Nga Fatmir Terziu
Që nga lashtësia, madje qëkur letrat shqip dhe jo shqip u kënduan odave apo vatrave shqiptare, qënia e lëvizjes njërëzore, apo plaga e emigrimit ka qenë pjesë e thënkave, ‘bëmave’ përrallore apo legjendave që thurreshin pranë zjarreve me shumë tym. Më vonë ajo që na ka rënë ndër duar dhe na ka mbetur në mendjet tona është mjështëria e Çajupit që na solli Mitron e shkretë, kurbetqarin që fiku veten dhe gruan, tek e cila kishte lënë një pjesë të shpirtit të tij, por se koha kish bërë të vetën dhe kishte rritur të birin e tij me e pa baba dhe … ndodhi tragjedia Çajupiane, me plagë dhe gjak nga Mërgimi, nga kurbeti që solli të vjetrën zot shtëpie dhe të riun kundrues e bujtës për kafshatën e bukës. E ndërsa tragjedia Çajupiane e kësaj problematike është në poezi dhe ka mbetur një nga perlat e kësaj fushe, një tjetër arritje ka trokitur qysh herët në letërsinë shqiptare nga pena e poetit, prozatorit dhe publicistit, Petraq Pali. Është pikërisht tregimi Gjyshja i Palit që lëshon një kënd tjetër vështrimi në plagë-dhimbjen mërgim. Gjyshja e Palit është një detaj që i ngjan një diamanti me shumë kënde dhe shumë faqe, që nga të tentosh ta kthesh e ta vështrosh gjen një ide, gjen një frymëzim, gjen një tematikë, gjen një model për të analizuar këtë plagë të madhe të hershme e të re të shoqërisë shqiptare. Është i tillë tregimi i Palit parë në këtë anë që kritika ka zbuluar. Në këtë pikëtakim kritik dallohen së pari mesazhet, pastaj figuracioni dhe detajet artistike që komunikojnë me lexuesit. Në planin e parë gërshetohen e vjetra si një simbolikë e të qënit model ii qëndresës dhe sakrificës, por edhe një mbrojtëse e ndershmërisë dhe modelit familiar të mbrujtur në sakrifica e flirte ‘kodoshësh’. Në planin tjetër ka një merak që tendoset në kuantitetin e fjalës dhe rëndësinë me të cilën ajo lançohet e barazpeshohet në momentin e leximit. E fundit është kompleksi i figuracionit që ndërlidh, situatën pa drithëra, pa bukë, dhe lidhjen, gjyshe, familje, nuse, fëmijë dhe emigrim. Koha luan rolin e dirigjentit të peshës emocionale dhe është edhe një lloj korieri mesazhier në kohë të ndryshme.
Ndryshe ndodh me tregimin Gruaja me të Zeza, ku spikat një tematikë tjetër, por që në thelb ka prapë mesazhin domethënës të gurit të diamantit në letërsi e prozë. Kjo nënkupton atë që në fakt proza e Palit ka synimin e ndriçimit të një faktori historik shqiptar të dhimshëm nëpërmjet penelatës artistike në prozë. Romani ka një medalje tjetër figuracioni. Ai në fakt është mbrusur nga ajo që diku në një intervistë të tij vet autori e shpreh:
“Ideja për të shkruajtur dhe përzgjedhur këtë temë, më ishte fiksuar me kohë, më duhej të obligohesha, më dukej se i isha borxhlli një nipi të nënës sime Mitro Vodës, i cili u vra pabesisht në Shkodër, aty nga vitet ’50 nga qarqe shoviniste, mbasi ai sa ishte kthyer nga Jugosllavia Titiste ku shërbente si agjent i joni [Shqipërisë] në Beograd. Ai, ishte djalë i vetëm dhe 26 vjeç. Nuk u shkruajt asnjë fjalë për të, ai vetëm u qa nga nëna e tij që gjithë jetën e kishte shtëpinë të lyer me të zeza. Të tillë fat, patën edhe djemtë e tjerë të bregut, ndoshta ngelën edhe gjallë, por vitet e rinisë së tyre i sakrifikuan për atdheun me misione të mistershme, siç ishte edhe jeta e vetë Robert Aligjonit, heroit të këtij romani. Isha borxhlli i atij grushti djemsh të bregut, si Mitros, Manolit, Andonit, Kleanthit, Arsenit dhe pse jo edhe vete “Robertit” mikut dhe heroi tim”.
Pra, duke u kthyer tek tematika jonë, ashtu sin ë romanin e Palit, edhe në prozën e tij më të hershme, gjendet fakti që nënshkruan simptomën e një detaji që përket me njeriun dhe i takon njeriut, që nga primitiviteti. Shpesh me çfarë kritika nëshkruan primitivitet është ndryshe nga ajo që njihet në termin e përditshëm. Me të nënkuptohet dhe konsiderohet primitivë sot është progresi i ditës tjetër. Disaherë progress regreset në primitivizëm, ashtu si në letërsi e sidomos në prozë, kanë tendenca kapërcimi dhe pasqyrojnë në ecje e sipër, në rritje nivelore sekuencat logjike të mesazhit domethënës.
Arti dhe proza e prodhuar në këtë ‘fabrikë’ filozofike, edhe pse ndonjëherë ka molekula e grimca gjuhësore, prapë se prapë ka një departament të tërë kurues dhe përcjellës të testamentit shpirtëror që ruhet gjatë në mendjen e autorit. Ky art krijues sot është Parthenoni letrar në kapërcyell e sipër. Me këtë mendje kritike, çfarë mund të themi më konkretisht për testamentin tonë artistik sot? Dhe cfarë për atë nesër? Ndërsa ne gjendemi në dy anët e pllakës së historisë, që nënkupton atë që fshihet pas ‘lirisë së fjalës’ është e rrëndësishme të shënojmë një pritje në qetësi, të vështrojmë me kujdes, të presim frutet, dhe të gjykojmë kontekstin aktual në një rradhitje të mundshme për të zgjedhur çfarë pjese të vlerave dhe çfarë forme të artit në plagën e sagës njërëzore duhet të ndjekim ne në rrugën e artit për të qëndruar në meshën e së ardhmes si një pjesë qëndrueshmërie por edhe mesazhi për hapësirën dhe trashëgiminë kulturore për të ardhmen. Këtu krijimtaria e Palit është e parapregatitur dhe ajo ka gjetur rrugën e saj. Ne duhet veç ta mirëpresim atë. Sot astronautët ‘notojnë’ në hapësirë si dikur marinarët në detin e trazuar dhe me furtunë. Shkenca na çon atje ku ka nisur rrugën e saj që herët, por filozofia dhe vetëm ajo nëpërmjet fjalës krijuese mund të na thotë neve se çfarë idsh duhet të ndjekim, dhe vetëm media e arti mund të na japin ne eksperiencën e ideve, të këtyre ideve që kanë forma sit ë gurit të diamantit. Këtu duhet edhe ai kujdes që shpeshherë edhe proza e Palit, ashtu mes gjuhës së thjesht e tepër popullore na e paralajmëron.
Vazhdon ne FJALA E LIRE
(Botuar me pare ne faqen e autorit)
Nuk ka komente:
Posto një koment