Iliriana Sulkuqi
Kështu do t’i quaja emrat e përveçëm: Pëllumb Kulla, Faruk Myrtaj, Nase Jani, Llazar Vero, Vlash Fili, Kolec Traboini, Vasil Qesari, Dionis Qirzidhi, Fatmir Terziu, Robert Goro, Dalan Luzaj, Dalip Greca, Dilaver Baxhaku, Ramiz Gjini, Sami Milloshi, Astrit Lulushi, Luan Xhuli, Rozi Theohari, Gjek Marinaj, Aleko Likaj, Martiko-t(Stefan dhe Robert)... Nexhip Ejupi, Elinda dhe Pjetër Marku, Ndue Ukaj, Lekë Gjoka, Mirela Bogdani, Fatime Kulli, Rajmonda Moisiu, Aida Dismondy, Merita Bajraktari McCormack. Kështu do t’i quaja, Dhaskalë, jo për “anakronizmin” e fjalës patriotë, rilindës, atdhetarë,... Jo. Asnjëherë nuk është anakronike të kesh identitet. E pra, këto emra të përveçëm, pa shtetin e kombit të tyre, bëjnë “dhaskal”-in për të pasuruar “shtetin”, më të fuqishëm se shteti-piramidë, Kulturën e Kombit të tyre. Të gjitha kulturat botërore kanë identitetin e kombit të tyre. Nuk thotë një kinez që jam shqiptar, apo amerikan; nuk thotë një francez: jam anglez apo grek, nuk thotë një italian se jam afrikan apo serb... Mesazhi që “Dhaskal”-ët tanë përcjellin nga dita në ditë, nëpër-mjet fjalës së tyre ”buçimë”, edhe pse ndodhen nëpër hapësira pakufi të rruzullit tonë, ngarkuar deri në kërrusje me “thesin e halleve”, niset nga vendlindja dhe mbërrin në vendlindje. Një “rikoshetë”, që nuk vret e vetvret,, por vetëm mjekon të dy kahet... Ndryshe nuk do të flisnin shqip, nëse nuk do të quhej Shqipëri, ajo pjesë toke ku ka lindur e kaluara e tyre...Nuk do të quhen shqiptarë, nëse ato që lindën prej tyre nuk do të kenë librin në gjuhën shqip, historinë dhe kulturën-shqip. Pa ‘to gjithçka mund të jenë , vetëm shqiptarë, kurrsesi... Këto emra të përveçëm “çirren”, për të mundur të keqen... Ndryshe s’ke si i këndon të bukurës, duke ia lënë “ferrat” nëpër këmbë... Këto emra, çdo ditë e më shumë lenë gjurmët e tyre, të padukshme për shtetin, por të lexueshme, të kuptueshme, të trashëgueshme nga të gjitha shqisat e atyre që i kanë. “Thirrja” e tyre për identitetin që prostituohet nga prostituta –shtet, ka marrë përsipër të thajë lotët e pafajshëm, ka marrë përsipër, t’u japë krahë shpresave të humbura, t’u japë të ardhme brezave...Dhe kjo e Ardhme, ka vetëm një pikëtakim-IDENTITET. Vijon....(shkolla shqip-Filadelfia..., Klubi i shkrimtarëve shqiptarë të kudondodhur në botë “Drita”- Athinë, Universiteti Tetovë..., Gazeta Illyria-New York...,) Mimoza Hametaj- Ankona..)
Porta shqiptare
Eshtë ngazëllim kur dëgjon lajme të tilla, jo vetëm për faktin që libri u shkon pranë studentëve apo nxënësve emigrantë, por edhe për faktin se këtë akt sublim e bëjnë njerës me vlera intelektuale dhe humane. E bëjnë pikërisht ata që me njëmijë sakrifica nxjerrin bukën e gojës, që me me njëmijë e ca mundime botojnë librat e tyre, që me sakrifica të pa imagjinueshme, tërheqin çanta e valixhe sa në njerin autobus në tjetrin, hyp e zbrit shkallëve të metrove..., për t’i dhuruar diku. E, në rastin konkret, i përkushtuari si ai, Nase Jani, nuk e ka për herë të parë të bëjë “harakirin”, në emër të klubit “Drita”,. Para hapjes së kësaj Biblioteke, Klubi Drita ka hapur Bibliotekë për shqiptarët e burgosur në burgun e Koridhalos, te Porta-Shqiptare për fëmijët e emigrantëve, tek Forumi Rinor në Athinë, për të rinjtë emigrantë etj. Pra është biblioteka e katërt e Klubit Drita (dhuratë) me mbi 250 copë libra. Një duartrokitje të fuqishme shpirtërore, për ty mik! Jam e privilegjuar që punoj në stafin e revistës “Pelegrin”, botues i së cilës jeni Ju. Faleminderit Fatime për vlerësimin maksimal që i bën kolegut tonë të përbashkët.
Nuk ka komente:
Posto një koment