Faruk Myrtaj
SHBA
Te lumte goja dhe te kendofte zemra, si gjithnje, Aleko Likaj!
Ne gojen tende lajmi per Fatmir Terziun behet edhe me i bukur.
Ka njemije aresye per ta thene kete, dhe njemije e nje arsye per ta pranuar Fat Terziun si kontribuesin me te ndjeshem ne keto dukje internetike.
Eshte e vertete se ka disa blogje te tjere, edhe ata te vecante dhe
vertete te suksesshem, dhe prirem te besoj se eshte rasti te pohoen te vecantat e "Fjales se ..." Terziut, pa qene nevoja ate perkrahasohen me blogje te tjera.
Mund te perimetohen dhe te vihen ne dukje jo pak perveçesi te ketij Blogu; te gjitha ato bashke do ta protretizonin "Fjalen e Lire" si nje hoje bletesh ku secili sjelle dicka, secili shfaqet kur ka dicka per te shtuar, secili sjell zerin e vete ne ison e Lire, por...joshja, ndjellja, perkedhelja, analiza, momenti i pare, shendeti i pare (per secilin dhe per gjithcka qe vjen e duket ne kete blog) eshte fryt i te palodhshmit te talentuar Fatmir Terziu.
Ne kete pikepamje, kam shprese se nuk gaboj kur shprehem se "Fjala e Lire" ia vlen te perveçohet.
Fatmir Terziu eshte krejt vertetesisht nje makine, por me ndjeshmerine e retines se syrit te njeriut: nuk i shpeton gje, dhe ushtron instiktin e kapjes se menjeherte te se vecantes tek Tjetri. Lexon ne menyre te pakonceptueshme dhe shkruan per sa me shume libra e cikle dhe poezi e proza te vecuara, sic eshte thene per ndokend tjeter se "ben punen e nje akademie"; Terziu eshte krijues i mirefillte ne disa zhanre: shfaqet usta me fjalen ne poezi dhe prozat e tij, por i tille eshte edhe me figuren e mendimin ne filmat e tij.
Megjithate une nuk di rast tjeter qe te ulet dikush e ta harroje veten ne kete menyre qe e realizon Fatmiri: me thoni dot nje rast te vetem kur ne shkrimet per te tjeret i ka hyre ne mes vetja e tij?
Une them qe jo, ne asnje rast, askund. Kur shkruan per Tjetrin, kur lexon dhe analizon Tjetrin, Terziu nuk di ku e mbylle Veten e tij krijuese!
Nuk e kam menduar me pare pranine e kesaj dhuntie te Terziut, por eshte sinqeritet dhe perkushtim maksimal, ia pa ego, ia pa rezerve, ndaj Gjësë së Tjetrit.
Kete çmim nuk e shoh per tjeter veçse rast per te pare keto e te tjera te veçanta.
Faruk Myrtaj
Nuk ka komente:
Posto një koment