e hënë, mars 24, 2008

RITMI I TRESHIT NË POEZI



(Me krijimtarinë e Rajmonda Moisiut (Sade)

Nga Fatmir Terziut


“…tre orë,
tre muaj,
tre vjet…”.


Këtu është ritmi në numrin tre. Ai është ritmi i një apeli universal. Por ai është këtu si një ritëm i tjeshtë, që e bën poezinë të vijë e gjallë në mendjen tonë. Treshi është një poezi më vete. Ai është lexuar si i tillë shumë herë dhe në kohëra të pallogaritshme. Numri dy shikohet si i paplotë disaherë, por treshi shihet mëse i plotë. Konsidero trokitjet në një derë, kur dëshiron të të hapet. Dy goditje janë shumë pak, ndërsa tre trokitje janë plot të argumentueshme dhe të mjaftueshme. A nuk themi ne e treta e vërteta? Por në jetën tonë ka edhe diçka më shumë se një lidhje me treshin… Por jo shumë vështirë t’a shpjegosh plotësisht, ritmi i numrit tre udhëheq ndodhitë e jetës sonë. Ne e dëgjojmë jehonën e këtij ritmi ngado dhe pse ne e dëgjojmë këtë ritëm shpesh shprehemi: “gjërat e mira vijnë herën e tretë”, “të këqiat largohet me treshin”, dhe “treshi është magjik”. Është hera e tretë që poetja Rajmonda Moisiu provon simbolikën e treshit. Po si, dhe pse treshi, tek Rajmonda Moisiu?
........

LEXO ME SHUME TEK FJALA E LIRE

Nuk ka komente: