e diel, gusht 10, 2008

PËRGËZIMI ËSHTË PAK



Fatmir Terziu

Muajin e kaluar juria e “Frank O’Connor International Short Story Award” vendosi t’i japë cmimin autores amerikane Jhumpa Lahiri. Kështu të impresionuar prej vëllimit të saj me tregime të shkurtra “Unaccustomed Earth”, ngushtuan listën e pjësëmarësve duke seleksionuar vëllimin në fjalë dhe duke i dhuruar asaj një shumë prej 28 000 stërlinash. Por jo vetëm kaq, ndërsa e cilësonin “vëllimi më i mirë i publikuar në gjuhën angleze në të gjithë hapësirën e Globit”, pyetja se nëse kjo autore do të ishte shpëtimtarja e tregimit të shkurtër, gati mbizotëroi gjithë mediat kulturore-letrare. Shkruesit dhe analistët shprehnin faktin se Lahori dhe Lorie Moore, ishin dy dallesa, por ardhja e saj në front tashmë kishte një emër të madh. Mes tregimtarëve me emër në 50 vjet, si John Cheever, Raymond Carver dhe Grace Paley, pyetja mbërrinte e freskët por e cuditshme. Suksesi i Lahirit, bijë e një emigranti nga Bengali, mud të bëjë shumë tregimtarë dhe novelistë me dritë jeshile. Kolleksioni i saj i parë, “Interpreter of Maladies” (1999), fitoi cmimin “Pullitzer” dhe u shit në më shumë se 600 mijë kopje. Në anën tjetër të Atlantikut, në Britani, Salman Ruzhdie, Martin Amis apo Zadie Smith, kanë shkëlqyer me tregimet e tyre, por askush prej tyre nuk ka marë cmim të tillë. Në Europë e njëjta gjë. Kështu edhe në Shqipëri. Emra të shumtë janë përballur me tregimin e shkurtër dhe në analizat e mia janë cilësuar mes pamjes së tyre reale. Në këtë pamje një figurinë komplekse, cuditërisht ende mbetet larg vëzhgimit dhe vlerave të tregimit të saj tepër tërheqës. Është tregimi shkurtër i Majlinda Bashllarit, që në hapësirën shqiptare vlen me një pyetje sublime, ndoshta të ngjashme me autoren Lahiri. Tregimi i saj “Qielli i Madalenës”, është një filozofi më vete që depërton në një vrull krijues tipik të nisur me gjigantët e formës së vogël prozaike. Ndoshta jo për të cilësuar me nxitim dhe analogjikisht këtë vrull krijues me listën e gjigantëve, Anton Chekhov, Guy de Maupassant, John Cheever, Grace Paley, Raymond Carver, James Joyce, Flannery O’Connor, VS Pritchett, William Trevor, George Saunders, Haruki Marakami, Lorrie Moore, Mary Gautskill, Kevin Caunty apo Annie Prouix, detaji që lidhet me këtë rrugë është një lajtmotiv lidhës me enterpremën e tregimit shqiptar, sidomos të atij të shkruar nga seksi femëror. “Qielli i Madalenës”, në fakt e gjen këtë lidhës në një hapësirë sublime. Kjo lidhës ngjashëm me rrugën në të cilën tregimi si formë e shkurtër ka marë jetë, përshkruan disa anësi ngjashmërie. Së pari është kapja e faktit, që sipërendet në retrospektivitetin e ngjarjes për të ndërtuar formën e shkurtër të rrëfimit tërheqës. Hyrja tejdukëson sin ë një qelq të pastër tërë finesën artikuluese, dhe ndjeshëm shqyrton elementaren: “...Lufta kish filluar papritur, krejt si një lojë fëmijësh. Flitej për të prej disa kohësh, por askush nuk e besonte se do të vinte kaq shpejt, kaq paradoksale dhe e përgjakshme. Kishin ndrequr me sa kishin mundur strehimin e nëndheshëm të mbetur që nga lufta e shkuar dhe mblidheshin aty të gjithë si mëhallë, kur fillonte ora e bombardimeve. Pas dy javësh, çdo gjë dukej më se normale, sapo ora shënonte pesë e tridhjetë minuta, në rregull, shkojmë, i thoshin njerëzit njëri-tjetrit dhe linin kafenetë, dyqanet, rrugët dhe të bindur hynin njëri pas tjetrit në bodrum. Nën dritën e zbehtë të qirinjve, përmasat e tij bëheshin më të mëdha, loja e dritëhijeve vërtet ishte me rrezik, sepse jo vetëm që askush s'e kishte mendjen te lufta, por kërcisnin shakatë dhe të qeshurat, femrat s'e vrisnin trurin për fjalët që lëshonin, dhe burrat për duart e gjata. Ishte luftë, ku i dihej, edhe mund të vdisnin atë natë. Një copë bombë a granatë dhe sikur s'ke qenë kurrë në këtë jetë.
...Dy ditë më parë se të nisnin bombardimet, Madalena, studente në vitin e fundit mjekësi, kish lënë kryeqytetin dhe me një makinë të rastit ish kthyer në qytetin e lindjes. I kujtoheshin si në tym fjalët e gjyshit të vdekur para disa muajsh, se brezi i saj shumë shpejt do ta shihte një luftë të ndyrë, dëgjove…të ndyrë po të them, dhe pështynte gëlbazën e verdhë që mezi e shkulte nga mushkëritë e shkatërruara, në një kanaçe që e mbante poshtë shtratit. Lum si ti, mendoi ajo, të paktën s'tu bënë tre luftra.”
Në vazhdimësinë e tregimit është nyja determinante që rishqyrton mendimin dhe kapërcimthi ëmbëlson si një produkt më vete me bazë lirshmërinë tipike që gjendet tek tregimi origjinal Chekhovian, apo edhe në flirtin që Bashllari ndërton me karakteret e saj tipik. Lufta në këtë kornizë karakteresh vjen e dyfishtë. Është lufta reale dhe lufta anësore që përfshihet në parësore përpos anëtregimit të autores. Në këtë lidhje gjendet edhe vazhdimësia: “...Kur kishte folur me K-ne ne telefon heren e fundit, ai i lutej qe andej te kish kujdes dhe te mos bente asnje veprim te nxituar, mire, mire i thoshte ajo, pa pasur as idene me te vogel, dhe vazhdonte ta pyeste se kur do flisnin prape, si do merreshin vesh etj etj. Do bejme dicka, i kish premtuar ai ne tym qe nga ana tjeter e receptorit. Ndersa Madalenen e kishte perpire nje merzi e thelle dhe nje parandjenje e erret. Si kishin ardhur gjerat keshtu? Sikur ajo te kish pranuar te ikte me te nje vit me pare, sot s'do ti duhej te perballej me kete telash kaq te madh dhe ta panjohur. Por ajo s'kish dashur sepse edhe nje vit dhe mbaronte studimet. Edhe nje vit dhe gjithcka do hapej si me nje çeles magjik para syve te saj. Kishte enderruar gjithe jeten te behej mjeke, kish studiuar me passion e me durim, ndersa tani per ca arsye qe ajo as mund t'i thithte dot, gjithcka ishte nderprere dhe kish mbetur si nje cung i hedhur buze rruge.
...Rruges per ne qytetin e saj shihte turma njerezish qe mbanin arme ne duar, femije dhe te rritur qe ngrinin tyta kallashesh ne ajer dhe shtinin, britma, tym. Diku vargu i makinave ngeci, shoferi doli jashte te shihte ç'behej. U kthye pas disa minutash i zverdhur ne fytyre. Kane gjetur nje kufome gruaje te masakruar, tha me ze te ulet dhe Madalenes i hyne te dridhura. O zot, cfare po behet?
-Hiqni unazat a vareset e florinjta-u ishte drejtuar shoferi me pas grave qe ndodheshin ne makine-Nuk i dihet c'ben vaki..rrezik iu kepusin gishtat…
...Arriten vone ne qytet. Sapo ishte errur dhe Madalena provoi nje ndjesi çlirimi kur pa perseri porten e jashtme, ashtu sic e kish lene heren e fundit, rrugicen perpara shtepise te paster dhe me lule te celura. Oh, kjo arome qe ia mbushte krejt qelizat e shpirtit me nje gaz dehes. Asgje s'do ndodhe, i foli pastaj nje ze brenda vetes, e keqja eshte shume larg prej ketu. Kurre s'i ishte dukur shtepia aq e ngrohte dhe aq e çmuar sa ate nate…strehe e sigurt ku fsheh koken nga cdo stuhi.”
Kur vazhdimësia mbërrin tek detaji elementët mbartës të tregimit marin formën plotëse dhe fjalia mer anën ndihmëse të gjuhës së përdorur. Bashllari anashkalon modelet e kohëve të saj dhe thellohet në artikulimin potencial të fatit dhe siparit jetik që pilotohet në rrëfim e sipër. Kështu modeli vjen në anën e gjendjes sublime.
Në fakt tek tregimi “Grerëza” ky sublimitet vjen në mesin e sjelljes së Xhozit që figuron me ecjen e Kleopatrës, duke skenarizuar një trup ‘dyqind e njëzet pound’ si një kompleks midis egostatikës jetike dhe prudencës njërëzore që shihet si një konfiguracion plastik në tregim.
Bashllari tek tregimi “Thelbi” gjen detajin hyrës “Tek dera ime do trokasësh, por nuk do dal une të ta hap, edhe do më dëgjosh tek qaj…si një formë andaluziane, për të skicuar rrjedhën në tregim, ndërsa në kapërcim të rrëfimit ajo siglon me domethënie një parantesë sqaruese në heshtje të plotë: “
- Toka është xheloze dhe cingune, Maria. Shpellat, gropat e errëta, lumenjtë e nëndheshëm janë të mahnitshëm. Eshtë secila një histori dhe dhimbje më vete. Fatet e njerëzve që gëlojne mbi koren e Tokes janë qesharake, krejtësisht te papërfillshme në raport me atë që fshihet në thellësi. Ti, Maria, vazhdonte të fliste Martini duke rrufitur një çaj të nxehtë, dikur ke qenë një perlë e vogël, mbyllur brenda një guacke të zezë, me buzë të puthitura për tmerr. Thellë, shumë thellë, zhytur në ujërat e errëta të nëntokës, aq afër së vërtetës. E merr me mend çfarë energjie është dashur për të të shpërthyer ty nga brenda atij burgu? Dhe përse? Që ti të sorollatesh për ca kohë në këtë kënetë të shpifur, të rrish këtu duke dëgjuar llogjet e një të lajthituri dhe t’i shërbesh atij çaj të nxehtë, dhe në fund të tentosh sërish të rikthehesh në perlë e të shkosh andej nga erdhe. Prapë do futesh brenda një guacke të madhe të zezë, të tjerë do mundohen t’ia puthisin përsëri buzët për tmerr, por s’kanë për të mundur kurrë. Sepse ti je tradhtare, Maria. Atë që t’u dha me aq bujari njëherë, ti e perbuze. Dhe…pëh, ke per t’u bere një gaforre e stërmadhe, që do pickosh ndonjë ditë ndonjë udhëtar fatkeq si unë, ndërsa do perpiqet t’i shkëpusë tokës mademet e veta, - dhe përnjëherë ngriti këmbën e pantallonave duke i treguar në kërcirin e gjatë shenjën e një plage të thellë, por të mbyllur tashmë.
Ajo rrinte me faqen mbështetur mbi pëllëmbën e djathtë, dëgjonte si një tokë e etur për shi fjalët e tij zhurmëmëdha, dhe një buzëqeshje mistike i kish mbështjellë gjithë qenien. Bëri “ohhh” kur i pa plagën që patjetër do kish dashur kohë të mbyllej, përfytyroi sa të ferrshme duhet të kishin qenë ditët dhe netët e asaj ekspedite të dështuar, dhe një ndjenjë e thellë lumturie, shumë më e thellë se të gjitha ato thellësite që përmendte ai, e përfshiu kur mendoi se ai ishte aty tani, shumë afër saj, edhe pse indiferent dhe mospërfillës si përherë.”
Në këtë prurje treguese me një sintaksë të plotë e të rrjedhshme, natyrshëm pyetja e fatit të tregimit të shkurtër në stilin femëror shqiptar, kap një mesazh ndoshta momental, por të rëndësishëm për të ardhmen. Në katëgorinë e formës së shkurtër prozaike, duke u larguar nga vitet, emrat dhe krijimet apo edhe botimet, riskimi i një përgjigjeje ndryshe apo edhe i një përcaktimi ‘anti-krizë’ do të sillte debatin. Kështu larg edhe debatit, fati dhe fakti që tregimi shqiptar vjen edhe me emrin e Bashllarit duhet parë e analizuar mirë. Ky tregim nën këtë potencial emëror ndjehet në rrugë sfidante me shumë rrugëtime të këtij lloji. Përgëzimi është pak.

Nuk ka komente: