e shtunë, korrik 19, 2008

Nje sipermarje per brezat



Aleko Likaj

Te besh « tradhetimin » ne nje gjuhe tjeter Jam plotesisht ne nje mendje me Myrtajn kur citon per perkthyesin e talentuar e te mirenjohur anglez,John Hodgson, se e « quan gjest te tille, te admirueshem, perkthimin e Lubonjes , i cili eshte nje natyre tjeter, mbase me shume i vetes ne memuaret se sa ne letrat si krijimtari e mirefillte, natyrisht per fat te jetes se tij, ne nje shoqeri qe i kishte ndarjet “klasore” për shkak të politikës së mbrapshtë që i ra në pjesë shqiptarëve. ». Dalip Greca, « nxiton » qe te pohoje se »perkthimi ne anglisht i “Ridënimit” te Lubonjes eshte padyshim nje sipermarrje me vlere e John Hodgson. Letersia e burgut, mendoj se ne penen e Fatos Lubonjes ka nje nga perfaqesuesit me dinjitoz, krahas At Zef Pllumit me kryevepren e vet "Rrno vetem per me tregue", apo Visar Zhiti me vellimet poetike"hedh nje kafke..." apo me prozen brilante te Burgologjise » Sidoqofte, por mua kjo eshte nje ngjarje, qe ne rradhe te pare i ben nder jo vetem autoreve qe « tradhetohen » ne nje tjeter gjuhe, por ne rradhe te pare, vete kultures shqiptare, qe ne keto vite tranzicioni duket se ka mbetur « prapa deres ». Natyrisht qe Lubonja, me « Ridenimin » ka mundur qe te sjelle pikerisht ato probleme qe ne nje fare menyre jane reflektuar edhe « jashte » shoqerise shqiptare te atyre viteve. Pra, pertej telave me gjemba, ku nje pjese e mire dhe e « shendoshe « e shoqerise se atyre viteve , nuk mund qe ta prekte, ose, as qe e kishte at « fat « per ta provuar.( dhe mire qe nuk e provoi, ndonese e pare nga nje ane,ajo pjese e pertej telit, reflektonte pikerisht ate qe ndodhte kendej telit ne shoqerine shqiptare te atyre viteve, dhe qe ishte natyrisht, me e eger dhe e hapet si ne « diten per diell »). Kete e verifikon menjehere, sapo te kesh shfletuar, pas viteve 90 – te, Pjeter Arbnorin, Agim Musten, Visar Zhitin, Henrik Gjonin… e deri tek deshmi-akuza e plote, « Rno per me tregue » te At Zef Pllumbit. Eshte krejtesisht e pa mundur, qofte edhe per perkthyesin ne fjale, John Hodgson, kur kerkon qe ne misionin tend te marresh persiper per te « tradhetuar », letersine e nje vendi ne nje tjeter gjuhe, te mos plotesosh edhe kuadrin e plote te saj duke « rrefyer » edhe anene tjeter te medaljes. Por mua me « shqeteson » tjeter gje ne kete mes. Pavarsisht nga kufizimet qe kemi patur ne ate kohe qe lame pas, dhe qe « manaxhoheshin « nga partia ne pushtet, me ndonje perjashtim te rradhe, njohja e letersise shqiptare, qe eshte pjese e pandashme e kultures se atij vendi, edhe ne kete pos-komunizem te tej stergjatur, deri ne çmenduri e fatalitet,mbetet pothuajse ne ato parametra te viteve 70-80 – te.Natyrisht, sot shoqeria jone eshte e hapur dhe e lire ne kuptimin me te gjere, jo vetem te fjales e shumekush, mund qe te thote, se iku planifikimi partiak qe behej ne baze te interesave te saj ideologjike, se kë autor apo liber do te perkthjeme ne kete gjuhe apo ne ate gjuhe, siç ndodhte, bie fjala me veprat e Hoxhes qe kishin si synim propogandimin e nje ideologjie qe quhej « proletare ». Por, kjo nuk do te thote se, shteti aktual demokratik te mos kete ne thelb edhe nje politike te mirfillte per propogandimin e veprave me te mira ne gjuhe te tjera. Ndonese, duket se e « vlereson » kete lloj produkt kulturor dhe intelektual qofte edhe ne organizimin e konkurseve te pervitshme kur jepen per autoret ; penda te arta apo te kaltra, e te tjera vleresime qe i ndeshim edhe ne publikimin ne shtypin e dites, ai ne fakt duket se e ka kryer misionin historik .Do te ishte e udhes mendoj une, qe per vepra fituese, vete ministria qe i orgaznizon ato, te hartoje edhe nje strategji qofte afatgjate, per tu siguruar atyre nje lloj « leje kalimi » per ne boten e jashtme. E thene me sakte, te planifikoje edhe ndonje fond rezerve qe mund te sherbeje per stimulimn e vepres per me tej , ne « kalvarin » qe e prêt, nga perkthyesi e deri tek botuesi i huaj. Mbase une kerkoj edhe qiqra ne hell, por stanjacioni i botimit te librit shqip ne gjuhe te huaja, duket se deri sot eshe bere ne rruge « guerile ». Kur, sapo vura kemben ne France, gjeja e pare qe me ra ne sy, madje , qe ne diten e trete te mbritjes sime ketu, at’here kur u desh qe une te perfundoja ne nje shkolle, ku behej kurs per gjuhen e vendit, ishte takimi me letersine shqiptare, librin dhe autoret e saj.Ka qene nje e papritur shokuese per mua qe ne fakt, çoç kisha shkruar edhe une duke vendosur , te pakten nje copez tulle ne arkitekture, ne murin e letersise. Franku, nje 33 vjeçar simpatik, me nje trup prej atleti, ne nje gjysem shqip dhe gjysem frengjisht me tha se jo vetem kishte lexuar, Kadarene , Kongolin, Mustafain, por edhe Zogajn e nje tjeter, te cilit i njihte vetem nje tregim. U njihte , madje edhe krijimtarine.- « Kadare per mua ka qene nje shtyse per te mesuar gjuhen tuaj te bukur. » me tha ai ate dite.Pas kater vjet e takova ne qender te qytetit, rrastesisht. Ishte bere baba. Shtynte nje karroce femijesh. Me foli me nje shqipe te rrjedheshme, qe jo vetem me habiti, por, qe edhe me beri te mendohem. Kete here kishte shijuar poezite e Drita Çomos. Kishte belere librin e saj tek libraria « Mollat ». Folem per autoren, ndonese une deri at’here ende nuk kisha hedhur shenimet me kujtime qe tashme jane lexuar. Ne dhjetor te vitit 2002, jam ndodhur ne nje festival filmi shqiptar, ne kinemane e Pesakut, lagje periferike e Bordose, se bashku me tre bashkatdhetare te tjere. Mbas filmit « Sllogan », Besnik Mustafai ishte ne nje diskutim te librit me perfaqsues te bibliotekes se ketij qyteti. Ne fund u shperndane 4 a 5 libra te ketij autori ne gjuhen frenge. Natyrisht Besniku e ka patur kete « luks », pasi kishte qene per disa vite si ambasador ne kete vend. Kontaktet me njerezit e letrave. Por keto…jane sporadike, si raste. Tani te kthehemi aty ku e nisem , ne fillim. Tek ideja e Myrtajt por edhe e Greces, per perkthyesin Hodgson ; Serioziteti tek perkthyesi tek qendrimi qe ai mban ndaj dy gjuheve, por edhe ndaj tradites dhe kohesise se popujve qe komunikojne ne ato gjuhe. Ky eshte nje problem qe realisht perfshin thelbin per te evidentuar nje veper letrare. Ta « tradhetosh » ate. Per ata me kombesi shqiptare, duket krejtesisht i pa mundur. Jo per te fyer kerkend, por figura si Poradeci, Zheji, Kuteli… e deri tek personazhi i Farukut tek tregimi « Autobuzi i dates 1 », jo vetem qe na mungojne, por me duket se kane krijuar nje vakum te pallogaritshem. Eshte shume heret per te folur konkretisht, nga keta te sotmit. Me sa duket eshte krejtesisht nje mision i pamundur qe duhet te shkoje ne ato nivele sa te mund qe te realizoje nje « tradhetim « perfekt. Natyrisht qe botimi i nje libri sot ne perendim, jashte kufijve, qofte edhe si nisiative e vete autorit, duket jo vetem si nje « donkishotizem », me marresine e rradhes, por edhe si nje proçes qe mund te te çoje ne… »kalendrat greke ». Lipset qe botuesve te huaj duhet qe tu vihet ne dispozicion nje rezyme per vepren ne fjale, dhe ne se do te kete interes per te, atehere mund qe te hapet nje drite jeshile. Por kete proces qe kerkon kohe e durim, por edhe profesionalizem ne prezantimin e saj, duhet qe ta beje pikerisht nje i huaj qe e njeh mire , madje deri ne detaje gjuhen me te cilen eshte gatuar vepra. Kjo lloj « burokracie » mendoj une, ka ndikuar thelle ne eksportin e letrave tona shqipe. Mbase kjo duhet qe te jete edhe e « keqia » e pashmangshme. Sidoqofte, kjo realisht eshte edhe ne kurizin e autoreve cilesore, qe i kemi mes nesh prej shume vitesh, por qe nuk mundin te kalojne « pragun ». Themi ; pse nuk perfaqsohemi ne nje dimension me te gjere ?Pse harohen autore te suksesshem ? Gjithesesi, Hodgson duhet te pershendetet dhe te pergezohet , te pakten edhe nga komuniteti shqiptar, aty ne ishull. Eshte detyre e intelektualeve ne rradhe te pare qe jetojne prej vitesh atje, por , mendoj une, edhe e gazetes ne gjuhen shqipe qe kane ata ne duar, deri ne mjetet e tjera te informacionit mediatik. Ne fakt, edhe ky diskutim …eshte nje homazh e vleresim real per nje njeri e njohes te mire te gjuhes sone, i cili, jo vetem ka tentuar qe te sjelle ne gjuhen e tij disa vepra nga me te spikaturat e letersise sone, por edhe autore me gjeresine e tematikes se tyre.

Nuk ka komente: