Nga Fatmir Terziu
Pak kohë më parë dikush më dërgonte një mesazh për një libër. Pastaj vet autori më dërgonte librin me një shënim: “Fatmirit, me respekt nga autori, poshtë firma e tij”. Natyrshëm pas vizitës pamore të kopertinës, ku binte në sy një statujë e mitologjisë Greke, grafikuar me një përkushtim nga Flori Sllatina, dora e shtrirë drejt dhe para vetvetes nga njeriu-filozof-statujë, të çonte aty ku shkruhet: “Pesha e Fjalës”. Pastaj shikimi i filozofit-statujë, edhe pse i vëngër të ngul mornica, teksa qetësisht pastaj mëson emrin e autorit; Dritan Buna. Dhe më tutje pasi ke kapërcyer ‘burokracinë’ e domosdoshme të dy fletëve të para ajo që të imponon të ndalesh është fjalia peshuese, ose çelësi për të hyrë në bedenat e thjeshta të poet-prozatorit të ri dhe premtues, Buna.
Aty thuhet: “është mirë të jesh i rëndësishëm, por më e rëndësishme është të jesh i mirë”… Aty ku mbaron kjo thënie nis rradha e vargut poetik me një përzgjedhje krijimtarie prej rreth 50-të poezi, te redaktuara nga Petrit Kucana. Nga fundi fjalën e ka proza poetike e autorit Dritan Buna.
Sa mbaron këtë udhëtim shpotitës, mes luftës së syrit, buzëve murmuritës dhe mendjes së hallaktur, diçka të bën që të mos e flakësh tutje këtë libër, jo nga gjithë sa thashë më lart, jo nga “Pesha e Fjalës”, por nga vetë fjala që autori përdor në vargun e tij.
Është libri i parë dhe i vetëm i autorit Buna, por ka një kostum personal, ka një veshje të vetën, të pa marrë hua e psonisur gjetkë. Teksa shkruan për nënën, vajzën që dashuron, shoqen e shkollës, aadoleshencën, babain, ditëlindjen e shokut, ndjenjat kalimtare, Buna nuk harron Atdheun, mësuesit, largësinë edhe pse pushimet i kryen në Skoci dhe tenton të shprehet edhe në gjuhën e ishullit ku ai jeton e punon t’i flasë dashurisë: “My Sweetheart”. Vitet ikin, thotë Buna, por ne ritemi, rritemi e vetëm rritemi ne, ndërsa kujtimi mbetet prapa si një hije. Në një kontrast të hapur ai vë në një vijë tisi të padukshëm lukuninë dhe dhimbjen, harmoninë dhe telajon poetike, harbutërinë dhe dashurinë, dhimbjen për të afërmit dhe plagët e dhimbjes së shoqërisë. Ai u drejtohet mbesave me vargje zemre dhe ndjenje:
Por nuk lë pa goditur edhe këtë plagë të shoqërisë kur në poezinë “Prostituta” shreh me vargje:
Duke thelluar kërkimet në botën e tij shikon dhe lexon se si autori lexon Eseninin, Bërnsin, Migjenin dhe në poezinë “Pa shpresë” shikon një botë ‘zuskë’ të pandrequr. Dëgjon dhe lexon xhelozinë e listave, ofshamën e kritikëve pa brazda, lajthitjet e pseudomatëve dhe pseudonimin e tyre e jashtëqit si dikur letrat nën derë dhe ato që u mykën librave me fillin e mallkuar të kuq. Ah anonimët, si anoreksia për ata me numrin zero që tentojnë akoma të jenë në dietë. Aha xhelozët, që mundohen të kopjojnë 'balozët' e zinj. Pështirë, por më mirë me kostumin tënd, me emrin tënd… Ai shprehet:
Është libri i parë dhe i vetëm i autorit Buna, por ka një kostum personal, ka një veshje të vetën, të pa marrë hua e psonisur gjetkë. Teksa shkruan për nënën, vajzën që dashuron, shoqen e shkollës, aadoleshencën, babain, ditëlindjen e shokut, ndjenjat kalimtare, Buna nuk harron Atdheun, mësuesit, largësinë edhe pse pushimet i kryen në Skoci dhe tenton të shprehet edhe në gjuhën e ishullit ku ai jeton e punon t’i flasë dashurisë: “My Sweetheart”. Vitet ikin, thotë Buna, por ne ritemi, rritemi e vetëm rritemi ne, ndërsa kujtimi mbetet prapa si një hije. Në një kontrast të hapur ai vë në një vijë tisi të padukshëm lukuninë dhe dhimbjen, harmoninë dhe telajon poetike, harbutërinë dhe dashurinë, dhimbjen për të afërmit dhe plagët e dhimbjes së shoqërisë. Ai u drejtohet mbesave me vargje zemre dhe ndjenje:
“Të ëmbla, të vogla
si dy pëllumbesha
nga gjumi më zgjonin
dhe lodra kërkonin.”
Por nuk lë pa goditur edhe këtë plagë të shoqërisë kur në poezinë “Prostituta” shreh me vargje:
“Pranë një semafori po kaloja një mbrëmje
tek kthehesha ngadalë në shtëpi
një vajzë e bukur aty në këmbë
fjalosej me një njeri.
Iu afrova dhe iu luta të më tregonte
Ç’kishte ngjarë me të dhe pse lotonte
“e besova atë djalë, -tha duke u dridhur
e s’e mendova kurrë se më mashtronte…”
Duke thelluar kërkimet në botën e tij shikon dhe lexon se si autori lexon Eseninin, Bërnsin, Migjenin dhe në poezinë “Pa shpresë” shikon një botë ‘zuskë’ të pandrequr. Dëgjon dhe lexon xhelozinë e listave, ofshamën e kritikëve pa brazda, lajthitjet e pseudomatëve dhe pseudonimin e tyre e jashtëqit si dikur letrat nën derë dhe ato që u mykën librave me fillin e mallkuar të kuq. Ah anonimët, si anoreksia për ata me numrin zero që tentojnë akoma të jenë në dietë. Aha xhelozët, që mundohen të kopjojnë 'balozët' e zinj. Pështirë, por më mirë me kostumin tënd, me emrin tënd… Ai shprehet:
“Një flet mirë
Një flet keq
Një tjetër akoma edhe më dreq
Por botën zuskë asnjë s’e ndreq!”*** *** ***e diel, janar 13, 2008
POEZIA DËSHIRA TRANSPARENTE E SHPIRTIT POETIK
Natyrshëm fjala e ëmbël, e përzgjedhur flet me një gjuhë të qartë, aty buron vetë dëshira e realizimit të ëndrrës së ngrohtë e mikpritëse poetike. Pikërisht aty ku poeti gjen fjalët edhe fjalët e përqafojnë fjalën e dëshirën e shprehur të poetit në vargje: “Ti nuk je/retë mbi qytet me nevrikosin/dhe shiu më lag bashkë me vargjet” (Bruqi, poezia: Qyteti ku të prita). Ndryshe retorika e Shefqet Dibranit nuk do të kishte atë vlerë që ajo ka në paraqitjen e saj artistike: “Në kohën kur po pushkatoheshin intelektualët/Ngritën në tempull vëllezërit analfabetë./Më thuaj ardhmëri, ku shkohet/Me logjikën kooperativiste të baltës?” Vajë medet sikur kjo të rindodhte edhe me poezinë sot.
Aspekti kohë, vend, pasqyrim, frymëzim dhe detaj artistik nuk mund të kuptohet pa rezonancën dhe timbrin që popullorja e thjeshtë i jep si model ushqimi poezisë, veçanërisht asaj poezie që rrokjen e merr hua nga tradicionalja dhe dëshira për një realizim të asaj që shpirti e pret dhe e ëndërron prej kohësh. Pra poezia është dhe mbetet një dëshirë transparente e shpirtit poetik të poetit në kohë dhe vend të përcaktuar. Kështu koha dhe vendi që zgjojnë dhe pasqyrojnë tematikën poetike ka rrëndësi të dyfishtë. E tillë është edhe poezia e Ndue Hilës, që pret e përcjell këtë aspekt kohor dhe vendor në një tematikë tashmë mbarëpopullore për të gjithë poetët shqipshkruajtës. Tematika e Pavarësisë së Kosovës e shkruar në vargje ka shpërthyer në tërë këtë gërshetim dhe ka marrë një formë të re të shprehjes së dëshirës dhe gëzimit kolektiv. “Pritja më durin nuk ka” thotë në titullin e një poezie Hila dhe ndërsa më pas ditën e madhe të pritjes e simbolizon me foshnjën dhe gëzimin e lindjes së saj: “Po presim të lindi/Një foshnjë e lindur/Po presim ta pagëzojmë në emër/Emër të bukur ka/Perëndia Shenjtnore emrin ia la/Presim të gjithë, po presim/Në çdo cep të botës mbarë”. Kompletimi i metamorfozës poetike në komponentin dual të dëshirës dhe frymëzimit poetik padyshim që gjen ushqimin e vet në brazdat e moçme të folklorit shqiptar, ku spikat tashmë edhe ndërthurja e lirikes me modernen dhe më tej me të thjeshtën e qartë dhe të kuptueshme të simbolikës poetike. Ajo që vjen nga frymëzimi Kutelian, me poezinë e tij të hershme “QËNDRIMI” ku shprehet në vargjet: “Jam shqiptar/e kosovar;/zot e krenar,/zot e bujar/mbi këtë dhé,/q'e kam si fe,/e përmbi fé:/E kam vatan!” sot kuptohet qartë në krijimtarinë e përkushtuar kësaj tematike. Le të shohim se si konkretisht kjo tematikë aspiron dhe realizohet.
Poeti Riza Lahi tek poezia “PRITMË SE PO VIJ” të cilën ia kushton poetit luftëtar Hajdin Abazi shprehet direkt me vargjet prekëse e dhimbjengjallëse për Nënë Kosovën, nënën e robëruar por tashmë krenare “O moj nënë e poshtëruar,/Robëruar e dërrmuar,/Mish e kocka masakruar/Më s’duroj, por do të kthej”. Herronjtë e Kosovës është jo më ana tjetër që ushqen këtë temë, por tema që frekuentohet më së shumti. Poeti Agim Doçi gjen dhe seleksionon këto vargje: “Shirat e vjeshtës dhe psherëtimat/Më sjellin pranë shokun e shtrenjtë/Atë që/shkrepte si vetëtimat/Dhe tokën nënë e kish të shenjtë” të kthej dhimbjen për mikun e poetit dhe luftëtarin e Lirisë Agim Ramadanin. Pra shihet qartë se poezia dhe Kosova janë një vatër, një strehë ku strehohet malli dhe dëshira poetike që asaj t’i shërrohen sa më shpejt plagët. Poezia dhe poetët kanë qenë dhe janë prej kohësh inicuesit e këtij evenimenti jetik që shtrohet me qilimin e bujarisë poetike. Kështu ka qenë edhe në ato kohë ku Kosova strehonte vargun poetik lirik shqiptar, kur vargu shqiptar krenohej me Kosovën. Lasgush Poradeci ndoshta është një shembull më i qartë në këtë mes. Jo më kot Petraq Kote shkruan “Lasgushi botohej e ribotohej në Kosovë ato vite. Këtej letërsia e tij ishte futur në bodrumet e shpirtit të lig komunar. Emri i Lasgushit atje përtërihej me lindjet e reja të fëmijëve (Lasgush Kyçyku, Ferizaj 1986), këtej fshihej nga faqet e leksikonëve. Kosova dhe Lasgushi ishin dhe janë motër e vëlla. Nuk mund t’i shikosh e imagjinosh jashtë njeri - tjetrit ata. Jashtë shtëpisë shqiptare njëri e brenda shtëpisë përgjysmë, tjetri” (Kote, 2007). Ajo që Arshi Pipa do të nxirte nga zemra e tij më 1958 padyshim plotëson më së miri tematikën e sotme ku gërshetimi i vlerave rimbursohet me detajet e mirëfillta poetike: “O toke e bukur ku fjala burrneshe/ ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!/gjoks i Shqipnis, ku e ndryme si luaneshe/ nder hekura gjemon zemra Dardane”.
Larmia e krijimtarisë poetike kushtuar dëshirës së Pavarësisë për Kosovën natyrshëm në kohë dhe vend gjen hapësirë të mjaftueshme për të realizuar shpirtdëshirën dhe vrullin poetik në vargje të shijuar poetikisht nga të gjithë. Por ajo që poeti Flori Bruqi gjen dhe gatuan me vlera artistike është padyshim medalja e vetëmerituar që vargu dhe arritja e poezisë shqipe i dhurojnë poetit. Me një vlerë tepër artistike ai shkruan mjeshtërisht: “Këtë poezi Nënë/nga zemra e shkrova/dhe hije azhuri/s’i futa Brenda/Ti kërkon dritë/se ishe Dritë/siç janë Drita/të gjitha Nënat”. Natyrshëm fjala e ëmbël, e përzgjedhur flet me një gjuhë të qartë, aty buron vetë dëshira e realizimit të ëndrrës së ngrohtë e mikpritëse poetike. Pikërisht aty ku poeti gjen fjalët edhe fjalët e përqafojnë fjalën e dëshirën e shprehur të poetit në vargje: “Ti nuk je/retë mbi qytet me nevrikosin/dhe shiu më lag bashkë me vargjet” (Bruqi, poezia: Qyteti ku të prita). Ndryshe retorika e Shefqet Dibranit nuk do të kishte atë vlerë që ajo ka në paraqitjen e saj artistike: “Në kohën kur po pushkatoheshin intelektualët/Ngritën në tempull vëllezërit analfabetë./Më thuaj ardhmëri, ku shkohet/Me logjikën kooperativiste të baltës?” Vajë medet sikur kjo të rindodhte edhe me poezinë sot.
Nuk ka komente:
Posto një koment