Nga Fatmir Terziu
Udhëtimi i fjalës shqipe shpeshherë i kalon kufijtë realë dhe imagjinarë të nocionit që vet fjala shqipe mbart. Për pasojë, ‘nocioni’ i fjalës shqipe që buron tek vetë ‘fjala’ shqipe ka krijuar këtë shans të ri të flakjes së pragjeve ndarës, të mundësimit tejçues të kuptimit që mbart vetë fjala dhe nocioni në kuptimin real të idesë së prodhuar nga rutina e lexuesit, apo nga talenti letrar i krijuesit. Dr. Selahedin Velaj e zbulon këtë tek krijimtaria e shkrimtarit Pandeli Pierre-Simsia. Duke analizuar romanin e autorit “Një dashuri e vrarë”, teksa shprehet se “i tillë është edhe personazhi në libër, Saimiri, ky bajloz i zi dhe i pashpirt, që ia arriti qëllimit të tij çnjerëzor”, Velaj zbulon thelbin e asaj që ndodh tek mbartja e kuptimit thelbësor të asaj që ndodh në shoqërinë tonë, që ndodh tek ne dhe që mjeshtërisht Pierre-Simsia e trajton në veprën e tij.
Koment:
Aty gjendet fjala ‘mik’, fjala ‘shkrimtar’, vlerësimi real, por aty është realiteti i pakundërshtueshëm, aty gjendet natyrshëm ajo që i duhet realisht veprës dhe kritikës letrare, prandaj fjala mik dhe shkrimtar, përpos vlerësimit nuk është teprim. Është vlerësim kritik dhe pikë. Pragu është kapërcyer, por rrugëtimi është i gjatë. Në këtë rrugëtim mes fjalës dhe nocionit, pika kyçe mbetet lexuesi dhe shqetësimi autorial.
Udhëtimi i fjalës shqipe shpeshherë i kalon kufijtë realë dhe imagjinarë të nocionit që vet fjala shqipe mbart. Për pasojë, ‘nocioni’ i fjalës shqipe që buron tek vetë ‘fjala’ shqipe ka krijuar këtë shans të ri të flakjes së pragjeve ndarës, të mundësimit tejçues të kuptimit që mbart vetë fjala dhe nocioni në kuptimin real të idesë së prodhuar nga rutina e lexuesit, apo nga talenti letrar i krijuesit. Dr. Selahedin Velaj e zbulon këtë tek krijimtaria e shkrimtarit Pandeli Pierre-Simsia. Duke analizuar romanin e autorit “Një dashuri e vrarë”, teksa shprehet se “i tillë është edhe personazhi në libër, Saimiri, ky bajloz i zi dhe i pashpirt, që ia arriti qëllimit të tij çnjerëzor”, Velaj zbulon thelbin e asaj që ndodh tek mbartja e kuptimit thelbësor të asaj që ndodh në shoqërinë tonë, që ndodh tek ne dhe që mjeshtërisht Pierre-Simsia e trajton në veprën e tij.
Sipas Mehmet Krajës “është e pamundur që libri të ndahet nga zhvillimet negative që ndodhin te ne aktualisht dhe në këtë pikë ne dalim të pafuqishëm të inicojmë ndryshime radikale, sepse ato përfshijnë segmente të shoqërisë, ku ndikimi ynë është minimal ose krejtësisht i pamundur. Ajo që duhet të brengosë neve rreth librit, mendoj unë, është pikërisht pafuqia ose paaftësia jonë që në politikat kulturore të bëhen ndryshime të tilla dhe shfaqen nisma, të cilat do të duhej të jepnin sinjale për një fund të pritshëm të këtij tranzicioni rrënues” (Kraja, Shkurt 2005).Ndoshta më tej argumenti i Abaz Veizit që i largohet 'krizave, me librin gjen realen e fjalës dhe nocionit të Pierre-Simsisë dhe saktëson se “tek heroina ne libër, Dorina, përplaset ëndrra me realitetin, meskiniteti i rrethanave provinciale dhe mentaliteti idiot me botëkuptimin e një idealisteje moderne, në kërkim të vizionit të kulluar për jetën e saj sociale dhe dashurore. Historia e saj nuk është një histori e shkëputur, por pjesë e një realiteti dramatiko-tragjik që prodhon një shoqëri ende në krizë, e cila nuk vlerëson vlerat njerëzore dhe morali kallp i së cilës ushqen rrënjët e tragjedive dashurore dhe të gjithëfarshme” (Veizi, 2006). Pra, nocioni, ose idea letrare e krijuar nga Pierre-Simsia qartëson të tërën, domethënësen, kryesoren, tek e cila buron natyrshëm analiza dhe logjika e argumentit që sjell fjala shqip, e zbuluar, gatuar në lëminë e pasur proverbiale shqiptare dhe e gjetur e përdorur, ‘gatuar’ mjeshtërisht nga “shkrimtari profilitik” (Velaj, Dhjetor 2006). Nëse nuk do të kapej ky moment kritik dhe tepër domethënës që nocioni dhe fjala krijojnë natyrshëm edhe analiza dhe kritika për veprën do të mbetej e thatë. Më tej Velaj argumenton për të plotësuar thelbin e veprës në rritje të pasuar nga e mëparshmja “Le të jem unë Zamira”, atë që më shumë se ç’do gjë e kërkon sot pena dhe krijimtaria shqipe në Shqipëri dhe jashtë saj: “Dëshiroj që, me dashje ose pa dashje ky libër duhet t'i bjerë në dorë çdo politikani në Shqipëri, duke mbajtur përgjegjësitë e kësaj tragjedie që në mënyrë shumë prekëse dhe me një penë të shkëlqyer na e trajton në romanin e tij miku im i shquar zoti Simsia”. Ky është adresari që nuk ka qëllim ‘të humbasë rrugëtimin’ e fjalës shqipe, dhe që ndriçon kuptimin e nocionit në misionin dual të tij. Por le të sqarojmë pse ka rrëndësi fjala dhe nocioni që mbart ajo, pse fraza e ndërtuar nga fjala duhet ushqyer me nocion dhe pse nocioni pa fjalën dhe anasjelltas fjala pa nocionin nuk ka vlerë. Së pari fjala është dhe mbetët arma e krijuesit, dhe si e tillë ajo i duhet dhe i nevojitet atij të ‘peshojë’ veprën, jo nga numërimi i fjalëve, por nga rrëndësia që ato mbartin deri tek lexuesi. Së dyti fjala e autorit nëse do të quhet vetëm fjala e tij, ajo nuk do të jetë fjala e lexuesit dhe lexuesi do të duhet të ‘thërrasë’ autorin në ndihmë ose do të detyrohet që t’a abandanojë atë.
Këtu ndoshta në ndihmë vjen ajo që Halil Hoxhosaj shkruan për veprën e Ali D. Jasiqit “autori Ali D. Jasiqi në veprën e vet “Pesëdhjetë shkrime për poezinë” trajton veprat poetike të dyzet poetëve të meseve, trevave, moshave, stileve, individualiteteve dhe vëllimeve të ndryshme. Por, megjithatë ai ia arrin që në këtë vepër t’i shpalosë imtësisht vlerat, figurat, stilet, vargjet, metaforat dhe vlerat e tjera artistike të veprave poetike të këtyre poetëve. Bile, ai bën një punë të madhe kur flet prej një deri në pesë vepra të një autori, siç është rasti me poetin Din Mehmeti, sepse kështu ia arrin që të paraqes nuancat më të spikatura dhe më të avancuara të një krijuesi. Po ashtu në vepër nuk mungojnë edhe paraqitjet e veprave të autorëve të trevave të ndryshme të poezisë shqiptare duke filluar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, Italia e deri te vepra e Abdyl Latif Arnautit, poetit me prejardhje shqiptare nga Siria” (Hoxhosaj, Shtator 2007).Është në ndihmë ky kuotim sepse mbart pikërisht atë thjeshtësi që fjala shqip mundëson të ndërthurë binjakëzimin me nocionin figurative e letrar, ku vlerat, figurat, stilet, vargjet, metaforat dhe vlerat e tjera artistike të veprave gjejnë ushqim dhe bëhen të vlersueshme. Natyrshëm, të dy veprat e Pandeli Pierre-Simsias, që përshkruhen nga Velaj e gjejnë këtë strehë të mrekullueshme dhe flasin me gjuhën dhe nocionin e spikatur letraro-artistik, gërshetuar me kuptueshmërinë dhe logjikën e spikatur.
Ajo që Xhafer Syla gjen në pragjet letrare kur thekson se “në letërsi çdo vepër është një raport i rivendosur i shkrimtarit, i tekstit dhe i lexuesit dhe të gjitha këto tri “dimensione” të sendërtimit letrar gjenden në vepër, të përfaqësuara prore pak a shumë dhe të lidhura ndërsjelltas” (Syla, Shtator 2007).Në tërë paraqitjen letrare të ‘fjalës’ dhe ‘nocionit’ që synon ky linjësim i domosdoshëm dhe jetik, padyshim është edhe teoria dhe praktika letrare që gjen shtysën e argumentit dhe kritikës. Kjo sipas Sylës është “rruga mesatare ndërmjet shtrëngesës dhe anarkisë, rëndon tentohet të gjendet me pranimin (afirmimin) e lexuesit ideal, kompetent, e ky do të ishte ai lexues, që ka mjaft përvojë jetësore dhe letrare dhe nga i cili pritet ta demonstrojë ndjeshmërinë e zhvilluar sa duhet ose shijen. Është një pajtueshmëri e përgjithshme në qëndrimin mbi nevojën e marrjes në konsiderate të lexuesit, si një faktor të barabartë, dhe vendimtar në jetën e veprës letrare”. E ndërsa Syla e shikon në këtë rrugë lexuesin si marrës në konsideratë, natyrshëm ajo që e gjen lexuesit me ftesë apo edhe pa ftesë në rrugëtimin e fjalës shqip, është paraqitja reale e fjalës dhe nocionit ashtu të qartë dhe të kuptueshëm. Le të kthehemi prapë tek komenti i Velajt për veprën e Pierre-Simsisë. Aty gjendet fjala ‘mik’, fjala ‘shkrimtar’, vlerësimi real, por aty është realiteti i pakundërshtueshëm, aty gjendet natyrshëm ajo që i duhet realisht veprës dhe kritikës letrare, prandaj fjala mik dhe shkrimtar, përpos vlerësimit nuk është teprim. Është vlerësim kritik dhe pikë.
Jo më kot gazetari, kritiku dhe poeti Dukagjin Hata teksa shkruan për romanin e Pierre-Simsisë do të shprehet “Në vazhdën e asaj tradite, ku kanë hedhur themelet e ngrehinës së tyre estetike ikonat e letrave dhe kulturës shqiptare në diasporë, Noli, Konica etj. po ecin dhe krijuesit e rinj, të cilët në një raport të ri psiko-gjeografik me “lëndën e parë” të frymëzimit, përcjellin në krijimtarinë e tyre metaforën e kërkimit të lirisë, kryetema e thuajse të gjitha veprave të vërteta dhe autorëve dinjitozë. Radha e këtyre shkrimtarëve, kryesisht të rinj, kërkojnë në shtratin psiko-estetik të një realiteti global, në bashkësinë e pikave konverguese dhe diverguese, të veçantat e botës shqiptare në përgjithësi dhe dhe të atij që quhet “trungu amë” ne veçanti” (Hata 2006).Pragu është kapërcyer, por rrugëtimi është i gjatë. Në këtë rrugëtim mes fjalës dhe nocionit, pika kyçe mbetet lexuesi dhe shqetësimi autorial. Por ajo që kritiku Sali Bashota shpreh se “temë-dilema e parë ekzistuese është më se e qartë se shkrimtarët, vërtet, gjenden në një pozicion jo të kënaqshëm, dhe ky pozicion është vështirësuar,” padyshim kërkon vëmendje nga të gjithë.
Koment:
I nderuar zoti Fatmir Terziu!
Ju faleminderit shumë për ç'farë keni shkruar për krijimtarinë time letrare:
"Rrugëtimi imagjinar në realitetin e fjalës dhe nocionit"
Ju vlerësoj.
Ç'do krijues, pavarësisht profesionist apo amator është ai, vepra e tij letrare ka nevojë për kritikë të mirëfilltë letrare, kjo është më se e vlefshme.
Dhe Ju i nderuar zoti Terziu e keni shkruar me plot profesionalizëm.
Ju uroj ç'do të mirë të keni në jetë, në familjen tuaj, në krijimtarinë tuaj letrare-artistike, në drejtimin e "Gazeta Shqip Fjala e Lirë"...
Zoti ua bëftë dritë e mbarësi rrugën tuaj të jetës.
Ju faleminderit.
Miqësisht
Pierre-Pandeli Simsia
Nuk ka komente:
Posto një koment