Nga Fatmir Terziu
Artikulli i shkruar nga Mary Dejevsky të Premten e 4 Janarit 2008 në një nga gazetat më të lexuara, Herald, këshillon atë që një autoritari (Qeveri; shënimi im) dashamirëse është më e mirë se një demokraci. Kjo që thuhet nga Dejevsky, s’ka ku të shkoj më shumë se një thënie e gabuar! Mike Moore, ish Drejtori i Qendrës Tregtare Botërore, shkruan: “Demokracitë e varfëra ua kanë kaluar gjithmonë shoqërive autoritare. Demokracitë janë më pak të korruptuara, më eficente, sepse liderat mbajnë përgjegjësi, shoqëria civile aktive dhe media e lirë janë vëzhgues, transparenca bie në sy dhe ndryshueshmëria e demokracisë sjedh rezultate më të mira...”
Pse ndodh që shtetet që duhet të jenë të pasura e që kanë burime të mëdhaja, kanë vazhduar të bien ekonomikisht? Varfëria është produkt i dorës së njeriut kështu që ajo mund të riparohet. Por si mund të bëhet kjo? Kush është emëruesi i përbashkët në sukses dhe humbje?
Për Moore, ekonomitë e hapura gjithmonë janë më mirë. Tregëtia dhe konkurenca sjedhin rezultate dhe ndihmojnë të luftojnë korrupsionin, si edhe ndihmojnë t’i shpërndajnë më mirë burimet. Sektori privat, i shpërndarë në shoqëri, është rezultativ.
Njërëzit shtyhen të thyejnë ligjet, sepse ato nuk u besojnë institucioneve, që qartëson atë pse 40 për qind e ekonomive të shteteve në zhvillim është ende informale – në Tailandë dhe Nigeri ajo e kalon shifrën 70% të ekonomisë së tyre. Në Ballkan ajo ka shifra ende konfuze.
Rregullat e dobëta dhe ndërhyrjet e qeverisë janë me pasoja, kushtojnë shtrenjtë dhe krijojnë premisa korrupsioni. Në Kenia, përshembull ka mbi 1000 rregulla për biznesin, më shumë se 130 ligje vetëm për bujqësinë. Është gjithashtu shumë keq edhe në disa shtete. Atëherë pse të rregjistrosh një kompani kur ligji e komplikon atë?
vazhdon ne Fjala e Lire
“Varfëria është jo e paevitueshme dhe vetëm demokracia e vërtetë mund t’a eleminojë atë”.Mike Moore
Artikulli i shkruar nga Mary Dejevsky të Premten e 4 Janarit 2008 në një nga gazetat më të lexuara, Herald, këshillon atë që një autoritari (Qeveri; shënimi im) dashamirëse është më e mirë se një demokraci. Kjo që thuhet nga Dejevsky, s’ka ku të shkoj më shumë se një thënie e gabuar! Mike Moore, ish Drejtori i Qendrës Tregtare Botërore, shkruan: “Demokracitë e varfëra ua kanë kaluar gjithmonë shoqërive autoritare. Demokracitë janë më pak të korruptuara, më eficente, sepse liderat mbajnë përgjegjësi, shoqëria civile aktive dhe media e lirë janë vëzhgues, transparenca bie në sy dhe ndryshueshmëria e demokracisë sjedh rezultate më të mira...”
Duke analizuar këtë thënie, sipas Moor, natyrshëm kuptohet edhe fakti që në demokracitë e vërteta kurrë nuk ka patur uri, kurrë jo dy democraci kanë qenë në luftë me njëra-tjetrën, dhe ku ka demokraci luftërat civile bien në numër. S’ka evidencë të publikuar që tregon se diktaturat bëjnë dhe janë më mirë. Democracia është më shumë se sa e drejta e votës. Ajo është edhe për lirinë, që të kesh pasuri dhe të kesh të Drejtat e Njeriut.
Pse ndodh që shtetet që duhet të jenë të pasura e që kanë burime të mëdhaja, kanë vazhduar të bien ekonomikisht? Varfëria është produkt i dorës së njeriut kështu që ajo mund të riparohet. Por si mund të bëhet kjo? Kush është emëruesi i përbashkët në sukses dhe humbje?
Për Moore, ekonomitë e hapura gjithmonë janë më mirë. Tregëtia dhe konkurenca sjedhin rezultate dhe ndihmojnë të luftojnë korrupsionin, si edhe ndihmojnë t’i shpërndajnë më mirë burimet. Sektori privat, i shpërndarë në shoqëri, është rezultativ.
Tragjedia e privatizimit në shkallë të madhe në shtete si Rusia ishte një grabitje brutale nga brenda.Ekonomia e lirë pa një institucion të besueshëm, pa të drejtën e pronës, pa gjyqe të pavarura, pa një shërbim profesional publik dhe pa demokraci, nuk është një ekonomi e tregut të lirë por një ekonomi e tregut të zi, thotë Moor. Qëndrimi i patundur në demokraci, i institucioneve civile krijon një faktor të rrëndësishëm për të arritur suksesin. Besim. Besim në drejtësi, pa kontrast, është një cështje serioze. Një qeverisje e mirë është e rrëndësishme!
Pa sigurimin e të drejtës së pasurisë, varfëria do të mbijetojë, korrupsioni do të jetë i paluftueshëm dhe investimet do të ulen. Njërëzit pa të drejtën e pasurisë nuk mund të realizojnë gjë me vlerat e tyre. Pa të drejtën e pasurisë fshihet edhe realiteti dhe kapitali mbetet informal. Ja një fakt. “Kapitali jo i publikuar në Peru përllogaritet të jetë rreth 74 Miliard dollarë amerikanë, në Egjypt është rreth 248 miliard USD, Tanzania ka 29 miliard USD, Shqipëria ka 16 Miliard USD dhe Meksika rreth 310 Miliard USD” (Mike Moor, 2008).
Njërëzit shtyhen të thyejnë ligjet, sepse ato nuk u besojnë institucioneve, që qartëson atë pse 40 për qind e ekonomive të shteteve në zhvillim është ende informale – në Tailandë dhe Nigeri ajo e kalon shifrën 70% të ekonomisë së tyre. Në Ballkan ajo ka shifra ende konfuze.
Rregullat e dobëta dhe ndërhyrjet e qeverisë janë me pasoja, kushtojnë shtrenjtë dhe krijojnë premisa korrupsioni. Në Kenia, përshembull ka mbi 1000 rregulla për biznesin, më shumë se 130 ligje vetëm për bujqësinë. Është gjithashtu shumë keq edhe në disa shtete. Atëherë pse të rregjistrosh një kompani kur ligji e komplikon atë?
vazhdon ne Fjala e Lire
Nuk ka komente:
Posto një koment