e martë, prill 01, 2008

KULLI OSE SHUMËDIMENSIONI I POEZISË



(mbi vëllimin poetik në botim të Fatime Kullit)

Nga Fatmir Terziu


Poezia ka fuqi. Ajo mund të na qetësojë ne, të na lërë në meditimin tonë, madje të na bëjë shpirtin të pasur. Ajo mund të luajë rolin e një kënge, që të na dhurojë të dyja kundërshtitë e jetës: gëzimin dhe hidhërimin. E njëjtë, gati në të gjitha kulturat, ashtu si dje edhe sot, poezia është gjuha e mendjes dhe e zemrave. Po, poezia është vërtetë një dhuratë nga Zoti. Që nga koha që bota e poetit, u pikëtakua në rrugëtimn e poezisë, historia dhe memorja kanë shënuar domethënien. Një domethënie që vjen në mendjet tona në fakt që nga koha kur ne jemi lindur, kur ninullat poetike na kanë zhbiruar ndjesinë tonë foshnjore, nën tinguj muzikal që vijnë nga buzë dashamirëse, që lexojnë ëndërrën e pikturuar kahera. Ëndërrën që poezia e rigjen tek rrugëtimi i saj. Në këtë rrugëtim ku pikturohet dhe trupëzohet një pjesë e kulturës dhe historisë së Atdheut. Në këtë indigjencë letrare është edhe poezia e Fatime Kullit, si ajo që ka gjetur lexuesin po aq edhe poezia e saj që pret dritën e botimit së shpejti. Prof. Dr. Jup KASTRATI (Mësues i Popullit, Mjeshtër i Madh i punës, Intelektual Ndërkombëtar) e cilëson poezinë e Kullit “një kryevepër në llojin e vet, në lirikën shqiptare”. Gazeta “Ballkan” thotë “Është cilësuar si poete liriko-erotike, por është marrë edhe me letërsi serioze dhe studime hulumtuese. Fatime Kulla është një poeteshë, e cila poezinë dhe krijimtarinë i konsideron gjithçka. Më tepër se jetë”. Kjo e fundit duket edhe në poezitë e fundit të saj. Midis arsyeve të tjera, që përcaktojnë këtë konsideratë është edhe shkaku që kjo poezi identifikohet si një derivat inspirues i një kontigjence njërëzore, që për hir të ekzistencës së virtualitetit qëmton mbi fatin të prek të nevojshmen, e të pasqyrojë të arsyeshmen si një mënyrë dhe pjesë realiteti, të cilin e lexojmë në kundërshtinë e argumentuar të saj:

vazhdimi tek FJALA E LIRE vetem kliko dhe rregjistrohu me emer,mbiemer dhe email te rregullt, duke derguar edhe foton tende sipas rregullave.

Nuk ka komente: