Nga Sami Milloshi
SHBA
Dje, ish kandidati demokrat per president John Edwards leshoi njo "bombe" per shtypin. Me ne fund, ai beri nje deklarate dhe i pohoi kanalit televiziv ABC se kishte nje lidhje jashtemartesore me Riele Hunter . E verteta eshte se revista National Inquier e pati publikuar aferen qe ne dhjetor te 2007-s,por Edwards e pati mohuar kategorikisht. Dje ,u be i gjalle. Tha se ky ishte nje gabim i tij, nje mungese e gjykimit. "Gjate disa fushatave-tha ai- une fillova te besoj se isha i vecante dhe u bera gjithnje e me shume egoist dhe narcist. Neqeftese ju doni te me godisni, ju jeni krejt te lire. Por ju nuk mund te me godisni me shume se sa e kam goditur une veteveten."
Ky eshte pak a shume thelbi. Por si gjithnje, ne keto raste,jane detajet ato qe i japin tonin historise. Me i rendesishmi detaj eshte se viktima reale ne kete rast, nuk jane as perkrahesit politike te Edwards,as Partia demokratike e cila e pati nominuar per zevendespresident qe ne 2004,madje as ai vete qe garoi per president edhe me 2008.
Viktima reale, dhe dhimbja e madhe ne gjithe kete histori,eshte gruaja e tij, Elizabet Edwards e cila po lufton me semundjen e kancerit qe prej vitit 2004. Ajo meriton te perkrahet dhe kete po bejne te gjithe ne keto momente te veshtira per familjen. Zonja Edwards e ka perkrahur te shoqin ne ambiciet per karriere politike,madje edhe se fundi
ia ka pranuar ndjesen qe i kerkoi John per kete lidhje jashtemartesore. Por te mos harrojme, ajo po lufton me kancerin dhe duket mbinjerezore per te te perballoje edhe nje krize te tille familjare qe ia shkakton "per mungese gjykimi" i shoqi.
Dashnorja e Edwards, Hunter, ne shkurt ka lindur nje femije. Revista National Inquirer
thote se femija eshte i Edwards,por ky e ka mohuar kete dhe ,dje,ai madje pohoi se ishte i gatshem te bente testin per te provuar se nuk eshte ai babai i femijes. Andrew Young, menager i fushates per president te Edwards, ka deklaruar se femija eshte i tij,pasi edhe ai
ka fjetur me dashnoren e Edwards. Por kjo mbetet per t'u provuar me vone,ashtu sic mbeten per t'u provuar edhe disa pagesa qe i jane bere zonjes Hunter e qe jane para nga qeseja e fushates elektorale per president. Keshtu Fred Baron, juristi qe ka qene kryetar i komitetit financiar te fushates elektorale te John Edwards,i ka deklaruar "Dallas Morning News" se ai i ka paguar 115 mije dollare zonjes Hunter qe te ndryshoje vendbanim nga Karolina e Veriut diku ne je vend me te qete. Por disa te tjere thone se keto para i jane dhene per videot qe prodhonte zonja Hunter gjate fushates elektorale te Edwards, video keto qe i postonte ne Youtube. Por te gjitha keto mbeten per t'u qartesuar ne te ardhmen.
Pas gjithe kesaj zhurme qe ka shkaktuar Edwards me dashnoren e tij ne prag te konventes se Demokrateve qe mbahet pas dy javesh ne Denver, te shumte jane ata qe shtrojne pyetjen: Cili do te jete fati i karrieres politike te Edwards? Dhe pergjigja nuk vonon;
ai vete e varrosi me duart e tij karriern e tij politike. David Bonior,shefi i fushates elektorale te zotit Edwards, tha se " ai na tradhetoi me aktin e tij". E vertete. Po, merreni me mend,sikur, per shembull zoti Edwards te kishte arritur te nominohej si kandidat per president, ose merreni me mend sikur zoti Obama ta kishte nominuar si zevendespresident. Skandali do te plaste qe do te plaste,sic edhe plasi. John Edwards e fshehu per nje kohe te gjate. Ai po jetonte nen masken e genjeshtres,nderkohe qe po na bente thirrje ta besonim se do te ishte "nje president per te gjithe Amerikanet." Dhe duhet
thene se per skandalin e tij heshten edhe New York Times, edhe Washington Post, edhe Los Angeles Times, edhe ABC. Por e verteta doli. John Ewards do te duhej te kishte zgjedhur midis qejfit me dashnoren dhe gares per president i SHBA. Te dyja nuk ishte
e udhes t'i pranoheshin nga publiku. Ka disa qe e justifikojne Edwards kur ai bente sex fshehurazi me Hunter.Por eshte totalisht i pajustifikueshem kur ne te njejten kohe si burre me tre femije dhe me nje grua te shkelqyer qe vuan nga kanceri po garonte per president.
Po se mos eshte ai i vetmi. Nuk eshte as i pari dhe as i fundit ne kete lloj historie.
Nuk ka komente:
Posto një koment