e premte, shtator 19, 2008

Festivali i poezisë fillon më 22 tetor




Poeti maroken laureat i "Naim frashëri"-t

Laureat i çmimit letrar "Naim Frashëri" të edicioni XII të Festivalit ndërkombëtar të poezisë "Ditët e Naimit" është poeti maroken Abdellatif Laabi. Në këtë edicion drejtoria laureatin e sivjetshëm Abdellatif Laabi do ta shpall edhe anëtarë nderi të Festivalit. Këtë e bëri të ditur në Konferencën per shtyp të mbajtur të premten në Qendrën kulturore në Tetovë, drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit", Shaip Emërllahu. Kryetari i jurisë, poeti Agron Tufa tha se ky çmim poetit maroken i ndahet për rezistencën shpirtërore kundrejt entropisë dhe shpërbërjes. Në edicionin e sivjetshëm që do nga 22 dhe do të zgjasë dëri më 26 tetor, ardhjen e kanë konfirmuar 35 poetë nga 24 vende të botës duke filluar nga Kanadaja, SHBA, Kili, Islanda, Holanda, Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Franca, Maroku, Italia, Izraeli, Palestina, Turqia, Qipro, Hungaria, Kroacia, Serbia, Bullgaria si dhe poete shqiptarë nga Mali i Zi, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia. Sikurse edhe në të shkuarën, edhe sivjet drejtoria do te botojë antologjinë me poezi të poetëve pjesëmarrës. Edhe programi i këtij edicioni do të jetë i larmishëm. Në kudër të tij, do të mbahet disa orë letrare, do te behet përurimi i laureatit te sivjetshëm, do te promovohen libra, do te vizitohen lokalitete kulturore dhe historike. Festivalin e ka mbështetur financiarisht afaristi Lazim Destani, ndërmarrjet "Renova", "Vezë Sharri" dhe të tjera.

Nuk ka komente: