Nga Fatmir Terziu
Martesë gërmash apo shoqëri mes tyre
Thuaj ç’të duash për ta
Kur
g-ja dhe j-ja u pleksën së bashku
Dhe futën në mes ë-në
Prodhuan për ne
‘gjë'-në...
Gjë-ja
Lindi si një gjë
Një gjë
që lindi, [ashtu siç
lind çdo gjë]
Por gjëja doli mbi çdo gjë
Dhe
polli mijëra gjëra të
tjera.
Këtë në fakt askush s’e provon
Veç
thonë ku ka zë s’është pa gjë
Bela me këtë ‘gjë’-në tonë
Gjëmën të bën
një gjë!
Pastaj thonë.
Eh, sa gjëra kanë mbirë në fakt
Thjesht nga
kjo gjë njërëzore
Dhe
asgjë s’bën me të pakt
Të ndalojë
pjellshmërinë e pandalshme shekullore.
Nga mbiu tek neve kjo gjë?!
A
thua të tjerët s’kanë si kjo gjë?
A
thua njërëzimi natyrshëm e do gjënë
Ashtu siç i duhen mijëra gjëra
njërëzimit
Po kur ai u dashurua me
gjënë
Rradha i kish ardhur
disktutimit.
Nuk ka komente:
Posto një koment