Fatmir Terziu
Më bëri përshtypje një lajm që vinte nga një fshat sportiv në rrethin e Elbasanit. Një fshat që ka prodhuar peshëngritës me emër në vite. Një fshat që ka nderin dhe emrin në arenën e peshëngritjes shqiptare dhe atë botërore. Një fshat që nis herët me Leonard Toskën e madh dhe ndalet tek më të rrinjtë e ekipit që ai drejton, të cilët u bënë objekt i atij lajmi. Dhe lajmi ishte i hidhur për sportin e peshëngritjes shqiptare. “Nënkampioni i botës në peshëngritje, Gerald Toska, dhe 4 peshëngritës të tjerë largohen nga Shqipëria drejt Greqisë”-thuhej në mediat shqiptare. Dhe mediat sillnin edhe këtë fakt tjetër “Reagon trajneri Toska: Shteti nuk vlerësoi arritjet e tyre”. Pra sipas këtyre mediave “eksodi i sportistëve shqiptarë është rishfaqur tronditës këtë verë. Madje, ai ka "ngrënë" jo pak, por gjysmën e sportistëve të elitës të ekipit të njohur të peshëngritjes shqiptare të "Shtërmenit" në rrethin e Elbasanit. Në pak ditë, ajka e këtij ekipi përfshirë dhe nënkampionin e botës, Gerald Toska, është "arratisur" përtej kufijve të vendit tonë, në kërkim të një mbështetjeje më të fuqishme për t'u ngjitur në majat e këtij sporti”.
Në një prononcim për televizionin "Neës 24", trajneri i ekipit të peshëngritjes "Shtërmeni", njëkohësisht edhe trajner i ekipit tonë përfaqësues të peshëngritjes për moshën deri në 17 vjeç, Leonard Toska, ka shpjeguar arsyet e këtij "eksodi" masiv. Sipas trajnerit Toska, “largimi i peshëngritësve: Gerald Toska, Shkëlzen Tabaku, Arjan Lushi, Eglean Mema, Klisman Mema për në Greqi në mënyrë të organizuar, është shprehje e revoltës së tyre ndaj indiferencës që ka treguar Federata Shqiptare e Peshëngritjes dhe shteti shqiptar për rezultatet europiane të tyre vitet e fundit”. Dhe kur dihet publikisht se dy nga këta sportistë janë ngjitur në elitën botërore të peshëngritjes në garat e këtij viti, lajmi dhe fakti bëhen akoma më të hidhur.
Një fakt të tillë kokëfortë, që lidhet me realitetin shqiptar askush nuk mund ta përjetojë me nervozizëm. Është realitet i mirë që Gerald Toska mban titullin e nënkampionit të botës, ndërsa një tjetër peshëngritës i Shtërmenit është nënkampion i Europës, por një fakt i hidhur, që nesër në podiumet e nderit nuk dotë dëgjohet Hymni Shqiptar dhe as nuk do të valitet flamuri kombëtar. Ndërkohë që dy sportistë të tjerë të shkëlqyer dhe me mjaft perspektivë të Shtërmenit janë larguar disa kohë më parë për në Itali, ky lajm shton revoltën qytetare dhe mërzitjen me neglizhencën e autoriteteve zyrtare shqiptare, që nisin me federatën dhe bitisin me ministrinë përkatëse. Sipas “Gazetës Shqiptare” “që nga kjo verë, ekipi i peshëngritjes "Shtërmeni" nuk do të ketë më në gjirin e tij jo pak, por plot shtatë sportistët më të mirë jo vetëm të tij por edhe të Shqipërisë. Ndërkaq, trajneri i tyre, Leonard Toska ndjehet shumë keq që e ka parë veten para faktit të kryer; atij të largimit të një grupi të madh sportistësh nga ekipi që krijoi e që e drejton pa u kursyer prej një kohe të gjatë”.
Ai është shprehur: "Më ikën sportistët e mi më të mirë. Ata ikën kur arritëm të kemi një palestër moderne për të zhvilluar stërvitjen. Ndërsa u arrit kjo, Federata Shqiptare e Peshëngritjes dhe shteti i la ata pa u dhënë rrogat dhe u mbylli rrugën për të marrë pjesë në garat më të rëndësishme ndërkombëtare”. Sipas këtij të fundit, shkruan gazeta shqiptare, “Federata Shqiptare u ka bllokuar dokumentacionin 5 sportistëve, që ata të mos bëhen pjesë e ekipeve europiane ku synojnë të aktivizohen. Mësohet se ekipi ynë përfaqësues i peshëngritjes për 17-vjeçarët, gjatë kësaj jave do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të kësaj moshe, që do të zhvillohet në Kanë të Francës. Në përbërje të ekipit tonë janë sportistët: Xhenson Kryemadhi, i peshës 85 kg, Daniel Godelli i peshës 65 kg, Xhulio Proni, i peshës 77 kg dhe peshëngritësja Sherjana Ruçi, e peshës 53 kg. Këta sportistë, sipas trajnerëve Leonard Toska dhe Ali Lundraxhiu, synojnë që të gjithë të fitojnë medalje ari në peshat në të cilat do të konkurrojnë. Në këtë kampionat europian marrin pjesë 44 shtete me përjashtim të Bullgarisë e Greqisë, të cilat janë të skualifikuara pasi sportistët e tyre kanë dalë pozitiv në kontrollin antidoping”.
***
Duke qenë se e njoh mirë atë zonë, pasi pas viteve 90-të, pata rastin të drejtoj shkollën e madhe të Bashkuar të Shtërmenit me mbi njëmijë nxënës, dua të shtoj edhe një fakt tjetër që e bën këtë zonë krenare, që e bën të njohur në sporte të ndryshme. Në vitin 1995, dy mësues-trajnerë të mrekullueshëm elbasanas, Redi Grada dhe Artan Skënderi, organizuan ekipet e atletikës dhe karatesë. Artan Shaka dhe Majlinda Zadeja ngritën ekipet e gjimnastikës. Dikush solli idenë e pingpongut, dikush sportin e bukur të qitjes. Dhe më pas Leonard Toska shkëlqeu me peshëngritjen. Të tjerë nisën me futbollin, mundjen, boksin dhe mjaft sporte të tjera. Cërrikut i bëhej problem ky rival, që ndahej gjeografikisht vetëm me Malasenin në një rrugë plot asfalt, në krahë të Radiostacionit dhe buzë rrugës së Banjës. Në traditën shqiptare, Krutja ishte fshati i njohur i femrave të Volejbollit dhe tashmë Shtërmeni hynte në zonën e shumë sporteve, por me një ndryshim, Shtërmeni u bë më i njohur me talentët që ngriti dhe zhvilloi i madhi i peshëngritjes shqiptare, Leonard Toska. Tani kur dëgjon këtë lajm të keq, natyrshëm duhet një nxitim nga Tirana, që emri i mirë i sportit, emri i mirë i Shtërmenit, për vite me rradhë i vetëfinancuar me ndonjë sponsorizim të zotit Kristo Mema, të zgjidhet në të mirë, me qëllim eksodi të mbyllet me trajtimin e këtyre vlerave sportive. Shtërmenasit janë gati të prodhojnë më shumë talentë dhe talente…

Nuk ka komente:
Posto një koment