e premte, korrik 25, 2008

Simbolika e kompleksit Baba

Lexo analizen e plote duke klikuar KETU

Fatmir Terziu

Në një botë të tillë të ngarkuar me stres dhe me detyrime familiare, natyrshëm emri më jetik dhe më domethënës ende mbetet babai, edhe pse në modë teknologjia ka krijuar mënyra dhe riskime kriptike për të thënë se kemi arsye të tjera të themi është kohë ndryshe. Për të shprehur se moda e re duhet parë në siglën: “me kohën, ose të jetosh kohën, jetën”. Pra të shugurosh retorikën e kohës, të krijosh dilemën e ‘father-tezës’ që teknologjia na e ka dhënë peshqesh në shekullin ku jetojmë, duke sjellë metodat riskuese për figurën, rolin dhe aktin e babait për babain dhe familjen. Në këtë trazim mendoro-teknologjik dy pena sjellin lajtmotivin me poezitë e tyre. Julia Gjika me poezinë kushtuar babait të saj kremton mendimin ndryshe me ‘teknologjinë’ dhe prurja e saj mbetet e mrekullueshme tek ndalesa ‘traditë’, ku “Baballarët” është një poemth që zhvillon mendimin e saj në “I vetëm brenda katër mureve”. Një melos poetik që vjen i qetë. Një varg që depërton brenda mureve katërshe, ku babai qëndron me orë të tëra, ashtu i shtrirë në divan për të na pikturuar me spatullën e saj tipike një labyrinth jete me emrin e sigluar: Baba.
Ndërsa autorja Eliana Leshaj (Alien) promovon lirshëm një mesazh piktoresk në tërë resemblancën ushqyese dhe poetike duke afreskuar në një tablo jetike figurën e saj më të dashur që paraqitet si “Babai jetim në pleqëri”. Alien depërton në strukturën lineare të vargut dhe tregon poetikisht në itinerarin kohor, cdo ndodhi që peshohet tek ideja dhe tematika jetike e poezisë së saj për babain. Lineariteti kohor në vargun e Elianës është një sfidë nomenclature për riskuesit e poezisë tradicionale, të cilën ajo e ka paraqitur tashmë të arrirë në thelb dhe në detaj.
Të dyja sjedhin baballarët si arsye jetike, si fakte për një simbiozë metaforike të jetës, port ë dyja kanë një emergjencë që në në gjuhën e Roland Barthez, mbart ekliptiken e mitit të babait në edukatën dhe jetën tonë. Babai në poezitë e këtyre dy autoreve është një baba në kohë, në vend dhe në arsye, por ai është dyherë arsye për të kuptuar rolin e tij përpos mitit, përpos logjikës së analizës poetike. Ne kemi një shans të gjejmë këtë baba në arsyen e Gjikës dhe Alien, por kemi edhe një domosdoshmëri për kopleksin baba.


Rievokimi i emocioneve dhe eksperiencave


Kompleksi i babait në poezi është arsyetim logjik. Është një sfidë reale, një sfidë jete në poezi. Brezat, është simbolika që mpikset tek kompleksi baba. Këtu në fakt poema dhe poezia gatuajnë simbolikë për babatharët, nënat, bijat, apo bijtë. Në vitin 1988 Melanie Hart dhe james Loader, sollën si me magji një argument tipik për britanikët në 366 faqet e librit të tyre, që më pas në analizën e Margot Waddell u gjet përshtatja, të cilën unë e shoh tek poezitë e dy krijueseve shqiptare. Në këtë pikëtakim poetik dhe analitik unë në fakt zbulova arsyen e ekzistencës së një ligjësie midis poezisë dhe psikoanalizës që më në fund duhet të gjendet si domosdoshmëri lidhëse. Gjetja e kësaj domosdoshmërie si pjesë e simbolikës dhe formës elusive është një mundësi për të njohur në brendësi emocionin dhe statiken e psikologjisë, të cilën Shekspiri e përshkruan si një dhënie ‘në ajri’ pra një “habitat lokal dhe thjesht një emër emocional” (A Midsummer Night’s Dream, V, i, 11. 16-17) që është një proces i ndarë midis poeteve dhe psikoanalistëve të ndryshëm, secili duke arritur atë që synon për kuptimin i cili bëhet evident dhe identifikues tek ata që janë “frymëzuar të punojnë dhe të jetë krijues në të vërtetën jetike” (Ëordsëorth, “Preludi”, XIII, faqe 100).
Poetet kërkojnë të rievokojnë intensitetin e ndjenjës për babain, të angazhohen me mendimin e jetës njerëzore, me vlerat materiale, të emocioneve dhe eksperiencave. Langer thotë “pozia është mjeti për zbulimin e vlerave dhe jetikes, ku prindi, natyrshëm babai apo nëna kanë simpolikën e jetës…” (Langer, 1978:23).


Kodi i gjuhës për shoqërinë

Të dy poetet përdorin gjuhën e fantazisë dhe ëndërrave për të krijuar dhe fiksuar esencën e dashurisë dhe marëdhënieve prindërore në ratet konkrete për baballarët e tyre të dashur, që janë një simbolikë përgjithësuese. Vetëm si një treguese klasike poetet prodhojnë kodin e gjuhës për shoqërinë që të diskutojë pasionin dhe tabunë e konfliktit dhe jetikes në familje, botën sureale të poezisë që premton një histori në vargje për të përshkruar ndjenjën që autoret apo lexuesi të ndjehen krenarë dhe të dhimbshur, apo edhe borxhlije ndaj babait.
Gjika dhe Alien janë shembuj të krijimtarisë poetike që përdorin këtë stil për të krijuar ‘kathartic’, poezi të fuqishme për baballarët e tyre të dashur. Gjetja e imazheve për emocionalen që situata gjeneron, për të mos bërë vetëm thjesht të përshkruajnë faktet apo strukturimin e tyre, është një teknikë që e afron lexuesin ngushtë tek shikimi i gjërave të skenës jetiko-poetike nëpërmjet syve.
Hapjet në të dy krijimet e autoreve na dimensionon ne nëpërmjet realitetin e hijeve, ku cdo gjë që ne zbulojmë duke lexuar ka një signifikim personal, një histori personale apo ndjenjë për baballarët. Specifikimi i kohës dhe ambientit, vendndodhjes së babait te poezia e Gjikës, po ashtu edhe tek poezia e Alien thërret për një përqëndrim të vëmendjes tek vetvetja, sin ë ratet konkrete:

“ Brenda katër mureve babai,
Qëndron me orë të tëra.
I shtrirë në divan…”, tek poezia e Gjikës dhe:

“T’kam ardhur te shtrati, mbrembe
Ne oren 12:00
Une dhe mosha jote e re
Te puthem, te puthem…
Ti flije
E kishe gjumin e trazuar
Si shpirtin
Cila enderr te mundon, i vogli im i rritur!”, tek poezia e Alien, ku rithirja krijon një mundësi rilidhjeje midis së njohurës dhe të panjohurës, apo edhe midis ‘së lënës apo së fiksuarës në memorje’ dhe “së mbarturës momentale” po aq edhe të një numeriku besueshmërish ku dymbëdhjeta është një numër mjaft i fuqishëm.
Tek poezia e Gjikës:
“Prek gjethet e gjelbëra të mëllagave
I gëzohet lules që cel.
Këput piperkat e kuqe djegëse
Në dimër do ti shijoje me fasulet.”, tregohet për ne një arsye më shumë për të dëgjuar treguesen poetike ku kumtimi dhe kushtëzimi janë kapur urgjentisht por ndoshta jo deri në pafundësi. Thumbi poetik pasqyron atë që bota e babait në të cilën ai jeton, është një imagjinatë e pikturuar nga realiteti, një sureale ku jeta jetohet sin ë premisa reale, ashtu e ndarë nga një membranë që cfilitet midis misteriozes, ekzistenca e së cilës nga ana jonë me vështirësi kapet, pasi ajo është një praktikë personale që lexohet për shumicën sublime. Në këtë mënyrë ne kemi kapërcyer mbi realen e së panjohurës, në anën tjetër të vetmisë sip rag-vdekje pleqërie për babanë e vemuar.
Në poezinë e Alien vargu:

“ Në orën 12:03
Flinte mosha jote e ere
E malli im i vjeter.”,

është si një kanvas i bardhë ku ëndërra moshore jeton nën ombredhën e Zotit në tërë dimensionalen e jetikes njerëzore që siglon nga bija për babanë, si një klauzolë brezash jete. Piketimi i kohës për arsyen e prezantimit të ndjesisë qeshje në fytyrën e babait është shumë domethënëse dhe është një anaforë e vdekjes, apo shqetësimit ku vargu pikëlidh momentin simbolik.
Në të dyja rastet poezitë ‘aktrojnë në distancë’ duke siguruar anonimititetin. Asnjëra nuk përjashton simbiozën e pamores për të marë detyrimin e gjykimit për arsyen në gjendjen e babait. Këtu figuracioni merr në dorë mesazhin e mesazhierit, që i bën këto poezi të jenë të paraqitjes së mrekullueshme.


Baballarët

Julia Gjika

I VETEM BRENDA KATER MUREVE

Kushtuar babait tim

Brenda katër mureve babai,
Qëndron me orë të tëra.
I shtrirë në divan.
Ngrihet, sa për të shmpirë këmbët,
Hedh sytë nga ballkoni
Tulla të kuqe të pallatit tjetër.
Shkon në dhomat e fjetjes,
Të ftohta,
Flet me objektet memece.
Del në ballkon
Prek gjethet e gjelbëra të mëllagave
I gëzohet lules që cel.
Këput piperkat e kuqe djegëse
Në dimër do ti shijoje me fasulet.
Shikon orën që nuk ecen
Minutë pas minute.
Kur i telefonon dikush
Flet si femijë i braktisur, gati qan
-Me kë je atje?- e pyes në telefon
-Vetëm, vetëm, me kë tjetër.
-Te vizitoi njeri sot?
-Një javë më parë ime motër
me pleqërinë e saj.
-Si i shtyn ditët?
-Me albumet, thotë dhe qesh.
Ju kam të gjithëve "këtu"
Gruan, fëmijët, fëmijët e fëmijëve,
Më duhen ca albume të tjerë…
Kur dikush i troket në derë,
Ai nuk e dëgjon,
Dhe po të dëgjojë
Nuk beson
Se dikush troket për të...










Babai jetim në pleqëri

2001

Eliana Leshaj (Alien)

Babait

T’kam ardhur te shtrati, mbrembe
Ne oren 12:00
Une dhe mosha jote e re
Te puthem, te puthem…
Ti flije
E kishe gjumin e trazuar
Si shpirtin
Cila enderr te mundon, i vogli im i rritur!
Ne oren 12:01
Te vura buzen mbi balle
“E gezofsh moshen e re, baba”
Ti buzeqeshe,
zgjate duart e me preke shpirtin.
Ti flije, flija dhe une
Ne oren 12:03
Flinte mosha jote e ere
E malli im i vjeter


Nuk ka komente: