e shtunë, korrik 19, 2008

IDENTITETI ynë ka letërnjoftimin e lotëve.



Fatime Kulli

Jeta jonë vetëm pikëllim Me drithëroi ky shkrim. Na janë shter lotët fizik, por na janë shtuar lumenj lotësh shpirtëror. Si njeri, si grua, si nene, si gazetare e shkrimtare, gjunjëzohem para dhimbjes se këtij njeriu te dëshpëruar nga dhimbja e humbjes se njeriut me te dashur dhe dhimbja tjetër qe është me e madhe dhe qe do ta këtë peshe te rende gjate gjithë jetës se tij ne shpirt. Unë e besoj dhimbjen e atij njeriu. E besoj se jam motër e vëllezërve emigrante dhe e një djali emigrant. Me falni qe po ju shkruaj me zemër ne dore, por këtë dhimbje e kemi përjetuar edhe ne familjen tone. Para disa vitesh na vdiq aksidentalisht vëllai 24 vjeçar, dhe asnjë nga vëllezërit qe ishin jashtë nuk morën pjese ne funeralin e tij, pasi ishin pa dokumente. Pra tre vjetësh na vdiq nena, dhe motra ime nuk mori pjese ne lamtumiren e fundit te nenës se saj, se ishte duke duke rinovuar soxhornon. E kështu i nderuar miku im Fatmir, sot po derdh lot, dhimbja e atij njeriu me gërvishti dregëzat e dhimbjes sime. Ne shqiptaret jemi njerëz ende pa identitet, pasi shteti ynë vazhdon te luaje me jetët e shqiptareve, qe ata te kenë me shume favore dhe me shume pasuri te ngritura ne kurrizin e dhimbjes se shqiptareve. Dhimbja e njeriut, personazh i shkrimit tuaj, është dhimba e qindra e mijëra shqiptareve qe rreken me jave, me muaj e me vite per te marre nje vize neper ambasada. Ne Shqipëri bashkohen ekstremet, lotët e dhimbjes njerëzore te emigranteve qe s-vine dot ne vendin e tyre për te përcjell te dashurit e tyre për ne shtëpinë e te pajetëve, dhe pushtetarë dhe politikane qe kane status te bredhin gjithë boten me pasaporte diplomatike, duke na mbajtur fjalime dhe premtime se do te prekim qiellin e mrekullive ne europe. Ndaj, dhimbja e këtij shkrimi, është dhimbja e gjithë shqiptareve. IDENTITETI ynë ka letërnjoftimin e lotëve.

Duke lexuar "Liria me nallane" kujtoj nallanet e mia kur kam shkuar ne klase te pare. Nallanet e Liries, jane fatet e grave, e nenave , e motrave shqipatare ne nje kohe te caktuar ku ende absurdi vazhdon te qendroje kokeforte mbi realitetin tone. Nuk desha te zgjatem per te dhene disa mendime, pasi kane komentuar mjafte mire miqte edhe koleget e mi ne kete faqe te fjales se lire, qe une do ta quaj; Faqe e argjente mbi keshtjellen letrare te arkitektit Fatmir Terziu , ku shpesh here rrembejme "shkelqimin" e dhimbjeve sociale te njerezve, nepermjet vlerave qe na pasquroni ju te nderuar miq, e ne rastin konkret per te njohur me mire vlerat e shkrimtarit Aleko Likaj. Te lumte per "Liria me ma nallane", eshte nje skenar i mirefillte filmi.

Comment: Shume urime per hapjen e bibliotekes se Klubit “Drita” ne Athine, për studentët shqiptarë. Ky eshte nje sherbim shume i madh qe i behet librit shqip dhe brezave te rinj, jo vetem studenteve, por edhe femijet e emigranteve qe jetojne e stidiojne ne Athine. Dhe ky sherbim ka nje njeri qe i del per zot, nje njeri human, me kulture, qe promovon here pas here vlera te letersise shqipe dhe bashkon dijet e shpirtrat e shqiptareve. Dhe ky njeri eshte Nase Jani qe do te mbahet mend gjate, per kontributin e tij qe po jep ne keto vite te mjegullta tranzicioni edhe ne fushen e lletrave. Te lumte mendja dhe dora O zoti Jani!

Nuk ka komente: