e shtunë, korrik 19, 2008

Rikthim në vite

Fatmir Terziu


Aty rreth viteve 1982-83 dy herë e pata vizituar hyrjen e Golikut. I them kështu, pasi sa lë pas Prrenjasin dhe fushën e Domosdovës, dhe i drejtohesh rrugës për në Stravaj, dikur i njohur për trupat, në krahun e majtë është rruga e Golikut, që të shpie drejt e në Rodokal të Poshtëm. Pastaj ngjitesh në Rodokal të Sipërm dhe në një udhëtim të detyruar gjendesh në Homesh, ku ndodhet miniera e qymyrgurit. Por nga Rodokali i Sipërm, aty nga qendra e fshatit Velcani dhe tërë ajo zonë e Mokrës duket si në pëllëmbë të dorës. Aty rrija gjitmonë me një njeri shumë të nderuar. Kishte studiuar për matematikë, por kur nuk punoi si mësues. Quhej Lutfi Cela, dhe ishte nga Velcani. Ishte i përndjekur dhe punonte në Rruga-Ura. Unë isha vetëm katërmbëdhjetë vjec kur dëgjoja atë. Im atë ishte inxhinier ndërtimi dhe më merrte me vete. Ai në atë periudhë ishte projektuesi i rrugës së re Golik-Homesh. Kështu unë pasditeve kisha kohë të dëgjoja Luton, njeriun model, tepër të edukuar dhe mjaft intelektual.

***

Tani pas disa vitesh skica e Kostaq Dukës, më udhëtoi pas në vite. Ky udhëtim më ndodhi real. Pashë një ndërtim të saj tipik letrar. Një skicë që rrëmon tipiken e shenjtëruar në memorjen jetike dhe pastaj qetësisht bëhet një arsye më shumë në sfidën krijuese letrare. E thjeshtë dhe e goditur. E qartë dhe e ciltër në komunikim. Ndoshta nga që më ngazëlleu në kthimin tim pas, ndoshta ngaqë më foli me gjuhën e një njeriu model, të cilin e rilexova në ndërtimin artistic të skicës së Dukës.

Nuk ka komente: