e shtunë, shkurt 16, 2008

DY TREGIME NGA SHKRIMTARI I MIRRENJOHUR ALEKO LIKAJ



Kur nisa të shkruaj për kategorinë e vecantë dhe tipike të shkrimtarit të mirënjohur në zhanrin e literaturës për fëmijë, që tashmë po synon majat e letërsisë krijuese shqiptare, me lëvrim në të gjitha fushat, u ndjeva paksa i mpiksur. Jo se shkruaja për një vepër plot nëntë vëllimëshe, por se dicka më ngacmonte nga brenda të shprehesha për mikun tim koleg të vjetër në një kohë shumë të ashpër shqiptare. Por prapë këtu mu duk se nuk qëndronte e gjitha, se kritiku nuk duhet të jetë ‘kritiku mik’ që dikush e ka thënë e përcaktuar publikisht por një ngacmues dhe shtytës vlerash…




KUSH ESHTE AUTORI:
Te dhena te pergjitheshme:


ALEKO LIKAJ

10.10.1949 Tirane


Filloren e ka kryer, ne Tirane-Cerrik, ne vitin 1956-1960. Shtatevjeçaren, dhe te mesmen, ne qytetin e Cerrikut. Studimet universitare i ka filluar, ne Institutin e Larte Pedagogjik "A.Xhuvani", te Elbasanit, me koorrespodence, ne degen Gjuhe- Letersi, ne vitin 1981.
Ka punuar si mesues ne zonen e Dumrese e te Cerrikut. Gjate kesaj kohe eshte marre edhe gazetari. Ne vitin 92 drejtoi dhe botoi per disa numra gazeten "Modeste" se editor. Ne nentor te vitit 95 ka filluar ne te perditeshmen "Koha Jone" si gazetar e reporter per prefekturen e Elbasanit deri ne Gusht te vitit 2001. Pastaj ka emigruar familjarisht ne France, ku jeton edhe sot, ne qytetin e Bordose.Vazhdon te merret me gazetari dhe letersi ne shtypin shqiptar brenda dhe jashte vendit. Ne vitin 2007 eshte nderuar me çmimin "Kadmus" per ese-n "Si e Vrane Drita Çomon, dhene nga klubi i shkrimtareve "Drita" dhe revista "Pelegrin”
Pas botimit te 9 librave artistik per femije, qe nga viti 1976, si romane, novela e tregime, ka gati per botim, edhe dy libra perralla per femije si dhe nje tjeter me tregime. Per te ritur ka ne proces nje vellim poetik e nje tjeter me tregime nga tema a emigracionit:



  • GUXIMI 1997 Tregim i ilustruar
  • TRIMI I VOGEL I SKENDERBEUT 1979 Tregim i ilustruar
  • NATA FUNDIT E BALLABAN PASHES 1998 Novele
  • E FSHEHTA E ASAJ DITE 1999 Tregime
  • THESARI NE FUND TE DETIT 1999 Novele
  • AMANT BARIU 2000 Roman
  • VRASJA E REFUGJATIT 2000 Novele
  • PORTA HAPET NE MESNATE 2001 Roman
  • PRINCI QE CMENDI PERANDORIN 2003 Perralla


  • ZEMRA E TRIMIT


Sipas nje motivi te njohur ne jug


Maleve,përtej mbi Janinë,një trim,ishte bërë zot.Nuk la ushtar turku,e tabor, që të shkelte ndër ato anë.Asnjë taksë,e asnjë nizamë,për pushtuesin.Kishte hyrë në vitin e tretë,e komandantët turq,nuk po i a gjenin anën.Me një grusht shokësh,kaçaku ngrinte prita,e godiste si rrufe. Por,edhe karvanet,që kalonin ndër ato anë.Banorët,që jetonin në ato lartësi,ndjeheshin të lirë.I gëzoheshin punës se tyre,mbillnin e korrnin,dhe rrisnin fëmijët,në hallin e vet,pa i rënë në qafë,askujt

Atje poshte buze liqenit, Valiu i Janines,ishte bere pike e vrere.Bente mbledhje ne zyren e tij, me ushtaraket e larte te ushtrise turke,qe ishin vendosur ne ate treve,e merrte premtime,se kjo pune,ishte çeshtje oresh. Po ku do ti a dinte Trimi?. Ata ngjitu lart,e ai,se bashku me shoke, me jatagane e shigjete,i korr...

Valiut, durimi,i u sos. Mblodhi serrish te paret e ushtrise.Ishte bere dyll i verdhe,ne fytyre,dhe nuk e mbante vendi.Shtrengoi dhembet,e ngriti lart vetullat e zeza,dhe te trasha,si shuka leshi. Shau mbare e prape.Gjithe vrerin,se,çe derdh mbi tabor.

- E dua ketu,pa u thyer hena.Ja te ma bini te lidhur- tha -. ja me kete palle,do t'ju ve,te gjitheve ne sater.Me premtimet tuaja,jam deri ne fyt. Tunduni,dhe nisuni,qe ne kete çast.Krihni malet pellembe e pellembe.

Vete liqeni u drodh,dhe valet heshten,nga ulerime e tij.

Hena u thye. U be dhe u thye perseri...Kaloi nje vit,dhe erdh tjetri, por trimi qendronte si zot,ne ato male. Taboret me ushtare,nuk lane shkrepa, brinja,dhe gerxhe. Nuk lane shkemb, gure,dhe guve, por trimin nuk e zune.Ai, si nje sorkadh mali,shfaqej mbi ta, godiste me kordhe,si vetetime,dhe u ngrinte serrish pusi.Humbjet ishin te medha. Ndoshta,me shume,se ne fillim.

Valiu dergoi karte ne Stamboll.

- Dua te tjere ushtare.Po na i grin nje fajkua.

Sulltani derdh flori. Nis tabore te tjere.

Perseri malet u mbushen me mizeri. Trimi si trim, ashtu,si me pare. Pa i u trembur syri,sulmonte,e korrte. Perseri ushtaret paksoheshin. I gjeje pa jete,ne shtigje, brinja,neper shkurre,a pas ndonje prite

I dergon e shoqia fjale.

- Si do te rriten djemte, a ditezi?

Trimi i a kthen

- Me barrishte mali, me lepiete, siç jemi rritur edhe vete. Do te kene me shume nder,nuk do te kene as te huaj,ne dere.

At'here, Valiu vendos,qe te luaj edhe gurin e fundit.I nis nje lajm atje ne mal

- Ne se do te me dorezohesh, do te te bej komandant , me grada dhe tuje. Do te të jap,plaçkë e pasuri,sa të lodhesh.Në këtë botë,që ka shumë halle,mos të të dhëmbi koka,ndonjëhere.Hë,si thua, a vjen tek unë,këtu në Janinë?

Por trimi,në vënd të përgjigjes,i dërgoi nje jatagan. Kjo e tërboi përsëri Valiun. Shfryu dhe mallkoi, duke u drejtuar,andej nga malet, atje,ku rrinte trimi.

I u duk,sikur dëgjoi zërin e tij

- Nuk kam dalë për ofiqe,maleve kaçak.

Qëndroi për një çast,dhe vuri veshin. Ishte era...Tundi kokën,e shfryu përsëri. Ketë herë,u duk,se gjethet ranë nga pemët,e mali zu thinjë.

At'herë,Valiu mbyllet brenda në dhomë,dhe bën një kartë tjetër,për në Stamboll.

Sulltani së bashku me nizamët,nis edhe një ferman

"Një nga dy kokat tuaja,e dua në sini"

Ky ishte urdhëri,që mbriti nga Porta e Lartë

Ishin pesëmijë.Në krye të tyre,edhe vetë Valiu, që e braktisi zyrën e tij,atje buzë liqenit.

...Më në fund e zunë.E sollën,përpara Valiut,në shesh. Ky u habit kur e pa." Qenka një pëllëmbë njeri" , tha më vete,"dhe më griu gjithë ushtrinë"

Fryu bulçitë,e u drodh gjithë inat,e mllef

- Të kam vënë nën vete, tani, bjer këtu në gjunjë, kaçak.

Po më gjunjë trimi nuk i ra

Valiu ngriti vetullat përsëri.Shfryu me egërsi.

- Ja ta ula hundën, ja,në hell të shkova,si dashin e kopesë, harramsëz

- Shkomë, - i tha trimi qetësisht,pa i u dridhur qerpiku.Bëri një hap përpara,dhe,e pa drejt në sy.

Tjetri,zgjati dorën,dhe gishtrinjtë i mblodhi grusht, sikur,ta kishte vënë aty njeriun,që i shoi ushtrinë

- Do të ta shqyej atë kraharor,dhe do të ta marr, zëmrën.Ja,me këto duar

- Vërtetë,do të bësh festë sot.Merre,se të duhet, ta ndash për meze.

Dhe turqit kështu bënë. E kërkuan brënda kraharorit,përpara se,ti a merrnin kokën për në Stamboll, po më kot. E kërkuan,ne çdo cep të trupit, por edhe atje,nuk e gjetën dot.

Zemra e Trimit,zog ishte bërë.Kishte marrë fluturim ndër male.

Thone; fluturon,e fluturon...Fluturon dhe sot...

Bordo 14 Gusht 2007


  • HISTORI ME NJE FSHATAR E NJE GOMAR

Ka jetuar një herë e një kohë, një fshatar në një fshat të vogël e të thellë malor.

Nuk gëzonte rrespekt në të gjithë fshatin që ishte i bukur e me plot njerëz të mirë. Të gjithë e njihnin për sherrëxhi e grindavec.Se kishte një shok të dytë. Nuk linte rast pa u grindur me njeriun e parë që takonte në udhë.Jetonte i veçuar me familjen e tij në një cep të fshatit.Pothuajse i haruar.I vetëm e pa miq.

Nga fundi i vjeshtës së artë at'heher kur janë pjekur e vjelur gjithë frutat ndër pemë i u drejtua pyllit që e kishte fare pranë për të bërë dru.Dimri po trokiste ngadalë tashmë kudo.Lëpinte degët e pemëve të c'veshura e fërshëllente mbi çatitë e kuqe të fshatit. Po fillonin edhe ngricat e para

Nje ditë prej ditësh nxitoi të marrë gomarin e tij të cilin e mundonte dhe e rrihte vënd e pa vënd.U nis një mëngjez plot yje në qiellin e ftohtë blu. Morri sopatën edhe bukë me vete. Në mesditë kur kishte mbaruar drekën dhe po fshihte thërrimet e fundit nga një shami e shtrirë mbi një argjile të kuqe,dalloi në një cep të pyllit tre persona të armatosur. Kuptohej sheshit që ata vinin drejt tij me një mendim të lig në kokë.Pak më poshtë qëndronte gomari që kishte kullotur gjithë paraditen në livadhin pranë. Ishte e vështirë tashmë që të fshihej.Veçse të ikte me vrap.Njohu njërin prej tyre.Ishte zënë e grindur një javë më parë.Madje e kishte goditur edhe me një dru pas koke.

Kuptoi që e kishte punën pisk këtë herë

- Eja shpejt - i tha gomarit me një frymë - .Ai kishte dalë të ngrohej nën rezet e vakta të atij dhjetori.C'lodhej pranë një bare dru të cilën do ta transportonte një çast më vonë.-- Duhet të ikim menjëhere.Po na afrohet të dyve një rrezik i madh.

- C'ke me mua o zotëri - i u përgjigj veshëgjati i heshtur e i pa shqetësuar aspak. - Ti bëj ç'të duash.Une njësoj,si me ty dhe njësoj si me ata që vijnë. Do të mbaj dru.

... Nuk dihet se si përfundoi ajo histori. Nuk dihet se ç'u bë me sherxhiun e fshatit.

Atë dimër e në dimrat që erdhën, gomari më pas vazhdoi të mbajë dru në pyllin e madh. Afër fshatit...

Nëntor 2004

Nuk ka komente: