Ende gurgullimat e Lumit të Fëmijëve janë veshëve të botës
Lumit Kalamai, që u shndërrua në lumë lotësh
Lumit që i rrijnë qindra krenari kurorëgjelbërta sipër kokës
Lumi që ende ka nder nurin e moçëm rrethues e joshës.
Lumi Kalamai, ka mbetur dëshmitar i zjarrtë
Ai është i zgjuar, kurrë nuk fle lumi
Mban strukur historinë e popullit Kryelartë
Në çdo kthenajë e në çdo sjellnajë që koha i pruni.
Ca njolla gjaku kur nuk u fshinë nën lumë
Si tufa lulëkuqesh përflaken ditën
Dhe kur tërë Çamëria është disi në gjumë
Ata ngrenë kokat të lëshojnë dritën.
Një këngë Çame ka kohë që s’pushon
Aty anës lumit durimtar, Lumit Kalamai
Ka kohë që mijëra zemra mallkojnë
‘Djallin’ që nga vatra shekullore i largoi.
Dhe kënga pastaj oshëtin Gjirit të Prevezës
Maleve krenare gri e flokëthinjur
Deri sa nata lëshon kthetrat e së zezës
Dhe drita është gati duke ikur.
Refren i një kohe të gjatë
Kjo këngë e Lumit plak
Që dirigjohet me ditë e me natë
Aty ku edhe gurët nën lumë pikojnë gjak…
e enjte, janar 10, 2008
DUART QE LUTEN
Nga Fatmir Terziu
Skulptura e Nënë Terezës e vendosur në Gorton Monastery të Mançesterit “është shpirti i Nënë Terezës”, ka thënë ideatori i këtij busti Osman Caka. Ndërsa vetë skulptura që paraqet dy duar në lutje, sipas gazetarit Paul R. Taylor, është bazuar dhe realizuar mbi origjinalitetin e duarve të gruas së Osmanit. Ajo u desh të realizohet gati një vit dhe është realizuar nga skulptori Andrew Scantlebury. Fakti që zoti Caka krijoi idenë për këtë skulpturë të bamirëses shqiptare është një dëshirë e hershme e tij që u shtua më shumë pas humbjes së djalit të tij 17 vjecar në Luftën e Kosovës. Realizimi i idesë “Shpirti i Dashurisë” nga Caka pasqyroi aty nga fillimi i shtatorit të vitit që sapo u mbyll edhe një shenjë tjetër “zgjimi” dhe respekti në ishullin Britanik. Ideja e tij e përkrahur nga St Francis dhe Gorton Monastery Trust në vitin 2004, zgjoi gjithashtu edhe simbolikën e vyrtytit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe shtyu disa shkrues të thellojnë kërkimet e tyre për krenarinë shqiptare. Ndërsa skulptura qëndron në Mançester me dy duart symbol të lutjes, ashtu si dikur Nënë Tereza kryente ritualin e saj, sytë e vizitorëve ngulen me respekt dhe pastaj qindra të tjerë afrohen dhe përkulen para veprës së saj të madhe.

Nuk ka komente:
Posto një koment