e martë, shkurt 05, 2008

PAK FJALË NË VEND TË LIGJËRIMIT ELEGJIAK PËR LAVDRIM TERZIUN





Nga Fatmir Terziu
Ladi humbi betejën me një sëmundje të rëndë ditën e martë, datë 5 shkurt në orën 10 të mëngjesit. Vdekja e tij vjen si një humbje e thellë për shqiptarët dhe lexuesit e gazetës që ai drejtonte, për rrethet gazetareske shqiptare kudo në botë, për shoqërinë dhe më së shumti për familjen e tij.

Gjithë sa gjëndemi nën pushtetin e penave dhe tastierave marrim sot nga një kupë helm që na shtohet mbi brenga të kësaj jete… E, nuk e di … a do ta përcjellim dot?!!!
Ata që u mësuan me Ladin mes tyre, do ta kenë zor t’i shtyjnë pa të vitet, se Lavdrimi qe shqiptar i mirë, djalë i zgjuar, shok i shtrenjtë, gazetar i mirë, komunitar i talentuar… Nder i miqësisë dhe i shoqërisë…
…Mall do të ketë për të gjithë moteve, dyert që e pritën dhe e përcollën.
…Ladin nuk do ta kemi midis nesh… Dhe rrugët e Elbasanit, Shijakut ku punoi si mësues, Tiranës ku punoi si gazetar i Televizionit Shqiptar dhe ato ku në Finsbury Park ai shkriu talentin e tij te “Albanian Mail” do të duken të shkreta, se …, nga shkonte ai kalonte thjeshtësia, urtësia, gazi dhe buzëqeshja…
Fjalët e tij ishin trëndafil…
Amanet, pena të nderuara, vëllezër e motra, sa herë t’ju bjerë rasti, kthejani atë borxh Lavdrim Terziut, shqiptarit që mërgimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar ia kushtoi shqiptarisë, jetës së shqiptarëve dhe halleve të tyre, por harroi jetën e tij në këtë botë, të cilën e shfaqi shkurtër. Kthejani të dashur miq me një buqetë lulesh, nga motet rinore shqiptare, për t’ia mbajtur atij të freskët rininë e tij të përhershme. Edhe Ju, pena të nderuara që padashje keni ‘heshtur’ ose ‘ndeshur’ në ndonjë keqkuptim, lutuni për të, dhe faleni shpirtin e tij që të prehet i qetë. Mbushjani varrin me lule behari!
Ne, gazetarët shqiptarë në emigracion, e patëm Ladin mes nesh, më të mirin e më të voglin, në ‘vëllazërinë’ tonë të penëshkrimeve mendëprodhuese, nga mendje që ndonjëherë harrojnë këtë ligjësi, këtë udhë mes lulesh…
E patëm djalërim, e patëm rinim…
Me të bashkëtakonim dhe bashkëudhëtonim në mendime, ide, shkrime e me respekt komunikonim,…ndoshta edhe në heshtje, para shkrimeve të tij…
Me te ndjerin Lavdrim Terziu, nuk pata ndonje lidhje gjaku, as edhe ndonje farefisni te afert apo te larget, thjesht kishim nje mbiemer shqiptar, thjesht ishim bashkeqytetar me mosha te ndryshme, thjesht nje piketakim penash dhe interesash te nje fushe te zoteruar e mbipopulluar sot mes nesh, por me se shumti me Ladin na bashkoi nje dhimbje qe te gjitheve u shfaqet ne Lotin e Rrugetimit, nje dhimbje qe na therr te gjitheve...
Ju lutem mes kesaj dhimbjeje per te lehtesuar dhimbjet e te afermeve te tij Ju mund te shenoni ngushellimet ne kete hapesire elektronike, per te lene te gjalle vepren dhe emrin e tij, gazetarit shqiptar


Lajmerim

Me keqardhje te thelle ju njoftojme per vdekjen tragjike te mikut dhe kolegut tone te dashur, nje nga perfaqesuesit me te denje te komunitetit shqiptar ne Mbreterine e Bashkuar, si dhe Kryeredaktorit te gazetes Albanian Mail, Z. Lavdrim Terziu.

Per nder te tij, miqte dhe koleget e tij te ngushte kane organizuar ne Londer nje pritje per t'i paguar Ladit respektin dhe nderimet qe ai kaq shume i ka merituar, para se trupi i tij te dergohet per ne vendlindje. Kjo pritje do te kryhet ne zyren funerale te meposhtme:

Funeral Parlour, 104 Lillie Road, Fulham,
London SË6 7SR

Diten e merkure, date 6 shkurt, nga ora 13:00 deri 15:00.


Jane te mirepritur te gjithe ata qe kane deshire t'i japin Ladit lamtumiren e fundit.

Me dhimbje dhe respekt
Stafi i gazetes Albanian Mail

Per me shume informacion mund te kontaktoni ne numrat me poshte.
Linda Lufo
07910018728
Avni Aliaj
07939012093
Kleant Halili
07769816573

Kopshti i Edenit

Perkthyer nga: Lavdrim TERZIU
Nga romani "
Bota e Sofies" - Jostein Gaarder

... në njëfarë mënyre diçka duhet të jetë krijuar nga asgjëja...

* * *
Sofie Amundsen kthehej nga shkolla për në shtëpi. Një pjesë të rrugës e kishte bërë me Xhoanen duke diskutuar rreth robotëve. Xhoana ishte e mendimit se truri i njeriut është i ngjashëm me një kompjutër të avancuar. Sofia nuk ishte shumë e kënaqur me këtë përkufizim. Si mund të krahasohet njeriu me një copë mekanizmi?! Tek supermarketi, rrugët e tyre për në shtëpi ndaheshin. Sofia jetonte në fundin e botës, ne kufijtë e një periferie goxha te shtrirë jashtë qytetit dhe rruga e saj për në shkollë ishte gati dyfishi i asaj që bënte Xhoana. Përtej kopshtit të shtëpisë së saj nuk kishte më asnjë banesë tjetër. Matanë kopshtit fillonte pylli. Ajo dredhoi për në rrugën e Tërfilave e cila përfundonte me një formë bërryli shumë të thyer i njohur si Bërryli i Kapitenit. Njerëzit e bënin shpesh atë rrugë përveç ditëve të fundjavës. Maji sapo kishte hyrë. Në disa kopshte, pemët ishin veshur me lulet e verdha të narcisit të egër. Mështeknat kishin filluar të merrnin një të gelbër të zbehtë me gjethet e para. Ishte e çuditshme sesi gjithçka shpërthente përpara në këtë periudhë të vitit! Si ishte vallë e mundur që ajo masë e pafundme gjelbërimi të buronte ashtu njeherazi nga toka e vdekur sapo ajo të zbulohej nga dëbora dhe të fillonte të ngrohej!? Sofia shtyu portën e kopshtit dhe zgjati kokën drejt kutisë postare. Zakonisht aty kishte plot letra të vjetra të mbetura prej kohësh dhe ca zarfe të mëdhenj që i vinin së ëmës dhe që ajo i mblidhte për t`i vënë në tavolinën e kuzhinës pëprara se të ngjitej në dhomën e vet për t`u marrë me detyrat e shtëpisë. Herë pas here do të vinte edhe ndonjë lëtër edhe për të atin dhe zakonisht ishin letra banke. Gjithsesi ai nuk ishte një baba normal. Babai i Sofies ishte kapiten i një anijeje të madhe çisternë nafte, kështu që në të shumtën e kohës ai nuk ishte pranë familjes. Gjatë atyre pak javëve që i kalonte në shtëpi njëherë në vit, ai do të merrej me mirëmbajtjen e kopshtin dhe anën e jashtme të shtëpisë për të kri juar një ambient sa më të këndshëm dhe të rehatshëm për Sofinë me të ëmën, por me t`iu kthyer detit, ai bëhej përsëri i vdekur. Kësaj here, në kutinë postare ishte vetëm një letër dhe ajo letër e vetme ishte për Sofinë. Në zarfin e bardhë shkruhej: Sofie Amundsen, Rruga e Tërfilave Nr. 3 dhe ... kaq; as emër, as adresë dërguesi, madje nuk kishte as pullë poste. Sofia hapi zarfin me të tërhequr portën e kopshtit pas vetes. Aty ishte vetëm një copë e vogël lëtre jo më e madhe se vetë zarfi. Në të shkruhej vetën një fjali: Kush je ti? Asgjë më shumë se tri fjalë të shkruara me dorë dhe në fund të tyre një shenjë e madhe pikepyetjeje. Ajo i hodhi edhe një sy zarfit. Nuk kishte dyshim që ajo letër i ishte dërguar asaj. Kush vallë ta ketë vënë në kutinë postare? Sofia nxitoi të hynte në shtëpinë e kuqe. Si zakonisht, Sherekani, maçoku i saj, zvarritej përmes shkurreve të kopshtit dhe sa hap e mbyll sytë e shihje në shkallët hyrëse për t`u përvjedhur pas Sofies me t`u hapur dera.

Sa herë që e ëma e Sofies nuk ishte në hënë të mirë, do ta quante shtëpinë kopsht zoologjik. Në fakt, Sofia kishte koleksionin e saj të kafshëve dhe ishte shumë e lumtur me të. Ajo e kishte filluar me tre peshqit e kuq, Shpinëverdhi, Kësulkuqja dhe Zhaku i Zi. Më pas, ajo mori dy zogj laroshë të quajtur Smit dhe Smule. Pastaj erdhi breshka, Govinda dhe së fundi maçoku ngjyrë marmallate, Sherekani. Të gjitha ia kishin dhuruar për ta kompensuar për mamanë që kthehej gjithnjë shumë vonë nga puna dhe babanë që e kalonte pjesën më të madhe të kohës në det, nga njëri cep i botës në tjetrin. Sofia e flaku çantën e shkollës përtokë dhe i vuri maçokut tasin e tij me ushqim. Më pas, ajo u ul në një stol të kuzhinës me letrën misterioze në dorë. Kush je ti? Ajo nuk kishte asnjë përgjigje për këtë. Sigurisht që ajo ishte Sofie Amundsen, por kush ishte kjo Sofie Amundsen? Këtë e kishte vërtetë të vështirë t`i gjente një përgjigje. Çfarë, për shembull, sikur asaj t`i kishin vënë një emër tjetër? Le të themi; Ana Knutsen. A do të ishte ajo dikush tjetër? Asaj iu kujtua se në fakt, i ati kishte dashur ta quanin Lilëmor. Sofia përpiqej ta imagjinonte veten duke u dhënë dorën të tjerëve dhe duke u prezantuar si Lilëmor Amundsen, por iu duk shumë pa lidhje. Ishte dikush tjetër që prezantohej në atë mënyrë. Ajo u hodh nga stoli dhe nxitoi për në banjo me letrën e çuditshme në dorë. Qëndronte përpara pasqyrës duke i ngulur sytë në imazhin e saj. Unë jam Sofie Amundsen, - tha me vete. Vajza matanë pasqyrës nuk reagoi përveç lëvizjes së buzëve në të nëjtën mënyrë. Ajo do të bënte saktësisht të njëjtën gjë që bënte Sofia. Sofia përpiqej që t`ia kalonte tjetrës matanë pasqyrës duke bërë lëvizje më të shpejta, por tjëtra ishte po aq e shpejtë. "Kush je ti?", - pyeti Sofia. Përsëri, asnjë përgjigje përveçse kësaj radhe, ajo ndjeu për një moment një lloj konfuzioni nëse ishte ajo vetë që e bëri atë pyetje apo tjetra matane pasqyrës. Sofia e vuri gishtin e saj tregues mbi hundën e tjetrës matanë pasqyrës dhe tha; "Ti je Unë". Përsëri heshtje. Sofia e ktheu fjalinë së prapthi dhe tha; "Une jam Ti". Sofie Amundsen shpesh nuk ishte shumë e kënaqur me pamjen e saj të jashtme. Shpesh i thonin se kishte formë shumë të bukur të syve, por kjo ndoshta ndodhte ngaqë hundën e kishte shumë të vogël dhe gojën paksa më të madhe se ç`duhej. Sa për veshët, ato ishin shumë afër me sytë. E keqja e të këqiave ishin flokët e saj shumë të drejta që ishte e pamundur t`u jepje ndonjë formë tjetër. Nganjëherë, kur i ati ia përkëdhelte flokët, do ta quante "vajza me flokë të lirtë", sipas një fragmenti nga një pjesë muzikore e Klod Debysi. Ai e kishte të thjeshtë ta quante ashtu të bijën ngaqë atë vetë nuk e kishte dënuar Zoti me ca flokë të tilla. Madje, nganjëherë, ajo ishte aq e dëshpëruar nga pamja e saj e jashme saqë mendonte se ishte lindur anormale. E ëma i fliste gjithnjë për vështirësinë që kishte patur në lindje. A mund të jetë vallë kjo arsye për të përcaktuar pamjen e jashtme të një personi? A nuk është e çuditshme që ajo nuk e dinte as se kush ishte? Thuaj se nuk është e padrejtë që ajo nuk kishte patur qoftë dhe një të drejtë fjale për të vendosur për pamjen e saj të jashtme? Atë pamje që kishte ia kishin veshur ashtu sa për të qënë. Ajo mund të zgjidhte shokët dhe shoqet e saj por kurrsesi ajo nuk kishte përzgjedhur vetveten. Madje ajo as që ishte pyetur nëse donte të bëhej qenie njerëzore apo jo. Çfarë është një qenie njerëzore? Sofia ngriti kokën për të pare atë vajzën matanë pasqyrës. "Them se duhet të shkojë në dhomë dhe të merrem me detyrat e biologjisë", - tha ajo, sikur po kërkonte ndjesë. Kur u ngjit në katin e dytë, ajo ndërroi mendje: "Jo. Më mirë po dalë andej nga kopshti". - Kiti, kiti, kiti! Sofia e përzuri macen deri në shkallët e jashtme dhe e tërhoqi derën pas vetes.

Tek qëndronte ashtu më këmbë në rrugicën e shtruar me zhavorr përmes kopshtit, me lëtrën misterioze në dorë, Sofies i vinin në kokë ndjenjat më të çuditshme. Iu duk vetja sikur të ishte një kukull lodër që ishte kthyer në jetë papritmas me një të prekur të shkopit magjik. A nuk është vallë mrekulli të vish në jetë krejt papritmas dhe ta shohësh veten duke u vërtitur në një aventurë të mahnitshme!? Sherekani, me një hopa të lehtë, u hodh nga rruga e zhavorrtë në një lëmsh të kuq shkurresh ribese. Një maçok që se zë vendi, plot energji që nga mustaqet e bardha deri tek bishti i ndukur në fund të trupit të lëmuar. Ai ishte në të njëjtin kopsht me Sofinë por që nuk konceptonte atë në të njëjtën mënyrë si ajo. Kur Sofia filloi të bluante në mendje për fatin e të qenit gjallë, ajo filloi të gjykonte se jeta do të kishte një fund edhe për të. "Sot jam në këtë botë", - tha me vete, - "por do të vijë një ditë e unë nuk do të jem më". Vallë të kishte botë të përtejme? Kjo ishte një tjetër pyetje që maçokut ia kishte falë natyra këtë fat që as të mos e vriste mendjen. Nuk kishte kaluar shumë kohë nga vdekja e gjyshes së Sofies. Ajo e kishte ndier mungesën e gjyshes për më shumë se gjashtë muaj. Sa e padrejtë që jeta kishte një fund! Sofia qëndronte në rrugicën e kalldrëmtë duke menduar. Ajo mundohej të mendonte më shumë për mundësinë e të qenit gjallë me qëllim që ta harronte fundin e saj, por ishte e pamundur. Sapo përqendrohej në fatin e të qënit në jetë, menjëherë ideja e vdekjes ia behte në mendjen e saj. E njëjta gjë ndodhte edhe kur mundohej të bënte të kundërtën: Vetëm kur sillte në mendje dhe përqenrohej në atë ditën kur do të ishte e vdekur, ajo mund ta kuptonte vlerën e jashtëzakonshme të të qënit gjallë. E gjithë kjo përvojë ngjante me dy faqet e një monedhe që ajo e vërtiste sa në njërën anë në tjetrën. Sa më e plotë dhe e qartë bëhej njëra anë e monedhës, po aq e plotë dhe e qartë bëhej ana tjetër e saj. Ajo arriti në njëfarë konkluzioni se askush mund të mësonte nga jeta nëse nuk mendonte edhe për vdekjen. Në të njëjtën mënyrë është e pamundur të gjykosh se një ditë ke për të vdekur pa çuar nëpër mend se sa e mrekullueshme është jeta. Sofies i erdhën nëpër mend fjalët e së gjyshes kur doktori i kishte folur për sëmundjen. "Asnjëherë deri më sot nuk e kisha kuptuar sesa e pasur qënka jeta", - ishin pak a shumë fjalët e saj. Sa tragjike që shumica e njerëzve duhej të provonin ndonjë sëmundje pa ta kuptonin se ç`dhuratë e çmuar është të jesh në jetë. Ndonjë tjetri i duhej që, për shëmbull, të gjente ndonjë letër anonime në kutinë postare! Po sikur t`i hidhte edhe një sy kutisë postare nëse kishte mbërritur ndonjë letër tjetër! Sofia nxitoi për tek porta dhe hapi kutinë jeshile të postës. Atë e kapën të dridhurat kur gjeti aty një tjetër zarf të bardhë identik si i pari. Ajo ishte e sigurtë se nuk kishte lënë asnjë letër në kuti kur kishte mbledhur postën. Përsëri zarfi kishte emrin e saj në kokë. Në zarf, ajo gjeti një tjetër letër me të njëtat përmasa. "Nga se është krijuar Bota?", shkruhej në letër. "Nuk e di",- tha me vete Sofia. Me siguri që askush nuk e di të vërtetën. Nga ana tjetër, Sofia e gjente me vend këtë pyetje. Për herë të parë në jetën e saj, ajo filloi të mendonte se nuk ishte e drejtë të jetoje në këtë botë dhe të mos e vrisje mendjen, të paktën, se si ishte krijuar ajo. Letrat misterioze e kishin bërë Sofinë që t`i ziente koka. Ajo vendosi që të zinte rehat në strofkën e saj. Strofka për të cilën e kemi fjalën, ishte një vend shumë i fshehur për Sofinë dhe vetëm ajo e dinte. Ajo fshihej aty sa herë që i hypte shumë inat për diçka, kur ndihej shumë e mërzitur por edhe kur ndihej jashtëzakonisht e lumtur. Kësaj radhe, ajo thjeshtë ndihej konfuze.

Shtëpia e kuqe rrethohej nga një kopsht i gjerë me lulishte, shkurre mjedrash, pemë nga më të ndryshmet, një lëndinë goxha e shtrirë me një planër dhe një strehëz verore të ndërtuar nga gjyshi për të shoqen në kohën kur ajo kishte humbur fëmijën e tyre të parë vetëm pak javë pas lindjes. Fëmijën e ndjerë e patën quajtur Marie. Në gurin e varrit të saj ishte gdhendur: "E vogla Mari erdhi në jetën tonë, na përshëndeti dhe na la përsëri". Poshtë në një qoshe të kopshtit, prapa një shkurraku të dendur mjedrash, ndodhej një korije e ngjeshur ku s`mund të mbinte as lule, as bar, as sythe pemësh. Në të vërtetë, shkurraku kishte shërbyer më parë si gardh ndarës mes pyllit dhe kopshtit, por ngaqë aty nuk ishte vënë dorë që prej njëzet vjetësh, ishte kthyer në një lëmsh të ngjeshur ku as gjylpërën s`e nxinte. Në të gjallë, gjyshja e kujtonte shpesh atë qoshe të egër të kopshtit nga koha e luftës pasi kishte mbrojtur pulat nga dhelprat. Në këto kohë moderne, gardhi i vjetër s`i hynte në punë askujt në botë përveçse Sofies. Askush nuk e kishte zbuluar sekretin e saj. Sofia ishte në dijeni të një vrime përmes gardhit të vjetër që kur kishte filluar të mbante mend. Kur zvarritej nëpërmes vrimës së gardhit, përfundonte në një zgavër të gjerë të rrethuar nga të katër anët me shkurre. Për Sofinë ajo strofkë ishte si një shtëpizë e vogël. Ajo ishte e sigurtë se askush nuk mund ta zbulonte atë vend. Me dy letrat në duar, Sofia u zvarrit këmbadoras mespërmes vrimës së gardhit të vjetër për t`u rehatuar në strofkën e saj sekrete. Në fakt aty ajo mund të qëndronte edhe më këmbë dhe të mos dukej fare pasi aq të larta ishin shkurret përreth, por kësaj radhe zuri vënd në një xhungë rrënjësh që kryqëzoheshin poshtë këmbëve të saj. Që aty, ajo mund të kontrollonte zonën përjashtë nëpërmjet vrimave të vogla përmes thuprash, ferrash dhe gjethesh. Megjithëse asnjëra nga vrimat nuk kishte as madhësinë e një qindarke, ajo e kishte nën kontroll kopshtin përreth. Sa ishte e vogël, ajo zbavitej duke vëzhguar në heshtje të ëmën dhe të atin që e kërkonin gjithandej nëpër kopsht. Sofia e kishte konsideruar gjithnjë kopshtin si një botë më vete. Ky vend i kujtohej asaj sa herë që dëgjonte të flitej për Kopshtin e Edenit në Bibël. Strofka përbënte parajsën e saj në miniaturë. Nga se është krijuar Bota? Ajo as që ia kishte idenë. Sigurisht që Sofia e dinte se Bota është planeti më i vogël në hapësirë, por hajde gjeje hapësira vetë si ishte krijuar? Kishte mundësi që Hapësira te ketë ekzistuar gjithmonë dhe në këtë rast ajo nuk kishte pse ta vriste mendjen se si ishte krijuar, por a është e mundur që diçka të mos ketë një fillim? Diçka thellë brenda Sofies nuk mund ta pranonte këtë teori të ekzistencës së përjetshme. Me siguri, gjithçka që ekziston duhet të ketë patur një fillim. Po kështu, hapësira vetë, në një kohë të caktuar, duhet të jetë krijuar nga diçka tjetër. Nëse Hapësira ishte krijuar nga diçka tjetër, atëherë vetë ajo diçkaja duhet të jetë krijuar nga diçka. Në një moment, Sofies iu duk se vetëm po e zvarriste problemin duke iu shmangur esencës. Në fund të fundit, në njëfarë pike, diçka duhej të ishte krijuar nga asgjëja. Si mund të jetë vallë e vërtetë? A nuk ishte kjo po aq e pamundëshme sa edhe ideja e ekzistencës së përjetshme? Shkolla u kishte mësuar se Botën e kishte krijuar Zoti. Sofia u përpoq të shfajësohej me idenë se kjo ishte ndoshta zgjidhja më e përshtatshme e gjithë këtij strumbullari, por diçka brenda saj e ngacmonte gjithnjë. Hajde se po e pranonte se Zoti kishte krijuar gjithçka, por kush ishte Zoti? Vallë ta kishte krijuar Ai vetveten nga asgjëja? Përsëri diçka thellë brenda Sofies protestonte ndaj kësaj ideje. Edhe nëse Zoti mund të krijonte gjithçka, Ai nuk mund të ketë krijuar vetveten përderisa nuk kishte më parë një "vete" për të punuar me të. Kështu mbetej vetëm një mundësi: Zoti kishte ekzistuar gjithnjë. Jo. Ajo e kishte hedhur poshtë këtë mundësi pak kohë më parë. Gjithçka që ekzistonte duhej të kishte një fillim. Ta marrë dreqi këtë punë! Ajo i hapi përsëri të dy zarfet. Kush je ti? Nga se është krijuar Bota? Ç`pyetje koti! Gjthsesi, kush i dërgonte këto letra xhanëm? Kjo ishte thuajse po aq misterioze. Kush po e shkundëte Sofinë duke e shkëputur nga jeta e saj përditshme për ta vënë ballë për ballë me misteret e mëdha të Universit? Për herë të tretë, Sofia shkoi t`i hidhte një sy kutisë postare. Postieri sapo kishte vënë postën e ditës. Sofia mbushi dorën me një grumbull letrash pa vlerë, reklama, fletushka periodike dhe nja dy letra për të ëmën. Mes asaj mase letrash, ajo gjeti edhe një kartolinë me pamje nga një plazh tropikal. Në anën tjetër, kartolina mbante një vulë norvegjeze dhe shenjën postale "Batalioni i Kombeve të Bashkuara". Ta dërgonte vallë babai? Si të ishte vallë e mundur? A nuk ishte ai në një punë krejt të ndryshme? Për më tepër shkrimi i dorës nuk ishte i tij. Sofies i ngriu gjaku kur pa adresën e marrësit: "Hilde Moller Knag, c/o Sofie Amundsen, Rruga e Tërfilave Nr. 3...". Adresa ishte e saktë. Në atë kartolinë shkruhej:

E dashur Hilde! Gëzuar 15 vjetorin e lindjes! Duke qenë i sigurtë se t`i më kupton, dua të të bëj një dhuratë e cila do të të ndihmojë të rritesh më shpejt. Më fal që ia dërgova këtë kartolinë edhe Sofies. Kjo ishte rruga më e thjeshtë. Të përqafon fort, babi.

Sofia ua mbathi këmbëve për në shtëpi dhe e mbajti frymën në kuzhinë. Një lëmsh i vërtetë ziente në kokën e saj. Kush na qenka kjo "Hilde", që na e paska ditëlindjen fiks një muaj nga dita e saj? Sofia mori në dorë numeratorin telefonik. Mbiemri Moller gjendej mjaft shpesh, po ashtu edhe Knag, por asnjë njeri në tërë librin nuk kishte mbiemër të tillë, Moller Knag. Ajo e pa me kujdes edhe njëherë kartolinën misterioze. Me siguri që ishte mjaft bindëse; kishte pullë postare dhe vulë të rregullt. Si ishte vallë e mundur që një baba të dërgonte kartolinën e ditëlindjes të së bijës në adresën e Sofies? Çfarë lloj babai ishte ky që tallej më të bijën duke ia dërguar kartolinën e ditëlindjes qëllimisht në një adresë të vdjerrur? E si mund të na qënka "rruga më e thjeshtë"? Mbi të gjitha, si do ta gjente Sofia këtë Hilde? Pra, edhe një telash tjetër për Sofinë. Ajo mundohej të përqendrohej dhe t`i vinte në radhë mendimet e saj: Këtë pasdite, brenda dy orëve, ajo ishte përballur me tre probleme. Problemi i parë kishte të bënte me personin që i kishte vënë në kutinë postare dy zarfet e para. I dyti kishte të bënte me pyetjet e vështira që gjendeshin në ato zarfe dhe i treti; kush mund të ishte kjo Hilde Moller Knag dhe përse kartolina e saj e ditëlindjes i ishte dërguar Sofies. Ajo, të paktën, ishte e sigurtë se të tre problemet, në njëfarë mënyre, kishin lidhje me njëri-tjetrin. Nuk kishte se si të mos kishin lidhje pasi deri në këtë ditë, ajo kishte patur një jetë krejt të zakonshme.


71 komente:

Anonim tha...

Ngushellimet e mija , familjes ,te afermeve ,miqve dhe shokeve te Lavderim Terziut . Ne kete moment te dhimbshem ,ndaj hdherimin me ta dhe lotet e dhimbjes per ndarjen para kohe nga jeta te njeriut te mire e te dashur Ladit! I qofte dheu i lehte dhe U prehte ne Paqe! Me dhimbje lot e respekt ,bashkeatdhetarja ,Raimonda Moisiu & Familja Hartford CT USA.

Anonim tha...

Ngushellimet e mia familjes se Ladit, miqve, te afermeve, kolegeve!

S. Vatoci
Londer

Anonim tha...

I i nderuar bashkatdhetari ynë, zoti Fatmir Terziu.
Ju lutem transmetojini Familjes së lënduar dhe të hidhëruar të të ndjerit, bashkatdhetait tonë Lavdrim Terziu, ngushëllimet e mija dhe të familjes sime, i cili tragjikisht u nda nga jeta, në një moshë që nuk duhet të ikte aq shpejt.
I ndodhemi pranë Familjes Terziu në këto ditë tepër të dhimbëshme për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
I lutemi Zotit, që shpirti i tij i qetë të prehet në parajsë.
Le të mbeten të pavdekshëm emri dhe vepra e Lavdrimit i cili ia kushtoi shqiptarisë dhe shqiptarëve.
I lehtë i qoftë dheu i tokës mëmë.
Ngushëllime

Pierre-Pandeli Simsia dhe Familja.
Nju Jork, 6 Shkurt, 2008

Anonim tha...

Ne kesi rastesh,
pa ditur hollesi rreth jetes dhe menyres se largimit te Lavdrim Terziut,
mbetet veç te ngushellojme familiaret dhe te afertit e tij
dhe te besojme qe ai arriti te linte pas ne kete jete tere sa eshte e
mundur per individin njerezor,

ngushellime,

faruk myrtaj

Anonim tha...

Z.Fatmir. Nepermjet Jush i dergoni nga ana ime ndushellime familjes se gazetarit te palodhur Lavderim Terziu.Me respekt Fationi.

Anonim tha...

Nje lajm shume i trishtueshem humbja e nje miku te mire, te dashur e korrekt si Lavderim Terziu.
Nuk gjej dot fjale per te shprehur ngushellimin tim te sinqerte per familjaret dhe gjithe te afermit e Familjes Terziu.Ladi do te na mungoje te gjitheve ku me shume dashamiresi do te kujtohet ne miqesite tona te perbashketa dhe mes bashkepunetoreve te tij.

Me nderime e respekte
Arta Mezini (Rome,IT)

Anonim tha...

I uroj mikut dhe shokut tim te ngushte ti prehet shpirti ne paqe dhe familjes se tij ngushellimet e mija te sinqerta.

Ndjehem shume i merzitur, Ladin e mbaj mend gjithmone te qeshur dhe optimist ne jete. Edhe pse ishte shume i semure ai ishte gjithmone i papertueshem per cdo gje, per pune, per shoqeri, etj...

Me shume dhimbje
Dushi, Anna & Eliza

Anonim tha...

I nderuar z Fatmir

Percillini ju lutem....

Ngushellimet e mija per familjen Terziu dhe te gjithe atyre qe e kane njohur dhe kane humbur nje mik te madh dhe te mire si Ladi
Koha vjedh shpesh here tek cdo kush gjerat me te shtrenjta pa kuptuar dhe keto dhembje behen te medha kur humbet nje bir te tille , nje mik te tille !
Percjell me dhembje tek familja, miqte te afermit dhe stafit ku i ndjeri la shenjat e palodhura te punes dhe sherbimit ne shoqerine tone pa u lodhur
ngushellimin tim
Te rroni e kujtoni birin tuaj Lavderim Terziu
Mardena Kelmendi

Anonim tha...

Nje tufe lule shqiptare nga Tirana !
Per ty i paharruar Lavdrim Terziu. Nuk arritem te njoheshim nga afer, por na njohu se largu puna e perbashket ne interse te emigranteve. Njeri besnik i ideve, i paqte, i sakte, i ndershem, dhe nje patroit serioz. Keto jane cilesite qe kam njohur tek gazetari Lavdrim Treziau ne ato pak e-maile shkembimi. Ai e donte atdheun si askush, i respektonte njerzit e letrave si ai, i donte shqiptaret kudo ne bote si vellezer, punonte per emigrantet si te ishin pjestar familjeje. Jeta na mori para kohe nje mik te mire, nje njeri te devotshem per ceshtjen kombetare, nje gazetar trim.
Lamtumire Lavdrim !
Puna jote lavderuese, si vet emri yt i bukur per ceshtjen kombetare, nuk do te humbase.
Jam i bindur se shpirti yt, per punen tende fisnike, do te prehet ne paqe.
Se largu, te percjell nje tufe lule, nga me te bukurat shqiptare, nga ato lule qe ti u kendove dhe nuk i zevendesove me asgje ne jeten tende besnike ndaj cdo gjeje shqiptare.
Ne keto momente prekese, askush nuk mund te gjeje fjalet e duhura, per punen tende dhe portretin Tuaj.
Te me falesh, qe duart me dridhen mbi tastire dhe mendimet e stukura ne mendjen time, nuk gjallojne me tere fuqine e tyre per te shprehur mirenjohjen e punes tende.
Lamtumire miku im !

Albert Zholi
Tirane

Anonim tha...

NGUSHELLIM

Me keqardhje te thelle mesova per vdekjen tragjike te kolegut Lavdrim Terziu,nje nga perfaqesuesit me te denje te komunitetit shqiptar ne Mbreterine e Bashkuar si edhe kryeredaktor i gazetes "Albanian Mail".Ne keto memente te renda e plot hidherim te papershkruar,i percjell familjes se te ndjerit,miqve dhe kolegeve te tij,kudo qe ndodhen, ngushellimet e mia me te sinqerta.

Vasil QESARI
France

Anonim tha...

I percjell ngushllimet tona te sinqerta familjes Terziu,me rastin e humbjes se njeriut te tyre te dashur.

Familja Shkodrani

Danimarke

Anonim tha...

I percjell ngushellimet familes se te djerit dhe shpirti iu prehte ne paqe.

Anonim tha...

Shpirti iu prehte mes luleve. Iku ne nje te re dhe mes luleve shkofte. i bashkohem hidherimit te familjes dhe kolegeve.

Anonim tha...

Ngushellimet emia. Shpirti per paqen e shqiptarit!

Anonim tha...

Mbes me dhimbjen e te gjitheve per kete humbje te nje gazetari shqiptar.

Anonim tha...

Nje tufe lule jane pak, nje lume loti eshte fare pak, nje fjale malli peshon nje grimce...
me falni o njrez, njeriut duhet t'i jemi njerez,
Zotit te madh mirenjhes!

Anonim tha...

Jam hidheruar shume me vdekjen e ketij djali te ri, qe mund te behej nje emer ne gazetarine shqiptare. Ai shpalosi gjthe fuqine dhe pamundesine e tij ne dobi te shqiptarise, njerezimit. le ti dhurojme pak ndricim nga drita e hapesires sone te madhit ne rrugen e qetesise.

Anonim tha...

Ngushlimët e mija për vdekjën e një shoku,miku tim gazetari dhe njeriut të shkëlqyeshëm.
E kam njohur dhe kam bashëpunuar me te,humbje për gazetarin shqiptare e sidomos për gazetën Albanian Mail dhe komunitetin tonë në Britaninë e madhe e më së shumti për familjën e gjërë dhe të ngusht të tij.
Motoja e Camus ka qenë "Të jetosh nuk dotë thotë të përkulësh" ai ka qenë njëri dhe gazetar guximtar,i sinqert i drejt dhe mbi të gjitha profesionist i cili me kohë ika vërejtur reflekset,dialogjet dhe replikat nga përditshmeria e jonë Londineze, herë herë të mira e herë herë anakronike dhe të zymta të cilat në shkrimet e tija i ka lavdëruar ato që na kanë ngrit dinjitetin si komb, por ka ditur edhe të i kritikoj ashpër.
Unë dhe ne të gjithë në në Londër do ta ndijmë mungesën e tij të madhe. Ndër në Kosovë thonë Zoti ia pastë falë Parizin-Parajsën,Amen,
Profesor Akil Koci

Anonim tha...

S'ka ku shkon me shume dhimbja per nje humbje pene, per nje humbje djemsh te rrinj si Lavdrimi. Dhimbja eshte e pamatshme.

Anonim tha...

Ngushellimet, familjes, te afermve dhe miqve te tij!

Anonim tha...

Ngushellimet e mia. Shpirti iu prefte ne paqe.

Anonim tha...

Humbje te tilla na shkaktojne dhimbje te dyfishta ne nenave te emigrimit, ne nenave qe i ndiejme shume ne zemrat tona cope. Ngushellime dhe lutje.

Ajet Nuro tha...

Ngushëllime familjes dhe gjithë të afërmve të të ndjerit. Vdekja është e hidhur dhe në dhe të huaj ajo është dyfish.
Ajet Nuro
Montreal, Kanad

Anonim tha...

Ngushellime te sinqerta familjes se te ndjerit. Shpirti ju prefte ne paqe...

Anonim tha...

y lajm perbene nje hidherim per boten e medias shqiptare
Ngushellime
G.llojdia

Anonim tha...

Ju lutem Zoti Terziu me lejoni t'ju shpreh ngushellimet e mia dhe nepermjet jush familjes se te ndjerit, kryredaktorit te gazetes "Albania Mail", per humbjen e parakohshme te tij!

Shkrimet dhe pena e tij do te ndricojne heret a vone edhe mendjet me te turbullta ne kete vorbull te kohes qe ai jetoi...
Ai estetizoi fjalen gazetareske dhe la pas artikuj te vyer qe ke se c'te lexosh prej tyre.
Jeta e tij shume e shkurter, por me nje veprimtari nga me te bollshmet ne emigracion do te ngelen si deshmi e qarte se cfare shtytje mund t'i jap nje gazetar i fjales se drejte, Diaspores dhe me gjere.
Publicistika ne Diaspore do ta ndjeje se tepermi humbjen e tij, shkrimet me aq dashuri dhe patriotizem, ndaj dhe sot lexuesit dhe koleget e tij humben nje publicist te gazetarise, humben nje koleg, kur me shume se kurre Kombi dhe Publicistika ka me shume nevoje.
U prefte ne Paqe shpirti i tij,

Lamtumire koleg dhe gazetar i nderuar i Diaspores!

Keze (Kozeta) Zylo, New York

Anonim tha...

Z. Fatmir Terziu,

Tani ne mengjez heret, nga ky mesazh i Z. Zholi, mesova per
humbjen e papritur te gazetarit Lavdrim Terziu me banim ne
Mbreterine e Bashkuar. Nuk e kam njohur personalisht Z Lavdrim
Terziu. Nga mesazhi juaj prekes mesova per punen e devotshmerine e
tij si gazetar per ti sherbyer komunitetit shqiptar atje.
Ju lutem percillini familjes se te ndjerit ngushellimet e mia me te
thella.
Albana Melyshi Lifschin--- In Klubigazetareve@ yahoogroups. com,

Anonim tha...

"Lidhja qeparotase dhe miqte e saj" mesoi me keqardhje vdekjen e parakoheshme te bashkeatdhetarit dhe gazetarit te mirenjohur z .Lavdrim Tereziu,vdekje kjo,qe ka hidheruar te afermit e te ndjerit por edhe gjithe shqiptaret,te cilet me ane te penes dhe fjales kane njohur bashkeatdhetarin e kompletur dhe te mire..

Kjo "Lidhje" me ane te ketij mesazhi te sinqerte,vellazeror dhe dashmires ngushullojme nga zemra familjen dhe te afermit e te ndjerit,si edhe gjithe miqte e shoket e tij.

I paharuar emri,kujtim dhe vepra e Lavdrim Tereziut.

Sinqerisht Stafi

http://albanianliterature.org/writers/petraq_pali.htm

Anonim tha...

Oh, sa keq! Hidherimi oh, i gjori sa i ri. Mjere nana e shpia, i
qofte i lehte dheu.
Ngushellime,
Aida Dismondy

Anonim tha...

Eshte e pamundur te gjesh fjale ne kete dite te veshtire per ju njerezit e dashur te Lavdrim Terziut. Megjithate pranoni ngushellimet e mia me te sinqerta dhe ashtu si shume e shum te tjere jemi bashke me ju ne keto momente te veshtira te humbjes se njeriut tuaj me te dashur. Lad Terziun e kam njohur vite me pare atehere kur ai beri te pamunduren per te mbrojtur dinjitetin e flamurit tone kombetar. Le te ngelet Lad Terziu nje simbol imbrojtjes se vlerave shqiptare.
Ngushellime te sinqerta

Kosta Qorosi

Anonim tha...

Redaksia e Revistës Letrare dhe Artistike "Pegasi", që botohet në Athinë dhe shpërndahet në Atdhe dhe në Diasporë, e tronditur thellë nga humbja e papritur e kolegut dhe mikut të dashur, publicistit të mirënjohur Lavdrim Terziu, i shpreh familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij ngushëllimet më të thella. Kryeredaktori i devotshëm i "Albanian Mail", përçuesi i atdhedashurisë dhe merakut kombëtar të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë, do të ngelet përgjithmonë në kujtesën tonë.
I përjetshëm kujtimi i tij!

Për Redaksinë e "Pegasit"
Drejtori:
Grigor Jovani
Kr/redaktori:
Miho Gjini

Athinë, 6.2.2008

Anonim tha...

Ka kohe qe nje numer krijuesish ka filluar te beje nje jete te dyfisht: ne formen e zakonshme dhe ne formen elektronike. Nese ne formen e zakonshme bejne komunikimin e perditeshem, te perjavshem a te pervitshme permes librit dhe dores, ne formen elektonike bejne jete shume me aktive: te perditeshme.
Kjo eshte arsyeja pse ndarja nga ne e kolegut Terziu ishte nje perjetim i rende.
Do te na mungoj njeriu te cilin e kemi takuar perdite, pernate dhe ne cdo kohe.
Do te na mungoj njeriu prej te cilit kemi pritur cdo dite: fjalen, mendimin, respektin.
I perjetshem qofte kujtimi per Lavdrimin!
Me repsket, Begzadi, Prishtine

Anonim tha...

Në vend të ngushëllimit-një “dhuratë” familjes Terziu

I përjetshmi Lavdrim,
Do ta quaj vetëm një “shaka” që na bëre ti, miku ynë
i letrave dhe dashamirës i të gjithë atyre që marrin
lapsin e hedhin diçka në memorjen e kulturës sonë. Me
“shakanë” që na bëre papritur, harrove se lotët e
dhimbjes nuk bëjnë “shaka”. Të paktën të na kishe
lajmëruar, or mik. Nuk ikën njeriu kështu-sa hap e
mbyll sytë... Ja p.sh. Unë i kam lajmëruar të gjithë
se një ditë do të iki ...Pra , po i përgatis
dalëngadalë që të mos u dhembë deri në palcë të
shpirtit atyre që më duan... Kështu duhej të kishe
berë edhe ti, i Lavdruari i të gjithëve ne, që ta
donim Njeriun brenda teje dhe ta respektonim penën e
vyer.
Unë, këtë “shakanë” tënde, kështu do ta përjetoj, si
një “shaka”. Nuk ikin njerëzit e letrave. Ato vetëm
vijnë më pranë.
Për ta vërtetuar këtë , i lutem kolegut, mikut,
shokut, tënd më të afërt, Fatmir Terziut, të përgatisë
jetën, veprimtarinë , gjithçka të shkruar nga Ty,
madje edhe letrat e dhimbjes që i vijnë familjes
Tënde, për Ty, për t’i rradhitur në një libër. Kjo
do të jetë Dhuratë për familjen tënde, për të
plotësuar paksa largimin tënd të beftë, për të të
risjellë pranë tyre dhe miqve të tu - Të Përjetshëm.
Ky libër do të botohet nga shtëpia botuese SNAJ, me
botues shkrimtarin, publicistin, dhe drejtorin e
revistës Pelegrin Nase Jani.
Lamtumirë, mik i fjalës së bukur! Lamtumirë!
Familjes tënde:”Mos i rëntë, të të harrojnë!”
Të gjithë kolegëve dhe miqve i uroj vetëm gëzime në
familjet e tyre. Mos na shkroftë dora për dhimbje!
Me dhimbje dhe dashuri-Iliriana Sulkuqi
New York, 06, shkurt, 2008, ora 11.00

Web: http://ilirianasulkuqi.blogspot.com/
Web: http://pelegrin1.blogspot.com/

“Mësojeni kohën të mos i hajë të vetët!
Çu shemb shëmtije do të ngrehin Poetët”
Azem Shkreli

Anonim tha...

Bashkoj dhimbjen time per humbjen e Lavdrim Terziut, qe ne rastin e kolegut eshte edhe me e rende. Sic thoshte dhe Maksim Gorki, vdekja mizore gjithmone rremben njerezit me te mire. Te afermve dhe shokeve te te ndjerit u deshiroj ta kthejne dhimbjen ne kuraje.
Robert Goro

Anonim tha...

Ngushellime per humbjen e Ladit, njeriut-njeri. Nje falenderim edhe per organizatoret e ketyre perkushtimeve per Ladin, edhe per Nik Berishen dhe Avniun, per te gjihte dhe ne vecanti per penen e mrekullueshme te te Madhit fatmir Terziu.

Anonim tha...

Ngushellime familjes, miqve, dhe gjithe atyre qe e njohen te ndjerin.

Altruisti!

Anonim tha...

Ngushëlloj familjen Terziu për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Humbja e një gazetari na prek të gjithëve. Një gazetar më pak do të thotë një penë e munguar në debatin publik.

Humbja e një gazetari do të thotë një mundësi më pak në përpjekjet qytetare për të vërtetën.


Shpirti le t’ i prehet në paqe!

P. Kapllani

Anonim tha...

Stafit te gazetes!
Do te kishte kuptim te publikoheshin ngushllimet ne nji gazete njoftimesh, por nuk me duket me vend qe faqet e nji gazete e randesishme kulturale si kjo te mbushen me ngushllime, pamvarsisht nga personi.
Paul Tedeschini

Anonim tha...

u lutem i pranoni dhe i vendosni ngushëllimet e mia në zemrat e të dashurve dhe miqve të të ndierit Lavdrim.
Me dhimbje
Novruzi

Anonim tha...

Bashkohem, pa fjale dhe pa shprehje pompoze, ne kete humbje.
Sinqerisht
Darien Levani

Anonim tha...

I qofte i lehte dheu
njeriut te nderuar nga te gjithe Lavderim Terziu
R Lahi

Anonim tha...

Lamtumirë miku yne, Lavdrim Terziu!
Si ike keshtu dhe na le te hutuar nga lajmi i kobshem?
Kam qe dje, kur miku im, Beqir Sina, me kerkoi te
verifikoja lajmin dhe ende nuk e kam marre veten. Nuk
desha ta besoja dhe nuk me beri zemra qe te nisja
verifikimet dje. Nuk u shkrova miqve et mi ne
Londer...Jo, nuk eshte e vertete, i thashe zemer
vetes...Por gjithçka paska qene e vertete. Nje ikje e
befte per ne, por jo per te dhe familjen. Dyluftimi me
te keqen perfundoi dhimbshem. Kushedi se sa ke vuajtur
miku yne...Lamtumire!
Ladi nuk eshte me, por imazhi i tij, fryma e tij,
krijimet e tij, jane parasyve tane, ne shpirtrat
tane...
Lamtumire mik!
Ngushellime familjes Terziu!
Dalip Greca
Nju Jork

Anonim tha...

Lutem percillini familjes ,te afermeve dhe miqve te Lavderim Terziut
ngushellimet e mia me te sinqerta ne keto momente te veshtira.
Juve, miqve te tij qe jeni ne kete klub,ju dhuroj mbeshtetjen time
morale dhe pranoni lutjet e mia,qe jane me ju te gjithe ne keto
momente.
Zoti jua lehtesofte dhimbjen te gjalleve dhe i dhurofte parajsen
Lavderimit.
Nga SHBA
Merita Bajraktari McCormack

AGJENCIONI FLOART-PRESS tha...

Flori Bruqi

Ngushllimet e mija per familjaret .
I qofte i lehte dheu,shqiptarit te nderuar ,qe kurr nuk e hidheroje njeriun ,njeriut me emrin Flori- Lavderim Terziu
Flori bruqi me familje ,Prishtine

Anonim tha...

Ngushullime Familjes Terziu për humbjen e njeriut të saj të dashur.

dilaver baxhaku

Anonim tha...

I shpreh ngushellimet e mia te sinqerta familjes, te afermeve dhe kolegeve te Lavdrim Terziut. I jam mirrenjohes krijimtarise dhe gazetarise se tij.

Me nderime Profesor Tahir Z. Berisha

Anonim tha...

I shpreh ngushellimet e mia familjes Terziu dhe kolegeve te gazetes "Albanian Mail" ne Londer, per vdekjen tragjike e te parakoheshme te gazetarit Lavdrim Terziu.
I qofte i lehte dheu i vendlindjes!

me dhembje per kolegun
Kolec Traboini
Boston

Anonim tha...

Lamtumire Ladi!

Ngushellimet e mia te sinqerta familjes Terziu.

Dritani
Dritan_m@hotmail.com

Anonim tha...

Ngushellime dhe dhimbje per ikjen e papritur te tij dhe te heret...

Qytetari

Anonim tha...

Lutemi te prehet i qete...

Anonim tha...

Ngushellime familjes se tij!

Anonim tha...

Z. Fatmir, pershendetje! Ngushellimet e mia me te sinqerta per humbjen e
mikut tend.

U mundova te dergoj nje koment te shkurter ngushellimi, por te
paharrueshmin Lavdrim Terziu, por hapesira ishte me e vogel se ky mesazh,
prandaj je i lutur ta postosh ti aty nese ke mundesi.

Mesazhi:

''Te gjithe do largohemi nje dite nga kjo jete, por askush nuk do donte ne
kete moshe.
I miri, i zgjuari, humani dhe atdhetari, Lavdrim Terziu...iku pikerisht
atehere kur i duhej vetes, familjes se tij, emigranteve shqiptare ne
Mbreterine e Bashkuar, mediave shqiptare.
Ti s´do shkruash me, por ne perseri do jemi duke te lexuar.

Ngushellimet me te sinqerta per familjen dhe miqte e te paharrueshmit
Lavdrim Terziu.
Qofte i lehte dheu i tokes meme.

Stafi i www.zemrashqiptare.net''

Anonim tha...

Si bombe me erdhi lajmi i zi per humbjen e mikut tim Lavderim Terziu. Nuk gjej fjal te ngushlloj familjaret e Lavdrimit dhe veten time per ket humbje te madhe. Shpirti i pushofte ne paqe, pa vepra e tij do te mbijetoj per jet te jetve.
Pata fatin ta njoh Lavdrimin, edhe se per kohe shum te shkurtur, po dy takime qe pata me Lavdrimin do me mbeten ne kutesen time, per nje njeri me zemer te madhe dhe me nji dashuri per artin ne tersi.
E pa harrushem qofte kujtimi i saj.
Me respekt Tonin Ndoja Oakville - Canada

Anonim tha...

Edhe pse nuk e kam njohur pesonalisht te ndjerin Lavderim,keqadhja eshte e sinqerte per nje koleg,njeri te kultues dhe te letrave.Ngushellime familjes dhe te afermve te te ndjerit.
Ndue Lazri,Bolonje, Itali

Anonim tha...

Lavdërimi ka shkëmbyer vëtëm udhën e jetës.
Kur njeriu largohet në një moshë të re siç u largua Lavdërimi, hidhërimi kapërcen më shumë hapsira të paparashikuara.
Është kjo largëse e parakohëshme që vazhdon të përcjell dhimbjet, po me aq jehonë dhe tek Unë apo shumë të tjerë që nuk e njohën përsonalisht.Padyshim largesat e njerëzve të mirë,ngelen, vetëm largesa nga jeta e frymerrjeve të pompuara, por ata shënjtërohen nga vetë thjeshtësia e shpirtit të tyre.Është kjo thjeshtësi e shiprtit që u garanton udhën e shkëmbimit të jetës.
Aty ku banon Premtimi i Zotit,Perjetesia.Njeriu i mirë vetë shënjtërohet.Këtë ka bërë dhe Lavdërim Terziu.Ngushëllimet e mia Familjes Terziu për këtë ikje dhe mos të përjetoni anjëherë lotë të padëshiruara.

Shpirtërish pranë jush në këtë ditë të padëshiruar .

edmond ismailati
new york .

Anonim tha...

NE SHENJE RESPEKTI PER LAVDERIM TERZIUN



Vdekja ngandonjëherë, duket sikur humbet në labirinth: nuk i mungon kurrë filli i Ariadnës.

Nuk besoj se ajo troket në derë, përderisa thuhet se nuk ekzistojnë as mure, për ta mbrojtur njeriun...

Eshtë e vërtetë gjithashtu, që vdekja e njeriut shoqërohet përherë prej dhimbjes.

Po aq sa i vërtetë është fakti se ngushëllojmë duke tentuar, të shtrijmë rrezet e pamatura të shpirtit drejt botësh të panjohura…

ROBERT MARTIKO

Anonim tha...

Familjes të ndjerit Lavdërim Terziu !
Nderim gjithë dashamirësve të Lavdërimit.
Me respekt dhe me dhemble të thellë Ju shprehim ngushëlimet tona familiarisht për humbjen e madhe dhe të parakohshme të njeriut Tuaj më të dashur dhe më të shtrenjtë të ndjerit Lavdërim Terziut në kulmin e moshës dhe të krijimtarisë së tij.
Shpirti i tij u prehtë në qetësinë qiellore .
Me respekt dhe konsideratë . Miqësishtë Familiarisht Namik Shehu.
Nju- Jork 06 / 02 . 08

Anonim tha...

I shpreh ngushellimet e mia familjes Terziu dhe kolegeve te gazetes "Albanian Mail" ne Londer, per vdekjen tragjike e te parakoheshme te gazetarit Lavdrim Terziu.

Kolec Traboini
Boston

Anonim tha...

Zoti Fatmir!
Ju vi prane, me ngushellimet e mia, nepermjet Jush te Familja e Lavdrim Terziut, qe iku befasisht nga jeta.
Edhe pse nuk e kam njohur, direkt, portreti i Tij publik dhe puna e Tij me krijon respekt, dhe ikja e Tij, me krijon dhimbje.

Kolegia ime znj. Iliriana Sulkuqi, njoftoi edhe per nje botim te mundshem nga shtepia botuese "SNAJ", qe une drejtoj, te nje libri nga krijimtaria e Lavdrimit dhe per Lavdrimin.(Ne qofte se mundesohet pergatitja nga Ju).

Qofte gjithmone i ndezur ne kujtesen e familjareve, shokeve dhe miqve, emri i Lavdrim Terziut!
Miqesisht,
Nase Jani

Anonim tha...

Te nderuar familiar te Vladimir Terziu dhe staffi i Albanian Mail!

I ndinnjuar per lajmerimin e vdekjes se Lavdrimit dua tju dergoj ngushellimet e mia dhe tju kerkoj te tregoeni te forte ne keto dite kaq te veshtira pas humbjes te njeriut me vlera te verteta njerezore, e ta vazhdoni me dinjitet veprimatarine gazetareske qe ladi ka len pas.

Zoti e bekofte ne banesen e re!

Anonim tha...

Te ndeuar kafepires,

Ne emer te te gjithe juve, Art-Cafe shpreh dhe dergon ngushellimet tek familja e z. Terziu.

Per te nderuar kujtimin e tij, Art-Cafe ve ne dispozicion te miqve, shokeve dhe bashkepuntoreve te z.Terziu te gjithe hapesiren e nevojshme per botimin e shkrimeve dhe veprave, nese kjo do te ishte e mundur.

me respekt

Grupi administrator dhe moderator i Art-Cafe

Anonim tha...
Komenti u hoq nga administratori i blogut.
Anonim tha...
Komenti u hoq nga administratori i blogut.
Anonim tha...
Komenti u hoq nga administratori i blogut.
Anonim tha...
Komenti u hoq nga administratori i blogut.
M.I.P. tha...
Komenti u hoq nga autori.
Anonim tha...
Komenti u hoq nga administratori i blogut.
Anonim tha...
Komenti u hoq nga administratori i blogut.
Anonim tha...
Komenti u hoq nga administratori i blogut.
Anonim tha...
Komenti u hoq nga administratori i blogut.
Unknown tha...
Komenti u hoq nga administratori i blogut.