Nga Fatmir Terziu
Gjithkush nga ana e shqiptarëve që stacionoi ëndërrat e jetës në Mbretërinë e Bashkuar ka një rrugë të vetën. Gjithkush përpos fateve dhe dhuntive personale ka përzgjedhur shanset e reja jetike. Njërëzit e letrave në këtë mes kanë gjithashtu rrugën e tyre. Ata kanë më shumë arsye të ndjehen krenarë në ‘bahcen’ poetike të Bajronit dhe letrarëve me emër të një vendi të mirrënjohur në arenën botërore përsa i përket kësaj fushe. Pak kohë më parë në një ambient tepër të thjeshtë, por domethënës shoqata shqiptare “Dituria” që drejtohet nga gazetari R. Jata, organizoi një takim premtues, të çiltër, prekës e pse jo the domethënës. E themi kështu se vetë mesazhi që përcolli ky takim qe i tillë. I ngrohtë dhe dashamirës, pa pjata e “sofra”, por me një sofër bujare: sofrën e poezisë shqiptare, sofrën e zërave shqip në një ambient krejt të ri për ne shqiptarët. U promovuan dy libra, dy zëra me moshë të ndryshme. Njëri i përket vogëlushes Greta Jata dhe tjetri poetit Selman Lokja, që botoi me përkujdesjen e "Diturisë" vargjet e tij të përfshira te "Ujëvarë Malli". E thënë shkurt, atmosfera u ngrit pa “dhunën” e tambureve, pa zhurmën e “pianoforteve”. Aty u fol dhe u prezantua shqip, rrjedhshëm dhe bukur. E thanë këtë dhe e ndjenë përfaqësuesit anglezë të Bashkisë së Hoslowt, e shprehën edhe të pranishmit e British Army në atë takim promovues. Pra, kur flitet dhe komentohet qartë shqip, s’ka dyshim që gjërat shkojnë mirë, aty s’ka koment.
Nuk është një thirrje politike, as edhe një dëshirë normale që ‘emigranti’ ia kërkon në heshtje Dheut të Babës, ku i ka lindur koka. Nuk është një sensacion. As edhe një përzgjedhje autoriale. Nuk është as edhe për të shtuar raftet me libra poetikë, aq sa premton të zgjojë një rrugë më të re në lëminë e bashkëveprimit letrar të kordonit shqiptar-letrar në UK. Vëllimi i parë mori udhën më 2004-tën dhe ka 23 autorë të gjinisë poezi dhe prozë poetike, ndërsa vëllimi i dytë u botua më 2006 dhe përkrah disa autorëve ‘shtëpiakë’ të vëllimit të parë, tek vëllimi i dytë ka edhe disa që u thirrën të shtonin larminë e nismës së ndërmarë nga Kucana. Pra falë vullnetit të tij numri i pjesëmmarrësve, poetë, shtoi ndjeshëm volumin dhe rëndësinë e “Lermëni pak Atdhe!” Sidoqoftë, poezia në emigracion, në SHBA, Angli, Itali, Gjermani, France, Turqi, Greqi, Suedi, Zvicer, Hollande, Belgjike, Irlande, Zelande e Re, Australi e kudo ku kanë emigruar shqiptarët ka një kordon të përsosur tashmë. Ai kordon letrar vlon përditë në mesin e shqiptarëve krijues dhe merr vlerësime të shumta. Është kordoni më i ndjeshëm në fushën e letrave shqipe në këtë kohë tepër të rrëndësishme. Jo me kot shprehet Hysen Cifligu:
Sidoqoftë, poezia në emigracion, në SHBA, Angli, Itali, Gjermani, France, Turqi, Greqi, Suedi, Zvicer, Hollande, Belgjike, Irlande, Zelande e Re, Australi e kudo ku kanë emigruar shqiptarët ka një kordon të përsosur tashmë. Ai kordon letrar vlon përditë në mesin e shqiptarëve krijues dhe merr vlerësime të shumta. Është kordoni më i ndjeshëm në fushën e letrave shqipe në këtë kohë tepër të rrëndësishme.
Gjithkush nga ana e shqiptarëve që stacionoi ëndërrat e jetës në Mbretërinë e Bashkuar ka një rrugë të vetën. Gjithkush përpos fateve dhe dhuntive personale ka përzgjedhur shanset e reja jetike. Njërëzit e letrave në këtë mes kanë gjithashtu rrugën e tyre. Ata kanë më shumë arsye të ndjehen krenarë në ‘bahcen’ poetike të Bajronit dhe letrarëve me emër të një vendi të mirrënjohur në arenën botërore përsa i përket kësaj fushe. Pak kohë më parë në një ambient tepër të thjeshtë, por domethënës shoqata shqiptare “Dituria” që drejtohet nga gazetari R. Jata, organizoi një takim premtues, të çiltër, prekës e pse jo the domethënës. E themi kështu se vetë mesazhi që përcolli ky takim qe i tillë. I ngrohtë dhe dashamirës, pa pjata e “sofra”, por me një sofër bujare: sofrën e poezisë shqiptare, sofrën e zërave shqip në një ambient krejt të ri për ne shqiptarët. U promovuan dy libra, dy zëra me moshë të ndryshme. Njëri i përket vogëlushes Greta Jata dhe tjetri poetit Selman Lokja, që botoi me përkujdesjen e "Diturisë" vargjet e tij të përfshira te "Ujëvarë Malli". E thënë shkurt, atmosfera u ngrit pa “dhunën” e tambureve, pa zhurmën e “pianoforteve”. Aty u fol dhe u prezantua shqip, rrjedhshëm dhe bukur. E thanë këtë dhe e ndjenë përfaqësuesit anglezë të Bashkisë së Hoslowt, e shprehën edhe të pranishmit e British Army në atë takim promovues. Pra, kur flitet dhe komentohet qartë shqip, s’ka dyshim që gjërat shkojnë mirë, aty s’ka koment.
A nuk e sugjeroi këtë edhe i madhi Kadare pak kohë më parë në Londër: “shkruani dhe flisni shqip, jo për patriotizëm, por...”. Kështu foli Ismail Kadare.Foli dhe këshilloi miqësisht shkrimtari me përmasa botërore dhe si për ngjasi, në Librarinë e Wood Greenit, një drejtues shoqate tjetër shqiptare, Kucana, drejtues i shoqatës “Edith Durham” dhe drejtor i gazetës “The Albanian”, organizoi vazhdimësinë e kordonit letrar shqiptar me promovimin e Antologjisë poetike të poetëve në Britaninë e Madhe, me titull “Lermëni pak Atdhe II”. Edhe këtu protokolli nuk i tejkaloi mesazhet e kristalta letrare, edhe këtu fjala shqip peshoi më shumë se ndonjë hamendësi, më shumë se një dosje shëtitëse nën sqetull. Këtu kishte edhe miq, të ftuar, dashamirës dhe entuziastë të një përkimi realist me Ditën e Flamurit. Mes notave emocionale të përshëndetjeve pa mbarim do të veçonim atë të përfaqësueses së Bashkisë së Wood Greenit, që me fjalën e saj afroi edhe më shumë optimizëm për vazhdimin e mëtejshëm të këtij kordoni letrar shqiptar në UK. Fjalët e tjera ishin thuajse të njohura e të stërnjohura për sallën, por dhe ato që tentuan të zëvendësonin rrjeshtat me tone të çastit, u përballën me ritmin e valleve të traditës, interpretuar nga nxënës dhe talentë shqiptarë në UK, nga shoqatat “Faik Konica”, “Ardhmëria” dhe “Edith Durham”. Alba-Media ishte padyshim promotorja e këtij tubimi kulturor me vlera dhe rezultat.
“LERMËNI PAK ATDHE!”
Nuk është një thirrje politike, as edhe një dëshirë normale që ‘emigranti’ ia kërkon në heshtje Dheut të Babës, ku i ka lindur koka. Nuk është një sensacion. As edhe një përzgjedhje autoriale. Nuk është as edhe për të shtuar raftet me libra poetikë, aq sa premton të zgjojë një rrugë më të re në lëminë e bashkëveprimit letrar të kordonit shqiptar-letrar në UK. Vëllimi i parë mori udhën më 2004-tën dhe ka 23 autorë të gjinisë poezi dhe prozë poetike, ndërsa vëllimi i dytë u botua më 2006 dhe përkrah disa autorëve ‘shtëpiakë’ të vëllimit të parë, tek vëllimi i dytë ka edhe disa që u thirrën të shtonin larminë e nismës së ndërmarë nga Kucana. Pra falë vullnetit të tij numri i pjesëmmarrësve, poetë, shtoi ndjeshëm volumin dhe rëndësinë e “Lermëni pak Atdhe!” Sidoqoftë, poezia në emigracion, në SHBA, Angli, Itali, Gjermani, France, Turqi, Greqi, Suedi, Zvicer, Hollande, Belgjike, Irlande, Zelande e Re, Australi e kudo ku kanë emigruar shqiptarët ka një kordon të përsosur tashmë. Ai kordon letrar vlon përditë në mesin e shqiptarëve krijues dhe merr vlerësime të shumta. Është kordoni më i ndjeshëm në fushën e letrave shqipe në këtë kohë tepër të rrëndësishme. Jo me kot shprehet Hysen Cifligu:
"...Nese dashuria, troket e para ne dere per te dashur, dhe dhembsuria nuk perjashton, por shperthen te gjitha dyert te futet dashuria, poezia eshte midis te dyjave, dhe eshte magneti me i fuqishem qe terheq mendjen nga ekstremiteti i dallgeve te saj, tek deti i qete shpirteror, per t'u bere notare e zgjidhjes dhe jo e problemit...Ne kete pike cilesore qe ka poezia, me pelqen, me terheq dhe e dua poezine."
Nuk ka komente:
Posto një koment