e shtunë, janar 12, 2008

NDIHMA NGA BRITANIA PËR SHKOLLAT E PRISHTINËS

Nga Fatmir Terziu

Cdo ndihmë shkoi për shkollën “Vëllezërit Frashëri” dhe disa të tjera në zonë. Falënderimi i inicuesve ishte i madh për dhuruesit dhe kontribuesit dashamirës. Kjo tregoi se populli mik i Britanisë së madhe ka qenë dhe është pranë plagëve të Kosovës deri në shërrimin e plotë të tyre.


Një iniciativë e ushtarakes, Flt Lt Julia Bruce, që ishte vendosur pranë RAF Benson, për të grumbulluar disa ndihma në zonën e Oxfordit në Britani të Madhe, për nxënësit dhe shkollat e Prishtinës i kaloi kufijtë e menduar. Thirja ishte për disa libra, stirolapsa dhe lapsa për të ndihmuar një shkollë të shkatërruar në kosovë, por që përfundoi në një lum ndihmash. Inicuesja e kësaj thirje donte të ndihmonte shkollën locale të Prishtinës, e cila u shkatërrua nga flakët në konfliktin e armatosur të vitit 1999.
Por kur stafi i RAF Benson ndërmori masat e grumbullimit të ndihmave, ata thirrën për ndihmë në shkollat locale të zonës së Oxfordit dhe disa shërbimeve familiare. Me ndihmën e komandantit kapiten Paul Lyall, stafi e dërgoi lajmin tek cdo shkollë dhe individë. Dhe në fillim të vitit 2008 shkuan në Kosovë 50 kompjutera personalë dhe dhjetra bokse me mjete mësimore, libra, lojra dhe kukulla për fëmijë. Kompjuterat erdhën nga mësuesit dhe nxënësit e shkollës komunitare Benson, Shkollës St. Nicholas në Wallingford dhe shkollës Langtree në Woodcote. Firma locale Grundons dha ndihma të tjera, furgro nga Wallingford transportoi materialet e veta. Cdo ndihmë shkoi për shkollën “Vëllezërit Frashëri” dhe disa të tjera në zonë. Falënderimi i inicuesve ishte i madh për dhuruesit dhe kontribuesit dashamirës. Kjo tregoi se populli mik i Britanisë së madhe ka qenë dhe është pranë plagëve të Kosovës deri në shërrimin e plotë të tyre.


LAJME TE TJERA

  1. e premte, janar 11, 2008

KORDINATORI I OSBE-së PËR KOSOVËN MERR OBE

Nga Fatmir Terziu

52 vjecari, nga Harborne, ka shpenzuar gjashtë vitet e fundit në Kosovë, ku ka ndihmuar të mbajë paqen në Jugun e Serbisë, thuhet në lajm. Ai është kordinator i OSBE-së për atë zonë.


Ish Këshilltari i qytetit të Bimingamit, Martin Brooks, është dekoruar këto ditë me OBE. Lajmi është dhënë nga Neil Elkes e Bimingam Mail, duke shtuar se ai dekorohet me këtë urdhër të lartë, për shërbimet e tij të larta në dobi të mundësimit të paqes midis shqiptarëve, serbëve dhe pakicave të tjera në Kosovë. Elkes në artikullin e datës 4 Janar shkruan se titulli iu akordua për punën e tij në Serbi, si një paqeruajtës. Ai ka qenë këshilltar për Stockland Green dhe Bartley Green. 52 vjecari, nga Harborne, ka shpenzuar gjashtë vitet e fundit në Kosovë, ku ka ndihmuar të mbajë paqen në Jugun e Serbisë, thuhet në lajm. Ai është kordinator i OSBE-së për atë zonë.

  • e premte, janar 11, 2008

HAMILTON RIKTHEN SYTË TEK KRISTO


Emri: Anastas Kristo
Pozicioni: Mesfushor
Skuadra: Hamilton Athletics (Skoci)
Skuadra të tjera: Lija Athletic (Maltë), Frosinone Calcio, TVS Rain (Gjermani)



Drejtuesit e klubit Skocez Hamilton kanë pranuar me kohë se Anastas Kristo, mesfushori shqiptar i cili ka luajtur ne Itali, Australi dhe Malte, eshte bashkuar me klubin Hamilton dhe është në provën e nevojshme që klubet realizojnë me kontraktuesit e tyre. Hamilton ka kryesuar Division 1 te kampionatit Skocez. 23 vjeçari Kristo ne Itali ka luajtur gjate sezonit 2002-03 me skuadren e Frozinones. Gjatë edicionit 2004-05 ai u luajti ne Maltë me skuadren Lija Athletic. Gjithashtu, ai është aktivizuar edhe ne Ligat e ulëta gjermane gjate edicioneve te fundit, ku ka luajtur per TSV Rain dhe gjate vitit 2006 ne Landesliga Sud. Anastas Kristo është nga futbollistët e pakët shqiptar pas Rudi Vatës, Besian Idrizaj, Blerim Xhemaili, Besart Berisha, vëllezërve Njazi dhe Shefki Kuqi që të pranohet të luaj për një klub Britanik, aq më shumë për Skocinë, ku futbolli i këtij vendi shihet nga specialistët si një futboll në rritje dhe tenton profesionalizmin e standarteve të larta. Kristo është një talent, thuhet nga miqtë e tij sportistë dhe ai e meriton këtë aktivizim. Por stërvitjet janë stërvitje dhe ndonjëherë mund të jesh edhe pa fat. Sidoqoftë ai është dhe mbetet futbollisti që synon maja dhe arritje të reja.

  • e enjte, janar 10, 2008

DUART QE LUTEN


Nga Fatmir Terziu

Skulptura e Nënë Terezës e vendosur në Gorton Monastery të Mançesterit “është shpirti i Nënë Terezës”, ka thënë ideatori i këtij busti Osman Caka. Ndërsa vetë skulptura që paraqet dy duar në lutje, sipas gazetarit Paul R. Taylor, është bazuar dhe realizuar mbi origjinalitetin e duarve të gruas së Osmanit. Ajo u desh të realizohet gati një vit dhe është realizuar nga skulptori Andrew Scantlebury. Fakti që zoti Caka krijoi idenë për këtë skulpturë të bamirëses shqiptare është një dëshirë e hershme e tij që u shtua më shumë pas humbjes së djalit të tij 17 vjecar në Luftën e Kosovës. Realizimi i idesë “Shpirti i Dashurisë” nga Caka pasqyroi aty nga fillimi i shtatorit të vitit që sapo u mbyll edhe një shenjë tjetër “zgjimi” dhe respekti në ishullin Britanik. Ideja e tij e përkrahur nga St Francis dhe Gorton Monastery Trust në vitin 2004, zgjoi gjithashtu edhe simbolikën e vyrtytit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe shtyu disa shkrues të thellojnë kërkimet e tyre për krenarinë shqiptare. Ndërsa skulptura qëndron në Mançester me dy duart symbol të lutjes, ashtu si dikur Nënë Tereza kryente ritualin e saj, sytë e vizitorëve ngulen me respekt dhe pastaj qindra të tjerë afrohen dhe përkulen para veprës së saj të madhe.

  • e mërkurë, janar 09, 2008

QEVERI DASHAMIRËSE APO DEMOKRACI?!


Nga Fatmir Terziu

“Varfëria është jo e paevitueshme dhe vetëm demokracia e vërtetë mund t’a eleminojë atë”.
Mike Moore


Artikulli i shkruar nga Mary Dejevsky të Premten e 4 Janarit 2008 në një nga gazetat më të lexuara, Herald, këshillon atë që një autoritari (Qeveri; shënimi im) dashamirëse është më e mirë se një demokraci. Kjo që thuhet nga Dejevsky, s’ka ku të shkoj më shumë se një thënie e gabuar! Mike Moore, ish Drejtori i Qendrës Tregtare Botërore, shkruan: “Demokracitë e varfëra ua kanë kaluar gjithmonë shoqërive autoritare. Demokracitë janë më pak të korruptuara, më eficente, sepse liderat mbajnë përgjegjësi, shoqëria civile aktive dhe media e lirë janë vëzhgues, transparenca bie në sy dhe ndryshueshmëria e demokracisë sjedh rezultate më të mira...”
Duke analizuar këtë thënie, sipas Moor, natyrshëm kuptohet edhe fakti që në demokracitë e vërteta kurrë nuk ka patur uri, kurrë jo dy democraci kanë qenë në luftë me njëra-tjetrën, dhe ku ka demokraci luftërat civile bien në numër. S’ka evidencë të publikuar që tregon se diktaturat bëjnë dhe janë më mirë. Democracia është më shumë se sa e drejta e votës. Ajo është edhe për lirinë, që të kesh pasuri dhe të kesh të Drejtat e Njeriut.

Pse ndodh që shtetet që duhet të jenë të pasura e që kanë burime të mëdhaja, kanë vazhduar të bien ekonomikisht? Varfëria është produkt i dorës së njeriut kështu që ajo mund të riparohet. Por si mund të bëhet kjo? Kush është emëruesi i përbashkët në sukses dhe humbje?
Për Moore, ekonomitë e hapura gjithmonë janë më mirë. Tregëtia dhe konkurenca sjedhin rezultate dhe ndihmojnë të luftojnë korrupsionin, si edhe ndihmojnë t’i shpërndajnë më mirë burimet. Sektori privat, i shpërndarë në shoqëri, është rezultativ.
Tragjedia e privatizimit në shkallë të madhe në shtete si Rusia ishte një grabitje brutale nga brenda.
Ekonomia e lirë pa një institucion të besueshëm, pa të drejtën e pronës, pa gjyqe të pavarura, pa një shërbim profesional publik dhe pa demokraci, nuk është një ekonomi e tregut të lirë por një ekonomi e tregut të zi, thotë Moor. Qëndrimi i patundur në demokraci, i institucioneve civile krijon një faktor të rrëndësishëm për të arritur suksesin. Besim. Besim në drejtësi, pa kontrast, është një cështje serioze. Një qeverisje e mirë është e rrëndësishme!
Pa sigurimin e të drejtës së pasurisë, varfëria do të mbijetojë, korrupsioni do të jetë i paluftueshëm dhe investimet do të ulen. Njërëzit pa të drejtën e pasurisë nuk mund të realizojnë gjë me vlerat e tyre. Pa të drejtën e pasurisë fshihet edhe realiteti dhe kapitali mbetet informal. Ja një fakt. “Kapitali jo i publikuar në Peru përllogaritet të jetë rreth 74 Miliard dollarë amerikanë, në Egjypt është rreth 248 miliard USD, Tanzania ka 29 miliard USD, Shqipëria ka 16 Miliard USD dhe Meksika rreth 310 Miliard USD” (Mike Moor, 2008).

Njërëzit shtyhen të thyejnë ligjet, sepse ato nuk u besojnë institucioneve, që qartëson atë pse 40 për qind e ekonomive të shteteve në zhvillim është ende informale – në Tailandë dhe Nigeri ajo e kalon shifrën 70% të ekonomisë së tyre. Në Ballkan ajo ka shifra ende konfuze.
Rregullat e dobëta dhe ndërhyrjet e qeverisë janë me pasoja, kushtojnë shtrenjtë dhe krijojnë premisa korrupsioni. Në Kenia, përshembull ka mbi 1000 rregulla për biznesin, më shumë se 130 ligje vetëm për bujqësinë. Është gjithashtu shumë keq edhe në disa shtete. Atëherë pse të rregjistrosh një kompani kur ligji e komplikon atë?

vazhdon ne Fjala e Lire

***
ISH REPUBLIKA JUGOSLLAVE E MAQEDONISE I KTHEN KURRIZIN SHQIPERISE

Kur s’ke komshinj të mirë, dihet se c’pasoja ke. Por kur komshiu që ti mendon se e ke komshi, të kthen kurrizin, ose të vë gardhin tek kufiri, cfarë komshiu do t’i thuash atij? Kështu veproi këto ditë komshiu i Shqipërisë, FYROM, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, kur vendosi me njërën dorë të aplikojë rregjimin e vizave për shqiptarët dhe fap me dorën tjetër e anulloi atë për një kohë tjetër. Pra komshiu, të cilit shteti shqiptar i dha i pari mirrënjohje në ditë të keqe për të, tani ia ktheu kurrizin. Shqipëria paraqiti zhgënjim të Enjten për vendimin e Maqedonisë për të vënë rregjimin e vizave për shqiptarët. Ky shtet që ka një numër të madh shqiptarësh në vend, të dytin për nga numri i popullsisë, ka vendosur që më 1 Shkurt të vendosë një ligh tjetër vizash.


ALBANIA ANGERED BY MACEDONIA VISA REGIME

Albania expressed disappointment Thursday at Macedonia's decision to introduce visas for its Balkan neighbor. Macedonia, which has a restless ethnic Albanian minority, will launch the new travel restrictions on Feb. 1. "The current state and the future of our relations ... requires that various barriers and limitations are lifted and contacts between (our) peoples are developed," an Albanian Foreign Ministry statement said. Albania was among the first countries to recognize Macedonia's independence from the former Yugoslavia. Both countries are seeking membership of NATO, but Macedonia has also received candidate status to join the European Union. Ethnic Albanians make up about a quarter of Macedonia's 2 million population.


Nuk ka komente: