(me poezinë e Stefan Martikos)
Nga Fatmir Terziu
Stefan Martiko’s me sa duket do t’i mbetet qepur ‘kalibri’ gjatë gjithë jetës, … e ndoshta edhe më tej. Themi kështu pasi ‘poezia e tij e realizuar së fundi’ ka nxjerr ‘sekretin’ ushtarak të ish gazetarit. Është fjala për “kalibrin poetik” të cilin Lazër Valteri ia bën publik. Martiko i bën ‘zbor poezisë’ thoshte një herë e një kohë një poete (I.S). Dhe kjo ndoshta i është ndikuar nga ato 15 vjet të gazetarisë në shtypin ushtarak, shtonte ajo. Por ndoshta edhe me ndonjë ‘rregullsi tjetër’ të cilën zor se e gjejmë në pikasjen e Valterit, që dhuron dashamirësinë në poezinë e tij. Ajo që zbulojmë në mesazhin e Valterit, është vendlindja e tij Shën-Vasili i Sarandës, në atë 12 nëntor të shënuar për prindërit e tij. Është rrugë-poetika e tij mes një poezie të bëshme dhe të begatë, mes një poezie që shtron vitet në tryezë, natyrshëm me kalibrin e Martikos. Në vitin 1973 boton vëllimin e parë me poezi "Dashuria e parë", në `78-ën boton vëllimin poetik "Mes shokëve". Është Bashkëautor i librit të tretë "Yje të pa shuar". Vëllimin "Adresë e humbur jam" e botoi gjatë viteve të tij të emigracionit në Greqi, (poezi), botimet Nikitas Aleksandris, "Ura nëpër valë", - (poezi), botimet Mokra, Tiranë, 1999, "Ti mungon që prej Evës" - (poezi), botimet Alcaeus, Athinë, 2002, "Heshtat e barit" - (poezi), botimet Argeta LMG, Tiranë, 2003. Ka fituar disa çmime kombëtare. ...
i plote tek FJALA E LIRE
Nuk ka komente:
Posto një koment