Nga Fatmir Terziu
Në analizat e mia të mëparshme unë jam ndalur në paraqitje stilesh, metodash, frymëzimesh dhe detajesh që prezantohen në një pjesë të krijimtarisë shqiptare bashkëkohore. Kam sqaruar se si një adoptim dhe përshtatje masive ka ndodhur me komponentët dhe nënkomponentët e përshtatjes letrare dhe teknologjike në një sistem dhe një kohë që përqafohet në itinerarin e teknologjisë dixhitale, që diku andej nga ku zhvillimi ecën me hapa gjigantë ka pikënisje 1980-tën, e cila njihet si një fillim i një transformimi por edhe i një domosdoshmërie për të barazpeshuar krijimtarinë me këtë ecje teknologjike dhe shtrirje të komunikimit industrial. Por, ky transformim edhe pse mund të quhet i tillë, ai ka mbetur jo plotësisht i ndriçuar si një aspekt i pandashëm i ecurisë teknologjike. Ky shkrim tenton të mundësojë pikërisht këto transformime që njëherazi të kuptohet edhe konteksti përfshirës krijues-teknologji që zuri vend në marrëdhëniet e heshtura shtet-krijues (kur ekzistoi, dhe kur sërrish u shfrytëzua si material krahasues, politik) gjatë periudhës së pas viteve 1990 në Shqipëri. Shkrimi nënshkruan ligjësimet morale, materiale dhe logjike që u krijuan si pasojë e këtyre rrethanave të koncentruara më së shumti në hapjen me botën si psikologji e politikës demokratike kapitaliste dhe si një ushqim i domosdoshëm nga krijuesit për lexuesit disi të shushatur e të humbur në një kohëndejtje të gjatë propagandistike, tejet ideologjike dhe mono-didaktike. Pas vëzhgimeve të mia disavjeçare ashtu me detajime që pasuan 1990-tën në fushën e medias, këtu padyshim janë edhe të ashtuquajturat ‘ligje’ dhe ligjësi të shkruara e të pashkruara, ku ligji lindi si ‘perëndimor’ e më së shumti si një domodoshmëri për të rregulluar forcërisht dhe domosdoshmërisht komunikimin e ‘botëkuptimit mediatik’. Ndryshe mosrregullimi i ndonjë detaji të medias padyshim shtyn dhe pasqyron një ideologji të ekonomisë së tregut që përpos guidave të vetëkrijuara udhëheq principialisht për të udhëhequr bagazhin e kësaj industrie në rritje shqiptare, që tashmë ka vërshuar si një lumë nga shumë anë. Komunikimi teknologjik i ka dhënë këtë linjë kësaj prurjeje krijuese dhe natyrshëm ligji e ka rradhën të gjej detajet komunikuese ligjore. Por çfarë ka mbetur ende në këtë mes mes itinerarit media e re dhe media e vjetër?
MEDIA E RE, MEDIA E VJETËR
Që në daljen në dritë të Pluralizmit Politik në Shqipëri, tentativat kanë qenë për të rregulluar ligjërisht këtë nocion që lidhej me një kohë kur transmetimi i vlerave krijuese kryhej në hapësirën e një lirie të fjalës, që natyrshëm ishte në fillimet e saj, por që historikisht nuk i patën munguar fushës krijuese shqiptare kohë më parë, kur ajo përfaqësohej nga pena krijuese me emër në historinë e krijimtarisë shqiptare. Gjithashtu, ndryshimet teknologjike që pasonin ndryshimet politike në Shqipëri detyronin, madje forcërisht edhe molekulën krijuese shqiptare për të marrë fuqi të reja krijuese dhe për të gjetur shtratin e vet në gjirin e medias se re. Ndër më kryesoret implikime të kësaj marrëdhënieje në kapërcim e sipër, midis medias së vjetër dhe medias së re, në një botë të vogël ku hija e transformimeve teknologjike, ende ishte e fjetur, një lëvizje internetike për interesa krejt personale erdhi nga bilioneri investitor i majtë George Sorros, që arriti të depërtonte e të gjente terren në rrjetin Media e Re shqiptare, duke futur një linjë internetike nga Greqia, si një portal që ende eksiston edhe sot. Por ky portal mbeti vetëm pronë e Sorrosit dhe zyrave të tij, që herë herë përdorej për informacion, faksime dhe lidhje të tjera brenda zyrave të tij në Tiranë që komunikonin me qendrën e vet në Amerikë dhe Pragë. Por padyshim kjo lidhje nuk ndikoi aspak në dobi të termit në fjalë, madje aspak në dobi të medias, veç karakterit historik të hyrjes së tij në një hapësirë mediatike shqiptare. Por ajo që duhet theksuar është mbirja e çentraleve të rrinj telefonikë, madje edhe dhënia në fillim me lista e telefonave, për të barazpeshuar një gabim e shtuar padashje një tjetër me ato lista seleksionuese. Sa më shumë njërëzit përdornin telefonin aq më shumë binin në sy ndryshimet e disavantazheve dhe inefiçencave të këtij dublikimi që çonte në konsolidimin aktual të firmave në kompani që vinin dhe shtoheshin në ekonominë e brishtë të tregut dhe mbaheshin ende nën kontrollin e shtetit. Përshembull kur radiot private dhe televizionet e pavarura filluan të licensohen vetëm pak frekuenca transmetimesh ishin të dhëna drejtpërdrejt dhe ‘ligjërisht’, gjë që pastaj krijoi dhe interferencat në valë dhe solli dhe probleme të tjera. Në fushën krijuese raportet janë disi më të prekshme. Ndërsa termi ‘media e re’ dhe ‘media e vjetër’ shihen jashtë funksionit të tyre real, edhe realiteti në këtë fushë është ende delikat. Kritika dhe krijuesit ende janë në gjetje të paqes së qëndrueshme dhe tentativave për të nxjerr realisht në pah edhe në këtë fushë ‘median e re’ dhe ‘median e vjetër’.
KRITIKA DHE ‘SFIDAT’ DADO
Kriza që tenton të zbulojë Floresha Dado në shkrimin e saj, Studimi i letërsisë sot,problem teorik apo subjektivizëm spontan?, duket se është një krizë e pikasur herët dhe e shkruar sot. Ndryshe s’ka si të mbetet në ato pak emra që Dado i shtron si të vetmit e pëlqyer sot: “Autorët më tërheqës janë bërë vetëm disa, si Fishta, Koliqi, Konica, Trebeshina. Sigurisht kjo dukuri përfaqëson një tendencë të natyrshme për interpretimin e autorëve të tillë, pak ose aspak të trajtuar nga shkenca letrare e gjysmës së dytë të shekullit të shkuar. Por, në të vërtetë, kritikët apo studiuesit që merren me të njejtët autorë janë jo një e dy, por disa (Dado, 2008: Gazeta Shqiptare). Dhe si një fakt të dytë po nga kjo autore vjen fjalia tjetër për të kompensuar atë ‘kompensim’ që ajo e sheh të munguar. Dado shprehet “Kompensimi i mostrajtimit të këtyre autorëve, dhe të tjerëve, nga pozicione ekstremisht vlerësuese. Kompleksi i detyrimit shkencor ndaj tyre përkthehet tashmë në interpretime, ku ndjehet madje një garë në shkallën e mbivlerësimit të njërit e tjetrit.” Duke parë këtë hapësirë kritike në kohë e vend të caktuar që përket me pozicionin e sotëm të kritikës letrare shqiptare, padyshim sfidat e Dados duken vetëm vargje dhe fjali teorike e aspak të synimit zgjidhës. Duke parë këtë ‘sfidë’ të cilën autorja e ndan në ‘sfida’ vetë objeksioni paraçon në kundërshti. E para është ajo që buron nga fakti i shprehjes ‘autorët më tërheqës’ dhe e dyta nga ‘nga pozicione ekstremisht vlerësuese’. Të dyja këto grupe fjalësh në thelb sjedhin kundërshtinë e analizës Dado. Ajo shtron problemin e një sindrome që tejfryhet nga kritika e sotme, se duhet pranuar meraku i katalizatorit politik të një nocioni të mbarsur me ‘realizmin socialist’, ku autorja gjen ombrellën mbrojtëse instiktivisht dhe përgatit tehun e goditjes në aspektin meta-sintaksor, ndoshta deri diku edhe të komentueshëm. Dhe më qartë akoma, duket se vetë autorja që ende nuk e di se normat e letërsisë bashkëkohore nuk janë më ato me fillin e kuq, ato burojnë nga bagazhi shekullor demokratik krijues Perëndimor, nga tabani i vjetër i traditës shqiptare të kritikës përfaqësuar nga emra të ndriçuar në historinë e krijimit, natyrshëm vetëpërgjgjet dhe vetëgoditet: “Ky relativizëm i vlerësimit letrar është problem sa real, aq edhe delikat në praktikën e vlerësimit, dhe sidomos rivlerësimit të autorëve të traditës dhe bashkohorë. Ta pranosh teorikisht je akoma larg interpretimit konkret të fenomenit letrar. Shumë qëndrime të viteve të fundit, denigruese në ekstrem ndaj ndonjë autori, apo ekstremisht vlerësuese ndaj një tjetri, dëshmojnë se ky problem është i mprehtë dhe se sistemi i vlerave ndryshon! Problemi është: sipas cilave kritere do hetohet ndryshimi i këtij sistemi, dhe sipas cilave kritere do bëhet rivlerësimi i tij ?.” Le të referohemi tek kritika bashkëkohore dhe argumenti që na afron ajo sot. Teoria letrare, tekstin letrar dhe metatekstin kritik, i vendos në marrëdhënie të ndërsjella:
- Letërsia është realitet i parë, dhe mandej vjen kritika dhe studimi, që përcjellin nivelin e substancës letrare, në përputhshmërinë e trajtimit shkencor dhe subjektiv.
- Metateksti ose kritika letrare, zakonisht ndjek ligjërimin letrar, pra shpreh qëndrimin për tekstet dhe autorët, dhe jo anasjelltas.
- Letërsia dhe metateksti kritik dhe studimor janë dy dukuri të mëvetësishme, të cilat bëjnë jetë të pavarur midis tyre.
Pra duke parë këto ndërlidhje jetike kuptohet edhe ajo që na mbart natyrshëm tek lidhja dhe ligjërimi natyral drejt bashkëkohores edhe në kritikën letrare. Ajo që na ndihmën në këtë rrugë është edhe lidhja që tashmë ekziston në hapësirën media e re dhe media e vjetër. Dhe kur dihet mirë që termi media e re nuk është thjesht teknologjia e re padyshim rregullat janë të qarta e shumë të lehta për t’u interpretuar. Jon Dovey në librin e tij të famshëm “Fractal Dreams: New Media in Social Dreams” thekson: “roli i kritikut si një persiatës ose kritikues social është implikuar në këto ndryshime, ndërlidhje. Ndërsa roli i krijuesit artist lëviz dhe përshtatet ne ndoshta mund të mendojmë mundësinë që edhe pse moszgjidhja e ‘krijuesit’ si një pozicion i privilegjuar dhe i izoluar ndoshta mund të jetë i lavdërueshëm, gjë që mund të zvetënojë ç’do kritikë që kritikuesi dëshiron të bëjë” (Dovey, 1996:138). Në një rrugë të ngjashme këtë mund t’a gjejmë edhe në Collin Jones and Poems of Note, ku ‘kritika reflektuese krijon mundësinë e determinit se si më mirë mund të arrish në destinacionin e duhur me perpektiva shumëllojëshe dhe jo në rrugë të ngushta kritike, pa detajim dhe pa asnjë kontrast sfidash në lidhjen e domosdoshme teori-kritikë”. Përndryshe krtika letrare si shkencë më vete gjendet e qartë në tematikën e saj të qartë e të detajuar nga pena të kritikës së sotme bashkëkohore. Ajo shihet si një ‘dialektikë ndërmjet përqëndrimit utopik dhe situatave historike që mirëlidhet me diskurset radikale utopike në këtë rast’ (Moylan, 1986:194
Nuk ka komente:
Posto një koment