e mërkurë, mars 26, 2008

DIALEKTIKA E JETËS – KRESHENDOJA POETIKE E JATRUT



Nga Fatmir Terziu


Lindja, jeta dhe vdekja … janë në fakt një në poezi. Janë topikja që ngroh një sinonim vazhdimësie. Një sinonim dialektik, që jo pak herë gjen fole tek poezia. Në fakt ç’do krijimtari e përdor si shtrat këtë preambulë të dialektikës, por kur gjendet në poezi flet disi më qashtër, më athët, … më sinqerisht parathotë kreshendon poetike. Një kreshendo që gjendet në një stil ndryshe në poezinë e Ardita Jatrut. Një stil që shumëzohet në treshen dialektike të jetës njërëzore me dialektikën natyrale. Një sinonim që ngrohet tek ‘dashuria’, tek dashuria që prodhohet nga virusi poetik i mendjes, nga virusi që rrëmon ndjenja, ide, frymëzim që ‘të infektojë’ autoren në një analizë më vete të paradokseve që rrugëtojnë në këtë dialektikë, në këtë metaforë jete.. Një sinonim që është pjesë e së tërës, komplekses, të thjeshtës dhe natyrales. Një sinonim që vjen në një moshë me ‘këngën e plakut Duk për një cigankë’ pa moshë, për një cigankë që s’intrigon, por tulat anonimaten e saj për të figurëzuar një produkt. Një produkt që buron nga mashkullorja, një produkt që shënon dhe ligjëson një teori të kognicionit dhe perceptimit, duke risjellë artistikisht perëndimin e një logjike maskuline, ç’mitizimin e një dukurie tullafe që ende shihet e parashihet vetëm si një antagonizëm fryrës seksesh, ku elementi dominues i katapultohet natyrës. Në këtë katapultim Jatru merr përsipër të tregojë qartë teksa premton: “Ju rrëfej këngën e plakut Duk për një cigankë”. Premtimi në realitet këtu vjen spontanisht. Ai vjen si një e papritur që buron nga mendjenatyra maskuline, që nën përzgjedhjen emërtore “paku Duk”, perifrazon domethënien:
“Eja të të fsheh në pyllin më të dendur
Ciganka ime, e bukura Dalina,
E nën pemën e bajames,
Për të parën herë, të shoh hijeshinë
E lëkurës tënde të thekur
Se je e imja, e imja, e imja…»

Në këtë premtim spontaniteti është imoral, ....

LEZO ME SHUME TEK FJALA E LIRE

1 koment:

Anonim tha...
Komenti u hoq nga administratori i blogut.