e hënë, mars 03, 2008

HUMANIZMI, TEHU QË LARTËSON KRIJUESIN




“Ti mund të kthehesh në kriminel a shenjtor dhe asnjeri s'e vë re por në të mungoftë ndonjë kopsë, këtë e venë re të gjithë. Kjo është çudia dhe lezeti ynë.”

Erih Maria Remak

Humanizmi ka qenë "shtylla kurrizore" e kryeveprës së parë të shkrimtarit Erih Maria Remak "Asgjë të re nga fronti i perëndimit", por që kurrsesi nuk përfundoi si një pikënisje. Pikërisht, humanizmi i tij do të bëhej shkak i përndjekjeve nga nazistët që do të arinte kulmin me heqjen e nënshtetësisë gjermane, djegien publikisht të veprave të tij dhe do të arrinte deri në internimin dhe vrasjen e motrës së Remarkut. Por kjo do ta nxiste edhe më shumë këtë shkrimtar madhështor, që të shpaloste me më shumë forcë dhe mjeshtëri të rrallë atë ide të cilës ai i kushtoi tek të gjitha veprat e tij: HUMANIZMIT dhe urrejtjen ndaj luftës. Dhe kjo do të ishte "palca" e romaneve të tij. Por, si çdo shkrimtar i madh Remark, nuk ka vetëm një kulm por shumë të tilla. Nuk mund të lihen pa përmendur: “Tre Shokë”, “Shkëndijat e jetës” dhe padyshim ndoshta më madhështori “Harku i triumfit”.
Por çfarë e bën REMARKUN kaq të veçantë? Ka shitur më shumë libra? Jo, ka plot të tjerë që janë best-seller. Është shkrimtari më i madh? Nuk do ishte e drejtë t`a thoshim, sepse letërsisë nuk i kanë munguar kurrë gjigandët (megjithëse Remark është një ndër këta)
Atëhere çfarë? Pikërisht ai tipar shpirtëror i tij që u ngjiz në librat e tij, humanizmi i tij. Shkrimtari qe me teper se kushdo ngriti ne majat me te larta Urrejtjen ndaj Luftes. Por ku qendron veçantia e tij nga pjesa tjeter e "Brezit te Humbur"? Pikerisht realizimi i tij. Kur te gjithe u bene pesimiste ai ishte i vetmi qe akoma shprehte bindjen e plote qe Erresira Naziste se shpejti do te shuhej njehere e mire. Ketu qendron madhështia e tij. Veprat e tiij i ngjajne nje tuneli te gjate e te erret por qe gjithmone ne fund te tij ka nje dritë, nje "shkendijë drite" (siç do te ishte edhe titulli i nje prej kryeveprave "Remarkiane". Si do te ishte "bota" e letersise pa kete shkrimtar? Atehere mund ta krahasonim me nje grope qe do te kishte nje siperfaqje te vogel por qe padyshim do te ishte teper e thelle.
Prandaj megjithese kane kaluar plot 38 VJET që nuk jeton më përsëri kujtohen qëllimi, ideali dhe sidomos veprat ose më sakt krueveprat e tij.
Nqs një ditë në këtë planet nuk do ketë njërëz që do të vlerësojnë veprat e Remark atëherë diçka mund te thuhet me siguri: Ne kete planet nuk do te kete me qenie humane.

A e dini që Remark është pseudonim i shkrimtarit? Emri i tij i vertete eshte Eriçh Maria Kramer faktikisht. E krijoi pseudonimin duke e lexuar mbiemrin se prapthi. (Maria eshte emer pagezimi qe ne zonen gjermanishtfolese çuditerisht e marrin edhe djemte,kurse Krämer do te thote bakall.)


  1. Biografia dhe Veprat e Erih Maria Remark

Erih Maria Remark eshte nje nga shkrimtaret me te njohur te letersise gjermane te shekullit XX. Lindi me 22 Qershor 1898 ne Osnabrück dhe vdiq me 25 Shtator ne Lokarno te Zvicrës.
Biografia dhe shkrimet e Remark jane te prekura thellesisht nga historia gjermane e shekullit te XX: femijeria dhe rinia e tij ne qytetin imperial te Osnabrück, Lufa e Pare Boterore.
Me romanin “Asgje e re nga fronti i perendimit”, publikuar per here te pare ne 1929, Remark pati nje njohje mbare boterore, qe vazhdon akoma dhe ne ditet e sotme. Disa romane te tjera qe u njohen ne mbare boten jane: “Rruga e Kthimit(1931)”, “Tre Shoke(1936-1938)", “Harku i Triumfit(1945)”, “Obelisku i Zi(1956)”, edhe “Nje Nate ne Lisbon(1962)”. Veprat e Remark jane perkthyer ne me shume se pesedhjete gjuhe; ne kompleks numrin total i botimeve arrin ne disa miliona kopie. Shume romane te Remark jane bere filma, dhe disa prej tyre jane bere filma mjaft te çmuar te kinematografise si psh: “Harku i Triumfit(1948)”, “Kohe per te vdekur e kohe per te jetuar(1958), si edhe ne menyre te veçante “Asgje e re nga fronti i perendimit(1930), nje film i pare ne mbare boten si simbol kundra luftes.
Te gjitha veprat e Remark kane ne sfond nje lidhje ideale me qytetin e Osnabrück, ndersa tematikisht permbajne nje test kritik te historise gjermane. Ne plan te pare ne brendesi te krijimeve te tij letrare qendron veshtrimi i dinjitetit human dhe te humanitetit ne kohe terrori dhe lufte. Per keto arsye Remark pelqehet kudo sepse u perpoq gjithmone t’i jepte lexuesit nje “Gjermani ndryshe”.
  • Shprehje nga Remarku
-
Nuk ka asgje qe mbetet pergjithmone.
-Te gjitha dashurite kerkojne te jene te perjetshme dhe pikerisht ketu e kane burimin mundimi dhe vuajtjet e tyre pa fund.
-Ne dhashuri pyet gjithmone teper dhe kur njeriu kerkon te mesoje pergjigjen ajo ka mbaruar.
-Nuk eshte e tmerrshme te presesh dicka,e tmerrshme eshte kur nuk ke ç'te presesh.
-Harresa eshte sekreti i rinise se perjetshme.Njeriu mplaket vetem nga kujtesa.
-Dashuria eshte e mbrekullueshme,vetem ka nje te keqe:te prish karakterin.
-Semundja me e keqe ne bote eshte te menduarit,ajo s'ka sherim.
-Enderrojme sepse pa enderrat nuk do te mund ta duronim te verteten.Njeriu nuk genjehet vetem nga endrrat.Njeriu genjehet edhe me te verteten.Kjo eshte nje enderr akoma me e rrezikshme.
-Askush nuk kthehet me po ashtu siç nuk kthehet kurre me nje ore e jetuar me pare.
-Ka me shume prostituta mes atyre vajzave qe s'kane shkuar asnjehere me nje mashkull sesa ato qe jane te detyruara te jetojne me kete profesion te veshtire.

Nuk ka komente: