Reportazhi i dhimbjes qe nuk u botua.
Nga Aleko LIkaj
Nuk do ti harroj kurre...
Historia me personazhet e varrezave. Mondi . Cungu, Lija, Toç Kavanozi, Bikia,Lili i Zybase,Takia. Sifi pa veshe,Raqka i Froses, Beni i Gjenes...
Ustai i varrezave fshiu te dy duart pas gjunjeve. Ato ishin te zbardhura me pluhur granili. Pastaj i peshtyu dhe pasi i ferkoi mbi njera tjetren, hodhi syte nga une . Isha ulur mbi nje bordur aty prane rruges. Perballe kisha disa varre e nje pejsazh te trishte si ne çdo varreze te kesaj bote.
-Te lumshin duar usta -i thashe une . U ngrita dhe u afrova.
-E ke qare - i tha ime shoqe dhe syte i u njomen ne çast. Ajo kishte perpara tashme varret e rrindertuar te prinderve te saj.
Nderkaq erdhen dy çunake me qese plasmasi te mbushura me uje.
Ishin nga grupi i femijeve qe rrinin aty ne varreze. I kisha pare disa here. Te tjeret ishin shpernadare nder varre te tjera. Atje ku kishte te aferm te njerzve qe pushonin nen dhe. Zbrazen ujin ne hapsirat qe kishte lene ustai mbi varr. Ne dheun e shkrifte do te mbilleshin tashme lule. Ime shoqe kishte marre nje buqete te madhe per kete pune.
Ustai i udhezoi se duhej qe te merrnin edhe nga nje here uje ne qese pasi duhej qe te ngopej dheu me lageshtire per lulet.Ashtu bene. Te heshtur ata u kthyen serrish prane nesh...
Mondi e quanin djalin e holle e te gjate.Me supet pak te varura e me duar qe i dridheshin çdo çast ai dukej fjalepak dhe i heshtur. Vetullat te harkuara qe dukeshin si dy krah dallandyshe, te zeza pis fshihnin dy sy te bukur jeshil. Tjetri ishte me i vogel, nje djale romi me floket e rrezuar mbi ball e te prera me gershere ne nje vije te drejte.
- Mondi eshte jetim. Ka nje histori te trishtuar- tha ustai qe me sa dukej kishte ndjekur biseden tone te sapofilluar me dy djemte e varrezave.- Por edhe Toç Kavanozi nuk e ka me te pakte.Eh! Bote jallane...
Ime shoqe u kishte dhene nga dyqind leke te reja dhe ata te kenaqur kishin premtuar se do te benin edhe nga nje rruge falas per te sjelle uje.Ndersa ajo filloi qe te mbjelle nje nga nje lule mbi varret e sapo te ndertuara, ustai qe ishte nje mjeshter guri nga Gorr- Opari u ul prane meje . Nxorri nje qese dhe drodhi qetesisht nje cigare.
Dy dite me vone kryetari i shoqates se jetimeve me tregoi se dy femije nga te varrezave i kishin grabitur.
- Me duket se i kane çuar ne Greqi per te lypur. Te pa mbrojtur. Jetime...
Me duket se e percollem ne shtyp kete fakt.
Nje jave me pas shkova serrish ne varreza. Mondi me njohu. U afrua perseri. Kete here pa Toç Kavanozin.
- Iku Toçi- beri me dore duke treguar udhe. - I a bene mendjen pordhe dy fushmbretas . Do te lype ne Athine. Ka shkuar me ngritje Kavanozi.
Kuptova qe e qesendiste mikun e tij me te mire. Mbase i kishte ardhur vertete keq qe e braktisi ashtu. Mbase i dhimbsej. Pas asaj "arratisje" ne shtetin helen, Mondi shihte nje tjeter jete te trazuar e te veshtire. Ku i dihej breges se djalit te vogel.
-Te therras edhe nje tjeter qe ta lagesh varrin?- me pyeti çiltersisht femija i varrezave.
Erdhi Sifi i gjate. Nje djale teper i holle e i qethur tulle. Ne vend te pantallonave mbante nje pale breke te medha e te zeza.I kishte bere me balte anash sepse here pas here pastronte pellembet e duarve kur u hidhte uje varreve.
- Qenka mjeshter i vertete- bera shaka une
-C'mjeshter thu, mor ti?. Mos bej gallate. Lene, mo-o.Mos e cyt. Ai ka dy dite qe nuk ka futur kafshate buke ne goje.
U vura ne nje lloj pozite. Padashur e kisha fyer Sifin kokeqethur
- Erdhen dje e pardje disa çuna nga Namasgjaja e na vune ne rresht qe te gjithe. Kishin pistoleta klysht e kurves. Na kane shkundur per dy dite xhepat. Domethene , ne rrime kot ketu e punojme per ta.
Mondi uli koken sikur ti ishin shterrur fjalet pastaj.
-Kapen edhe Lilin e Zybase. E shtrine ne kanal dhe i nxorren gjak nga poshte. E pame qe i rridhte çurk neper kembe. Ajo lebetitej.C'te bente e shkreta.? E mori nje grua pastaj qe ka varrin e burrit tek ajo parcela perballe dhe me duket se e çoi ne spital...
Ndjeva dhimbje ne kraharor...
Tre dite me vone shkruajta nje reportazh per jeten e femijve te varrezave te qytetit. Kisha vene edhe rrefimet e femijve si dhe plagosjen e Tit Cungut. E kishte zene nje plumb ndersa ishte ndodhur kur shkembenin zjarr dy te rrinj qe vinin nga buza e lumit Shkumbin.
Te nesermen nuk e pashe ne faqet e gazetes. As edhe te pasnesermen. As...Takoj ne Tirane Mentor Kikine. Kur po ndaheshim e pyeta edhe per reportazhin e pabotuar.
- Vertet reportazh ishte ai?. Mendova se ishte tregim artistik. E kam humbur nga faqia e ordinatorit.
Me erdhi vertet keq. Vendosa aty per aty qe te mos e nis serrish.
I a dhashe pas disa ditesh Dhimiter Filtos ne TVSH . Kishim bashkpunuar disa here bashke dhe ... kishim qene te suksesshem kryesisht me tema te dites si ato qe kishin te benin me ngjarjet ne Gramsh apo edhe me trafikun e organeve te femijve.Kete here Dhimitrit i ishte zgjuar deshira e kahershme per te marre pjese qofte edhe ne nje festival nderkombetar te filmit dekumentar. Madje kishim percaktuar edhe stafin.
Nje muaj me pas ai mbrin ne Elbasan me skenarin e " Femijte e Parajses" ne dosje. Kishte punuar seriozisht.Jetonte me enderen e mezi priste qe ta realizonte ate. Beme edhe llogarite si dhe percaktuam skenat e xhirimit. Shkuam ne varreza per disa ore e u njohem me nje pjese te personazheve qe do ti kishim ne film.Pashe qe Dhimitri ishte teper i emocionuar dhe dukej se fiksonte gjithçkah nga detajet e kishte percakuar me pare ne kete skenar. Ndjente nje lloj mrekullie.Tani pritej vetem finalizimi. Per ata qe jane marre me filmin , kjo do te thote se eshte treçereku i punes. Pune detonatoresh. Po hajde qe te gjeje investime e sponsore dashamires. Keta te fundit dukeshin me shume se sa te trembur nga ngjarjet e dites qe po kalonin...
Ky projekt mbeti dhe u shty si i thone fjales...ne kalendrat greke.
Une nxitova qe ta bej roman pas kesaj. Shkrova pak me shume se njeqindflete. Me duhej qe te pergatisje edhe dy kapitujt e fundit por edhe ky projekt a bocet si mund qe ta quaj pati fatin e hidhur te ketyre kujtimeve.
Kesaj teme i jam rrikthyer edhe disa here.
Pak kohe me pare ne fund te vitit 2006 kam marre kontakt me nje rregjizor te njohur te filmit francez.
Gjithesesi , ky mbetet ende nje projekt qe me sjell nder mend pikerisht ate copez jete nga nje kohe qe na la shume gjurme.
Nuk ka komente:
Posto një koment