“PËRPARA KRISHTIT”
Nga Gezim Llojdia
Një Homer e kanë edhe shqiptarët. Ose më e kristalizuar: ”Homeri i shqiptarëve”.Kështu thirrej në tridhjetë vitet e parë në shekullin e XX,poeti më i madh i shqiptarëve Naim Frashëri.Ai është Naimi,shqiptar.Një krahasim që është shkruar në librin e madh të kohës shqiptare.D.m.th shkruhej në gazeta shqip.Në kuvendime dhe grupime shqiptarësh ndonëse më tepër jashtë përmendej me këtë gjuhë :”Homeri i shqiptarëve “.R.Qosja thotë në studimin e tij se kështu i kishte thënë edhe Luigj Gurakuqi. ”Prometeu ynë”,ose siç e patë pagëzuar Milo Duçi :”Rebindranat Tagore”.Mirëpo,për Homerin e shqiptarëve të paktën,vetëm në shekullin e XX,shkon në njëqind numëri i autorëve, që kanë shkruar libra për Naimin.
“Luletë e verësë”
Ndë shtypshkronjë të shoqërisë “Dituria”.Bukuresht 1890.
Nga Bukureshti më 1890 kanë ardhur formatët e librit.Dritëshkronjat zgjonin fjalë në formatin e parë.Kur,po zbardhte drita.Libri në suprinë,përmbante një titull pranveror: ”Luletë të verësë”.”Prometeu ynë”,Naim Frashëri,autori i librit me lirika.Libri mbrinte në viset jugore nga kryeqëndra e botimeve shqiptare, Bukureshti. Kryeqëndra e një shteti tjetër.Bukureshti ,kjo strehë e ngrohtë e poetëve të përndritjes kombëtare.
NJE POEZI E SHTIRE NE DY KAHE
J-EZUESI
E-ndrra.Zoti dërgoi Engjellin Gabriel tek virgjëresha . Mari. -Të falem,o hirëplot!Zoti është me ty.Ti ke gjetur hir përpara Zotit dhe prandaj ,ai të ka zgjedhur ty.Kam ardhur të të njoftoj se do të ngelesh shtatëzanë e do të lindësh një djalë,që do ti vësh emrin JEZUES.Barinjtë natën ruanin tufat e dhënve.
Në Betlehem.Engjelli: “sot në qytetin e Davidit,lindi shpetimtari,Krishti Zot.
Z-oti.E dërgoi lajmëtar.Lutja e Jezuesit.-Ati ynë që je në qiell,u shenjtëroftë emri yt,ardhtë mbretëria jote,u bëftë vullneti jotë si në qiell,ashtu dhe në tokë.Bukën tonë të përditshme falna sot,na i fal fajet tona sikurse ne i falëm fajtorët tanë dhe mos na lërë të biem në tundim,por na shpëto nga e keqja...
U-ngjilli i Zotit.
E-ra e profetëve,nga hiri i Zotit.
S-inagoga.Jezuesi,kryq e tërthor.Galilesë. Jezuesi :Lum kush është i varfër në sytë e Zotit,sepse e tij është mbretëria e qiellit!Lum ata që qajnë sot,sepse ata do të ngushëllohen! Lum,ata,që janë zemërbutë,sepse do të trashëgojnë botën!Lum ata,që duan drejtësi,sepse Zoti dëshirat do t’u plotësoj!Lum ata,që janë të mëshirshëm,sepse ata do të gjejnë mëshirë!Lum ata që janë zemërpastër sepse ata do të shohin Zotin ! Lum ata që luftojnë për paqe sepse ata do tëquhen bijtë e Zotit !Lum ata që ndiqen pse
kryejnë vullnetin e Zotit,sepse e tyre do të jetë mbretëria e qielllit.
I-shte një profet i madh e i pashoq si në fjalë ashtu edhe në vepra përpara Zotit e mbarë popullit.Por e
dënuan me vdekje dhe e ekzekutuan. Ishte Mesia,shpëtimtari
“PËRPARA KRISHTIT”
Poezia e Naimit
Djalëth ,njeriu i Perëndisë,/Fytyra jote mua më tregon,/Ah të këqiat e njerëzisë,/Që ka punuar edhe punon./Se kjo fytyrë/Është pasqyrë/Dhe na rrëfen,/E s’na gënjen;/Gjithë ç’ka hequr njeriu i mjerë
Nga veth’ e tinë e nga vëllaj,/Që kanë vrarë edhe kanë prerë/Pa gjyq,pa fjalë,pa pasur faj./Zot,ti ke vuar/Edhe s’ke pushuar,/Nga njeriu hoqe,/Për të u përpoqe./Ti u përpoqe për njerëzinë/Dhe dashurinë e bëre besë,/Njeriut i vune nom miqësinë/Që kur të lindet,gjer sa të vdesë./ Për këtë fjalë
Të qofsha falë/Se njerëzia/Ë Perëndia.Naim H.Frashëri.
“Përpara Krishtit” është poezia e Naimit.Ka buruar nga mëndja e Naimit.Nga pena e Naimit.Ka vërshuar mendimi naimjan në letër të bardhë.
...
Poezia,”Përpara Krishtit” është një këngë për Krishtin.E parë në një rrafshë vlerash,poezia është tepër modeste.Sidoqoftë për kohën dhe faktorët, ka mbartur dhe përmban vlera.
Pjesë nga vargëzimi:
Djalëth,njeriu i Perëndisë/Fytyra jote më tregon/Ah të këqijat e njerëzisë/Që ka punuar edhe punon...
SHQYRTIME.Ndërtoj:Koha pret kohën.Nata e pret ditën.Lindja-perëndimin. Minuta-sekondën.Njerëzimi.E priti Mesinë.Në Betlehem.Jezuesi i Nazaretit.Bukuria.Bukuria është shëmbëllimi i tij.E Perëndisë.E zbritur nga qielli.Në histori të kohërave.Kronika të moçme.Fytyra rrëfen. Çudinë.Dora mrekullinë.Perëndia është në zemër.I kujt është ky rrëfim ?Panteistit Naim!
Ndërtoj/Njerëzimi.C’gafa të pafalshme ka kryer o Zot..I shtyrë nga tundimi.Moisiun e detyruan tu thoshte: “skllevër bij skllevërish/ s’e meritoni se liri s’doni”,shqipëruar nga F.Noli.Ndërkaq Naimi thotë aty:Ah të këqiat e njërëzisë/Që ka punuar edhe punon...
O Zoti ynë.E kryqëzuan Jezuesin.Ligësia-projeksion i shëmtuar i mirësisë.C’pikturë e pamëshirshme.
O Zoti ynë.Krishtin e kryqëzuan.Silueta e tij në kryq.Me sytë nga qielli.U zhduk në hapësirë.Shpirtin e morrën engjëjtë.Udhët morrën dy drejtime të ndryshme.
1- Nga zëri i qiellit:”Mirëardhësh Jezues!
2-Shpirtëra të lodhur nga marrëzia.“Vafshi në dreq.Shejtanër,bijë shejtanësh.Vafshi në të fundit rreth të ferrit.
PASQYRA
Naimi rrëfen :Se kjo fytyrë/është pasqyrë/dhe na rrëfen/e s’na gënjen...
SHQYRTIME.O Zoti ynë!Kjo pasqyrë.Një shëmbëllim.Fytyra e Perëndisë.O Zoti ynë!Ku prap do të më dërgosh ?Mos na lerë në botën e nëntokës. Shpresojmë të mos kemi humbur garën me kohën, në perëndim të diellit.Mos na lërë në botën e përhershme të errësirës ,të nëntokës!
Përlotje.Naimi thoshte :Gjithë ç’ka hequr njeriu i mjerë/Nga veth’ e tin e nga i vëllaj/Që kanë vrarë edhe kanë prerë/Pa gjyq,pa fjalë,pa pasur faj....
Sy të përlotur të dhimbjes.Ngecën.Aty ku pabesia zgjuar ri. Mbërthyer në pritë.Atje ku marrëzia shkon deri në pakufij.
LUMI
SHQYRTIME .Lumi Jordan dhe pagëzimi.Histori nga jeta e Krishtit.
Ndërtoj.Ujërat rrjedhin.Janë në lëvizje.Mëkate pastrojnë.Sy qelibar.Ky lumi Jordan.Në iride të syrit.Burim i pashtershëm.Gjon pagëzori.Jezues,shpirti të ndriçoftë,djalëth i paharrueshëm! Ç’marveshje bëre me Perëndinë?Pagëzimi me shpirtin e shenjtë!
NDËRTIME RRETH TË VËRTETËS SHPIRTËRORE
Shfaqet numerologjia.Pa disponuar numerologjinë.33 vjeç.Krishti u kryqëzua.Dy tresha.Ç’farë do të thotë ?Numëri mister.Vorbull më vijnë këto ide: 33 d.m.th. Mirëpo ka edhe një llogari kështu 3x3=9.Ky numër flet për lëvizjen e shpirtit.Një 3 diku thuhet për lëvizje të shpirtit.Po dy tresha.Truri im,që vepron si hipnozë shqyrton :zanafillën.6 ditë të krijimit,2 tresha.Krijimi i gjithësisë.Perëndia i dha udhëkalim,qiellit dhe tokës, atëherë deri bashkë.Toka ende pa emër.E zbrazët e shkretë.Perëndia vëzhgonte.Shpirti qëndronte pezull përmbi ujëra.Gjashtë ditët e krijimit.Histori e rilexuar.Një 3 mund të shqyrtohet sipas kesaj hiponez time si tre përmësat e hapesirës,lartësi,gjatësi,gjerësi.
Dita e parë :Le të bëhet drita.Drita është dita.Errësira,nata.Dita e dytë :Le të mblidhen retë në qiell.Të përhapin shiun përmbi tokë.Hapësirat e larta ishin,qiejt.Dita e tretë :Le të mblidhen ujërat së bashku dhe të dali tokë e thatë.Tokë u quajt ajo.Ujërat poshtë,det.Nga toka të mbijnë llojet e bimëve dhe pemëve.
Dita e katërt :Le të jetë qielli përherë i ndriçuar.Dita ka diellin.Nata-hënën,yjet.Dita e pestë :Në ujra të deteve të vërshojnë peshqitë.Në qiell të lodrojnë zogjtë.Në tokë kafshët.Dita e gjashtë :Le të bëjmë në shëmbëlltyrën tonë dhe ngjasimin njeriun.Bekimi :u shtofshi e u shumzofshi.Në duar tuaja kam lënë gjithë botën,sepse jeni mbi të peshqitë,zogjtë,kafshët e bimët dhe duhet të kujdesemi për to.Bimët të jenë ushqim,për ju e për kafshët.
Dita e shtatë,pushim,një ditë e shenjtë.
Shqyrtohet.Kështu edhe Krishti ka zbritur në tokë për aq kohë, sa përputhet me jetën njerzore në planetin tonë tokë.Devocioni :ishte një lajmëtar i shkëlqyer.Edhe përmes pengesave njerëzore çau.Misioni i tij u mbyll në numerologjinë 33.D.m.th 3+3=6.Numri 6.Si do ta shprehja?Ditët që shënohen kur mërfilli bota jonë u zu.Dhe më e shkoqur :zanafilla.Pra Jezuesi ka qënë aty.Ndërkaq është aty.Ndriçoftë dritën e përhershme shpirti i tij.Mirëpo po të shqyrtosh ardhjen.Ai s’erdhi si të tjerët.Por a mundej vallë ta braktiste tokën si njerëzit e zakonshëm?Asgjë nuk është koiçidencë.Gjithshka është mençuri e thurrur në qindra miliarda vjetë.Përderisa thuhej se pritej Mesia?Mos do të zbriste fare rastësishtë?Pa u vënë re.Nën dritën e hënës,rreth koritës yjore.Ylli i Jezuesit shkëndijonte.E ndoqën pas yllin.Dijetarët për të nxënë.Rrëmintarët për rrënim.Mellanët për të përdorur mellanin e zi.Tradhëtorët për pusin.Njerëzia,shumë arritën të kuptonin,çdo të thoshte kjo bukuri.
SHQYRTIME
Rreth gjashtë ditëve vërtitet bota.Kështu thuhet.Megjithëatë nuk janë gjashtë ditë,që të përputhen me konceptin tonë.Gjashtë mijë ditë më e pakta,ose 600 mijë ditë.Përse ?Zoti duke qëndruar përmbi kohën dhe hapësirën,një ditë e Zotit nuk mund të jetë e barazvlefshme me një nga ditët tona.Një ditë mundet të jetë njëmijë ditë,thuhet në një shqyrtim të krishter.Mirëpo 6 ditë për Zotin është kohë e mjaftueshme,për të ndërtuar jetën në tokë.Porse vetëm për Zotin.Dhe një ditë nga e Zotit.Më kot i kërkojmë studimet fjalëshumë 6 ditët.Aty,misteri është kush i kupton.Fjala godet :është dita e Zotit.
LUMI
SHQYRTIME
Ujërat rrjedhin.Janë në lëvizje.Mëkate pastrojnë.Sy qelibar.Ky lumi Jordan.Në iride të syrit,burim i pashtershëm.Gjon pagëzori.
Marëveshja.Jezues,shpirti të ndriçoftë,djalëth i paharrueshëm! C’marveshje bëre me Perëndinë?Pagëzimi me shpirtin e shenjtë!
POETI BEKTASHI LIRIKË PËR KRISHTIN
Kur u lind Naimi,vendbanimi malor ishte një kup në mes të vargmaleve të Dangëllisë,që quhej Frashër.Nën qerpikët e maleve të Kokojkës,një teqe prej guri e tarikatit bektashi ishte në korije të lisave.Administratori i këtij kulti fetar në malësi të Dangëllisë ishte i veshur me rrobën e bardhë.Ishte vena më e pasur e aortës së Frashëllinjëve. Ishte i biri i Dalib Frashërit.Mirëpo ky baba Alushi,pa qartazi diagramin e rrahjeve të zemrës së Naimit.Tregues domethënës ishte vizioni,që u shfaq për hapësirën poetike të Naimit.Nga të gjithë elementët që u mëkoi.Atdhedashuria ishte e para.Për të kuptuar, ç’bëri më vonë ?Nga thesari i teqes,nxorri shpenzimet,për të shkolluar në Janinë,Frashëllinjtë.Mirëpo ajo që regjistrohet është kënga e diellit në dritare,ishte në qershorin rilindas.U zu besë në teqe të Frashërit,në malësi të Dangëllisë,në ditët e përndritjes kombëtare.
KOHA
Viti,që regjistroi,pas njëshit tre teta,d.m.th 1888 i takoi qiellit të Naimit.Është drejtor censure në Ministri të Arsimit.Fakti i njohur,por mbetet të gjurmohet kjo kohë . Në një pozicion të tillë në sërën e lartë të perandorisë ,ai shkruan lirika, por “Përpara Krishtit” është krijuar e shkruar nga dora e tij,që ishte një shqiptar poet atdhedashës,nënpunës në perandorin osmane,që në themel ruante Islamin si besim.Mirëpo Naimi ishte bektashi. Ndjekës i tarikatit bektashi me gradën myhib,grada e parë e tarikatit mistik të bektashinjve.Kështu poeti shqiptar Naim,duke njohur në thelb si ndjekës i këtij tarikati bektashi kishte aritur ndërkaq të vijëzonte fytyrën e këtij tarikati.Nga ana tjetër ai kishte kuptuar se misionarët e shenjtë zbresin për mirësinë e njerëzisë.Arritëm këtu për të thënë:Kështu faktet sjellin diçka të re.Naimi është një poet shqiptar,por ndërkaq ishte nënpunës i perandorisë osmane,që i vetëm në atë hapësirë i ka kënduar Krishtit.Nuk gjejmë ndonjë tjetër .Mirëpo edhe në këtë lirikë tek ky poet i vëmëndshëm,duke qënë bektashi dhimbja, që e gryen ishte fryma e përçarjes mes shqiptarëve.Fe,që s’ishin ngopur kurrë me helmin që helmon,kishin ngritur matanë deri në toka të shqiptarëve,kufij religjoz.Duheshin tretur këta kufij,që i mbanin gjithsesi shqiptarët të ndarë.Cilado qofshin interpretimet është fakti,që troket.
HAPI I NAIMIT PËRTEJ MURREVE
Naimi bënë një hap të madh duke kapërcyer përtej murreve religjoz. Një lirikë me fjalë zemre për Krishtin e të krishterëve.Përdorur prej tij fjalë me gjuhën e të krishterëve.Ndonëse tepër larg në kohë do të shfaqej edhe Noli,që kishte dëshirë të ecte në ato udhë :”Flamur që lind Shën Konstandinin/Bashkon Islamin me Krishterimin”.E thënë poetikisht bukur,por që këtij rasti nuk i përket.Një numër poetësh çuditërisht shqiptarë kanë dashur ti lidhin fetë në një urë ku këmbët e saj janë krishterimi dhe islami i bashkuar për përparimin,humanizmin dhe paqen në jetën e shqiptarëve.Njihet edhe arsyet e kësaj,por përse sot duhet të ndahemi marrëzisht?Kush u frynë erërave të ndarjes në kaurrë dhe muslimanë,kur përpos të tjerave janë kaq shqiptarë të mirë?Kur soji ynë rilindas bëri këtë gjë,sigurisht mori bekimin e një populli.
Rrathë poetik të Naimit janë gjurmë rrjeshtash nga pena e tij.Ato kanë mbetur dëshmitar okular,por sot shfaqen si vegime boreale.Lirika “Përpara Krishtit”,është dëshmia e Naimit poetit bektashi,për Krishtin dhe mirënjohja që shfaqte për krishterimin.Madje të gjithë fetë e botës tonë, në qiell,kanë një Zot të vetëm.
FEJA E SHQIPTARIT
Shkruajnë poetët librat e kohës.Shpresojmë të mos kemi humbur vitin e lirikës,që është 1890.Mirëpo matanë brigjeve vitet ikin.Më 1896,katër vite përpara se të perëndonin sytë e magjishëm të Naimit .Një ditë verë të çelur,të qetuar,Naimi merr nga Bukureshti “Fletore të Bektashinjet”.Kopjet e para që nxjerr shtypshkronja kanë sprovën filozofike “Bektashinjtë”,në rradhët e para.
Bektashinjtë është sprova filozofike e Naimit për bektashizmin . Brenda vetvetes,ky ishte kodi i mirfilltë i Naimit për Bektashizmin Shqiptar,që kishte zënë të ngjizej.Ishte Statuti i Bektashizmit Shqiptar.I hartuar për herë të parë në gjuhën shqipe nga një poet kombëtar.Në një farë mënyre mund ta quajmë edhe “Kushtetuta e Bektashizmit Shqiptar “.Ajo që është thënë ,pa tulatje nga Naimi ishte vëllazërimi që flitet në frazat e fundit të kësaj sprove filozofike të fletores së shënuar.Madje e gjithë kjo umë ju siguroj se për këtë u shkrua.Mirëpo cili qënka ky pasazh.Gjejmë te “Fletore e bektashinjet”.
...Bashkë me pleqësinë e me parësinë,të krijojnë dashurinë e vëllazërinë,njësinë e miqësinë në mes të gjithë shqiptarëve,të mos ndahen nga njëri-tjetri,të krishter e myslimanë të jenë tokë,që të venë të gjitha punët mbroth e mbarë,të mos shahet sot shqiptari,i cili ka qënë i lavdruar në të gjithë botën përgjithmonë...
Mirëpo ky poet,ndërkaq ndërtuesi i këtij kodi,quhej Naim.Ishte njqind përqind i racës së hershme shqiptare,kur është mësuar së fundi se vendorigjina e Frashëllinjve është Tomorica e Skraparit.Nga malësia e Dangëllisë ku ishte rritur,zbriti në udhën e letrave shqipe.Me siguri,që ka gjetur një trajtë tjetër të Vaso shkodranit,që diçka kuptimplote tha: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”,për tua thënë shqiptarëve,besë është vëllazëria mes shqiptarëve,pa kufij fesh në mes.
Naimi larg hallkatjeve mundohet të thërmoj murret e lartë,që ishin kufij religjioz mes shqiptarëve. Zullumëdhenjtë i kishin ngritur këto murre,këta kufij gurësh,që i kishin trishtuar shqiptarët në kohëra të gjata rënkuese e sunduese.E si mundej vallë të quhej fe,ajo që i kishte vënë shqiptarët në mërira ,për tu kënduar në ditën e fundit,sinfonin funebre?
Tashmë,unë e di se lirika :”Përpara Krishtit ‘,pasi e veçova nga rrathët e tjerë të lirikave të Naimit,e di ç’përfaqëson sot,njëqind e ca vite më pas botimit të parë,për të zbuluar Naimin shqiptar.Një pikë e tij e zemrës,deshifrohet vëllazëria shqiptare,pa kufij religjioz ne mes.Ende ka,por do të kërkoj në gjelbërimin e lirikave pranverore të Naimit,pa haruar të prek me gishta të ftohtë,vargjet e tij.Mirëpo një pyetje torturë më mbërthen gjithmonë.Ku i ruajnë dorëshkrimet e Naimit arkivistët ?Në ç’raft ?Në mungesë të tyre,kam bërë një marveshje me librat e tij të hershëm.Do ta ndjek Naimin,poetin tonë gërmë për gërmë edhe kur ngjitet kah perëndimit tek shtëpia e tij.Edhe kur zbriste nga malësia e Dangëllisë,përkëtej Vjosës me embrionin e lules:letërsi shqipe.
Nuk ka komente:
Posto një koment