e diel, korrik 20, 2008

“Hackney Gazette” binjakëzim me “Albanian Mail”






Pak ditë më parë me interesimin e tij në redaksinë e gazetës “Albanian Mail” u realizua takimi me drejtuesin e Departamentit të Medias në Bashkinë e Hackneyt të Londrës në Britani të Madhe, James Willsher. Willsher, që është edhe kryeredaktor i gazetës “Hackney Gazette”, kërkoi nga stafi i “Albanian Mail” shkëmbimin reciprok të informacionit. Ai në intervistën e parë të dhënë nga kryeredaktori i gazetës, Fatmir Terziu, pranoi të deklarojë hapur, se “ishte kënaqësi të komunikonte me një intelektual shqiptar, që i kishte dhënë leksione në shumë fusha atij dhe medias që ai drejtonte”. Më tej u ra dakort në kërkesën e shkëmbimit të informacioneve dhe pasqyrimit më të dobishëm të materialeve për gazetat reciproke.
Zoti Willsher i kërkoi zotit Terziu informacion mbi median që ai drejton dhe në intervistë ai pranoi të informonte Bashkinë e tij për disa vërejtje konstruktive lidhur me banesat, listën në banesat e bashkisë, përkthimet dhe një sërë materialesh të tjera. Terziu e informoi zotin Withsher edhe me një pamje reale të informacioneve në gazetën që drejton ai.
Më tej ata kanë folur për projekte konkrete, ku në plan të afërt është projekti i organizimit të një memorandumi për përfshirjen e krijuesve të ndryshëm shqiptarë që jetojnë edhe jashtë Britanisë së Madhe. Ky projekt synon përfshirjen e analizave dhe komenteve letraro-artistike, ku emrat kontemporanë dhe të mirënjohur shqiptarë të kalojnë kufijtë e interesit lexues edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Projekti është në hapat e parë dhe duket i mbarë.

Nuk ka komente: