FATMIR TERZIU DHE KALAJA KULTURORE ME EMRIN "FJALA E LIRË".
JU JENI NJË KALA KULTURORE
FATMIR TERZIU
Fatmir Terziu personi me i vyer i vitit ne blogjet virtuale shqiptare.
Ka qene nje befasi e kendeshme per mua, veçanrisht,njoftimi i redaksise Floart-Press, kur e ka shpallur njeherazi, shkrimtarin, publicistin dhe regjizorin Fatmir Terziun, personin me te vyer te vitit, ne blogjet virtuale shqiptare. Nje moment, qe me ka emocionuar, sinqerisht. Kjo edhe per shkak te lidhjeve tona te kahershme, por edhe egzistenca jone ne nje periudhe teper te veshtire, ne krye te detyres se gazetaritn, ne nje treve nga me problematiket e atyre viteve, qe lame pas. Perveçse solidaritetit profesional, ka qene ne themel te shoqerise sone ne ato vite, sinqeriteti dhe miresia. E kam vleresuar Fatmirin per keto cilesi te vyera, te cilat, i manifeston edhe sot midis miqsh te rrinj. I thjeshte dhe i papertuar, deri ne vetmohim, per ti u ndodh mikut , jo vetem ne nje moment te veshtire, por edhe kur i duhet qe ta inkurajoje, me fjale zemre. Natyrisht qe ky vleresim, eshte teresisht i merituar, per te pafjalin Terziu, i cili, ndryshe nga ne te gjithe, ne vendin ku jeton sot, ndjek me pasion djaloshar kualifikin e perditshem, ne fushen qe i pelqen atij me shume, por edhe ne ate te letrave shqipe. Analizat e Fatmirit jane jo vetem profesionalisht te pjekura, duke perçuar mendimin kritik shoqeror, por njekohesisht, edhe poetike. Ato , realisht, jane nje prurje artistike, e nje sinteze e mendimit bashkohor, duke shpalosur dimensionin e plote te vepres artistike, qe ka patur "fatin" , te jete, nen veshtrimin dhe studimin e Terziut. Por Fatmiri, edhe ne fushen e filmit, si ne ate te dokumentarit artistik, por edhe ate te filmit artistik, ka lene tashme, jo vetem gjurme, por edhe nje emer , aty ne Britanine e Madhe. Vete kritika e rendit ate, ne arradhen e krijuesve me "te ardhme", ne kete ishull gjigand.I pranishem ne lista, por edhe ne shtypin shqiptar, brenda dhe jashte atdheut, Fatmir Terziu, ka terhequr vemendjen e vete redaksise prestigjioze, Floart-Press. Me vjen mire , i dashur Fatmir, dhe te uroj nga zemra, sinqerisht, per kete eveniment te jetes suaj. Paç sa me shume vleresime te tilla.
ALEKO LIKAJ, France
FARUK MYRTAJ Toronto, Canada
TERZIU, POET EDHE NË PUBLICISTIKË, NJË LORKA I VËRTETË
AGIM SHEHU
Nga kritiku e krijuesi Fatmir Terziu, mbeta i befasuar sepse ndesha njeriun me dimension në fushën e analizës letrare por edhe njeriun e njohurive të thella në dijet e filozofisë së artit. Analisti Terziu zbulon mjeshtrisht edhe atë dimension të poezisë, çfarë autori e ka krijuar falë subkoshiencës që edhe ajo është pjesë e proçesit krijues. Krijimi i goditur është si ajsbergu që nuk mund të jetë vetëm ajo pjesë që shihet në siperfaqe, por dy të tretat nën ujë mund ti shohin vetëm zhytësit e studiuesit e thellësive. Ashtu ndodh edhe me kritikët e plotësuar e dimensionuar të letërsisë të cilët, edhe ata, zbulojnë misteret e padukshme të krijimit. Fatmir Terziu kritik dhe estet, në aspektin e analizës poetike deperton mrekullisht në çdo qelizë të strukturës, ideve dhe figurave. Eshtë kjo jo vetëm dhunti njerëzore por punë studimore skrupuloze që e nderon.
KOLEC TRABOINI
Fjala ka krijuar nje hapesire per mendimin e lire
Pershendetje Z. Terziu,
Terziu dhuron çdo dite ushqim te pasur shpirteror
Motivuar nga dashuria e thelle per art, nga njohja multidimensionale dhe potenciali profesional, Terziu dhuron çdo dite ushqim te paster, te mirefiltruar dhe te pasur shpirteror per te gjithe ne. Perzgjedhja e artikujve,formulimi me kembe ne toke i analizave kritike, qemtimi i kujdesshem i materialeve per tja prezantuar lexuesit te "Fjales se Lire" na bejne te hapim nder te parat e-posten "latest from Fatmir" dhe te mos leme germe pa e lexuar:) Cilesia gjithmone terheq dhe kur te ushqen shpirtin ne kete forme,te ben te lidhesh me te e te kerkosh me shume... Perveç profesionalizmit, ate qe ka theksuar Faruku dhe ju te gjithe, edhe mua me pelqen menyra se si Fatmiri trajton çdo gje ne te shkruar, ne komunikim dhe ne shoqeri,, abolutely selfless... "A saintly work", my honourable irish father-in-law would have said –had he known-about people like Terziu,who always put others first FALEMINDERIT FATMIR TERZIU!May you continue to be the one you are.
Me respekt
Faleminderit, Fatmir, faleminderit qe na hoqe "prangat" e fjalës dhe na lidhe dore per dore, bukurisht si ne kete vidio... Faleminderit nga zemra dhe ju miq e kolege qe per mendimin tuaj shpirteror dhe profesional. Nese keni deshire, klikoni: Les Dix Commandements - L'envie d'aimer (Final) http://www.youtube.com/watch?v=qNN1Kwwh1GY
ILIRIANA SULKUQI
ROZI THEOHARI
HYSEN ÇIFLIGU
GEZIM LLOJDIA
Urime për shpërblimin e fituar. Vonë kam filluar të lexoi bllogun tënd, dhe kam konstatuar se shkrimet tua paraqesin një univers tematik dhe estetik si një erudicion poetik, pse jo edhe filozofik,prandaj të dëshiroj që të vazhdon edhe ma më sukses dhe më me guxim,por nga njëherë kap edhe tema muzikore se edhe ajo si art përvijohet nëpër vizione të qarta estetike dhe artistike ku artikulohet përmes tingullit dhe projektohet si art i bukurisë sublime. Arti si sakrificë e shpirtit njerëzor,mjerisht në shoqërinë tonë gjithë shqiptare shpërfytyrohet jo si art i bukurisë, por i kiçit duke na servuar ditë e për ditë muzikë të ashtuquajtur "folk muzikë" që nuk është asgjë tjetër por një art përbrenda një imazherie të mjerë dhe të dhembshme, përshëndetje,
Profesor, AKIL KOCI
Asnje fjale dhe vleresim per ju nuk eshte e tepert ose thjesht si shenje miresjellje. Puna juaj eshte me e madhe dhe e cmuar se puna e cdo ambasade tone dhe nuk do ta teproja po te thoshja se ajo eshte e barabarte me punen e nje institucioni te organizuar mire. Ju dini se c'beni dhe e beni mire. Sikur te gjithe intelektualet shqiptar te benim gjysmen ose cerekun e punes tuaj, bota do te zjente nga fjala e mencur shqip,nga mendimi dhe veprimi shqiptar. per gjitthcka keni bere me lejo te te falenderoj nga zemra, i nderuar zoti Fatmir Terziu. Pac perhere shendet, miresi dhe pune te suksesshme ne te mire te emrit shqiptar! Me respekt te vecante,
LLAZAR VERO Filadelfia
I dashur Fatmir, Urime per vleresimet maksimale te kolegeve per punen tuaj. Bashko edhe urimet e mia me to. Une u kam uruar qe ne fillim kur u njoha me kontributin tuaj internetik per te bere bashke e vleresuar profesionalisht veprat artistike te kolegeve tane. Paci vazhdimisht gezime e suksese te reja. Sinqerisht,
ALBANA LIFCHIN
"Fjala e lirë" është fjala që unë besoj. Se pari, besoj dhe respektoj Fatmirin per ndihmen dhe kontributin e jashtezakonshem qe ai jep per komunitetin shqiptar ne Mbreterine e Bashkuar permes "Fjales se Lire" dhe gazetes qe ai drejton sot "Albanian Mail". Si Fjala e Lire ashtu edhe gazeta publikojne vlera te medha kulturore te popullit tone, botime te mirefillta kulture dhe artistike e publicitare me nje informacion te kohes dhe te besueshem. Eshte kenaqesia ime, i nderuar Fatmir, te punoj ne krah me ju,pa menduar te fus ndonjerin nen shqetullat e mija,ashtu sic mendojne e veprojne individe te vecante. Por le te jete kjo nje ide apo shkrim qe i takon se ardhmes. Ne krah,por jo nen sqetulla... Pra, ajo qe larteson Fjala e Lire eshte respekt dhe dinjitet per intelektualin e mirefillte, per aktivistin e palodhur te komunitetit, te kudondodhur dhe jo mbeshtetje intelektualizmit te semure sic edhe vihet re ne qarqe te ndryshme intelektualesh. Pac gjithmone suksese i nderuar mik dhe mbeshtetje nga te gjithe intelektualet shqiptare kudo qe jetojne e punojne. Ndrim dhe respekt edhe per ju te gjithe, vellezer e miq. RUZHDI JATA 7/9/2008 |
Lajmi se redaksia Foart-Press, shpall Shkrimtarin, Publicistin dhe Regjisorin Fatmir Terziu, Personin me te vyer te vitit ne Blogjet virtuale. padyshim me gezoi edhe mua.Nuk mund te ri pa uruar, njeriun qe nen veshtrimin e tij edhe poezia ime u ndje e respektuar dhe analizuar profesionalisht. Vleresimi qe i behet tregon punen e tij te perkushtuar dhe te palodhur. I uroj suksese te metejshme, per te evidentuar vlerat. Ju lutem moderatoreve te percjellin urime dhe respekte Z, Fatmir.
Julia Gjika - USA
Pershendetje Z. Terziu, Tani sapo lexova lajmin e percjelle nga Iliriana per vleresimin qe ju ka dhene Florart si personi me i vyer ne blogjet shqiptare ne internet. Urime! Kontributi juaj ne letrat shqipte permes Fjales se Lire eshte i admirueshem. Faktori kohe, duke permbledhur shenimin e Ilirianes, duket se ka nje dimension tjeter tek ju. Perpos kontributit tuaj, ju i perkushtoheni dhe krijimtarise suaj qe eshte po aq e vyer. Levrimi i prozes dhe poezise si dhe kendveshtrimi i subjektit qe paraqesni ne filmat tuaj me japin pershtypjen se vec maja e ajsbergut na eshte paraqitur e teresise krijuese tuajen. Ne kete mendim do te shtoja se kersheria e lexuesit eshte legjitime teksa pyet:"C'ka sjelle Fatmiri sot tek Fjala? Apo c'krijim letrar a filmik do te jete ne projekt? " Do te ndalem paksa tek "Fjala e lire". Iniciativa juaj per publikimin e saj dhe materialet qe ofroni ne te jane tregues te nje personi qe nuk niset nga interesa egoiste por eshte i motivuar nga dashuria e pasioni per artin dhe sidomos ate shqiptar. Konsolidimi i mendimi kritik letrar po verehet gjithnje e me teper ne blogje si Fjala dhe Traboini Connect etj. Lexuesit po i serviren shkrime me cilesi dhe e di se ku te drejtohet nese do te lexoje nje shkrim, artikull a mendim rreth cdo aspekti qe ka te beje me artin e te shkruarit. Se fundi, do te shtoja se Fjala ka krijuar nje hapesire per mendimin e lire. Teresia e kontribuesve dhe lexuesve te Fjales jane te pasionuar per artin por mbi te gjitha zoterojne nje kulture qe bazohet ne respektimin e mendimit te shprehur edhe kur ky i qendron opozite mendimit te tyre. Privilegji i te qenit te lire ne mendim eshte i mbaresur nga privilegji i te qenit pergjegjes ne komunikim. Kjo eshte nje arritje mendoj per t'u admiruar dhe pergezuar. Ju uroj cdo te mire dhe suksese ne krijimtarine tuaj si dhe ne iniciativen e njohur tashme si gazeta "Fjala e lire".
Me respekt, Aida Dismondy
Aida! Vjen nje moment, qe njeriun e penes, edhe se nuk e kemi takuar asnjehere,vetem nepermjet penes se tij filozofike ,krijon nje skluptirizem vet dhe e adhuron . Sa here lexoj emerin e Z.Fatmir ngujohem ne karrike e perqendrohem tek shkrimi i tij gjith filozofi. Kur mbaroje se lexuari dhe nenvizuari mendimet e tij gjithpasuri fjalori,e kam veshtire te ambjentohem menjehere me ambjentin ku jetoje . Eshte njeri shume i vecante,Ja vlen te respektohet pena e mendimi i tij.
Lilika Naçi –Pesha- Boston
Ka marre peshe bibloteka shpirterore. Poezi, ese, proze... Dore perdore keta femije rriten brenda gjeniut te nje artisti. Eshte e veshtire per nje lexuese e artdashese si une, te quantifikoj konsideraten , per kete bote te shkruar. Por kam kenaqesi te percjell falenderimin tim per penat qe na mundesojne te jemi pjese e kesaj bote. Te hyjme aty e ta shetisim kend per kend, duke marre ne ikje suvenire te çmuara per shpirtin. Ne keto fjale doja te pasqyroja mjeshtrin e fjlales Z. F. Terziu, duke i uruar suksese te metejshme e krijmtari te pashtershme.
Me shume respekt Eliana Alien-Itali
Fatmir Terziu, krijues, studjues, kritik dhe vlerësues, njohës i thellë i prozës dhe poezisë,me horizont të gjerë kulturor.
Maratonist i artit, oaz ku ndalen krijuesit më në zë për t'u freskuar e gjallëruar në vazhdim in pa fund të krijimtarisë.
Të gjitha këto i ndriçon si një burim i fuqishëm drite shpirti i tij i bardhë, dashuria për njeriun, respekti për krijuesin ,që Ai e reflekton me aq kulturë në të gjitha shkrimet e tij .
Dalan Luzaj – Çikago
U R I M
Vleresimi qe i behet kolegut tone Fatmir Terziu, eshte shprehje e punes se palodhur intelektuale, formimit te plote te portretit te tij krijues dhe njeheresh, mirenjohje e lexuesve te shumte te blogjeve qe ai pasuron ne menyre te perditeshme
Fatmir Terziu po modelon veten: ai tashme eshte bere shembellesa e njeriut te perkushtuar, studjoz, e intelektualit qe studimet e veta i kthen ne vete-studime krijuese per te tjeret Fatmir Terziu, Anetar i Klubit te Shkrimtareve Shqiptare ne Bote "Drita", bashkepunetor aktiv dhe anetar i stafit te Revistes Letrare "Pelegrin", me mencurine e tij krijuese dhe urtesine intelektuale, i pandare nga vendlindja, i jep gjithmone vlera ne rritje portretit te tij, drejt Mirenjohjes Qytetare!
Urime i dashur Fatmir!
Nase Jani
Ditëlindja: 1964 Vendlindja: Elbasan Nacionaliteti: Shqiptar Web-faqja: http://terziu. googlepages. com Fatmir Terziu lindi në vitin 1964 në Elbasan[1], është një shkrimtar shqiptar
Edukimi
Pas mbarimit të shkollës së mesme të përgjithshme "Dhaskal Todhri" [2], studioi për gjuhë dhe letërsi shqipe.Ka punuar mësues në Ostren të Madh, Plangaricë, dhe më vonë drejtor shkolle në Plangaricë, Polis të Vogël dhe Shtërmen. Ka publikuar shkrime në gjithë shtypin shqiptar dhe ka qenë kryeredaktor i gazetës së pavarur "Fjala e Lirë".Në vazhdim të edukimit të tij të mëtejshëm ka studiuar në High Melton College[3], [South Thames College][4] për gjuhën angleze dhe për HNC, Certificatë e Lartë Nacionale në Britaninë e Madhe për Media Production (media prodhimtari) . Ka marrë nivelin e lartë (Gradën-nivel A) për Communication Media (media komunikim) pranë Universitetit London South Bank University[5] (2004). Më tej kreu studimet në London South Bank University[6], pranë Faculty of Arts and Human Sciences për Digital Film dhe Video Production (2004-2007) ku dhe punon po në këtë universitet në "Widening Participation Unit", që është pjesë e departamentit të edukimit në këtë institucion. Autori vazhdon studimet e tij te metejshme kerkuese prane Roehampton University ne UK per Media, Kulture, politike. Tema e tij është në lidhje me Reprezantimin e reales në Jetën e Përditshme.
Krijimtaria
Pas vitit 1994 ka qenë gazetar pranë gazetës "Rilindja Demokratike [7], "TD", për radion "Tirana", radion "Kontakt", gazetar, drejtues emisionesh dhe drejtor i televizionit "Dardan".
Ka filluar të shkruajë e publikojë në shtypin shqiptar që kur ishte student dhe në vitin 1996 është shpallur reporteri më i mirë i vitit nga gazeta “RD”. Shtëpia Botuese "Sejko" ka botuar vëllimin e tij poetik "Mos Hesht"[8] (2000), ndërsa Shtëpia Botuese "Silver[9] ka botuar përmbledhjen me tregime “Djalli i Argadasit” (2005), vëllimin poetik “Ecje në Qelq”(2006), dhe përmbledhjen me prozë “Krokamat” (2007). Në publicistikë e gazetari ka botuar "Trokamat në Jetën e Një Pene" dhe ka gati një sërë materialesh të tjera letrare për botim.
Në gjuhën angleze ka botuar
“Parametric Narration in Norman Wisdom Movies"[10]
“Writing the Documentary with Student’s Experience [12]
“The script: Simple and Complicate" [13]
Ka botuar gjithashtu dhjetra ese të ndryshme në fushën e medias të vlerësuara nga akademikët anglezë.
“Djalli i Argadasit” fitoi çmimin e tretë në Konkursin Letrar “Kadmus” në Greqi.
Autori pas përfundimit të studimeve në fushën e artit, medias dhe filmit ka krijuar këto filma dhe dokumentarë me metrazh të shkurtër dhe të gjatë:
“Trokamat në Jetën e një Pene" [14]” (2003)
“Rivermusic" [15] (2004)
“Windy Corner" [16] (2006)
“Clouds of Smoke" [17] (2007) etj.
Shumica e filmave dhe pjesë nga krijimtaria e autorit mund të shikohen në internet në faqen e BBC-së[18] dhe në faqen e tij: terziu.googlepages. com.
Faqja www.seguraweb. nl ka përzgjedhur disa krijime të autorit.
Krijimet e autorit janë publikuar në UK nga BBC, ku autori ka fituar dhe një kompeticion me tregimin “Hija Diamant” (Ghost Diamond), i cili mund të lexohet në faqet e BBC-së dhe nga mjaft organe të shtypit dhe medias.
Pa ndërprerje ka shkruar dhe shkruan në revista e gazeta perëndimore dhe në gjuhën shqipe, në web-faqen agimi.com, shtypin shqiptar dhe të huaj në Mbretërinë e Bashkuar etj.
Prej disa kohësh ai ka krijuar Blogun e tij “Media Information Production"[19] dhe boton online revistën kulturore-informati ve “Fjala e Lirë"[20] me liçencën e rregullt të njohur në fushën krijuese në Angli dhe Wells.
Filma
-Trokamat në Jetën e një Pene (2003-2006)
-Rivermusic (2003)
-Think Again (2004)
-Capoeira (2005)
-Windy Corner (2006)
-Clouds of Smoke (2007)
-One Egg (2006)
-Pencil and Computer (2006)
-Forgotten Fear (2006)
-Dokumentarë
-Universiteti i Tetovës (1997)
-Në Kosovë andej nga Kulla e Jasharajve (2004).
-Dar-Elbaca.Com/-Dar-Elbaca.Com/-extra.shu.ac. uk/-South-Thames. ac.uk/-LSBU.ac.uk/-LSBU.ac.uk/-RilindjaDemokratike .Com/-F.Terziu Poetry/-Fletetebardha. Com/-lulu.com/-Google Video/-Google Video] /-[Google Video”/-Terziu.Googlepages. Com/-BBC.co.uk/-BritFilms.Com
Dy filmat e Fatmir Terziut Windy Corner dhe Clouds of Smoke janë përzgjedhur nga British Council Arts dhe janë ekspozuar online në mesin e filmave Britanikë dhe filmkrijuesve të këtij vendi. Dy filmat e mësipërm janë ndër të parët krijuar nga një shqiptar me banim në Mbretërinë e Bashkuar, që gëzojnë të drejtën e përfshirjes në amëzën zyrtare të filmave vendas.
BritFilms.Com - (Anglisht)
Brit Fims - Fatmir Terziu - (Anglisht)
Marrë nga "http://sq.wikipedia .org/wiki/ Fatmir_Terziu"
Fatmir Terziu, gazetar, publicist, poet, prozator, skenarist, editor dhe regjisor filmi. Këtu e njëzet vjet më parë, me shkrime të gjinive të ndryshme. Është i pranishëm në letrat shqipe në Shqipëri dhe më gjerë.
Punën si gazetar e filloi që kur ishte student në gazetat e viteve 80-të, dhe e vazhdoi duke qenë Kryeredaktor i të Pavarurës “Fjala e Lirë”, gazetar i të përditshmes “Rilindja Demokratike”, korrespodent i gazetave “Tribuna Demokratike”, “Fakti”etj. Shkrimet e tij janë pëlqyer e botuar në gazetat “Bota Sot”, “Albania”, “55”, “Bashkimi”, "Eurozeri", "Ndryshe" e mjaft revista periodike që botoheshin e botohen në Shqipëri. Ka bashkepunuar dhe bashkepunon herepashere me disa nga gazetat dhe revistat shqipe qe botohen kudo ne bote.Për disa vite ka qënë drejtues i Televizionit Privat “Dardan”, gazetar dhe drejtues i disa emisioneve televizive, si “Objektiv”, “Studio e Hapur”etj.Vlen të përmendet bashkëpunimi i tij me radio “Tirana”e radio “Kontakt”. Në vitin 1996 është shpallur reporteri më i mirë i vitit nga gazeta “Rilindja Demokratike” (shih: gazeta RD, Janar 1996), ku edhe ka fituar edhe cmim special.
FLOART-PRESS
Nuk ka komente:
Posto një koment