Nga Akil Koci
Të jetosh do të thotë
-fuqitë e errëta
nga vetvetja t’ i dëbosh.
Të krijosh si poet-
Vetveten ta gjykosh.
Ibseni
Me qëllim e citova Ibsenin edhe pse kjo sentencë aspak nuk përputhët me vokacionin e personalitetit të shquar,por përputhet me artin se poezia edhe filmi janë pjesë e saj, kurse arti si Njëmendësi vizionare e botës e futi nën “kthetrat” e veta edhe regjisorin,intelektualin e mirënjohur Besim Sahatçiu,prijatarin dhe themeluesin e kinematografisë në Kosovë,eruditin dhe çka është më qenësorja njeri me virtyte të larta njerëzore, kurse në profesion i pa kompromis për saktësinë e ideve dhe koncepteve të veta gjatë realizimeve të projekteve madhore të kinematografisë sonë. Ndonjëri me të drejt mund të bëj edhe pyetje,çfarë të drejte i jep vetit Akil Koci që të flas në superlativ për një regjisor të shquar,që arti i ka dhënë idetë estetike,mesazh dhe kulturë filozofike dhe ajo më qenësorja është se nga ajo, pra arti ka zhvilluar mendimin teorik,estetik duke e shprehur dhe shoqëruar në veprat e veta artistike në një zhanër aktual,modern dhe pa dyshim më të vështirë nga të gjitha artët ekzistuese, nga kënd vështrimi i sotëm dhe i nesërm. Pra,me të “drejtë” mund të flas vetëm ai i cili nuk i ka përcjell zhvillimet e kinematografisë kosovare,por ai që ka pak dijeni nga arti shtatë si quhet në gjuhën moderne kjo veprimtari artistike, do të vërën se unë,pra Akil Koci,kompozitor kam qenë një nga kolegët më të ngushtë i tij ,sepse kemi bashkëpunuar në disa filma, duke kompozuar muzikë për to ,për të cilat do të i ceki më vonë. Kemi punuar një kohë të gjatë në Radio televizionin e Prishtinës dhe kam kompozuar,zgjedh,adaptuar muzikë për disa drama që e ka bërë regjinë pran Teatrit Popullor Krahinor të Kosovë. Fuqia e tij krijuese, Uni empirik në vete kanë krijuar antinominë e Orfeut me Prometeun si dy forca armiqësore si synim për të shprehur në artin e vet-filmin, unitetin e kontradiktave në konceptet regjisoriale,çka nënkupton sferën e pa arritur të idealit estetik,pse jo edhe artistik,edhe pse idealja në art është shumësi nga i cili kënd vështrohet. Diçka e ngjashme pa dyshim se nuk mund t i ketë ndodhur asnjë regjisori në botë e qytetëruar për arsyen banale që nga zgjedhja e artistëve ku çdo autor skenari,financues,drejtor qoftë i institucioneve kulturore dhe mediatike e deri te personat në krye të institucioneve të cilët siguronin bazën e nevojshme shumë modeste materiale për realizimin e filmave ia impononin dhe i propozonin ndonjërin nga familja apo shoqëria e tyre personin për ndonjë rol në dramë apo film,që kjo është non sens për botën e qytetëruar, sepse regjisori është ai “Capo” që vendos për të gjitha duke filluar që nga skenari,artistët,skenografi,autori i muzikës dhe shumë gjëra të tjera. Shpesh jam takuar me te,shumë më shpesh kemi biseduar për artin dhe jetën e saj në Kosovë,gjithmonë ka qenë i pa kënaqur,gjithmonë i ka munguar diçka,gjithmonë ka menduar për të ardhmen e saj jo nga kureshtja por nga thellësia spontane a artit të tij duke krijuar vizione të qarta ndonjëherë me drejtë edhe nga deziluzionet e pamundësisë që si krijues të ndërmarri diç sepse në krye të institucioneve kulturore ishin njerëz që më së paku kishin dijeni për ta udhëheq kulturën kosovare e që edhe sot kur fituam Pavarësinë hasim në të njëjta probleme por me emërtime të reja jo sekretar i BVI-së si dikur,por Ministra të kulturës,e kësi lloj salto morale siç behën në kulturë ku kemi më shumë kuadro të profileve të ndryshme se në të gjitha lëmit, bota nuk njeh kësi subjekti të mbrapsht,sepse mund të jetë edhe imanencë,por kursesi impuls për zhvillimin e kulturës e kultura paraqet shpesh “Ferrin” e ndonjëherë edhe “Parajsën” e Dantës në mënyrë më esencial paraqet një plotoni të jetës si shuarje e saj e me të edhe të kulturës e “kultura si bazë e çdo doktrine asaj laike ,fetare,filozofike estetike duhet të përbëjë një fushë të privilegjuar të pranisë dhe të angazhimit të saj në të gjitha sferat e jetës tonë si univers estetik”. Pra,artisti,që ishte i pa kënaqur me tërë atë rrjedhoje të ngjarjeve në kulturën e dikurshme kosovare shkëlqente gjithmonë në punën artistike,kurse talenti i tij,ndjenja e hollë me një shije të pa shpjegueshme,prirja për të shprehur vlerat e artit kinematografik që ishte pjesë e pa ndarë e kozmosit të tij krijues ndonjëherë ndihej si disonancë,grotesk që nuk mund ta përballonte dhe shprehte mllefin e vet në realizimin e ndonjë projekti që ngërthente në te tërë imagjinatën,talentin regjisorial si vlera më të larta të artit. Nuk është për të u habitur pse nuk ka bërë shumë regjisura filmi dhe të dramës , nëse shikohet nga kënd vështrimit i sotëm që gati çdo javë na paraqitën seriale dhe filma si emër por jo edhe me kualitet,pra ai ka ditë tua imponojë edhe kërkesat e veta edhe pse ato në raste të pakta i ka realizuar nga mos përmbushja e kërkesave të tija. Pra kësi lloj shtresonime dhe stërtensionime të përditshme kanë ndikuar dukshëm në vizionin e tij të qartë në evolucionin e këtij zhanri të ri në Kosovë që të krijojë ,zbërthej nyje kryesore dhe të i shkrijë në vlera të pa mohuara artistike që shquhen dhe spikatin një element të rëndësishëm të kulturës sonë shqiptare në përgjithësi si pjesë integrale e botës kinematografike botërore. Kultura e gjerë,intuita,talenti dhe dëshira për tu bërë artist duke braktisur zejen e sahatçiut që ishte sinonim familjar në Pejë,regjistroi letërsinë botërore në Beograd,kur filmi në Kosovë ishte emër kuptimi dhe privilegj e qendrave të republikave të ish Jugosllavisë si dhe popujve të saj, kurse ne si kombësi as që kishim pretendime dhe as guxim që të realizojmë ndonjë projekt,por na vinin nga ato qendra “regjisor” me gjysmë zanati dhe realizonin filma me konotacioneve negative për popullin tonë që ishte një “shpërblim”për të na “ngritur” kulturalisht se ne ishim për ta shipci dhe njerëz të dorës dytë. Më 1968 regjistroi regjisurën në Akademi për Teatër dhe film në Zagreb ku u diplomua në vitin 1972 me shfaqjen si punë diplome të inskenuar në Teatrin Popullor Krahinor me “Revizorin” e Gogolit dhe kështu pasi diplomon bëhet regjisor i parë shqiptar i shkolluar duke vu në skenë shumë shfaqje që dalloheshin nga “regjisorët” e mëparshëm të antropomorfizuar që nuk dinin as gjërat më elementare të skenës teatrore,kurse me ardhjen e Besimit u hetua një shprehje e re,një refleks jo vetëm kuptimor por edhe artistik duke na prezantuar identitetin e vet regjisorial e cila dallon në qasjet si fuqi shprehëse e artit dramatik. Nga kënd vështrimi i tij fokuson dhe realizon drama që kanë në vete frymën vigjiluese të subjektit dramatik siç janë Tartufi dhe Mizantropi i Molierit,pastaj edhe vepra që kanë në vete tabanin kombëtar dhe ishte një përkrahje për krijuesit e ri vendor si janë bie fjala “Genci” dhe” Nëna shkon në Parajsë” të Ymer Shkrelit,” Ora” e Shaip Grabovcit në të dy skenat e Teatrit Popullor Krahinor të Prishtinës dhe me këto shfaqje hetohej një progres për mjeshtrin artistike të dramës duke krijuar shijet estetike pse jo edhe artistike në kuptimin më të gjerë. Me themelimin e Radio televizionit të Prishtinë në vitin 1974 do të fillon një fazë e re në jetën e tij si regjisor,sepse kyqet në realizimi e shumë emisioneve duke filluar që nga emisionet për fëmijë e deri te muzikore dhe të dramës. Ndër veprat e para që realizoi dhe e cila e dallohet me një realizim të thellë artistik si metodën e tij krijuese është “Era dhe lisi”, siç dihet tematika e filmit,fabula është disi e ndërlikuar sepse paraqet jetën dhe fatin e shqiptarëve gjatë viteve të mundimshme 1946-66,pos temës interesante në këtë film dallojmë edhe personazhe që paraqesin role antologjike si është bie fjala ai i shpërblyer që e luan individin më epik i filmit i cili edhe e ka përcaktuar idenë artistike të veprës dhe i cili fitoi “Arenën e Argjend” në Festivalin e Pulës,më i njohuri dhe më i madhi i yni Abdurrahman Shala,kurse Petrit Imami fitoi “Arenën e Argjend”,për skenar. Pra ky ishte edhe prezantimi i denjë në suazat e një festivali me renome të ish Jugosllavinë,ku u paraqitët një plejadë e tëre e artistëve tanë si janë Istref Begolli,Melihate Ajeti,Shani Pallaska,Hazir Myftari,Xhevat Qena,Xhevat Qorraj ,pas këtij suksesi rendohen edhe shumë filma të tjerë si janë filmi dokumentar 117 i shpërblyer me Grand Prix ,1978,pastaj “Bukë e krip e zemër”,1975,”Pehlivanët”,1975,”Trimi”,për të cilin e kam shkruar muzikën,1976,”Pasqyra”,1977,”Tre vetë kapërcejnë malin”,1980,pastaj filmat televiziv “Era dhe Lisi” dhe “Përroi vërshues”,1983 edhe për ketë film kam shkruar muzikës,pra ka realizuar edhe ca të tjera me mjaft sukses duke na prezantuar në shumë manifestime prestigjioze. Çdo art ndërtohet mbi bazat e veta artistike nuk ka improvizime dhe ajo si natyra nuk duron defekte,prandaj edhe në krijimtarinë filmike të Besim sahatçiut hasim në unitet dhe profesionalitet të skajshëm ku ritmi i filmit pulson dhe lëviz në trajta të ndryshme duke na prezantuar ngjarjen në një ecuri vëllimore si vërtetësi e universit artistik dhe estetik dhe me këtë ai e vërteton se “Regjisori nuk është vetëm ekspert....regjisori është mendimtar dhe poet i frymëzuar nga tingujt dhe ngjyrat e kohës së tij,vëzhgues i mprehtë dhe i guximshëm i cili në skenë i transponon temat qenësore që e rrethojnë,të cilat e shqetësojnë dhe pa të cilat nuk mund të depërtohet në të vërtetën dhe nuk mund të ketë progres”.Dhe për fund nëse ka fund kjo jetë na ngel edhe gjëra për të thënë,por shpresojmë se gjeneratat e reja të studiuesve të kinematografisë kosovarë edhe shumë,shumë kanë çka të thënë në një kompleksitet më të gjerë të krijimtarisë së tij teatrore dhe filmike.
Nuk ka komente:
Posto një koment