiranes, eshte kryeqyteti i dyte qe ka numrin me te madh te poeteve dhe krijuesve shqiptare, qe jetojne dhe punojne aty. Natyrisht, qe eshte teper veshtire qe ti takosh qe te gjithe. Aq me pak kur ke ne dispozicion vetem pak ore. Sa per te pire nje kafe.Eshte kohe pushimesh dhe… te gjithe vrapojne drejt atdheut. Nasja sapo ka ardhur dhe do te nise perseri. Robert Gorua, kolegu im i vjeter, tek « Koha Jone », vjen ne mbremje vone, Hiqmet Meçaj e Dionis Qirixidhi te njohurit e mij te dikurshem, nuk kane lene adrese. Te tjeret, edhe pse nuk i njoh fizikisht, eshte teper veshtire qe ti takosh, duke mbajtur kesisoj nje peng ne zemer. Gjithesesi, penat tona ne shtetin helen jane per tu admiruar ; O.Goro, Kapllani, Zhupa, ,Martiko,Jovani, Balashi,Kita,Kume, Karaj, Maska, Spiro, Basha, Mero,Gjikuli, Stefa, Ymeri,Stora,Loli, Dede, Abilekaj, Xhuli, Kurti, Zmali… e te tjere qe ne keto momente nuk me kujtohen qe te gjithe, te cilet, krijojne klimen dhe mbajne peshen botimeve te shumta letrare, qe tek revistat presigjoze per te gjithe shkrimtaret e krijuesit jashte Shqiperise
Pa dyshim per mua,zeri i lirikut Jani, eshte nje ze krejt ndryshe ne liriken e kapercyellit te dy shekujve, ne letrat shqipe te ketyre koherave.E mbrujtur me intonacionet folk te krahines se tij, Lunxhit, edhe pse ka ikur teper i vogel prej saj, eshte siç thote ne biografite e botuara qe kane shoqeruar librat e tij, por qe i ka dhene ashtu si edhe gjirin, ka fituar nje tjeter rritem dhe dimension te ri. Nuk di pse me kujton Driteroin, pas « Ne udhe dola », se bashku me shqetesimin e tij qytetar, qe eshte dhe mbetet nje nga miqte me te mire te poetit Nase Jani. Fjala vete vetiu tek ky kollos i letrave shqipe, ndersa « athinioti », me tregon episodin e pare te njohjes me Agollin. At’here kur vendosi qe t’i dergoje ne doreshkrim vellimin e pare, pasi kishte rrekellyer disa gota, si per « te marre guxim », dhe nuk ka vonuar, veçse nje çast, qe te vije i menjehershem edhe reagimi i te madhit Dritero, teksa ka derguar qe ta therresin ne « mejhanen » ku ishte futur. « Mjafton nje poezi per te te njohur ty, e librin tend te ardhshem « i ka thene lunxhiotit, qe rrinte i ndrojtur perpara tij. Dhe pas kesaj miqesia. Nje miqesi qe kalon nepermjet librit te Nase Janit, ku Agolli ka vendosur qe te jete redaktori i tij.
Sadija, gruaja e poetit e ka terhequr mysafirin-poet deri tek kendi intim i te shoqit, per ti treguar dhe thene, se, : « libri juaj eshte prane jastekut te tim shoqi »
Mbase lirika e ndjere dhe e shkruar plot sinqeritet nga NasJa, ka qene « guri » qe i ka lidhur bashke. E kush me shume se Agolli nuk e ka levruar ate?.Kjo miqesi poetesh, plot ngjarje dhe emocione, Jani se shpejti mund qe te na e sjelle ne nje botim te veçante, ne formen e kujtimeve e refleksioneve, qe ne ngjallje te poetit-kolos.
Me merakun e shqetesimin e nje krijuesi teper te ndjeshem, lirikat e tij te fund dhe fllim shekullit te ri, na i sjelle ne nje botim serioz poetik, « Sa vjeç eshte ky shekull ». Te ndara ne tete « kapituj », ai na zbulon nepermjet nje penelate ngjyrash, jo vetem bukuri shpirterore, sepse ne dashuri ai ka mbetur gjate.
…si Kroi Plak i fshatit tim
ne gjinje e llere ai puth grate
une pi e mbetem frymezim
Ne krua nuset freskojne gjinjte
Nen dege – rrapi ashtu fshehur
Mbi dege puthen dy gjarprinj
Leshojne gjuhen si te velur…
Cinxeri vdiq nga dashuria
Mbi trung te gorices, thare e tretur
Rrushi keputet nga hardhia
Breshka, nen sfake mbi veze ka mbetur
Ne grupin e lirikave ku bien ne sy mbi 60 tituj nuk ka se si te mos emocionojne ; « Balada e qyqes », « Fle ne enderat e pulebardhes », « Jete-vdekja », « Ma permbyse kupen e shpirtit »,« Dikur… » e te tjera. Te konceptuara, si « fryt i dashurise » qe lidh zemra e njerez, ato me thejeshtesine e tyre, duket se perveç gjetjes, sjellin nepermjet tastierave te vargjeve nje emocion qe te dritheron, duke e bere kesisoj autorin, realisht nje « magjistar » te dashurise per jeten. Ndonese, duket paksa i « vonuar » ne kohe ky shperthim poeti.
Nase Jani, eshte dhe mbetet nje lirik qe ka zene tashme nje vend te dukshem e te padiskutueshem, ne murin e ngritur te poezise sone, krahas emrave te medhenj si Agolli, Qiriazi, Shehu,Arapi, Sulkuqi e te tjere
Ndersa ishim ndare aty ne qendren e autobuzave, kur kisha hypur ne linjen Athine-Patra, ate prag mbremje, shfletova menjehere librin, si per tu « freskuar » ne ujin qe rrjedh si shushullime duke gurguuluar embel neper celuloid.Nuk e di pse Athina, m’u zmbraps nen ekranin e xhamte te dritares se autobuzit, duke mbetur pjese - pjese pas, si diçka qe kerkon te harohet shpejt.E ç’rregullt, dhe larg konfiguracioneve te qyteteve qe njoh kesaj pjese tjeter te Europes. Kaosi dhe betonimi qe ze e perfshin lagjet periferike, ku mungon qofte edhe nje pellembe gjelberim, m’u duk ne ato çaste, si nje pjese shkembi e ftohte dhe e hedhur pa kujdes. E haruar nga Midia, skulptori qe i dha jete ne historine e larget e te lashte te ketij kombi. Ndersa mjeti, qe po udhetonte ngadale tashme drejt perendimit, ne pjesen tjeter te Peloponezit, ne brigjet ku perballe hijerende Salamina me kthetrat te ngulura nen kaltersine e detit qe fle, si nje karakoll qe eshte ende ne roje te athinasve, e jetes qe gelon ketu, u duk se u perqafua me diellin. Ne nje çast me solli rrezet e tij ,qe po puthte cepin e pertejme te hapsires se paane, mbi fletet e bardha te librit te hapur, duke m’i perçudnuar shkronjezat e shtremberuara, pertej veshtrimit tim te xhamte, qe me ngjasonin si te lare ne flori .
Mbase ishte nje iluzion i çastit, qe me kishte kapluar nen ate bote te kendeshme leximi lirikash. Njeriu nuk di se si te bej ne keto momente. Pa dashur, fletezat rrokullisen mes gishtrinjve, e libri duket se po mbyllet midis dy pellembeve te mija.Ne nje çast te vetem, shoh se kane qendruar pas gishtit te madh. Hedh syte e lexoj :
Çdo njeri,
Brenda vehtes ka nje det,
E deti ka nje det me guacka brenda ;
E guackat,
Fshehin nje det me te fshehta.
Dhe e fshehta vete
Brenda saj ka nje det,
Dhe njeriu ne jete,
Nuk eshte kurre veç njeri,
Pa zbuluar se ç’eshte
E mbyt deti i tij…
Shtator 2008

Nuk ka komente:
Posto një koment