Nga Fatmir Terziu
Një “Ujëvarë Malli” ka mëse një vit që gumëzhin rafteve të bibliotekave private, të dashamirësve të poezisë, që kanë parë në vargjet e autorit Selman Lokja Atdheun, Shqipërinë, Kosovën, Deçanin, Vokshin legjendar, Kanadanë apo Amerikën dhe kanë mall të dëgjojnë nënën Zyher, ‘Brothel Zenel’, por që nuk ‘duan të komentojnë’ për Samitin e Kretës. Janë rreth 90 poezi të frymëzuara nga koloriti popullor i rrëfenjës dhe traditës popullore me nje gërshetim tradicionalen dhe bashkëkohoren në poezi. Është meraku dhe oratoria e Selman Lokjes që ndërthuret në pikanten rimuese të vargut që vetëm ecën e ecën si një vazhdimësi tejçuese.
Selmani e sheh Shqipërinë në ëndërr, edhe pse vet ka lindur në Deçan të Kosovës dhe ka kaluar rininë auditoreve të Gjermanisë, Italisë dhe së fundi të Britanisë:
“Po ndodh shpesh këtu në Angli,
me u bashkue pleq e të ri
gra, fëmijë e vasha të reja,
s’na ndan gjuha, s’na ndan feja”.
Duke vazhduar më tej ai në të njëjtën poezi shton:
“Shpesh në ëndërr shoh Shqipërinë,
tërë Mbishkodrën e Malsinë
pres një ditë atje të shkoj
nënë e babë të përqafoj”.
Dhe ja ku buron kjo ujëvarë malli për vargjeshkruesin shqiptar:
“Këtu nuk jam vetëm,
por është dhe mami
bashkë me mua janë
Vlora dhe Arjani…”
Pak kohë më parë dikush më dërgonte një mesazh për një libër. Pastaj vet autori më dërgonte librin me një shënim: “Fatmirit, me respekt nga autori, poshtë firma e tij”. Natyrshëm pas vizitës pamore të kopertinës, ku binte në sy një statujë e mitologjisë Greke, grafikuar me një përkushtim nga Flori Sllatina, dora e shtrirë drejt dhe para vetvetes nga njeriu-filozof-statujë, të çonte aty ku shkruhet: “Pesha e Fjalës”. Pastaj shikimi i filozofit-statujë, edhe pse i vëngër të ngul mornica, teksa qetësisht pastaj mëson emrin e autorit; Dritan Buna. Dhe më tutje pasi ke kapërcyer ‘burokracinë’ e domosdoshme të dy fletëve të para ajo që të imponon të ndalesh është fjalia peshuese, ose çelësi për të hyrë në bedenat e thjeshta të poet-prozatorit të ri dhe premtues, Buna.
*** *** ***
Aspekti kohë, vend, pasqyrim, frymëzim dhe detaj artistik nuk mund të kuptohet pa rezonancën dhe timbrin që popullorja e thjeshtë i jep si model ushqimi poezisë, veçanërisht asaj poezie që rrokjen e merr hua nga tradicionalja dhe dëshira për një realizim të asaj që shpirti e pret dhe e ëndërron prej kohësh. Pra poezia është dhe mbetet një dëshirë transparente e shpirtit poetik të poetit në kohë dhe vend të përcaktuar. Kështu koha dhe vendi që zgjojnë dhe pasqyrojnë tematikën poetike ka rrëndësi të dyfishtë. E tillë është edhe poezia e Ndue Hilës, që pret e përcjell këtë aspekt kohor dhe vendor në një tematikë tashmë mbarëpopullore për të gjithë poetët shqipshkruajtës. Tematika e Pavarësisë së Kosovës e shkruar në vargje ka shpërthyer në tërë këtë gërshetim dhe ka marrë një formë të re të shprehjes së dëshirës dhe gëzimit kolektiv. “Pritja më durin nuk ka” thotë në titullin e një poezie Hila dhe ndërsa më pas ditën e madhe të pritjes e simbolizon me foshnjën dhe gëzimin e lindjes së saj: “Po presim të lindi/Një foshnjë e lindur/Po presim ta pagëzojmë në emër/Emër të bukur ka/Perëndia Shenjtnore emrin ia la/Presim të gjithë, po presim/Në çdo cep të botës mbarë”. Kompletimi i metamorfozës poetike në komponentin dual të dëshirës dhe frymëzimit poetik padyshim që gjen ushqimin e vet në brazdat e moçme të folklorit shqiptar, ku spikat tashmë edhe ndërthurja e lirikes me modernen dhe më tej me të thjeshtën e qartë dhe të kuptueshme të simbolikës poetike. Ajo që vjen nga frymëzimi Kutelian, me poezinë e tij të hershme “QËNDRIMI” ku shprehet në vargjet: “Jam shqiptar/e kosovar;/zot e krenar,/zot e bujar/mbi këtë dhé,/q'e kam si fe,/e përmbi fé:/E kam vatan!” sot kuptohet qartë në krijimtarinë e përkushtuar kësaj tematike. Le të shohim se si konkretisht kjo tematikë aspiron dhe realizohet.
Poeti Riza Lahi tek poezia “PRITMË SE PO VIJ” të cilën ia kushton poetit luftëtar Hajdin Abazi shprehet direkt me vargjet prekëse e dhimbjengjallëse për Nënë Kosovën, nënën e robëruar por tashmë krenare “O moj nënë e poshtëruar,/Robëruar e dërrmuar,/Mish e kocka masakruar/Më s’duroj, por do të kthej”. Herronjtë e Kosovës është jo më ana tjetër që ushqen këtë temë, por tema që frekuentohet më së shumti. Poeti Agim Doçi gjen dhe seleksionon këto vargje: “Shirat e vjeshtës dhe psherëtimat/Më sjellin pranë shokun e shtrenjtë/Atë që/shkrepte si vetëtimat/Dhe tokën nënë e kish të shenjtë” të kthej dhimbjen për mikun e poetit dhe luftëtarin e Lirisë Agim Ramadanin. Pra shihet qartë se poezia dhe Kosova janë një vatër, një strehë ku strehohet malli dhe dëshira poetike që asaj t’i shërrohen sa më shpejt plagët. Poezia dhe poetët kanë qenë dhe janë prej kohësh inicuesit e këtij evenimenti jetik që shtrohet me qilimin e bujarisë poetike. Kështu ka qenë edhe në ato kohë ku Kosova strehonte vargun poetik lirik shqiptar, kur vargu shqiptar krenohej me Kosovën. Lasgush Poradeci ndoshta është një shembull më i qartë në këtë mes. Jo më kot Petraq Kote shkruan “Lasgushi botohej e ribotohej në Kosovë ato vite. Këtej letërsia e tij ishte futur në bodrumet e shpirtit të lig komunar. Emri i Lasgushit atje përtërihej me lindjet e reja të fëmijëve (Lasgush Kyçyku, Ferizaj 1986), këtej fshihej nga faqet e leksikonëve. Kosova dhe Lasgushi ishin dhe janë motër e vëlla. Nuk mund t’i shikosh e imagjinosh jashtë njeri - tjetrit ata. Jashtë shtëpisë shqiptare njëri e brenda shtëpisë përgjysmë, tjetri” (Kote, 2007). Ajo që Arshi Pipa do të nxirte nga zemra e tij më 1958 padyshim plotëson më së miri tematikën e sotme ku gërshetimi i vlerave rimbursohet me detajet e mirëfillta poetike: “O toke e bukur ku fjala burrneshe/ ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!/gjoks i Shqipnis, ku e ndryme si luaneshe/ nder hekura gjemon zemra Dardane”.
Larmia e krijimtarisë poetike kushtuar dëshirës së Pavarësisë për Kosovën natyrshëm në kohë dhe vend gjen hapësirë të mjaftueshme për të realizuar shpirtdëshirën dhe vrullin poetik në vargje të shijuar poetikisht nga të gjithë. Por ajo që poeti Flori Bruqi gjen dhe gatuan me vlera artistike është padyshim medalja e vetëmerituar që vargu dhe arritja e poezisë shqipe i dhurojnë poetit. Me një vlerë tepër artistike ai shkruan mjeshtërisht: “Këtë poezi Nënë/nga zemra e shkrova/dhe hije azhuri/s’i futa Brenda/Ti kërkon dritë/se ishe Dritë/siç janë Drita/të gjitha Nënat”. Natyrshëm fjala e ëmbël, e përzgjedhur flet me një gjuhë të qartë, aty buron vetë dëshira e realizimit të ëndrrës së ngrohtë e mikpritëse poetike. Pikërisht aty ku poeti gjen fjalët edhe fjalët e përqafojnë fjalën e dëshirën e shprehur të poetit në vargje: “Ti nuk je/retë mbi qytet me nevrikosin/dhe shiu më lag bashkë me vargjet” (Bruqi, poezia: Qyteti ku të prita). Ndryshe retorika e Shefqet Dibranit nuk do të kishte atë vlerë që ajo ka në paraqitjen e saj artistike: “Në kohën kur po pushkatoheshin intelektualët/Ngritën në tempull vëllezërit analfabetë./Më thuaj ardhmëri, ku shkohet/Me logjikën kooperativiste të baltës?” Vajë medet sikur kjo të rindodhte edhe me poezinë sot.
Udhëtimi i fjalës shqipe shpeshherë i kalon kufijtë realë dhe imagjinarë të nocionit që vet fjala shqipe mbart. Për pasojë, ‘nocioni’ i fjalës shqipe që buron tek vetë ‘fjala’ shqipe ka krijuar këtë shans të ri të flakjes së pragjeve ndarës, të mundësimit tejçues të kuptimit që mbart vetë fjala dhe nocioni në kuptimin real të idesë së prodhuar nga rutina e lexuesit, apo nga talenti letrar i krijuesit. Dr. Selahedin Velaj e zbulon këtë tek krijimtaria e shkrimtarit Pandeli Pierre-Simsia. Duke analizuar romanin e autorit “Një dashuri e vrarë”, teksa shprehet se “i tillë është edhe personazhi në libër, Saimiri, ky bajloz i zi dhe i pashpirt, që ia arriti qëllimit të tij çnjerëzor”, Velaj zbulon thelbin e asaj që ndodh tek mbartja e kuptimit thelbësor të asaj që ndodh në shoqërinë tonë, që ndodh tek ne dhe që mjeshtërisht Pierre-Simsia e trajton në veprën e tij.
Aty bredh lirshëm. Kundron erën e mirë. Dëgjon dihatjen e moçme. Aty përhumbesh, por s’ndihesh i qetë. Tik-taket e zemrës të shtohen, frymëmarja të kapërcen. Padashje je përhumbur në gjeografinë e poezisë që pena e Keze Zylos ka dhuruar për ty. E ndjen hapësirën që krahët kërkojnë, teksa këto krahë të palodhura, miliona grimca ajri rrahin papushim, si lopata marinarësh të hershëm, dhe i turren hapësirrës së pafund, tokës, gjithësisë për një copë krodhe, për zahirenë e Kohës së Re. Vargu tërhiqet në këtë përplasje krahësh dhe prodhon enkas për ty flladin e këndshëm Mezhgoranas e t’a sjell aty si një dhuratë për një ditë më të mirë, për një frymëzim më të mirë. Ti transformohesh në një fabrikë loti që terr e terr çurka uji të kripur mes grykësisë ku dihatja dhe shkëlqimi rrezatues i syve vetëm imitojnë një pjesë të këtij vargu.
Kalëruar në këtë pushtetësi kaltëroshe ku sundon “Monumenti i Lotit” i vërtitesh Globit të gjesh një pikënisje, të gjesh një udhërrëfim. Dhe në ndihmë të vjen vargu i poetes që të sjell pikën e lotit, pikën që i referohet Globit. Aty pastaj ti lexon mallin tënd, dëshirat e tua, aty ti qetësohesh sadopak, se ky Glob i Përlotur të rizbulon edhe fakte të tjera, që i ngjajnë lotit tënd, ndoshta edhe lotit të nënave. Aty mëson sa shumë lot duheshin të ndërtohej vargu i Zylos, të thurej e arnohej shqip “Monumenti i Lotit”.
Harpa dëgjohet lirshëm. Muza zbret ngadalë, e frymëzuar, e shastisur, e harbuar dhe e dehur nga kjo lëvizje, nga ky pushtet grimcash digjitale që fiksojnë e transferojnë me fuqinë e tyre atë që vargu i Zylos ka parë, ka dëgjuar, ka ndjerë që hershëm, sheh dhe e struk në rolin e dëshmitarit të përtej Atlantikut në sëndukun e Artë shqiptar të traditës së mirë e të bukur të vargut letrar, e strehon herë me dhimbje e herë me dëshira të gjithëpushtetshme në gjirin e ngrohtë të Poezisë. Aty strehohet “vjeshta me gjethen e verdhë”. Aty shtohet xhelozia e poetes, teksa:
“Gjethja e verdhë me vjeshtën e artë
të shton xhelozinë pastaj për gjithçka
Ti i lyen flokët në ngjyrën e grunjtë,
Si për t’i thënë Hënës, kam ngjyrën tënde, mos m’u ndal…”
Janë këto ngjyra që ushqehen në vargun e Kozetës, në këtë varg ku koloriti, s’ka piktor që të mos e frymëzojë. Ngjyrat janë të gjalla, të mpleksura me bukurinë e dy traditave, me shumëllojshmërinë e tyre natyrale, teksa pastaj zbresin natyrshëm e përhumben tek “Polena e Puthjes”:
“Tani si një Ëngjëll më vjen puthja,
Kur shpirtrat bashkohen në një,
Shigjeta e shikimeve është tretur e tëra,
Dashuria përhapet si polenë në të”.
Natyrshëm mes këtij vargu ndjesor vetëm poezia ka magjinë të shpaloset, vetëm vargu i gatuar e latuar mirë në mjeshtërinë e tij mund t’a thotë. Dhe këtë e ndjen këtu:
“Puthjet e ëmbla janë si flutura,
Që fluturojnë magjishëm, në hapësirën e zemrës,
Ndezin gjakun, shtojnë ritmin e jetës,
E etshëm thithin burimin e vesës”.
Mes asaj vese të lënë mëngjeseve të largëta pastaj zbret kujtesa, del “Molla e Migjenit” e “Historia e Kafshuar”…
Ke bredhur mes këtij vargu dhe ke harruar se duhet të nisësh pak fjalë të tjera, ndoshta të thëna e ndoshta të dala enkas pas kësaj dihatjeje, tek loti që të ka ‘ngelë pikturë’, tek vetë magjia e vargut të poezisë. Le të kënaqemi të gjithë me gjeografinë e larmishme të poezisë shqiptare, që përditë e më shumë troket e troket për të depërtuar edhe salloneve mondane, moderne, dikur të ëndërruara për baballarët e poezisë, për skalitësit e moçëm të vargut të saj, por për ca kohë të mbetur si një “mollë e ndalueme’. Le t’i gëzohemi natyrshëm kësaj gjeografie të re, premtuese.
E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja janë pikat ku poezia synon pikëtakimin me lexuesin e saj. Dhe në këtë pikëtakim shpeshherë janë aksiomat sintaksore të frymëzimit ato që kërkojnë lancimin e modelit qetësues në modelin e krasitjes poetike të vargut. Ky model dhe kjo krasitje kanë gjetur këtë kënd qetësues edhe mes vargjeve të poezisë së shkruar nga pena e një talenteje në rritje. Në fakt poezia e saj e kërkon me ngulm këtë. E ka krijuar vetë dhe e ka bërë moto. Një moto në fakt që e bën këtë poezi të veçantë e të dallueshme e që nën rrahjen pulsore të vrullit tërheqës e magjepsës synon të të bëjë për vete , sepse pikërisht ky detaj, jo pak i mungon poezisë në tërësi. Dhe ky stil poetik mes kësaj ligjësie padyshim ka të bëjë me rritjen që poezia e saj ka realisht. E sheh këtë rritje në tërë ndjesinë poetike që lexon dhe këtu i mëshon rrekjes pas një fakti sublim. Një fakti, ku nuk synohet analizë për poezinë në tërësi të autores, as për qënien dhe ekzistencën poetike të shkruar në kohë të ndryshme, e as të përshkruaj kohët e poezisë. Synimi është të vëzhgoj këtë varg, këtë poezi në majën e kohës, në lartësinë ku vetë kjo poezi është në fakt sot. Dhe këtu, e thënë troç, fjala është për të shprehur lirshëm atë që ndjen, për këtë arritje në fushën e madhe e përditë të lartësueshme të poezisë shqiptare, kudo që lëvrohet ajo.
E lakuar thjesht, qartë dhe bukur në të gjitha rrasat, fjala poetike dhe rrugëtimi i saj mes larmisë figurative, janë tolerues në këtë rrahje të pandërprerë pulsore, sepse aty në brendësi të këtij vargu e shkuara është vetëm fakt, e sotmja realitet dhe e ardhmja, padyshim arritje. E ndërsa pulsi i një jete të re lëvrin brenda venave jetëdhënëse të këtij vargu, poezia e Merita (Bajraktarit) McCormak s’ka qetësi, edhe kur dremit atyre kujtimeve fëmijërore, rinore edhe kur nusëron mes bukurisë Korçare, që Zoti e ka pikturuar me penelata të rradha. Ashtu si dhe vetë vargu i saj e thotë:
“Do të vij të prek dhe gurin
Të ndjej aromën e bukur
Lulëshqerrat kur të çelin
Mbi jargavan të shoh një flutur
Të njom buzën me ujin e kroit,
Në shqip dy fjalë të këmbej,
Të kuvendoj gjatë me shoqet
Gjithçka tënden, o vendi im të ndjej...”.
Në një varg ritmik, kohor e gjuhëëmbël ndjehesh komod. Rrekesh mes brendisë dhe harron rropamat dhe rropatjet e një kohe që në këtë varg mbetet një monument kritik mes fuqisë së fjalës, dhe dhimbjes së shpirtit: “
“Ah sa dhemb shpirti
Prej fjalës së ashpër,”
E ndërsa vargu sillet si një dëshmi, koha poetike të mëson tolerancën, dashurinë, forcën e jetës dhe freskinë e saj. E arritura në varg është tregues i një rruge plot vuajtje, plot mundim e plot siklet. Vazhdimi më shumë se premtues. Angazhimi padyshim, pjesë e jetës së poetes McCormak.
Në këtë rrugë krijuese poetike, dialektika është çelës magjik. Këtë çelës poetja e përdor me sukses. Dhe me këtë çelës ajo hap portat në vendlindje dhe tenton t’u mesojë kodin të gjithëve më të rrinjve që hyjnë në këtë rrugë dhe synojnë të hapin portat e lashta të bedenave ku prehet vargu i moçëm. Natyrshëm, poezia e saj ka rrokur shpejt këtë kod dhe tani synon majat e kohës.
"Ulur jam mes barit të gjatë e gjëmbash fshehur
Mendja shëtit në fëmijërinë e uruar
U deshën kaq vite kohë e durim
E shkuara me të tashmen këtu për t’u takuar"
Komplekset në të cilat ndodhet sot poezia janë një pozë mode në proces kalimtar. Dhe si të tilla ata flirtojnë edhe disa pikënisje në lëmin poetik shqip. Më së shumti aty ku poezia tenton të pasqyrojë pragun e kohërave. Në kapërcim pragjesh, poezia ende ndodhet si në atë historinë e treguar për ndjesinë që të krijohet kur ndodhesh lart në majë të ndonjë kulle shumë të lart. E hedh vështrimin poshtë nga lart kullës. Të kalojnë mornica, kulla dridhet e tëra dhe të duket sikur të flak tutje, dukesh i pështjellë pastaj me ethe frike… Dhe po qe se kulla lëviz sa andej aq edhe këndej, sipas ndërtuesve dhe arkitektëve, mos ia ki frikën. Ajo është normale dhe kulla s’bën rrezik. Por, nëse kulla qëndron në një vend, ajo po sipas të lartcituarve, “mendohet” nga të të hedhë, s’ka përqëndrimin e duhur. Pra, ende s’ka një pozicion të caktuar në lëvizjen e natyrshme poetike, në atë lartësi ku është ngjitur. Në këtë rast poezia e McCormak ndodhet jashtë rrezikut. Ajo veç vazhdon të rritet e lartësohet.
Nga Fatmir Terziu
Poezia e Lazgush Poradecit, është enciklopedia kulturore e pos-letrave Shqipe, një vagon didaktik që aprovoi ‘Njeriu’ me një udhërrëfim për manaxhimin e besimit të vet shpirtëror, etikës dhe jetës sociale. Të gjitha dhuntitë poetike dhe dramatike janë të përfshira në këtë rrugë krijuese për të siguruar transmetimin e traditës nga brezi në brez. Kjo këngë poetike Lasgushiane e ushqyer në rrënjët e moçme shqiptare të fuqizuara nga mjeshtrat e hershëm dhe atyre të Rilindjes Shqiptare, është ritmikisht e organizuar me një mjeshtëri të rradhë e të madhe në pjesë metrike, që sigurojnë secilin të jetë psikologjikisht i mbërthyer dhe i sqaruar deri në fokusimin në kujtesë e memorje deri në një rikujtesë të lehtë për t’a rithënë.
TROKIT, TROKIT… DHE ZGJO!
RRJETI I MBYLLUR I (PSEUDO)KRIJI MTARISË
Nga Fatmir Terziu
Diku ende sheh këto shpata-pena mesjetare të dalin rrastësisht nga garazhe me ndryshk, madje dhe në formë binjakësh ose “penash siameze” të thurrin të ashtuquajtura intervista për baballarë të tregimit apo edhe të poezisë. Pas taj vetëquhen në letra falënderuese për njëri-tjetrin anëtar të tribuve “nëna’, “kajmekanë” …e të paaritshëm. Njëri pyet nga matanë oqeanit dhe tjetri nga maja e bregut. Tamam si në një korr ushtarak të vjetër, tamam në misionin e tyre varrmihës të krijimtarisë së re, të krijimtarisë së vlerësuar në perëndim…
Fizikisht, procesi i të folurit, ndoshta edhe ai i të dëgjuarit, është shumë kompleks, por kështu siç njihet, ai është i përshkruar vetëm në mënyrë fizike. Këtu në këtë mënyrë fizike të përshkrimit, shikohet në fakt vetëm pak dyshim në f aktin që vet njeriu filoi gjuhën nga glimpse të vogla dhe që më vonë në jetën e tij u shoqëruan me situata të ndryshme. Një nga këto situata është lindja e të shkruarit, dokumentimit të të folurit ose të të dëgjuarit. Në këtë dokumentim metodika varion. Variacioni është plot detaje. Detajet janë sërrish komplekse. Jashtë këtyre komplekseve nuk mbetet edhe të shkruarit në formën e njohur letrare. Forma letrare, ose krijimtaria letrare e shkruar mbetet një nga këto komplekse, që sot mbesin ndër më të komentuarat e ndër më të analizuarat.
Tregimi dhe poezia, si format më të lehta të kësaj analize ose të këtyre komenteve, kanë pikëtakime të ndryshmë dhe kahe eventuale me vektorë e parametra të ndryshëm. Pikëtakimi mbetet vetëm dëshira për të thënë diçka më shumë në një fushë që situata e sotme kërkon të realizojë më shumë në anën shkencore të tij. Por dë shirat janë dëshira. Ato shpesh mbyten nga egot, mufatjet dhe anekset personale të derivatit personal përgëzues. Ky i fundit rezikon vetë këtë pjesë të problematikës në fjalë dhe më së shumti fundos vetë tregimin, poezinë dhe tregimtarin apo poetin. Kush ka pak sens gjykimi dhe analize në dobi dhe në interes të rritjes së nivelit letrar e krijues, normalisht e ndjen nevojën e një kritike normale e me baza totalisht realiste. Kush tenton të mburr e të fryjë poezinë dhe tregimin e sëmurë padyshim krijon vetëm amulli, dhe është abuzues është një pjesë e një procesi me rrjet të mbyllur e gati me turavrap të lakut të tij dashakeq drejt fytit dhe mbytjes së krijimtarisë letrare të shëndoshë. Kjo është vrasja mafioze e procesit të të folurit, të të dëgjuarit dhe të shkruarit, si poces kriju es me penën e kthyer e transformuar në një shpatë mesjetare, që përkëdhel me misionin për t’a përkëdhelur.
Tamam si në një proverb të fillimeve pluraliste në Shqipëri kur mbinë koiskat. Kioskaxhinjtë e shumtë hallexhinj filluan të luanin lojën e preferuar të situatës. Njëri blente sheqer tek tjetri dhe tjetri zarzavate tek I pari, pastaj të tjerët në një zinxhir të tillë. Kush dilte nga ky zinxhir ishte I destinuar të përfundonte në mungesë klientele, sipas planeve paraprake të zinxhir-anëtarësisë tregtare. Por në fakt ndodhi ndryshe. Ai që mbeti larg këtij zinxhiri filloi të shikonte punën e tij dhe gjeti qetësi tek klientela e vërtetë.
Kështu edhe me krijimtarinë letrare. Penat “e pamb urura” tani janë në një avantazh si dita me natën me të ashtuquajturit “mite apo baballarë të poezisë dhe tregimit” të vetëquajtur ose vetëshkruar nga ata vetë si anëtarë të rretheve grupore apo servile ose edhe nga vetë krasitësit e pemës letrare, për nëri-tjetrin, duke krijuar rrjetin e mbyllur të pseudokrijimtarisë letrare, me ëndërën e kahershme për të qenë analistë.... Diku ende sheh këto shpata-pena mesjetare të dalin rrastësisht nga garazhe me ndryshk, madje dhe në formë binjakësh ose “penash siameze” të thurrin të ashtuquajtura intervista për baballarë të tregimit apo edhe të poezisë. Pastaj vetëquhen në letra falënderuese për njëri-tjetrin anëtar të tribuve “nëna’, “kajmekanë” …e të paaritshëm. Njëri pyet nga matanë oqeanit dhe tjetri nga maja e bregut. Tamam si në një korr ushtarak të vjetër, tamam në misionin e tyre varrmihës të krijimtarisë së re, të krijimtarisë së vlerësuar në perëndim…(Vazhdon…)
“Atdheu: ylber i përjetshëm
ujëvarë malli
qiell dashurie
vetëtimë zjarri…”
Një “Ujëvarë Malli” ka mëse një vit që gumëzhin rafteve të bibliotekave private, të dashamirësve të poezisë, që kanë parë në vargjet e autorit Selman Lokja Atdheun, Shqipërinë, Kosovën, Deçanin, Vokshin legjendar, Kanadanë apo Amerikën dhe kanë mall të dëgjojnë nënën Zyher, ‘Brothel Zenel’, por që nuk ‘duan të komentojnë’ për Samitin e Kretës. Janë rreth 90 poezi të frymëzuara nga koloriti popullor i rrëfenjës dhe traditës popullore me nje gërshetim tradicionalen dhe bashkëkohoren në poezi. Është meraku dhe oratoria e Selman Lokjes që ndërthuret në pikanten rimuese të vargut që vetëm ecën e ecën si një vazhdimësi tejçuese.
Aty peshon kënga, fjala, thinjat e pleqërisë, fle dhe zgjohet kafsha shtëpiake, rrushja e lalës, mullarosi dhe e shoqja, madje edhe Darvini e Nastradini.Sa domethënëse është retorika poetike e Selmanit në vargje kur atë e vizitojnë nipat, brezat e së ardhmes, kur bisedon me nënën, kur dialogon me Visarin apo kur paraqet kurbetin e burrave.
Selmani e sheh Shqipërinë në ëndërr, edhe pse vet ka lindur në Deçan të Kosovës dhe ka kaluar rininë auditoreve të Gjermanisë, Italisë dhe së fundi të Britanisë:
“Po ndodh shpesh këtu në Angli,
me u bashkue pleq e të ri
gra, fëmijë e vasha të reja,
s’na ndan gjuha, s’na ndan feja”.
Duke vazhduar më tej ai në të njëjtën poezi shton:
“Shpesh në ëndërr shoh Shqipërinë,
tërë Mbishkodrën e Malsinë
pres një ditë atje të shkoj
nënë e babë të përqafoj”.
Dhe ja ku buron kjo ujëvarë malli për vargjeshkruesin shqiptar:
“ylber i përjetshëm/ujëvarë malli/qiell dashurie/vetëtimë zjarri…”.I tillë është Atdheu për të. I tillë është edhe jetëzimi emror që ai u ka bërë fëmijëve të tij, ku spikat emri i qytetit të bukur shqiptar Vlora për vajzën e tij bukuroshe. Në bisedë me të birin ai zbulon:
“Këtu nuk jam vetëm,
por është dhe mami
bashkë me mua janë
Vlora dhe Arjani…”
e hënë, janar 14, 2008
BOTËN ZUSKË ASNJË S’E NDREQ…
Pak kohë më parë dikush më dërgonte një mesazh për një libër. Pastaj vet autori më dërgonte librin me një shënim: “Fatmirit, me respekt nga autori, poshtë firma e tij”. Natyrshëm pas vizitës pamore të kopertinës, ku binte në sy një statujë e mitologjisë Greke, grafikuar me një përkushtim nga Flori Sllatina, dora e shtrirë drejt dhe para vetvetes nga njeriu-filozof-statujë, të çonte aty ku shkruhet: “Pesha e Fjalës”. Pastaj shikimi i filozofit-statujë, edhe pse i vëngër të ngul mornica, teksa qetësisht pastaj mëson emrin e autorit; Dritan Buna. Dhe më tutje pasi ke kapërcyer ‘burokracinë’ e domosdoshme të dy fletëve të para ajo që të imponon të ndalesh është fjalia peshuese, ose çelësi për të hyrë në bedenat e thjeshta të poet-prozatorit të ri dhe premtues, Buna.
Aty thuhet: “është mirë të jesh i rëndësishëm, por më e rëndësishme është të jesh i mirë”… Aty ku mbaron kjo thënie nis rradha e vargut poetik me një përzgjedhje krijimtarie prej rreth 50-të poezi, te redaktuara nga Petrit Kucana. Nga fundi fjalën e ka proza poetike e autorit Dritan Buna.
Sa mbaron këtë udhëtim shpotitës, mes luftës së syrit, buzëve murmuritës dhe mendjes së hallaktur, diçka të bën që të mos e flakësh tutje këtë libër, jo nga gjithë sa thashë më lart, jo nga “Pesha e Fjalës”, por nga vetë fjala që autori përdor në vargun e tij.
Është libri i parë dhe i vetëm i autorit Buna, por ka një kostum personal, ka një veshje të vetën, të pa marrë hua e psonisur gjetkë. Teksa shkruan për nënën, vajzën që dashuron, shoqen e shkollës, aadoleshencën, babain, ditëlindjen e shokut, ndjenjat kalimtare, Buna nuk harron Atdheun, mësuesit, largësinë edhe pse pushimet i kryen në Skoci dhe tenton të shprehet edhe në gjuhën e ishullit ku ai jeton e punon t’i flasë dashurisë: “My Sweetheart”. Vitet ikin, thotë Buna, por ne ritemi, rritemi e vetëm rritemi ne, ndërsa kujtimi mbetet prapa si një hije. Në një kontrast të hapur ai vë në një vijë tisi të padukshëm lukuninë dhe dhimbjen, harmoninë dhe telajon poetike, harbutërinë dhe dashurinë, dhimbjen për të afërmit dhe plagët e dhimbjes së shoqërisë. Ai u drejtohet mbesave me vargje zemre dhe ndjenje:
Por nuk lë pa goditur edhe këtë plagë të shoqërisë kur në poezinë “Prostituta” shreh me vargje:
Duke thelluar kërkimet në botën e tij shikon dhe lexon se si autori lexon Eseninin, Bërnsin, Migjenin dhe në poezinë “Pa shpresë” shikon një botë ‘zuskë’ të pandrequr. Dëgjon dhe lexon xhelozinë e listave, ofshamën e kritikëve pa brazda, lajthitjet e pseudomatëve dhe pseudonimin e tyre e jashtëqit si dikur letrat nën derë dhe ato që u mykën librave me fillin e mallkuar të kuq. Ah anonimët, si anoreksia për ata me numrin zero që tentojnë akoma të jenë në dietë. Aha xhelozët, që mundohen të kopjojnë 'balozët' e zinj. Pështirë, por më mirë me kostumin tënd, me emrin tënd… Ai shprehet:

“Të ëmbla, të vogla
si dy pëllumbesha
nga gjumi më zgjonin
dhe lodra kërkonin.”
Por nuk lë pa goditur edhe këtë plagë të shoqërisë kur në poezinë “Prostituta” shreh me vargje:
“Pranë një semafori po kaloja një mbrëmje
tek kthehesha ngadalë në shtëpi
një vajzë e bukur aty në këmbë
fjalosej me një njeri.
Iu afrova dhe iu luta të më tregonte
Ç’kishte ngjarë me të dhe pse lotonte
“e besova atë djalë, -tha duke u dridhur
e s’e mendova kurrë se më mashtronte…”
Duke thelluar kërkimet në botën e tij shikon dhe lexon se si autori lexon Eseninin, Bërnsin, Migjenin dhe në poezinë “Pa shpresë” shikon një botë ‘zuskë’ të pandrequr. Dëgjon dhe lexon xhelozinë e listave, ofshamën e kritikëve pa brazda, lajthitjet e pseudomatëve dhe pseudonimin e tyre e jashtëqit si dikur letrat nën derë dhe ato që u mykën librave me fillin e mallkuar të kuq. Ah anonimët, si anoreksia për ata me numrin zero që tentojnë akoma të jenë në dietë. Aha xhelozët, që mundohen të kopjojnë 'balozët' e zinj. Pështirë, por më mirë me kostumin tënd, me emrin tënd… Ai shprehet:
“Një flet mirë
Një flet keq
Një tjetër akoma edhe më dreq
Por botën zuskë asnjë s’e ndreq!”
*** *** ***
e diel, janar 13, 2008
POEZIA DËSHIRA TRANSPARENTE E SHPIRTIT POETIK
Natyrshëm fjala e ëmbël, e përzgjedhur flet me një gjuhë të qartë, aty buron vetë dëshira e realizimit të ëndrrës së ngrohtë e mikpritëse poetike. Pikërisht aty ku poeti gjen fjalët edhe fjalët e përqafojnë fjalën e dëshirën e shprehur të poetit në vargje: “Ti nuk je/retë mbi qytet me nevrikosin/dhe shiu më lag bashkë me vargjet” (Bruqi, poezia: Qyteti ku të prita). Ndryshe retorika e Shefqet Dibranit nuk do të kishte atë vlerë që ajo ka në paraqitjen e saj artistike: “Në kohën kur po pushkatoheshin intelektualët/Ngritën në tempull vëllezërit analfabetë./Më thuaj ardhmëri, ku shkohet/Me logjikën kooperativiste të baltës?” Vajë medet sikur kjo të rindodhte edhe me poezinë sot.
Aspekti kohë, vend, pasqyrim, frymëzim dhe detaj artistik nuk mund të kuptohet pa rezonancën dhe timbrin që popullorja e thjeshtë i jep si model ushqimi poezisë, veçanërisht asaj poezie që rrokjen e merr hua nga tradicionalja dhe dëshira për një realizim të asaj që shpirti e pret dhe e ëndërron prej kohësh. Pra poezia është dhe mbetet një dëshirë transparente e shpirtit poetik të poetit në kohë dhe vend të përcaktuar. Kështu koha dhe vendi që zgjojnë dhe pasqyrojnë tematikën poetike ka rrëndësi të dyfishtë. E tillë është edhe poezia e Ndue Hilës, që pret e përcjell këtë aspekt kohor dhe vendor në një tematikë tashmë mbarëpopullore për të gjithë poetët shqipshkruajtës. Tematika e Pavarësisë së Kosovës e shkruar në vargje ka shpërthyer në tërë këtë gërshetim dhe ka marrë një formë të re të shprehjes së dëshirës dhe gëzimit kolektiv. “Pritja më durin nuk ka” thotë në titullin e një poezie Hila dhe ndërsa më pas ditën e madhe të pritjes e simbolizon me foshnjën dhe gëzimin e lindjes së saj: “Po presim të lindi/Një foshnjë e lindur/Po presim ta pagëzojmë në emër/Emër të bukur ka/Perëndia Shenjtnore emrin ia la/Presim të gjithë, po presim/Në çdo cep të botës mbarë”. Kompletimi i metamorfozës poetike në komponentin dual të dëshirës dhe frymëzimit poetik padyshim që gjen ushqimin e vet në brazdat e moçme të folklorit shqiptar, ku spikat tashmë edhe ndërthurja e lirikes me modernen dhe më tej me të thjeshtën e qartë dhe të kuptueshme të simbolikës poetike. Ajo që vjen nga frymëzimi Kutelian, me poezinë e tij të hershme “QËNDRIMI” ku shprehet në vargjet: “Jam shqiptar/e kosovar;/zot e krenar,/zot e bujar/mbi këtë dhé,/q'e kam si fe,/e përmbi fé:/E kam vatan!” sot kuptohet qartë në krijimtarinë e përkushtuar kësaj tematike. Le të shohim se si konkretisht kjo tematikë aspiron dhe realizohet.
Poeti Riza Lahi tek poezia “PRITMË SE PO VIJ” të cilën ia kushton poetit luftëtar Hajdin Abazi shprehet direkt me vargjet prekëse e dhimbjengjallëse për Nënë Kosovën, nënën e robëruar por tashmë krenare “O moj nënë e poshtëruar,/Robëruar e dërrmuar,/Mish e kocka masakruar/Më s’duroj, por do të kthej”. Herronjtë e Kosovës është jo më ana tjetër që ushqen këtë temë, por tema që frekuentohet më së shumti. Poeti Agim Doçi gjen dhe seleksionon këto vargje: “Shirat e vjeshtës dhe psherëtimat/Më sjellin pranë shokun e shtrenjtë/Atë që/shkrepte si vetëtimat/Dhe tokën nënë e kish të shenjtë” të kthej dhimbjen për mikun e poetit dhe luftëtarin e Lirisë Agim Ramadanin. Pra shihet qartë se poezia dhe Kosova janë një vatër, një strehë ku strehohet malli dhe dëshira poetike që asaj t’i shërrohen sa më shpejt plagët. Poezia dhe poetët kanë qenë dhe janë prej kohësh inicuesit e këtij evenimenti jetik që shtrohet me qilimin e bujarisë poetike. Kështu ka qenë edhe në ato kohë ku Kosova strehonte vargun poetik lirik shqiptar, kur vargu shqiptar krenohej me Kosovën. Lasgush Poradeci ndoshta është një shembull më i qartë në këtë mes. Jo më kot Petraq Kote shkruan “Lasgushi botohej e ribotohej në Kosovë ato vite. Këtej letërsia e tij ishte futur në bodrumet e shpirtit të lig komunar. Emri i Lasgushit atje përtërihej me lindjet e reja të fëmijëve (Lasgush Kyçyku, Ferizaj 1986), këtej fshihej nga faqet e leksikonëve. Kosova dhe Lasgushi ishin dhe janë motër e vëlla. Nuk mund t’i shikosh e imagjinosh jashtë njeri - tjetrit ata. Jashtë shtëpisë shqiptare njëri e brenda shtëpisë përgjysmë, tjetri” (Kote, 2007). Ajo që Arshi Pipa do të nxirte nga zemra e tij më 1958 padyshim plotëson më së miri tematikën e sotme ku gërshetimi i vlerave rimbursohet me detajet e mirëfillta poetike: “O toke e bukur ku fjala burrneshe/ ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!/gjoks i Shqipnis, ku e ndryme si luaneshe/ nder hekura gjemon zemra Dardane”.
Larmia e krijimtarisë poetike kushtuar dëshirës së Pavarësisë për Kosovën natyrshëm në kohë dhe vend gjen hapësirë të mjaftueshme për të realizuar shpirtdëshirën dhe vrullin poetik në vargje të shijuar poetikisht nga të gjithë. Por ajo që poeti Flori Bruqi gjen dhe gatuan me vlera artistike është padyshim medalja e vetëmerituar që vargu dhe arritja e poezisë shqipe i dhurojnë poetit. Me një vlerë tepër artistike ai shkruan mjeshtërisht: “Këtë poezi Nënë/nga zemra e shkrova/dhe hije azhuri/s’i futa Brenda/Ti kërkon dritë/se ishe Dritë/siç janë Drita/të gjitha Nënat”. Natyrshëm fjala e ëmbël, e përzgjedhur flet me një gjuhë të qartë, aty buron vetë dëshira e realizimit të ëndrrës së ngrohtë e mikpritëse poetike. Pikërisht aty ku poeti gjen fjalët edhe fjalët e përqafojnë fjalën e dëshirën e shprehur të poetit në vargje: “Ti nuk je/retë mbi qytet me nevrikosin/dhe shiu më lag bashkë me vargjet” (Bruqi, poezia: Qyteti ku të prita). Ndryshe retorika e Shefqet Dibranit nuk do të kishte atë vlerë që ajo ka në paraqitjen e saj artistike: “Në kohën kur po pushkatoheshin intelektualët/Ngritën në tempull vëllezërit analfabetë./Më thuaj ardhmëri, ku shkohet/Me logjikën kooperativiste të baltës?” Vajë medet sikur kjo të rindodhte edhe me poezinë sot.
e shtunë, janar 12, 2008
RRUGËTIMI IMAGJINAR NË REALITETIN E FJALËS DHE NOCIONIT
Nga Fatmir TerziuAty gjendet fjala ‘mik’, fjala ‘shkrimtar’, vlerësimi real, por aty është realiteti i pakundërshtueshëm, aty gjendet natyrshëm ajo që i duhet realisht veprës dhe kritikës letrare, prandaj fjala mik dhe shkrimtar, përpos vlerësimit nuk është teprim. Është vlerësim kritik dhe pikë. Pragu është kapërcyer, por rrugëtimi është i gjatë. Në këtë rrugëtim mes fjalës dhe nocionit, pika kyçe mbetet lexuesi dhe shqetësimi autorial.
Udhëtimi i fjalës shqipe shpeshherë i kalon kufijtë realë dhe imagjinarë të nocionit që vet fjala shqipe mbart. Për pasojë, ‘nocioni’ i fjalës shqipe që buron tek vetë ‘fjala’ shqipe ka krijuar këtë shans të ri të flakjes së pragjeve ndarës, të mundësimit tejçues të kuptimit që mbart vetë fjala dhe nocioni në kuptimin real të idesë së prodhuar nga rutina e lexuesit, apo nga talenti letrar i krijuesit. Dr. Selahedin Velaj e zbulon këtë tek krijimtaria e shkrimtarit Pandeli Pierre-Simsia. Duke analizuar romanin e autorit “Një dashuri e vrarë”, teksa shprehet se “i tillë është edhe personazhi në libër, Saimiri, ky bajloz i zi dhe i pashpirt, që ia arriti qëllimit të tij çnjerëzor”, Velaj zbulon thelbin e asaj që ndodh tek mbartja e kuptimit thelbësor të asaj që ndodh në shoqërinë tonë, që ndodh tek ne dhe që mjeshtërisht Pierre-Simsia e trajton në veprën e tij.
Sipas Mehmet Krajës “është e pamundur që libri të ndahet nga zhvillimet negative që ndodhin te ne aktualisht dhe në këtë pikë ne dalim të pafuqishëm të inicojmë ndryshime radikale, sepse ato përfshijnë segmente të shoqërisë, ku ndikimi ynë është minimal ose krejtësisht i pamundur. Ajo që duhet të brengosë neve rreth librit, mendoj unë, është pikërisht pafuqia ose paaftësia jonë që në politikat kulturore të bëhen ndryshime të tilla dhe shfaqen nisma, të cilat do të duhej të jepnin sinjale për një fund të pritshëm të këtij tranzicioni rrënues” (Kraja, Shkurt 2005).Ndoshta më tej argumenti i Abaz Veizit që i largohet 'krizave, me librin gjen realen e fjalës dhe nocionit të Pierre-Simsisë dhe saktëson se “tek heroina ne libër, Dorina, përplaset ëndrra me realitetin, meskiniteti i rrethanave provinciale dhe mentaliteti idiot me botëkuptimin e një idealisteje moderne, në kërkim të vizionit të kulluar për jetën e saj sociale dhe dashurore. Historia e saj nuk është një histori e shkëputur, por pjesë e një realiteti dramatiko-tragjik që prodhon një shoqëri ende në krizë, e cila nuk vlerëson vlerat njerëzore dhe morali kallp i së cilës ushqen rrënjët e tragjedive dashurore dhe të gjithëfarshme” (Veizi, 2006). Pra, nocioni, ose idea letrare e krijuar nga Pierre-Simsia qartëson të tërën, domethënësen, kryesoren, tek e cila buron natyrshëm analiza dhe logjika e argumentit që sjell fjala shqip, e zbuluar, gatuar në lëminë e pasur proverbiale shqiptare dhe e gjetur e përdorur, ‘gatuar’ mjeshtërisht nga “shkrimtari profilitik” (Velaj, Dhjetor 2006). Nëse nuk do të kapej ky moment kritik dhe tepër domethënës që nocioni dhe fjala krijojnë natyrshëm edhe analiza dhe kritika për veprën do të mbetej e thatë. Më tej Velaj argumenton për të plotësuar thelbin e veprës në rritje të pasuar nga e mëparshmja “Le të jem unë Zamira”, atë që më shumë se ç’do gjë e kërkon sot pena dhe krijimtaria shqipe në Shqipëri dhe jashtë saj: “Dëshiroj që, me dashje ose pa dashje ky libër duhet t'i bjerë në dorë çdo politikani në Shqipëri, duke mbajtur përgjegjësitë e kësaj tragjedie që në mënyrë shumë prekëse dhe me një penë të shkëlqyer na e trajton në romanin e tij miku im i shquar zoti Simsia”. Ky është adresari që nuk ka qëllim ‘të humbasë rrugëtimin’ e fjalës shqipe, dhe që ndriçon kuptimin e nocionit në misionin dual të tij. Por le të sqarojmë pse ka rrëndësi fjala dhe nocioni që mbart ajo, pse fraza e ndërtuar nga fjala duhet ushqyer me nocion dhe pse nocioni pa fjalën dhe anasjelltas fjala pa nocionin nuk ka vlerë. Së pari fjala është dhe mbetët arma e krijuesit, dhe si e tillë ajo i duhet dhe i nevojitet atij të ‘peshojë’ veprën, jo nga numërimi i fjalëve, por nga rrëndësia që ato mbartin deri tek lexuesi. Së dyti fjala e autorit nëse do të quhet vetëm fjala e tij, ajo nuk do të jetë fjala e lexuesit dhe lexuesi do të duhet të ‘thërrasë’ autorin në ndihmë ose do të detyrohet që t’a abandanojë atë.
Këtu ndoshta në ndihmë vjen ajo që Halil Hoxhosaj shkruan për veprën e Ali D. Jasiqit “autori Ali D. Jasiqi në veprën e vet “Pesëdhjetë shkrime për poezinë” trajton veprat poetike të dyzet poetëve të meseve, trevave, moshave, stileve, individualiteteve dhe vëllimeve të ndryshme. Por, megjithatë ai ia arrin që në këtë vepër t’i shpalosë imtësisht vlerat, figurat, stilet, vargjet, metaforat dhe vlerat e tjera artistike të veprave poetike të këtyre poetëve. Bile, ai bën një punë të madhe kur flet prej një deri në pesë vepra të një autori, siç është rasti me poetin Din Mehmeti, sepse kështu ia arrin që të paraqes nuancat më të spikatura dhe më të avancuara të një krijuesi. Po ashtu në vepër nuk mungojnë edhe paraqitjet e veprave të autorëve të trevave të ndryshme të poezisë shqiptare duke filluar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, Italia e deri te vepra e Abdyl Latif Arnautit, poetit me prejardhje shqiptare nga Siria” (Hoxhosaj, Shtator 2007).Është në ndihmë ky kuotim sepse mbart pikërisht atë thjeshtësi që fjala shqip mundëson të ndërthurë binjakëzimin me nocionin figurative e letrar, ku vlerat, figurat, stilet, vargjet, metaforat dhe vlerat e tjera artistike të veprave gjejnë ushqim dhe bëhen të vlersueshme. Natyrshëm, të dy veprat e Pandeli Pierre-Simsias, që përshkruhen nga Velaj e gjejnë këtë strehë të mrekullueshme dhe flasin me gjuhën dhe nocionin e spikatur letraro-artistik, gërshetuar me kuptueshmërinë dhe logjikën e spikatur.
Ajo që Xhafer Syla gjen në pragjet letrare kur thekson se “në letërsi çdo vepër është një raport i rivendosur i shkrimtarit, i tekstit dhe i lexuesit dhe të gjitha këto tri “dimensione” të sendërtimit letrar gjenden në vepër, të përfaqësuara prore pak a shumë dhe të lidhura ndërsjelltas” (Syla, Shtator 2007).Në tërë paraqitjen letrare të ‘fjalës’ dhe ‘nocionit’ që synon ky linjësim i domosdoshëm dhe jetik, padyshim është edhe teoria dhe praktika letrare që gjen shtysën e argumentit dhe kritikës. Kjo sipas Sylës është “rruga mesatare ndërmjet shtrëngesës dhe anarkisë, rëndon tentohet të gjendet me pranimin (afirmimin) e lexuesit ideal, kompetent, e ky do të ishte ai lexues, që ka mjaft përvojë jetësore dhe letrare dhe nga i cili pritet ta demonstrojë ndjeshmërinë e zhvilluar sa duhet ose shijen. Është një pajtueshmëri e përgjithshme në qëndrimin mbi nevojën e marrjes në konsiderate të lexuesit, si një faktor të barabartë, dhe vendimtar në jetën e veprës letrare”. E ndërsa Syla e shikon në këtë rrugë lexuesin si marrës në konsideratë, natyrshëm ajo që e gjen lexuesit me ftesë apo edhe pa ftesë në rrugëtimin e fjalës shqip, është paraqitja reale e fjalës dhe nocionit ashtu të qartë dhe të kuptueshëm. Le të kthehemi prapë tek komenti i Velajt për veprën e Pierre-Simsisë. Aty gjendet fjala ‘mik’, fjala ‘shkrimtar’, vlerësimi real, por aty është realiteti i pakundërshtueshëm, aty gjendet natyrshëm ajo që i duhet realisht veprës dhe kritikës letrare, prandaj fjala mik dhe shkrimtar, përpos vlerësimit nuk është teprim. Është vlerësim kritik dhe pikë.
Jo më kot gazetari, kritiku dhe poeti Dukagjin Hata teksa shkruan për romanin e Pierre-Simsisë do të shprehet “Në vazhdën e asaj tradite, ku kanë hedhur themelet e ngrehinës së tyre estetike ikonat e letrave dhe kulturës shqiptare në diasporë, Noli, Konica etj. po ecin dhe krijuesit e rinj, të cilët në një raport të ri psiko-gjeografik me “lëndën e parë” të frymëzimit, përcjellin në krijimtarinë e tyre metaforën e kërkimit të lirisë, kryetema e thuajse të gjitha veprave të vërteta dhe autorëve dinjitozë. Radha e këtyre shkrimtarëve, kryesisht të rinj, kërkojnë në shtratin psiko-estetik të një realiteti global, në bashkësinë e pikave konverguese dhe diverguese, të veçantat e botës shqiptare në përgjithësi dhe dhe të atij që quhet “trungu amë” ne veçanti” (Hata 2006).Pragu është kapërcyer, por rrugëtimi është i gjatë. Në këtë rrugëtim mes fjalës dhe nocionit, pika kyçe mbetet lexuesi dhe shqetësimi autorial. Por ajo që kritiku Sali Bashota shpreh se “temë-dilema e parë ekzistuese është më se e qartë se shkrimtarët, vërtet, gjenden në një pozicion jo të kënaqshëm, dhe ky pozicion është vështirësuar,” padyshim kërkon vëmendje nga të gjithë.
e hënë, janar 14, 2008
GJEOGRAFIA E POEZISË
Nga Fatmir TerziuKalëruar në këtë pushtetësi kaltëroshe ku sundon “Monumenti i Lotit” i vërtitesh Globit të gjesh një pikënisje, të gjesh një udhërrëfim.
Aty bredh lirshëm. Kundron erën e mirë. Dëgjon dihatjen e moçme. Aty përhumbesh, por s’ndihesh i qetë. Tik-taket e zemrës të shtohen, frymëmarja të kapërcen. Padashje je përhumbur në gjeografinë e poezisë që pena e Keze Zylos ka dhuruar për ty. E ndjen hapësirën që krahët kërkojnë, teksa këto krahë të palodhura, miliona grimca ajri rrahin papushim, si lopata marinarësh të hershëm, dhe i turren hapësirrës së pafund, tokës, gjithësisë për një copë krodhe, për zahirenë e Kohës së Re. Vargu tërhiqet në këtë përplasje krahësh dhe prodhon enkas për ty flladin e këndshëm Mezhgoranas e t’a sjell aty si një dhuratë për një ditë më të mirë, për një frymëzim më të mirë. Ti transformohesh në një fabrikë loti që terr e terr çurka uji të kripur mes grykësisë ku dihatja dhe shkëlqimi rrezatues i syve vetëm imitojnë një pjesë të këtij vargu.
Kalëruar në këtë pushtetësi kaltëroshe ku sundon “Monumenti i Lotit” i vërtitesh Globit të gjesh një pikënisje, të gjesh një udhërrëfim. Dhe në ndihmë të vjen vargu i poetes që të sjell pikën e lotit, pikën që i referohet Globit. Aty pastaj ti lexon mallin tënd, dëshirat e tua, aty ti qetësohesh sadopak, se ky Glob i Përlotur të rizbulon edhe fakte të tjera, që i ngjajnë lotit tënd, ndoshta edhe lotit të nënave. Aty mëson sa shumë lot duheshin të ndërtohej vargu i Zylos, të thurej e arnohej shqip “Monumenti i Lotit”.
Harpa dëgjohet lirshëm. Muza zbret ngadalë, e frymëzuar, e shastisur, e harbuar dhe e dehur nga kjo lëvizje, nga ky pushtet grimcash digjitale që fiksojnë e transferojnë me fuqinë e tyre atë që vargu i Zylos ka parë, ka dëgjuar, ka ndjerë që hershëm, sheh dhe e struk në rolin e dëshmitarit të përtej Atlantikut në sëndukun e Artë shqiptar të traditës së mirë e të bukur të vargut letrar, e strehon herë me dhimbje e herë me dëshira të gjithëpushtetshme në gjirin e ngrohtë të Poezisë. Aty strehohet “vjeshta me gjethen e verdhë”. Aty shtohet xhelozia e poetes, teksa:
“Gjethja e verdhë me vjeshtën e artë
të shton xhelozinë pastaj për gjithçka
Ti i lyen flokët në ngjyrën e grunjtë,
Si për t’i thënë Hënës, kam ngjyrën tënde, mos m’u ndal…”
Janë këto ngjyra që ushqehen në vargun e Kozetës, në këtë varg ku koloriti, s’ka piktor që të mos e frymëzojë. Ngjyrat janë të gjalla, të mpleksura me bukurinë e dy traditave, me shumëllojshmërinë e tyre natyrale, teksa pastaj zbresin natyrshëm e përhumben tek “Polena e Puthjes”:
“Tani si një Ëngjëll më vjen puthja,
Kur shpirtrat bashkohen në një,
Shigjeta e shikimeve është tretur e tëra,
Dashuria përhapet si polenë në të”.
Natyrshëm mes këtij vargu ndjesor vetëm poezia ka magjinë të shpaloset, vetëm vargu i gatuar e latuar mirë në mjeshtërinë e tij mund t’a thotë. Dhe këtë e ndjen këtu:
“Puthjet e ëmbla janë si flutura,
Që fluturojnë magjishëm, në hapësirën e zemrës,
Ndezin gjakun, shtojnë ritmin e jetës,
E etshëm thithin burimin e vesës”.
Mes asaj vese të lënë mëngjeseve të largëta pastaj zbret kujtesa, del “Molla e Migjenit” e “Historia e Kafshuar”…
Ke bredhur mes këtij vargu dhe ke harruar se duhet të nisësh pak fjalë të tjera, ndoshta të thëna e ndoshta të dala enkas pas kësaj dihatjeje, tek loti që të ka ‘ngelë pikturë’, tek vetë magjia e vargut të poezisë. Le të kënaqemi të gjithë me gjeografinë e larmishme të poezisë shqiptare, që përditë e më shumë troket e troket për të depërtuar edhe salloneve mondane, moderne, dikur të ëndërruara për baballarët e poezisë, për skalitësit e moçëm të vargut të saj, por për ca kohë të mbetur si një “mollë e ndalueme’. Le t’i gëzohemi natyrshëm kësaj gjeografie të re, premtuese.
e hënë, janar 14, 2008
POEZIA, VËZHGUAR NË LARTËSITË E SAJ
Nga Fatmir TerziuE shkuara, e tashmja dhe e ardhmja janë pikat ku poezia synon pikëtakimin me lexuesin e saj. Dhe në këtë pikëtakim shpeshherë janë aksiomat sintaksore të frymëzimit ato që kërkojnë lancimin e modelit qetësues në modelin e krasitjes poetike të vargut. Ky model dhe kjo krasitje kanë gjetur këtë kënd qetësues edhe mes vargjeve të poezisë së shkruar nga pena e një talenteje në rritje. Në fakt poezia e saj e kërkon me ngulm këtë. E ka krijuar vetë dhe e ka bërë moto. Një moto në fakt që e bën këtë poezi të veçantë e të dallueshme e që nën rrahjen pulsore të vrullit tërheqës e magjepsës synon të të bëjë për vete , sepse pikërisht ky detaj, jo pak i mungon poezisë në tërësi. Dhe ky stil poetik mes kësaj ligjësie padyshim ka të bëjë me rritjen që poezia e saj ka realisht. E sheh këtë rritje në tërë ndjesinë poetike që lexon dhe këtu i mëshon rrekjes pas një fakti sublim. Një fakti, ku nuk synohet analizë për poezinë në tërësi të autores, as për qënien dhe ekzistencën poetike të shkruar në kohë të ndryshme, e as të përshkruaj kohët e poezisë. Synimi është të vëzhgoj këtë varg, këtë poezi në majën e kohës, në lartësinë ku vetë kjo poezi është në fakt sot. Dhe këtu, e thënë troç, fjala është për të shprehur lirshëm atë që ndjen, për këtë arritje në fushën e madhe e përditë të lartësueshme të poezisë shqiptare, kudo që lëvrohet ajo.
E lakuar thjesht, qartë dhe bukur në të gjitha rrasat, fjala poetike dhe rrugëtimi i saj mes larmisë figurative, janë tolerues në këtë rrahje të pandërprerë pulsore, sepse aty në brendësi të këtij vargu e shkuara është vetëm fakt, e sotmja realitet dhe e ardhmja, padyshim arritje. E ndërsa pulsi i një jete të re lëvrin brenda venave jetëdhënëse të këtij vargu, poezia e Merita (Bajraktarit) McCormak s’ka qetësi, edhe kur dremit atyre kujtimeve fëmijërore, rinore edhe kur nusëron mes bukurisë Korçare, që Zoti e ka pikturuar me penelata të rradha. Ashtu si dhe vetë vargu i saj e thotë:
“Do të vij të prek dhe gurin
Të ndjej aromën e bukur
Lulëshqerrat kur të çelin
Mbi jargavan të shoh një flutur
Të njom buzën me ujin e kroit,
Në shqip dy fjalë të këmbej,
Të kuvendoj gjatë me shoqet
Gjithçka tënden, o vendi im të ndjej...”.
Në një varg ritmik, kohor e gjuhëëmbël ndjehesh komod. Rrekesh mes brendisë dhe harron rropamat dhe rropatjet e një kohe që në këtë varg mbetet një monument kritik mes fuqisë së fjalës, dhe dhimbjes së shpirtit: “
“Ah sa dhemb shpirti
Prej fjalës së ashpër,”
E ndërsa vargu sillet si një dëshmi, koha poetike të mëson tolerancën, dashurinë, forcën e jetës dhe freskinë e saj. E arritura në varg është tregues i një rruge plot vuajtje, plot mundim e plot siklet. Vazhdimi më shumë se premtues. Angazhimi padyshim, pjesë e jetës së poetes McCormak.
Në këtë rrugë krijuese poetike, dialektika është çelës magjik. Këtë çelës poetja e përdor me sukses. Dhe me këtë çelës ajo hap portat në vendlindje dhe tenton t’u mesojë kodin të gjithëve më të rrinjve që hyjnë në këtë rrugë dhe synojnë të hapin portat e lashta të bedenave ku prehet vargu i moçëm. Natyrshëm, poezia e saj ka rrokur shpejt këtë kod dhe tani synon majat e kohës.
"Ulur jam mes barit të gjatë e gjëmbash fshehur
Mendja shëtit në fëmijërinë e uruar
U deshën kaq vite kohë e durim
E shkuara me të tashmen këtu për t’u takuar"
Komplekset në të cilat ndodhet sot poezia janë një pozë mode në proces kalimtar. Dhe si të tilla ata flirtojnë edhe disa pikënisje në lëmin poetik shqip. Më së shumti aty ku poezia tenton të pasqyrojë pragun e kohërave. Në kapërcim pragjesh, poezia ende ndodhet si në atë historinë e treguar për ndjesinë që të krijohet kur ndodhesh lart në majë të ndonjë kulle shumë të lart. E hedh vështrimin poshtë nga lart kullës. Të kalojnë mornica, kulla dridhet e tëra dhe të duket sikur të flak tutje, dukesh i pështjellë pastaj me ethe frike… Dhe po qe se kulla lëviz sa andej aq edhe këndej, sipas ndërtuesve dhe arkitektëve, mos ia ki frikën. Ajo është normale dhe kulla s’bën rrezik. Por, nëse kulla qëndron në një vend, ajo po sipas të lartcituarve, “mendohet” nga të të hedhë, s’ka përqëndrimin e duhur. Pra, ende s’ka një pozicion të caktuar në lëvizjen e natyrshme poetike, në atë lartësi ku është ngjitur. Në këtë rast poezia e McCormak ndodhet jashtë rrezikut. Ajo veç vazhdon të rritet e lartësohet.
e hënë, janar 14, 2008
POEZIA DHE KOHA POETIKE
e diel, dhjetor 23, 2007
Nga Fatmir Terziu
Poezia e Lazgush Poradecit, është enciklopedia kulturore e pos-letrave Shqipe, një vagon didaktik që aprovoi ‘Njeriu’ me një udhërrëfim për manaxhimin e besimit të vet shpirtëror, etikës dhe jetës sociale. Të gjitha dhuntitë poetike dhe dramatike janë të përfshira në këtë rrugë krijuese për të siguruar transmetimin e traditës nga brezi në brez. Kjo këngë poetike Lasgushiane e ushqyer në rrënjët e moçme shqiptare të fuqizuara nga mjeshtrat e hershëm dhe atyre të Rilindjes Shqiptare, është ritmikisht e organizuar me një mjeshtëri të rradhë e të madhe në pjesë metrike, që sigurojnë secilin të jetë psikologjikisht i mbërthyer dhe i sqaruar deri në fokusimin në kujtesë e memorje deri në një rikujtesë të lehtë për t’a rithënë.
Në “Republikë”, Plato rigorozisht atakonte që herët britmat poetikë, si një ndërlidje për komunikim in e njohurive. Ai lutej për një metodë më të saktë të komunikimit dhe klasifikimit [“Idetë”], dikush që mund të nënkuptojë investigimin e fakteve, principet e realitetit, natyrën humane dhe dirigjimin e jetës së përditshme.Çfarë specialistët e kësaj fushe kanë menduar dhe mendojmë për poezinë, ka qenë dhe është një diferencë e madhe dhe radikale nga ajo që poezia është dhe mendohet apo tejçohet listave nga ‘poetët’. Poezia që ne shprehim të ketë vazhdim ësinë e penës dhe mendjes së përkryer poetike të Poradecit, është produkt i një ekspresioni ‘poetik’ me një përvojë në prodhimin e kolektives dhe produktit të psikozës dhe mendjes kolektive. Forma mimike, kjo teknikë që eksploton ritmin, dimensionin dhe muzikalitetin realizon të dëshiruarën përgjigje psikologjikisht të mirëpritur nga dëgjuesi dhe lexuesi i saj. Poezia si një ushqim për këngën ka realizuar kështu, një dimension totalisht të lehtë kujtesor, dhe çfarë ka prodhuar vargu dhe tingulli japin e marrin në një simbolikë të cilën duhet të synojë sot poezia shqipe.
Plato e sulmoi metodën e mosndjekjes së traditës dhe lëvrimit analog, sepse ajo dekurajon argumentin dhe përqëndrimi n logjik mbi brendinë e saj, brendinë e poezisë. Ai duke sulmuar krijimtarinë e ‘castit dhe të rastit’ e quajti poezinë e krijuar rishtaz si spekulative, në thelb abstrakte, ‘një helm dhe një armik për popullin’. “Qorr”, shumë dëgjues, Homeri pasuroi këtë mënyrë të komunikuari, këtë të folur që mund të krahasohet ngjashëm me një prizëm, ku paraqet disa kuptime nga e njëjta pikë. “Preçisioni” është sakrifikuar për një shkallë të lartë të sugjerimit.Miti është një metodë që vërehet në grupin apo kauzën e efekteve me termin krijues, poet. Këtu, sidomos poetët e rrinj, kërkojnë ende një formulë, që tulatet mes krijimtarisë aktuale, traditës dhe modernes, midis të vjetrës dhe të resë, midis dhuntisë dhe xhelozisë që ka mbuluar prej kohësh me jorganin e saj një pjesë të Perlës Poetike shqiptare. Nën këtë jorgan fle poezia e mrekullueshme e thurur ndër vite. Jorgani mbulues herë gërvishet nga thonj të makiazhuar, herë me ngjyra tekanjoze ‘politike’ e herë me paragjykime të pamatura. Poezia mbetet nën të, mbetet nën të edhe ajo që duhet sharrë, lavdëruar, kritikuar apo vlerësuar. Ndryshe, ku do të gjendet rrëfimi tek brezat? Nëse kjo do të vazhdojë gjatë; pa dhimbje dhe hezitim mund të themi: ‘Erdhi vdekja e poezisë shqiptare!’. Në fakt kush e dëshiron këtë vdekje të poezisë?! Atë së pari me sa duket e duan vetë poetët, sepse poetët lejojnë të tallen me vepr ën dhe ëndrrën e tyre, të shumtët ‘poetë’, të shumëzuarit poetë, që në fakt ende se dinë në se janë të tillë as ata vetë…
TROKIT, TROKIT… DHE ZGJO!
Ndjej kënaqësi të shpreh dy fjalë për poeteshën ‘pa moshë’ të të gjitha moshave, Iliriana Sulkuqi. Jashtë kuadratit të ndërthurur metafizik, ajo është një burim ndjenjash, frymëzim tejskaj dhe një busull orientuese brezash, gati, gati n ë tërë rrugën jetike dhe krijimtarinë e saj. Për së shumti në një vizion poetik, ku larmia ideore tingëllon qetësuese dhe tërheqëse vargu tipik i Ilirianës ka kostumin real, personal dhe mbart vlera reale. Le të shtoj këtu edhe timbrin e rezonancën sintaksore që mbart vargu i saj për ne kolegët e saj dhe për të gjithë të tjerët jashtë kësaj vorbull-pene në këtë shekull të numëruar 21. Dikur poeti Elbasanas Milianov Kallupi do të shprehej poetikisht për vargun e Ilirianës që “troket e troket derisa të të zgjojë”Ajo vetë e shpreh këtë dhe natyrshëm në “Trokit e Zgjo”, ku natyrshëm do të ishte mirë të ishin zgjuar realisht edhe ‘fikësit’ e kahershëm të ëndrrave dhe trokitjeve letrare… Suksese poetes Sulkuqi!
vazhdon...
“E mund apo më mund e liga?” Kjo pyetje është retorika e autores Beatriçe Balliçi, teksa kullundriset mes idesë, se jeta ka dy ngjyra; të bardhën dhe të zezën. Këto dy ngjyra që pjellin edhe frikën, edhe gëzimin prishin edhe raportet mes normales, jetikes dhe të përditshmes. Dhe ndoshta këtu fillon “frika” e autores të ngulisë më shumë theks retorik teksa ripërsëritja e “mund apo më mund e liga” gati krijon një anatemë dilematike.
Por duke gjetur premtimin, nëpërmjet syve, dhe po këtë premtim nëpërmjet qiellit, vargu troshitet dhe relakset në detajet dhe vizionin për të bukurën. Për poeten Elbasanase, rikthimi tek lumturia, padyshim është një flirt rinor, që gjendet në çdo moment të krehjes së flokëve mbi oshëtimën tingëlluese të harpës. Dhe kjo krahasuar me atë çka sot e kompromentojnë thinjat.
Padyshim të pasqyrohet rrekja pas lakuriqësisë “rinore” dhe vetë botës lakuriqe nuk mjafton shekulli. Të jetosh përsëri një shekull, kështu siç je, me shikim të njëjtë padyshim që është vetëm ëndërr, për poeten Balliçi. Dhe ajo përsëri merr dhe “thërret” në ndihmë retorikën.
Rinia, jeta, frika, gëzimi, dimri dhe festa në krejt po etikën e “Harpa”s rrëshqasin lirshëm si një rrjedhë monotone. Askush nuk e ka të tërën, askush s’di për veten e vet, ndoshta aq sa di për natyrën dhe bimët, aq sa di edhe kur fryn erë, edhe kur gjethja fëshfërin, apo më mirë edhe kur gjethja “dridhet”. Dhe brenda enigmës për veten, zbulon veten padashje. Qëmton tek rruga që të shpie pranë diellit të gëzimit, aty ku retorika poetike mposht mjegullën e trishtimit të rrëndë. E më pas edhe koha ka apësirën e vet në “Harpa”. Ajo varion në të tashmen, por s’harron të shkuarën idil dashurie.
Balliçi e ndien të freskët thënien “të dua”. Të gjithë përpos kësaj kërkojnë dilemën e përsosmërisë, edhe pse më pas gatuhet në kulaçin me krundet e renës. Të kërkosh një njëri në hapësirën e reales, përsosmërisë, për Balliçin është njësoj sikur një zog të kërkoj një tjetër, një erë e bardhë që shtegton të përqafojë simotrën, që zë që dridhet në hapësirë të kërkojë t’I përgjigjet një tjetër, pra është tepër dialektike, siç është çdo gjë brenda të përditshmes. Ëmbëlsia buron në kujtesë, në ngulitjen e syve, tipareve të fytyrës dhe zërit karrakteristik të paharruar, shton poetja.
A mbahet Dielli mbi qerpikë? Për poeten Elbasanase është normale… (vazhdon: kontaktoni autorin)
vazhdon...
Monday, July 09, 2007
RETORIKA NËN MELODINË E “HARPA”-S
Rinia, jeta, frika, gëzimi, dimri dhe festa në krejt poetikën e “Harpa”s rrëshqasin lirshëm si një rrjedhë monotone. Askush nuk e ka të tërën, askush s’di për veten e vet, ndoshta aq sa di për natyrën dhe bimët, aq sa di edhe kur fryn erë, edhe kur gjethja fëshfërin, apo më mirë edhe kur gjethja “dridhet”. Dhe brenda enigmës për veten, zbulon veten padashje.
Por duke gjetur premtimin, nëpërmjet syve, dhe po këtë premtim nëpërmjet qiellit, vargu troshitet dhe relakset në detajet dhe vizionin për të bukurën. Për poeten Elbasanase, rikthimi tek lumturia, padyshim është një flirt rinor, që gjendet në çdo moment të krehjes së flokëve mbi oshëtimën tingëlluese të harpës. Dhe kjo krahasuar me atë çka sot e kompromentojnë thinjat.
Padyshim të pasqyrohet rrekja pas lakuriqësisë “rinore” dhe vetë botës lakuriqe nuk mjafton shekulli. Të jetosh përsëri një shekull, kështu siç je, me shikim të njëjtë padyshim që është vetëm ëndërr, për poeten Balliçi. Dhe ajo përsëri merr dhe “thërret” në ndihmë retorikën.
Rinia, jeta, frika, gëzimi, dimri dhe festa në krejt po etikën e “Harpa”s rrëshqasin lirshëm si një rrjedhë monotone. Askush nuk e ka të tërën, askush s’di për veten e vet, ndoshta aq sa di për natyrën dhe bimët, aq sa di edhe kur fryn erë, edhe kur gjethja fëshfërin, apo më mirë edhe kur gjethja “dridhet”. Dhe brenda enigmës për veten, zbulon veten padashje. Qëmton tek rruga që të shpie pranë diellit të gëzimit, aty ku retorika poetike mposht mjegullën e trishtimit të rrëndë. E më pas edhe koha ka apësirën e vet në “Harpa”. Ajo varion në të tashmen, por s’harron të shkuarën idil dashurie.
Balliçi e ndien të freskët thënien “të dua”. Të gjithë përpos kësaj kërkojnë dilemën e përsosmërisë, edhe pse më pas gatuhet në kulaçin me krundet e renës. Të kërkosh një njëri në hapësirën e reales, përsosmërisë, për Balliçin është njësoj sikur një zog të kërkoj një tjetër, një erë e bardhë që shtegton të përqafojë simotrën, që zë që dridhet në hapësirë të kërkojë t’I përgjigjet një tjetër, pra është tepër dialektike, siç është çdo gjë brenda të përditshmes. Ëmbëlsia buron në kujtesë, në ngulitjen e syve, tipareve të fytyrës dhe zërit karrakteristik të paharruar, shton poetja.
A mbahet Dielli mbi qerpikë? Për poeten Elbasanase është normale… (vazhdon: kontaktoni autorin)
RRJETI I MBYLLUR I (PSEUDO)KRIJI MTARISË
Nga Fatmir Terziu
Diku ende sheh këto shpata-pena mesjetare të dalin rrastësisht nga garazhe me ndryshk, madje dhe në formë binjakësh ose “penash siameze” të thurrin të ashtuquajtura intervista për baballarë të tregimit apo edhe të poezisë. Pas taj vetëquhen në letra falënderuese për njëri-tjetrin anëtar të tribuve “nëna’, “kajmekanë” …e të paaritshëm. Njëri pyet nga matanë oqeanit dhe tjetri nga maja e bregut. Tamam si në një korr ushtarak të vjetër, tamam në misionin e tyre varrmihës të krijimtarisë së re, të krijimtarisë së vlerësuar në perëndim…
Fizikisht, procesi i të folurit, ndoshta edhe ai i të dëgjuarit, është shumë kompleks, por kështu siç njihet, ai është i përshkruar vetëm në mënyrë fizike. Këtu në këtë mënyrë fizike të përshkrimit, shikohet në fakt vetëm pak dyshim në f aktin që vet njeriu filoi gjuhën nga glimpse të vogla dhe që më vonë në jetën e tij u shoqëruan me situata të ndryshme. Një nga këto situata është lindja e të shkruarit, dokumentimit të të folurit ose të të dëgjuarit. Në këtë dokumentim metodika varion. Variacioni është plot detaje. Detajet janë sërrish komplekse. Jashtë këtyre komplekseve nuk mbetet edhe të shkruarit në formën e njohur letrare. Forma letrare, ose krijimtaria letrare e shkruar mbetet një nga këto komplekse, që sot mbesin ndër më të komentuarat e ndër më të analizuarat.
Tregimi dhe poezia, si format më të lehta të kësaj analize ose të këtyre komenteve, kanë pikëtakime të ndryshmë dhe kahe eventuale me vektorë e parametra të ndryshëm. Pikëtakimi mbetet vetëm dëshira për të thënë diçka më shumë në një fushë që situata e sotme kërkon të realizojë më shumë në anën shkencore të tij. Por dë shirat janë dëshira. Ato shpesh mbyten nga egot, mufatjet dhe anekset personale të derivatit personal përgëzues. Ky i fundit rezikon vetë këtë pjesë të problematikës në fjalë dhe më së shumti fundos vetë tregimin, poezinë dhe tregimtarin apo poetin. Kush ka pak sens gjykimi dhe analize në dobi dhe në interes të rritjes së nivelit letrar e krijues, normalisht e ndjen nevojën e një kritike normale e me baza totalisht realiste. Kush tenton të mburr e të fryjë poezinë dhe tregimin e sëmurë padyshim krijon vetëm amulli, dhe është abuzues është një pjesë e një procesi me rrjet të mbyllur e gati me turavrap të lakut të tij dashakeq drejt fytit dhe mbytjes së krijimtarisë letrare të shëndoshë. Kjo është vrasja mafioze e procesit të të folurit, të të dëgjuarit dhe të shkruarit, si poces kriju es me penën e kthyer e transformuar në një shpatë mesjetare, që përkëdhel me misionin për t’a përkëdhelur.
Tamam si në një proverb të fillimeve pluraliste në Shqipëri kur mbinë koiskat. Kioskaxhinjtë e shumtë hallexhinj filluan të luanin lojën e preferuar të situatës. Njëri blente sheqer tek tjetri dhe tjetri zarzavate tek I pari, pastaj të tjerët në një zinxhir të tillë. Kush dilte nga ky zinxhir ishte I destinuar të përfundonte në mungesë klientele, sipas planeve paraprake të zinxhir-anëtarësisë tregtare. Por në fakt ndodhi ndryshe. Ai që mbeti larg këtij zinxhiri filloi të shikonte punën e tij dhe gjeti qetësi tek klientela e vërtetë.
Kështu edhe me krijimtarinë letrare. Penat “e pamb urura” tani janë në një avantazh si dita me natën me të ashtuquajturit “mite apo baballarë të poezisë dhe tregimit” të vetëquajtur ose vetëshkruar nga ata vetë si anëtarë të rretheve grupore apo servile ose edhe nga vetë krasitësit e pemës letrare, për nëri-tjetrin, duke krijuar rrjetin e mbyllur të pseudokrijimtarisë letrare, me ëndërën e kahershme për të qenë analistë.... Diku ende sheh këto shpata-pena mesjetare të dalin rrastësisht nga garazhe me ndryshk, madje dhe në formë binjakësh ose “penash siameze” të thurrin të ashtuquajtura intervista për baballarë të tregimit apo edhe të poezisë. Pastaj vetëquhen në letra falënderuese për njëri-tjetrin anëtar të tribuve “nëna’, “kajmekanë” …e të paaritshëm. Njëri pyet nga matanë oqeanit dhe tjetri nga maja e bregut. Tamam si në një korr ushtarak të vjetër, tamam në misionin e tyre varrmihës të krijimtarisë së re, të krijimtarisë së vlerësuar në perëndim…(Vazhdon…)
- I nderuar zoti Fatmir Terziu!
Ju faleminderit shumë për ç'farë keni shkruar për krijimtarinë time letrare:
"Rrugëtimi imagjinar në realitetin e fjalës dhe nocionit"
Ju vlerësoj.
Ç'do krijues, pavarësisht profesionist apo amator është ai, vepra e tij letrare ka nevojë për kritikë të mirëfilltë letrare, kjo është më se e vlefshme.
Dhe Ju i nderuar zoti Terziu e keni shkruar me plot profesionalizëm.
Ju uroj ç'do të mirë të keni në jetë, në familjen tuaj, në krijimtarinë tuaj letrare-artistike, në drejtimin e "Gazeta Shqip Fjala e Lirë"...
Zoti ua bëftë dritë e mbarësi rrugën tuaj të jetës.
Ju faleminderit.
Miqësisht
Pierre-Pandeli Simsia
- I nderuar Fatmir!
Ja lumsha krijimit te Dritanit dhe pershkrimit tuaj ne recesion, me pelqyen shume figurat dhe rrjedha e tij poetike edhe me shume shtrimi sjelle kendeshem i dores suaj sidomos ne fund
me shume kenaqesi kur ju lexoj dhe ju uroj suksese gjithmone
Mardena Kelmendi- Z. Fatmir Terziu !
Ju pershendes dhe ju uroj cdo te mire nga te zotit vete.
Me terheq jashtezakonisht pena juaj.Ju me saktesi jepni ngjyrime letrare te sakta dhe te arira,dhe dashmirese,per autore qe levrjne letrat shqipe.ne shkrimet tuaja domethenese,pasqyrohet nje realitet objektiv i vlerave artistike sipas krijimtarive.
Ne shkrimet tuaja,do desha te vecoja kombinacionit qe ju beni mjeshtrisht vlerave te librit te porsa lexuar.
Lidhur me poezine e Ndue Hiles,e cila edhe mua me ka pelqyer shume,ju,keni percaktuar sakte,dhe me shume precizion se vargu i tij eshte nje varg Esenian,qe,embelsisht gjen lexuesin dhe kenaqet.
Faleminderit.
(edhe nje kerkese,po,te na lejoni shkrimet tuaja mund ti coni edhe tek "Lidhja qeparotase dhe miqte e saj" qe ka mbi 500 antare intelektuale dhe njerez te penes,kjo lidhje siguron dhe mbron te drejten e autorit,dhe ne kete lidhje kurre nuk ka pase dhe te kete kofondime,une e moderoj kete website)
me respekt
pjp
http://albanianliterature.org/writers/petraq_pali.htm
Petraq J. Pali
Petraq J. Pali
Nuk ka komente:
Posto një koment