(me poezinë e Stefan Martikos)
Nga Fatmir Terziu
Stefan Martiko’s me sa duket do t’i mbetet qepur ‘kalibri’ gjatë gjithë jetës, … e ndoshta edhe më tej. Themi kështu pasi ‘poezia e tij e realizuar së fundi’ ka nxjerr ‘sekretin’ të ish gazetarit ushtarak. Është fjala për “kalibrin poetik” ne vargun e tij, të cilin Lazër Valteri ia bën publik. Martiko i bën ‘zbor poezisë’ thoshte një herë e një kohë një poete. "Dhe kjo ndoshta i është ndikuar nga ato 15 vjet të gazetarisë në shtypin ushtarak"- shtonte ajo. Por ndoshta edhe me ndonjë rregullsi tjetër të cilën zor se e gjejmë në jeten e tij, te cilen e pikasim lehte ne poezinë e tij. Ajo që zbulojmë jashte ketyre parathenieve është vendlindja e tij Shën-Vasili i Sarandës, në atë 12 nëntor të shënuar për prindërit e tij. Ne vitin 1973 boton vëllimin e parë me poezi "Dashuria e parë", në `78-ën, vëllimin poetik "Mes shokëve". Është Bashkëautor i librit të tretë "Yje të pa shuar". Vëllimin "Adresë e humbur jam" e botoi gjatë viteve të tij të emigracionit në Greqi.
1.
Në fakt poezia e Martikos ka një ‘kalibër’ tjetër. Kalibri i saj ka shënjestrën lart. Shikimi i tij është fiksuar në qiell, ku “këputen yjet e rrokullisen/ Bosh”, aty ku “mendimi i barsur piqet e bie./Bosh.”
Vazhdon…
Nuk ka komente:
Posto një koment