e shtunë, janar 19, 2008

TABANI POPULLOR PRODHON MESAZH FILOZOFIK



Nga Fatmir Terziu

Prej kohësh kisha fiksuar në mendje një thënie të lexuar diku. Kishte kohë që kisha lexuar diku atë thënie të Hysen Çifligut. Thënia e shkruar shqip edhe pse ishte vetëm një këshillë dashamirëse për dikë në një komunikim, edhe pse ishte e përmbledhur në një fjali të vetme, më bëri të vlerësoj dhe t’a mendoj atë thënie, të vlerësoj atë fjali domethënëse ndryshe. Çifligu shprehej krejt njërëzisht, popullorçe me një popullore dashamirëse, këshilluese dhe vijërrëfyese, filozofike:
“le t’i lëmë gratë të bëhen Zonja, që dhe burrat shqiptar të bëhen Zotërinj më të mirë”.
E gjitha ishte në atë fundletër komunikuese, në atë fundletër këshilluese e tepër mesazhdhënëse. Pastaj fap dhe një poezi, që e dërgon në mesin e dashamirësve të poezisë, në mesin e një hapësire që tenton promovimin e kulturës të mbështetur mbi një orrigjinalitet dhe frymë intelektuale. Është fjala për poezinë “Nga këto dhe ca të tjera”. Jo s’e s’ka dërguar dhe gjëra të tjera, shkrime, poezi, shënime, publiçistikë dhe tendenca letrare, por këto dy pikasje diç më tingëlluan në memorjen time, në bagazhin letrar të grumbulluar në mesin e letrave shqipe për më se tre dekada. “Nga këto dhe ca gjëra të tjera” më solli pranë një varg të gërshetuar, me një rimë të puthitur e me një tendencë filozofike të frymëzuar nga tabani popullor.
Proverba popullore e shfrytëzuar artistikisht dhe alegoria therëse në një sinkronizim rrjedhës dhe tërheqës. Gjuha e thjeshtë dhe origjinale popullore. Figurat e spikatura dhe analitike. Konfiguracioni letrar i përzgjedhur dhe i latuar në gjirin e folkut tradicional shqiptar. Një melos që buron nga të gjitha trevat shqiptare dhe që u bën vlerë e nder gjithë brezave. Një vargëzim që vjen nga “kreshtat e skutat” Mjediane, nga ngjyrimet e “Klubit të Selanikut” të Çajupit, nga poema emociondhuruese e Naimit të Madh.
Në këtë varg s’ka nevojë të thuhet e komentohet për gërshetim ngjyrimesh, therje të traditës apo thyerje të saj, nën çadrën e modernes, sepse vargu u jep shkas gjithë këtyre premisave vargkrijuese të simbolizojnë bashkëkohoren e poetikes, bashkëkohoren në rrjedhën e traditës së bukur shqiptare. Është pikërisht me vend thënia e profesorit, studiuesit shkodran Fadil Kraja që thotë se tabani popullor prodhon filozofiken në letra, letërsia vetëm ushqehet tek ky taban të prodhojë filozofi.





NGA KËTO DHE CA TË TJERA

Gjysma, gjysmën kur takon, një të tërë e krijon...
Gjysma veç, quhet një, dy t’bashkuar, janë tjetër gjë.
Rrezja e rrethit është patjetër, gjysmë e saktë nga diametër.
Rrotullon Toka përhera, një bashkuar, dy hemisfera.
Gjysma ditë e gjysma natë, i mbledh stinët vit' i gjatë.
Truri i plotë harmonizon, çdo gjykim dhe emocion.
Po të kishte veç një pjesë, dhe t'gabonte, s'kish pendesë.
Teoria është përgjysmim, pa praktikën në veprim.
Hiqja ujit hidrogjenin, shuaj etjen me oksigjenin.
Për gjithë ujërat, kush bën këtë, kot ble grep, peshkun e zë.
Siç verdhet vjeshtës, gjethja bie, verdhet, tretet, gruaja e ve.
Gjen siklet gishti pa thua, por më shumë burri pa grua.
Kot dëshpërohen pas martese, burrë e grua me shumë vese.
Më mirë veç në çdo hesap, se dy pjesë ngjitur për prapë.
Politika është zeher, kur për dritë, të fut në terr.
Kombi është për të qarë, gjysma-gjysma i përçarë.
(Për këtë, më falni mua, ku dhëmb dhëmbi, vete gjuha)
Armët e shfarrosjes në masë, bëjnë planetin të ulërasë.
Në i përdortë ato njërëzimi, kot mbi dhe, është përfaqësimi.
Kur flaka shkon në qiell të shtatë, s'ka buçko them që të rruajë paratë.
(Sikur vërtet të kish ndonjë, duke u djegur do qeshja me zë)
Koha e re, e ndryshon të vjetrën, si njëra dorë që lan tjetrën.
Nuk vjen mbrëmja të ndalë mëngjesin, vet virtyti, ndreq dhe vesin.
Nga këto dhe ca të tjera, gjysma, gjysmën s'nxjerr nga dera.

Hysen Çifligu
Florida

JA SE SI SHPREHET DIKU TJETER HYSEN ÇIFLIGU:

Shkrim i dhimbshem, por i rendesise se pare…
Te gjithe jemi te perkohshem ne kete jete, por duhet te largohemi te nderuar e te respektuar nga jeta, ashtu si Perendia ka percaktuar kur na dha frymen te jetojme…Shpesh me fjalet ngushelluese “kaq e kishte te thene”, mbulojme pakujdesine tone ndaj jetes, qe po ta shikojme holle- holle, eshte nje mbulese ndaj moralit tone, te cilin nuk e shikojme dot hapur, mbasi shfaqet para nesh i zvenitur, si nje bime pa uje, i shkelur e i perdhosur nga sjelljet e veprimet tona, hekur i ndryshkur e jo diamant ne shkelqim…Kjo mbulese eshte burgu ne te cilin kemi burgosur moralin tone dhe pa e nxjerre ate nga burgu, kot qe vrapojme per lavdi e tituj…E kam fjalen ketu, per figurat aktuale qe udheheqin kombin shqiptar, per eliten intelektuale te kombit tone… Popullit i uroj harmonine, bashkimin, kujdesin sa me shume, per te mos humbur vlerat dhe dinjitetin…Pergjegjesia bie mbi votemarresit, jo mbi votedhenesit.
Nese do isha pretendent per ta fituar, dhe bota do me nderonte me cmimin “Nobel”, nuk do ta pranoja, nuk do te pranoja cmim e lavdi mbi dhimbjet e popullit tim…Populli krijon nje bindje e te zgjedh, voton per ty, por sa te respekton me pas? — Kjo eshte puna dhe vlera jote, ketu jane titujt, vleresimet dhe lavdite qe ke marre, ketu eshte dhe respekti i jetes, i moralit te saj per te cilen ke derdhur lume premtimet…
Eshte e lehte te udheheqesh dhe te gjithe vrapojne per t’u bere udheheqesa, por nuk eshte e lehte te menaxhosh dhe askush nuk vrapon me aq deshire per t’u bere menaxher…Pastaj faji i mbetet popullit, si kale i pabindur qe nuk desh te kalonte lumin, ndaj dallga e nxorri te mbytur ne breg…
Kur jeta e dikujt percmohet kaq monstruozisht, eshte percmuar ne kete menyre dhe jeta ne pergjithesi, nder nuk ka pa nder, respekti per jeten e secilit, eshte respekt qe vjen tek vetja, kur behet dashuri, rrjedh e nuk shterr kurre…
Ne kete pike, edhe mund te mburremi me te lavdishmit e kombit tone!
Le te shpresojme e besojme dhe pa besen e shpresen mos mbetshim kurre!
Poeti, publicisti dhe kritiku: HYSEN CIFLIGU:

I nderuar zoti Terziu,

Sinqerisht me keni lumturuar per vleresimin qe i beni kesaj poezie dhe per te tjera shkrime qe une kam dhene per lexuesit ne faqet elektronike te internetit. Aq sa cmoj dhe vleresoj fjalet e mira nga ju, ngrihem nga thellesia e miresjelljes njerezore dhe dal ju falenderoj po ashtu, e ju uroj perzemersisht!...
Nese dashuria, troket e para ne dere per te dashur, dhe dhembsuria nuk perjashton, por shperthen te gjitha dyert te futet dashuria, poezia eshte midis te dyjave, dhe eshte magneti me i fuqishem qe terheq mendjen nga ekstremiteti i dallgeve te saj, tek deti i qete shpirteror, per t'u bere notare e zgjidhjes dhe jo e problemit...Ne kete pike cilesore qe ka poezia, me pelqen, me terheq dhe e dua poezine.
Me aq sa kam pare, pergjithesisht, shikoj te miren dhe te bukuren ne krijimtarine tuaj, dhe kjo eshte cilesore qe me ben per vete! --- Ju uroj suksese!

Me respekt,
Hysen Cifligu

  • Merita Bajraktari-McCormack shkruan:
Z.Terziu,

Ju falenderoj qe u ndalet posacerisht tek krijimtaria e Hysen Cifligut,pikerisht per nje teme qe dhe mua me ka terhequr vemendjen qe kur kam njohur penen e tij. Te njejten ndjenje provoj dhe une kur lexoj Hysenin ne vargje, proze apo kur diskutojme lirisht me te.Hyseni eshte nje karakter i balancuar,nje personalitet i plotesuar qe kur flet e shkruan ka parasysh tablone e plote, e nje copez te saj. Ai ka lexuar e studjuar shume, ne menyre autodidakte, me interes e pasion te jashtezakonshem. Ai si antikomunist, nuk pati fatin te kishte privilegjin te shkonte neper shkollat e asaj kohe dhe te conte me tej kerkimet e tij per letersine,filozofine, shkencat ne pergjithesi, apo edhe theologjine apo thjesht te plotesonte njohurite e tij. Hyseni eshte nje nga shembujt me perfaqesues te mbijeteseses pergjate e pas komunizmit . Sado te te plagosin,perdhunojne psikologjikisht, shajne, hedhin balte e mundohen te te fshijne nga faqja e dheut, shpirtin e Talentin e vertete s'ta vrasin dot kurre.Keshtu ka ndodhur dhe me Hysenin. Ai eshte pikerisht nje nga ata persona qe ka te shkruar ne shpirt MIRESI e DASHURI dhe natyrisht plotesuar me MENCURI e TALENT . Ai i gersheton keto natyrshem dhe mjeshterisht,dhe shpesh na dhuron keto krijime kaq te vecanta e filozofike, pasi motivi eshte DASHURIA ne kuptimin e plote te saj dhe ai i ve ne sherbim te saj TALENTIN dhe NJOHURINE.. Hysenin sot une pa ngurrim e konsideroj si nje nga penat me te mencuara popullore, plot art e pjekuri, qe na kujtojne momente te vecanta te historise shqiptare dhe nese do ti referohesha nje figure, do zgjidhja Cajupin konkretisht. Kam shume respekt per Hysenin e penen e tij dhe natyrisht kam te drejten morale ta mburr e te jem krenare per Te ,sepse kemi pire uje nga e njejta cezme:) ne Cangonj apo nga i njejti perrua ne Morave-Devoll!:-)
(Hyseni ehste nip nga fshati im dhe na ndajne disa dyer e nje rruge nga
dera e fisit te nenes te tij te nderuar)
Duke uruar Hysenin per krijimtarine e tij,doja te ndaja kenaqesine qeshumekush ka, per mundesine qe na jepni te mesojme dhe edukohemi prej jush miq te nderuar,pa harruar edhe zbavitjen qe na i beni trurit tone qe ka nevoje per art te mirefillte.

Miqesisht
Merita Bajraktari-McCormack

Nuk ka komente: