Nga Fatmir Terziu
Unë e di që ti e ke parandjerë ‘vuajtjen’ e shkuar, në një kohë tepër prezente, me të kaluarën. E di që ti ke shprehur atë që unë kam lexuar tek “Nudo”-ja jote, jo ajo aq sa “Nudo zyrtare”, ku “Qyteti i dekoruar”, i pasaportizuar në faqen e shtatëmbëdhjetë, e sheh diellin tanimë t’i vij e t’i lind nga përëndimi, “e jo më si deri tani nga lindja e qytetit”. Edhe unë parandjeva, në fjalën e Vahid Hyzotit, që i drejtohej “Faruk famozit”, në një persiatje dëshirore, jo nga vila e falur e Myrtajt, që mbushej plot me njërëz, as nga “Dritarja e fundit” që sjell një ortek murmuritjesh e ofshamash frazeologjike nën dhëmbë. Ardhja e marsit të 53-të vetëm se më ngacmoi mua të gjej, ashtu siç je shprehur edhe ti, vetveten, ndoshta atë vetvete që ecën ‘kur dielli nis të lind’ dhe bitis diku aty ku peisazhi i skuqur nga dielli vjen në të murmë e herë-herë në ngjyrën e thinjave të ‘gjysmës së banorëve të qytetit’, tashmë në rradhë për tu ridekoruar…
Unë eca gati 53 minuta në rileximin e dytë të 23 tregimeve që mbajnë siglën e “Vatra” të Shkupit me një emërtesë që herë struk e herë zbulon tisin e larmë të “Nudo Zyrtare”. Dhe nën këtë tis pa pritur të hapet e mbydhet “Dritarja e fundit”, Ali Aliu sjedh ‘buzëqeshjen e hidhur’, që në vend të parrathënies thot më shumë se tetë faqe të përkushtuara. Duke kërkuar një rrobë për “Nudon…”, fjala e parathënë e Aliut zbulon:
vazhdon tek Fjala e Lire
…53 vjetori që i përket një stine që vjen ligjërisht së shpejti. Ditëlindja e Faruk Myrtajt, duket ka qenë një praglajmërim 53 vjeçar, për këtë eveniment që përsëritet çdo vit në jetë-itinerarin kalendarik të njeriut. Ne urojmë që ky ritëm të vazhdojë edhe 100-nd e më shumë vite të tjera… Gëzuar Ditëlindjen Faruk!
Unë e di që ti e ke parandjerë ‘vuajtjen’ e shkuar, në një kohë tepër prezente, me të kaluarën. E di që ti ke shprehur atë që unë kam lexuar tek “Nudo”-ja jote, jo ajo aq sa “Nudo zyrtare”, ku “Qyteti i dekoruar”, i pasaportizuar në faqen e shtatëmbëdhjetë, e sheh diellin tanimë t’i vij e t’i lind nga përëndimi, “e jo më si deri tani nga lindja e qytetit”. Edhe unë parandjeva, në fjalën e Vahid Hyzotit, që i drejtohej “Faruk famozit”, në një persiatje dëshirore, jo nga vila e falur e Myrtajt, që mbushej plot me njërëz, as nga “Dritarja e fundit” që sjell një ortek murmuritjesh e ofshamash frazeologjike nën dhëmbë. Ardhja e marsit të 53-të vetëm se më ngacmoi mua të gjej, ashtu siç je shprehur edhe ti, vetveten, ndoshta atë vetvete që ecën ‘kur dielli nis të lind’ dhe bitis diku aty ku peisazhi i skuqur nga dielli vjen në të murmë e herë-herë në ngjyrën e thinjave të ‘gjysmës së banorëve të qytetit’, tashmë në rradhë për tu ridekoruar…
Unë eca gati 53 minuta në rileximin e dytë të 23 tregimeve që mbajnë siglën e “Vatra” të Shkupit me një emërtesë që herë struk e herë zbulon tisin e larmë të “Nudo Zyrtare”. Dhe nën këtë tis pa pritur të hapet e mbydhet “Dritarja e fundit”, Ali Aliu sjedh ‘buzëqeshjen e hidhur’, që në vend të parrathënies thot më shumë se tetë faqe të përkushtuara. Duke kërkuar një rrobë për “Nudon…”, fjala e parathënë e Aliut zbulon:
"vëllimi me tregime, “Nudo zyrtare” i Faruk Myrtajt vjen fare qetë, pa zhurmë dhe të pushton përmes një fisnikërie dhe mirësie njërëzore, të thënë thjesht, me gjuhë të pangarkuar edhe kur buzëqesh ironikisht dhe i dëshpëruar".Faruk Myrtaj, duke nxituar t’i gjej ‘rroben’ e premtuar në heshtje këtij kolazhi filozofik, i gjen edhe një jorgan artistik që ngjet me anekdotën alegorike të Mbretit lakuriq, që në një farë mënyre përligj vet thënien e autorit:
“Nudo zyrtare” natyrisht që nuk është zyrtare, se pastaj gjërat do të bëheshin edhe ca më të vështira. Por, si qytetar i fundshekullit, joshem në të njëjtën kohë nga ato që parashikohen për vitet 2000. …”Një tjetër “Nudo zyrtare” në ditëlindjen e Myrtajt…, madje me një sipërfaqe disa metër katrore të piketuar këtë vit së pari nga Petro Dhimitri e të ndjekur nga “Fjala”, ajo që vet ke zgjedhur të të ndjek nga pas ‘një fjalë të padëgjuar më parë, një fjalë që mund ta thoshte vetëm i fundit i disa brezave të tërë filozofësh’ (Tregimi “Fjala” fq. 44).
vazhdon tek Fjala e Lire
Nuk ka komente:
Posto një koment