e martë, mars 04, 2008

ESTETIKA – NË ‘LUFTËN’ MIDIS KRIJUESIT DHE LEXUESIT


Nga Fatmir Terziu

Filozofia e shkrimtarit Jefrey Archer në librin e tij voluminoz “Detyrimi i Njëmbëdhjetë” (The Eleventh Commandment) nuk është aspak më e rrëndësishme se sa kompleksi i një logjike argument-prurëse dhe një estetike ogur-përcjellëse që jepet nga ide-njohuria e këtij klasiku të kohës moderne. E gjitha kjo e bën këtë shkrimtar, jo vetëm një ‘bestseller’, por edhe një model mesazhieri për tema shumë të mprehta. “Gjithmonë përgënjeshtro misionin dhe lidhjen tënde”,- thotë ai në romanin e tij. Gjithmonë bëj atë që në fakt edhe të kushton me jetën, duhet të përkthehet ndryshe. Dhe këtu kapërcehet jetikja, këtu mpikset e përditshmja si një ‘fshat global’ për profesionistin që zgjedh një profesion të atillë, sic është karakteri i Archer, në tërë udhërrëfimin krijues. Por kjo në një stil tepër flirtues që gatuhet rishtaz dhe tejçon enkas mesazhin e tij. Një vizitë mendore në kompleksin linguistik të Archerit nuk mjafton të krekoset në hapjen dhe mbylljen e kapakut të fundit. Natyrshëm një libër i tillë, duhet hapur me kujdes disa herë në një veprim estetik që nis me kapakun e tij të parë dhe me një veprim po aq estetik që natyrshëm kupton atë që ky libër duhet ‘përkëdhelur’ e mbajtur miqësisht, ndoshta aq sa “Lufta dhe Paqja”, (War and Peace) “I zoti i Unazave” (The Lord of the Rings) apo edhe dhjetë librat e tjerë që figurojnë si më të lexuarit dhe më të vlerësuarit në skenën letrare botërore. Po Archer nuk është vetëm kaq. Ai është më tepër në sasi dhe në vlera, edhe pse ky libër e bën atë më me emër, edhe pse ky libër e bën atë më të vëzhguar nga kritika. Kështu nën këtë shembull një pikëlidhje rrëshqet në anën tonë, ku ndjesia pikëtakon krijimtarinë që mban firmën e autorëve shqiptarë dhe shenjat e gishtave të lexuesve të tyre në librat që në më të shumtën e rasteve janë bërë shenja goditëse për pikat e shiut nëpër bodrume dhe haure, apo edhe një ushqim i bollshëm për minjtë e vendeve që shohin dritën e diellit me racion. Në këtë hapësirë midis tyre, pra midis krijuesit dhe lexuesit, një tis jo pak i ndjeshëm gjendet edhe në sipërfaqen që zë kritika, edhe pse në disa raste ajo luan një rol të cuditshëm, një rol që një Zot e di se c’kritikë është. Por ajo që duhet kuptuar është një thikë me dy presa, në fakt prej kohësh ka thirur në skenë estetikën, si një albitër pa bilbil në fushën asnjanëse ku ndeshja duket se do të fillojë ose pritet të fillojë përkitazi. Shumëkush mendon se këtu janë arsye të përmendura, po aq edhe faktorë objektivë dhe subjektivë që ndërthuren në një analizë të cilën eseja jonë nuk e synon. Ne synojmë të kapërcejmë ndërlidhjen dhe të sjedhim atë pikëlidhje që gjejmë në stilin, filozofinë dhe kompleksin Archer në krijimtarinë shqiptare, në një lidhje apo një ‘luftë’ që lidhet me estetikën e një ngjizjeje të domsdoshme dhe jetike autor-lexues. Në këtë ngjizje po aq sa për arsyet dhe faktorët e cekur nga kritika, njëmijë e një arsye dhe pyetje mund të koklavisin problemin, duke paraqitur një argument që nis me akumulimin përzgjedhës dhe bitis me atë në lëmin hulumtues dhe vlerësues.
Kritikë të shquar britanikë, të cilët mirëpresin dhe mirëpriten të dielave në gazetën me emër “The Sunday Times”, e thonë hapur nevojën e estetikës si rregullator në këtë domosdoshmëri. Në një nga numrat e Shkurtit 2008, pikërisht në atë të datës 24 Shkurt të 2008-ës, Bryan Appleyard, duke sjell për lexuesin një kritikë për librin “Sound and Fury” të autorit Alex Ross, shprehet se modeli i një karakteri që e bën të luajë si i pëlqyer i dy kundërshtive të kohës që ai ka jetuar, pra i preferuar i Stalinit dhe Hitlerit e bën veprën të jet një nga majat e letërsisë bashkëkohore, e bën atë të afrojë një realitet që mishërohet në fatin e një vepre të përcaktuar nga dëshira dhe shije që ndoshta estetika si honeps në ligjësinë e saj të antagonizmit estetik.

Duke shfletuar dhe kërkuar në këtë hapësirë, natyrshëm në tërë kriteriumin letraro-artistik, që shtrihet në nivelin argumentues të vend-kohës, ajo që bie në sy është edhe një tendencë, që kushtëzohet nga ‘demokracia’ kritike dhe ajo politike gjithashtu të synojë një klasifikim të krijimtarisë me ombrellën estetike, duke përjashtuar egon dhe individual-egon që Frojdi e ka përcaktuar mirë dhe bukur. Në këtë pikë ndjesia Oedipale, ose faji për dicka që ti ia faturon aksidentit të ndodhur padashje në fëmijërinë tënde, për të cilin nuk je përgjegjës, t’ja faturosh si një gabim fatal një ndodhie apo dickaje që ti se ke kryer kurrë. Në këtë mes ajo që i takon kritikës të luajë rolin e saj në një hapësirë që shpesh figuron si zbrazëtia e Derridës, natyrshëm estetika ka dhe duhet të ketë një vend jo-eksperimental, por tepër domethënës. Ndryshe do të ndodh një lidhje që ende është sipar i një kubature të ndryshkur nën merakun dhe egon e fiksuar të termit ‘njohje e hershme’, ‘shokë të një ideali’, kompleks i cili gatuan një afirmi paraprake ‘të kënaqshme’, por apriori jojetëgjatë. Ku kuptohet kjo, natyrshëm s’do fakte, pasi faktet vetëm mund të rrisin ushkurin që lidh lidhje qatipëshe, dhe madje mund të shpërfill analizën e shëndoshë dhe dialektikën që ajo shtron mbi baza perëndimore. Pak kohë më parë një kolegu im i Roehampton University, Paul Satton, profesor dhe Phd, duke folur në një konferencë për trukun dhe koordinatat e stilit kritikë-analizë, para rreth 330 të ardhurve nga 27 universitete të Botës, la të kuptohet se sot elementi njohje përbën një arsye më shumë për ndërtimin e një boshti vlerësues në mënyrë anonime, ku fjalën për një vepër ta thotë profesionalisti, madje pa njohur edhe autorin. Natyrshëm, në një hapësirë të vogël shqiptare kjo nuk tingëllon njësoj, por afërsisht mund të merret si një model. Një model që mund të ndryshojë disi raportet në territorin problematik të një ‘lufte’ të pashpallur lexues-krijues, në një arenë estetike.

Vazhdon … FJALA E LIRE

Nuk ka komente: