e premte, shkurt 15, 2008

DJALË APO VAJZË, NJË PROBLEM TJETËR PËR NËNAT



Nga Fatmir Terziu

Sipas këtyre shkencëtarëve gratë që i japin jetë një fëmije të seksit mashkull janë më shumë të disponuara të vuajnë depresionin natal, një gjë që sjell ndoshta edhe një lidhje me një fakt historik, të cilin e ka vërtetuar edhe proverbialiteti i pasur shqiptar prej kohësh dhe e ka saksionuar edhe folklori në këngët e tij e në vjershat e tij.

Lindja e një djali në familjen shqiptare prej shekujsh është paraqitur si një dëshirë e madhe prindërore. Kjo ka qenë në të shumtën e rasteve pjesë e fakteve të cituara ose të prekura rishtazi nga media dhe studiuesit si një fenomen psikologjik i ndikuar nga kushte sociale, poltike dhe nacionaliste. Por mbi të gjitha lindja e një fëmije në familjen shqiptare ka qenë edhe një shtysë medituese e përligjshme në faqet e folklorit dhe proverbave të shumtë, apo fjalëve të shkruara dhe të shprehura në kuptime të ndryshme dhe në kohë të ndryshme. Pa u ndalur në burimet e ndryshme të interpretimit apo në interpretimet që janë të lidhura për instanca të ndryshme në këtë mes, dy janë shtysat që synon të ndricojë ky shkrim hulumtues. Marë shkas nga folklori gjejmë interpretime të ndryshme ku shprehen dëshira të shfaqura dhe risi të shfrytëzuara nga studiuesit shqiptarë dhe atyre të huaj të interesuar për këtë fenomen tipik dhe më pas për të argumentuar këtë ndjesi të shprehur edhe nga penat e tyre. Për shembull lindja e një djali është shprehur në një konstante të lartë gëzimi familiar. Ndërsa lindja e një fëmije femër është gjetur paksa në një tematikë të mesme, edhe dëshpëruese.
Në një proverb shqiptar thuhet: “Kur lind vajzë kërcasin trarët e shtëpisë”, që ka cuar në një argument të palidhur ndoshta me studimin e një grupi shkencëtarësh francezë që kanë parë anën shkencore të fenomenit të tillë të lidhur me lindjen dhe gjendjen e nënës që lind fëmijën pas lindjes, madje për disa vite më pas.
Sipas këtyre shkencëtarëve gratë që i japin jetë një fëmije të seksit mashkull janë më shumë të disponuara të vuajnë depresionin natal, një gjë që sjell ndoshta edhe një lidhje me një fakt historik, të cilin e ka vërtetuar edhe proverbialiteti i pasur shqiptar prej kohësh dhe e ka saksionuar edhe folklori në këngët e tij e në vjershat e tij. “Aty lindi një pushkë më shumë, aty u shtuan zërrat burrërore, aty s’ka më ofshama grash...”, thuhet në një studim folklorik shqiptar për shkollat e larta. Kërkuesit francezë studiuan në Francë dhe zbuluan se tre të katërtat e grave të kësaj kategorie kishin problem me depresionin. Kërkimi shkencor është publikuar në Revistën e Kërkimeve Foshnjore në rrugë Klinike dhe është udhëhequr nga profesori Claude de Tychey, nga Universiteti i Nancit në Francë....
Vazhdon në
Fjala e Lirë

Nuk ka komente: