e enjte, prill 03, 2008

SHKRIMTARI TREBESHINA - SA LARTËSIA E MALIT



GËZIM LLOJDIA
Rënqethet njeriu nga era e ftohtë,siç dridhem unë në një ditë emigrimi. Mirëpo kur përpara syve më del pasqyra Kasem Trbeshina është krejt i ndryshëm krahasimi. Shpalosen kalavarët dhe vuajtjet njerëzore që kanë prekur deri në kockën, që e kanë goditur deri në palcë .Dhe i ziu njeri duron,duron sa mali me dëborë. Dhe këtë e bënë sepse deshën të rronin një ditë pranvere. Në të vërtetë Trebeshinën unë e kamë parë dhe në dimër kur barra e dëborës e ka pikëlluar edhe ne pranverë. Ne shkonim në Mezhgoran dhe im vjehrri më thotë e shikon atë mal,e dini kush është ,sigurisht që jo. Është Trebeshina. Po për një shkrimtarë Kasëm Trebeshina ke dëgjuar,kam dëgjuar. Maja e malit sikur u lëkund atje lartë dhe gurët ranë përpara këmbëve. U rrëzua plepi më tha vjehrri,duke nënkuptuar rrëzimin e Kasëmit.Dhe heshti u mek,sepse ngado mbinin rojtarët e mjegullinave. E dini pse dielli është larg shprehet një poet,për të na ngrohë të gjithëve mirë. Dhe emri i Kasëm Trebeshinës tek brezi ynë erdhi nga largësia,pra ai vinte nga ajo largësi që ne e quanim distancë e gjatë kohore dhe vetë ndëshkimi i tij përmbante një mister.
Nëpër labirintet e lidhjes së Shkrimtarëve
Një ndërtesë aty në rrugën e Kavajës ku unë dhe të gjithë të atij brezi e kishim ëndërruar. Ne studentët, që vinim pikërisht nga jugu na shfaqej ajo dhe na rrethonte me mister. Çfarë ruante në të vërtetë ajo brenda ose çfarë kishte parë ndërsa në vite,thinjej ngadalë? Kur shikonim shkrimtarët e ulur në oborrin e saj ne zgjasnim koka për të parë ata,prapa mureve me hekura të saj.”Ishte ora 22.30 dhe kalendari shënonte minutat e fundit që ndanin në mes muajin prill të vitit 1980,shkruan publicisti Nuri Dragoi në hyrje te një libri të mrekullueshëm për Kasem Trebeshinën,që quhet “Kasem Trebshina-një jetë përpara gjyqit”.Që prej këtij vargu hynë dhe merr pjesë aktive në çdo moment të jetës së njeriut që ruante mbiemrin e malit Trebeshinë. Duke hyrë në faqet e këtij libri që unë do ta quaja ndershmërisht roman i mirëfilltë artistik dhe më i lexuari me personazhe të gjallë ke ecur nënë ca labirinte që koha i kishte stisur si të tillë. Ndërtesa vazhdon te jete atje ku ishte në kohën kur ajo përdorej edhe për krime kundër shkrimtarëve,mirëpo tashmë ajo ka ndryshuar bojën,vendet dhe pozicionimin është një ministri kulture. Ku janë zyrat ku u thurrën ose u përgatiten sulmet kundër Kasëmit,në kohën e përndjekjes së madhe. Në të vërtetë po të zhbirosh këtë godinë në sipërfaqe të saj ngjet si e pafajshme,mirëpo nëpër labirintet e saj janë fshehur sa e sa ndëshkime janë përgatitur sa e sa goditje kundër atyre që kishin në dorë jo më pushkë,por penën. Një ndër ata është Kasemi, njeriu simbol që vinte nga jugu i vendit në kryeqendrën shqiptare me përfundimin e luftë së dytë të përbotshme .Dhe nëpër labirintet e saj do të ngatërrohej letërsia me politikën ose më shkoqur,politika do të shkonte përpara saj dhe letërsia do të ecte pas gjurmëve të saj. Kështu ato u rritën si lisi me kulpurën,ku kjo e dita gjithë kohën do ta gjente shtrojën të shtruar tek trungu i lisit.Një simbiozë ose bashkëjetesë e lidhur për një qëndrim kohor rreth ose më tepër se 50 vjet.Për Lidhjen e shkrimtarëve sot ka ende gjëra të pathëna që janë fshehur qëllimisht. Për Lidhjen e shkrimtarëve shqiptarë ka ende shumë gjëra për tu thënë. Sepse nuk ishte thjeshtë një mekanizëm por edhe prisja shpesh herë e politikës së atij realiteti që sot e quajmë soc-realizëm. Por ajo që tërheq interes është mënyra se si u trajtuan shkrimtarë,banorët e saj. Prej saj u zbua që nga Ali Aslani që kur shkonte atje pak muhabet i bëhej,Petro luftëtari i Spanjës,djaloshi kaçurrel,Kasemi,dhe ne qe quanim të ikur Lasgushin,yllsorin shqiptar,magnetin ndriçimin apo të tjerë pena që fshinë germat ose gjetën mënyra për ti mbyllur burgjeve,për ti degdisur fshatrave mes baltës,për ti shpurë tek hekurat në vrullin e klasës. Më e pashpirt mbetej mënyra e dënimit të shkrimtarëve që shpesh rridhte nga gjykimi politik apo edhe nga mllefi për talentin e tyre,ndërsa ndërseheshin mediokrit për tu bërë gjëmën devijatorëve të kësaj letërsie. Kam lexuar edhe Petron dhe së fundi Trebeshinën .Një hulli e përbashkët i përndiqte.U mohohej kontributi dhe u fshihej talenti. Bënin emër veç ca mediokër që i nxori koha në breg si bëzhdile,thoshin plakat tona në jug. Përse Kasemi u përndoq.Ka njëmijë e një arsye që u servilen,ashtu si në rastin e Petro Markos dhe më kryesorja ishte truri dhe zemra e atij pushteti, diktatori.Mirë që nuk i lanë të botonin,dhe nuk i linin të ushqeheshin,por në burg,përse i mbyllnin ata, që nuk kishin asgjë me ato ndërtesa të brishta dhe me banorët halabakë të tyre,nuk ishin as kusar dhe me kusërit skishin asgjë të përbashkët. Sivjet presin nostalgikët, që ti bëjnë ditëlindjen diktatorit. Përse do ta urojnë,për ata që u la lëkurën s’dihet se ku,për ata që i mbylli burgjeve.Çdo ti thonë :Bëre mirë që mbylle Trebeshinën nëpër burgje për ti tharë dellin, për ti fshirë kujtesën dhe për ti ndalur penën?Mirëpo Trebeshina kemi thënë që në fillim është një mal i rëndë i hijshëm i fortë që duron dhimbje e kusure të tjera që i fali diktatori një jetë të thinjur duke goditure pamëshirë me të gjitha formë dhe llojet ajo egërsirë që ne e quajmë djall me brira.Dhe nuk u lodh asnjëherë dhe nuk e mposhti dot. Ndërsa kemi kufirin kohor që kapërcejmë dhe analizojmë ngjarjet,vrejmë se diktatori emri i tij po shuhet deri sa të harrohet në harrim ndërsa Kasemi dhe vepra e tij ka për të mbetur i freskët dhe i sjellë nëpër mëndë janë veprat e tij dhe frymëzimi i tij që nuk sosen.
Një jetë përpara gjyqit.
Unë e kam lexuar me kureshtjen më të thellë,librin e Nuri Dragoit për Kasëm Trebeshinën.Më ngjasonte me ato që shkruante një shkrimtar perëndimor. Nuk ishte thjeshtën një libër biografie se shkoi atje erdhi këtu dhe u dënua nga regjimi komunist.Ai është një libër artistik me personazhe të gjallë të kohës.Ai është libër ku mund të mësohet se si sot shkruhen biografit e njerëzve të mëdhenj të letrave,qofshin këta edhe shqiptarë. Duke qenë se kjo fushë sot është më e lëvruara këtu qëndron edhe pika mbi të cilën mbështet Dragoi,për ta bërë atë një libër ku gjithsecili të ndjeje dhe te gjej edhe peshën e fajit edhe vetveten dhe gjithshka që ka jetuar në muzgun e asaj kohe një jetë përpara gjyqit është një shpalosje faktesh e dokumentesh të kohës,që rëndon më së tepërmi regjimin dhe kohën që e ngrysi ky regjim. Një jetë përpara gjyqit është një kalvar i pamohueshëm dhimbjesh njerëzore i një njeriu që vinte nga afshi i luftës dhe në vend të kurorës së lavdisë e të heroizmit u degdisë nëpër skëterra që kutërbonin erë,u mbyll në kulvi .Si mundej të ishte i lirë zogu që i prenë krahët dhe fryëmzimin?Nga diktaturat na vijnë fenomenet se një pjesë e shkrimtareve bënë jetë dhe e jetuan atë,ndërkaq pjesa tjetër e mbyllën në mos në çmendinë në burgjet e errtë,si vetë fytyra e diktaturës. Njëri prej tyre quhet Kasem Trebshina, dhe vinte nga jugu pas lufte,mirëpo kjo ardhje nuk qe zënë për mirë. Kjo ardhje ishte parë në defterët e diktaturës si rrezikshmëri dhe ndërkaq kryqi i ishte vendosur emrit të tij,kështu që ai nuk mund të ecte dot nëpër rrjedhat dhe mekanizmat e saj ngase nuk u lejua që të ecte .Dyert për të u mbyllën dhe ferr ju bënë për aq kohë sa diktatura ruajti lëvozhgën e saj në sundimin mbi 50 vjetë. Ne që nuk e kemi njohur Trebshinën gjejmë rastin që ta mësojmë historinë e tij nëpër faqet e një libri voluminoz të autorit Nuri Dragoi.Kur pyeta një poetet në SHBA a e kishte lexuar librin që i kushtohet Trebeshinës,po më tha atë të lidhjes së shkrimtarëve,ndërsa nuk i kishte rënë në dorë ky libri i fundit dhe përgjigja ishte një libër shumë i mirë. Poetja I.Sulkuqi.Në të vërtetë është soj i ri i trajtimit të biografive të shkrimtareve,shqiptarë ku ende libra për disa autorë të tjerë vuajnë nga nga të pathënë pa haruar stilet e mërzitshme,Ky libër për Kasëmin është i plotë,në aspektin dokumentar.Jeta e shkrimtarit lëviz si në një film bardhë e zi.Autori ka një rrëfim të këndshëm që nuk të lë ta hedh përtej librin,por pret dhe ndjek fletëz pas fletëze ngjarjet dhe rrjedhojat që ka pësuar shkrimtari .Aty është stisur një material i bollshëm që lëviz nëpër një periudhë kohe të gjatë deri 60 vjeçare. Unë do ta quaja me vend që këta libra të vendosen në stendat e letërsisë shqipe.Është vendi, që grupi përzgjedhës i MASH të shikojë se çfarë librash sjellin autorë dinjitoz për ta futur në listën e librave,për tu studiuar nëpër universitet dhe në krejt arsimin tonë .Ky libër është ndër të paktët dhe ndër më të mirët që është shkruar për biografitë e shkrimtarëve shqiptar,për të mos thënë është i vetmi deri sot,që gjen nëpër librarit tona.Nga të gjitha anët po ta analizosh ai përcjell mesazhe dhe është parë në shumë këndvështrime realiste.Siç duket në këtë libër janë ndërthurur edhe vepra e shkrimtarit dhe pena e studiuesit dhe publicistit të mirë Nuri Dragoi.Është një rrëfim i sinqertë. Katërçipërisht kjo është provuar. Logjikisht e vërtetë,quhet ajo që është verifikuar.Të gjitha dokumentet faktet ,ngjarjet,ndodhitë nuk përbëjnë gjë tjetër veçse një të vërtetë të pashkruar të pandriçuar më parë ,të cilës N.D i qëndron me rreptësi.Nëse kërkon historinë e një shkrimtari e ke të shkruar këtu, është një arkiv e tërë një bibliotekë e madhe ku mund të gjesh të tërë dosjen e atij shkrimtari që koha i humbi,është memoria historike, që munguar.Fakte të fshehura,por memoria njerëzore ruan kujtesën e ngjarjeve nëpër faqet e këtij libri ke një ditar ngjarjesh,që nuk është mbajtur por që zbardhte i tërë nga kreu në finishin të saj. Kur endesh neper kapituj gjykon :streha e fundme e tyre vendi ku ish ngjizur dhimbja , gëzimi, dëshpërimi, ëndrra, frika, dhe vdekja në fund që kanë qenë prezentë në jetën e këtij shkrimtari si shumë miqve të tij që kalvari i diktaturës i degdisi nëpër gulakët.N.Dragoi ka sjellë me një frymëzim veprën më sqime të letrave biografike shqipe.E thënë shkurtazi librin më të lexuar.Kushtuar Kasemit,njeriut qëndresë me lartësinë e një mali,sa ç’është kjo Trebeshina.


Nuk ka komente: