Ilir Levonja
ese
Sigla televizive e edicionit të lajmeve ishte për mua një makth i vërtetë, për faktin se më duhej të ulesha përballë televizorit me prindërit e mi, e t'ju shpjegoja përmbajtjen kuptimore të termave të ndryshëm që përdornin gazetarët apo dhe folës të tjerë, të të gjitha kategorive, që zakonisht përfshiheshin në kronikat informative. Sipas një lloj përvoje që kisha fituar nga kjo punë, duke përpiluar lista emërore apo tabela klasifikimi të çastit, më rezultonte që në krye të ishin politikanët, të cilët me thënë të drejtën të befasonin me kapacitetin e tyre gjuhësor ndërkombëtar. Në vend të dytë, gazetarët dhe pastaj, ndonjë drejtor rajonal, pedagog apo profesor shkencash, juristë, etj., njerëz që në një farë mënyre përbënin kolonat e strukturave shtetërore.
Në lajmet e një mbasditeje, kryeministri po thoshte midis të tjerave se, ''Ne, qeveria ime dhe unë, gëzojmë votën plebishitare'', kur im atë hidhet e më pyet: ''Çfarë kuptimi ka fjala ''plebishitare''?
Mamaja, - E çfarë të duhet ty? Është fjalë e madhe dhe kaq.
Unë, - Plebishit, quhet populli. Ai këtu e ka fjalën që ne, gëzojmë votën e popullit.
Babai, - Po, përse nuk e thotë edhe ai kështu, thjesht që, edhe unë ta kuptoj.
Mamaja, - Ai, nuk po flet me ty, po me gazetarin.
Babai, - Nëse flet në televizor, e ka me popullin dhe unë jam populli do apo nuk do ti dhe ky qoftja yt... (tregonte me gisht nga ekrani.).
Mamaja, - I thotë kryeministrit qofte, nuk ke faj ti, po demokracia.
Babai, - Qofte dhe nuk e luan topi.
Mamaja, - Zotrote me Enverin nuk flisje kështu?....
........., e të tjera me radhë.
Fjalët që zakonisht përktheja dhe ripërktheja ishin si, ''Implementim'', ''luajal'', ''verdikt'', ''rural'', ''distribuim'', në ripërtërim, besnik, dëshirë, dytësor, shpërndarje, ku babai thoshte po të njëjtën gjë. ''Po, ja shumë bukur në shqip, nuk i kuptoj, përse duhet të t'i thonë sipas frëngut?''
Mamaja, - Sepse ata janë njerëz të ditur, me kulturë, nuk janë si ty.
Babai, - Po qe sa janë të tillë, të flasin shqip.
Mamaja, - Ja që u ikën goja edhe e thonë ndonjë fjalë, çfarë të keqe ka?
Babai, - Atë që unë nuk i kuptoj..., ta qërojnë gjuhën siç bëj unë me gërshërët kur pastroj kalbësirat e pemëve.
Biseda midis tyre bëhej gumëzhitëse, mamaja thashte se edhe ata përdornin fjalë nga turqishtja e vjetër sepse u ishte bërë si zakon. Po im atë këmbëngulte në të tijën, ai thoshte se, njerëzve të thjesht edhe u falej, kurse ata që flasin me popullin, duhet të përdornin gërshërët.
Tashmë prindërit e mi nuk jetojnë më dhe unë qysh prej asaj kohe përpiqen të zhbiroj faktin se pse njeriu, herë me dashje dhe herë pa dashje, priret nga mania për të shfaqur dijen e tij në format më të padobishme.
Nisur nga fakti se gjuha në vetvete përsoset, transformohet deri në shpërbërje të plotë të fjalës për nga forma leksikore, për shkaqe të shumta, gati dhe intime, njeriu priret të besoj se eleganca vjen edhe nga të të shprehurit. Për rrjedhojë, fal bagazhit, me një kollajllëk të habitshëm zëvendëson fjalët, duke e gjykuar se gjithçka është më se normale. Një vetëdije e sforcuar, e çon atë drejt një besimi me përbuzje, një lloj ndjesie e cila e kaplon të tërin, e mbush me një entuziazëm egoist, sepse pavarsisht meritës se në fund të fundit ky njeri sigurisht që është lodhur deri sa ka mësuar një gjuhë të huaj, ndodh edhe antimerita. Si me thënë që, tek ne, në qënien tonë, prirjet zhvillohen paralele. (Megjithëse, vini re që edhe unë në vend që të them jomeritën apo kundërmeritën, them antimeritë. Është si të thuash, diçka që ka ndodhur nga ai transformimi i mësipërm, parashtesën anti që aq shumë e përdornim dje, në atë antifashizmin dhe antiamerikanizmin tonë, po ashtu e përdorim edhe sot në antikomunizmin, antienverizmin, etj.) Përshembull,në një farë mënyre duhet medoemos ta bëjë tjetrin me dije për aftësitë e mia. Kam bërë një jetë të tërë shkollë dhe se iks apo ypsilon autor, për të cilin ne mund edhe të diskutojmë, e kam lexuar në origjinal. Unë po tregoj vetveten, pasi mendoj se pikërisht pasioni për t'ju imponuar (vini re, thashë ''imponim'' që d.m.th, si padashje përdora një huazim në vend të asaj që, pasioni për t'ju treguar tjetrit mbi...), njerëzimit, është një antimeritë. Është e tillë, sepse ti e ke vendosur veten në pozicion avantazhi, në një aspekt kaluar, përmbi. (Shikoni, përsëri një gabim, përdora fjalën avantazh.)
Ndoshta nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë, por me që e kemi llafin tek përkthimi dhe historitë, dua të kujtoj një dialog me poetin Sherif Bali.
Unë, - Po lexoj edhe Esenin tënd në gjuhën e tij.
Sherifi, - Shumë mirë.
Unë, - Që të bësh poezi, nuk të mjafton vetëm gjuha jote, apo letërsia jote..
Sherifi, - Shumë mirë.
Unë, - Kanë ardhur kohë të tjera, duhet të dish edhe gjuhë të huaj që të bësh poezi.
Sherifi, - Dëgjo, këtu ndryshon puna se molla përshembull nuk di gjuhë të huaj po, kokrra bënë ama.
Kjo lloj kategorie njeriu jam unë, huazimet i bëj praktikë të së përditshmes dhe vetes duhet medoemos ta vendos më lart se tjetri. Ja ashtu, si pa dashje. E fillojë me si pa dashje, e përdorim një fjalë të huaj dhe nga pak, dita-ditës, si me pa dashje në gjuhën e nënës, gjyshit, fillojnë e lulëzojnë fjalë të tjera. Dhe për çudi, në vend të nevrikosemi ne, që me fjalën krijojmë botë dhe personazhe, duke patur përmbi kokë kujdesin profesional, nxehej im atë?!
Po tek unë, merita është kthyer në antimeritë, edhe pse gërshërët e babait më krrakrrisin cylat e veshëve.

Nuk ka komente:
Posto një koment