e premte, janar 18, 2008

DRUAJTJA NJË SËMUNDJE SOCIALE


Nga Fatmir Terziu
Për romanin e parë mbi gjakmarrjen ngjarja ishte e gatshme (ndodhi të tilla ngjasin përditë ndër shqiptarë), unë vetëm u përpoqa ta rrëfej bukur. Tek "HIRI" m'u desh si profesioniste të ndërtoj roman. Ishte shumë më e vështirë, sinqerisht.


Druajtja, ngurimi ose mosbesimi janë fjalë sinonime në shqip. Kanë të njëjtin kuptim leksikor, por që mbartin përdorime të ndryshme në varësi të nocionit që mbart fjalia ose grupi i fjalëve ku ata zënë përdorim sintaksor. Këto fjalë kanë edhe lidhje të tjera që shpjegohen sipas fjalorit shqip. Përshembull druajtje shpjegohet si pasiguri, si droje. Kështu edhe për dy fjalët e tjera që mbartin shpjegimet e veta në fjalor. Por tashmë jashtë këtyre shpjegimeve të njohura ato mbartin edhe nocione të reja. Si veprime të mbartura nga këto nocione druajtja, ngurimi ose mosbesimi janë dyzuesit e një ‘sëmundje sociale’, dhe divergjenca, ose mosmarrëveshja është “Pështjellimi sfidues i opozitës, [kundërshtares]”. Kështu thuhet në një libër që ka ngjallur një debat intelektual. Në këtë libër sqarohen emocionet e ditës [ditore] dhe shpjegohet se si janë bërë këto emocione tashmë të shikohen si një sëmundje: “të mëdhenjtë në moshë admirojnë druajtjet e veta, të shoqëruara këto me dhënien pas librave dhe dëshirën për të jetuar në vetmi.
Por druajtja apo ngurimi nuk është druajtje apo ngurim tanimë. Ajo është sëmundje. Ajo ka disa varietete përfshirë ‘dilemën sociale’ dhe ‘aneksimin e tejpëlqimit të vetvetes’, shtysa për të turbulluar miliona njërëz’ shpjegon autori i librit në fjalë.
Pra, më saktë kështu shtron pyetjen dhe jep përgjigjen e tij profesori amerikan Kristofor Lane, në librin e tij të ri e tepër tërheqës: “Si sjedhja normale është bërë sëmundje”. Ai ka ndërmarrë druajtjen si një test për të treguar se si shoqëria është e tejdiagnostikuar dhe e tejmjekuar me ligje, ligjësi, kanune e kanunizma logjike e jologjike, të ndryshkura, burrërore apo krahinore.
Ndërsa në letërsinë shqiptare shkrimtarja tashmë e mirënjohur shqiptare, Flutura Açka, ndërmerr këtë test në një mënyrë artistike në krijimtarinë e saj. Ajo flak druajtjen, ngurimin ose mosbesimin në poezinë e saj të kahershme të vlerësuar nga plejada e poetëve me emër në skenën shqiptare, duke kryesuar me Bardhyl London, poetin tipik dhe tepër origjinal, që kanë thënë e stërthënë arritjen e kësaj letrareje të nivelit bashkëkohor. Açka ndërmerr këtë test dhe shtrydh ndërgjegjen kombëtare për një dritëhije kohore që nis me të ashtuquajturin ‘ligjërim gjinor’ apo me termin kanun e kanunor, dhe lezeton hapësirën e larme letrare shqiptare duke dhuruar një roman si “Kryqi i Harresës” nga pikëpamja tjetër, nga pikëpamja diagnostikuese e pozicionit të saj femëror. Më saktë siç shprehet në kritikën e tij Ben Andoni “Për këtë ka zgjedhur si formë një roman, që e ka titulluar "Kryqi i Harresës" dhe që është prej pak kohësh në libraritë tona. Në fakt, shqiptarët, në varësi të zhvillimit intelektual, por edhe në afërsi me vendet ku Kanuni është më i gjallë, janë 'ekspertë' të tij. Kjo për shkak të gjallimit të tij tek ne edhe në mijevjeçarin e tretë. Duke u hedhur tek letërsia, kujtojmë se shqiptarët e arsimuar, mburojën e vetme kanë pasur "Prillin...". Shumë syresh e kanë shpjeguar Kanunin, sipas tij. Në fakt, nuk ke se çfarë të thuash. Gjorgu dhe fati i tij tragjik është fati i të gjithë shqiptarëve, që kanë vuajtur direkt apo indirekt nga Kanuni” (Andoni, 2005).
Dhe natyshëm ajo që pason këtë ndërthënie është tematika e rrokur, e veçanta e përshkruar tepër mjeshtërisht. Le t’i referohemi përsëri Andonit nga fundi kritikës së tij për të kuptuar se si imagjinata e autores ngazëllon druajtjen dhe fikson pështjellimin sfidues opozitar për t’iu larguar sëmundjes që Lane shtjellon në librin e tij. Andoni shprehet: “Të gjitha këto struktura, romani i saj i ka të përfshira me disiplinë, pa e cënuar në asnjë moment, atë sens padurimi, që e ke nga faqet e para, kur do të mësosh më shumë për Gjergjin dhe hollandezen e tij”. Është pikërisht pra ajo që shqetëson autorin amerikan Lane kur sugjeron se ‘rritja e konsequencës së sëmurë në shoqëri, dhe në letërsi gjithashtu’ ka prekur statusin e sjedhjes së shëndoshë dhe ai shton se sot ky raport është jashtëzakonisht i ngushtuar, gjë që në tematikën e shtruar avantazhon së tepërmi logjikën e shkrimtares Açka, që ka sjedh risi të re në prozën bashkëkohore shqiptare, duke dogmatizuar druajtjen dhe ngurimin katalitik dhe tepër kokëfortë shqiptar. Jo më kot kritiku Namik Selmani shton:
“Jeta njerëzore gjithnjë përshkohet nga një varg paradoksesh të çuditshme, madje edhe në kohët më moderne që, për njerëzit e arsyeshëm, ato janë fare të pakapshme. E ndodhur në këtë udhëkryq plot dilema, autorja Flutura Açka përpiqet të japë një përgjigje racionale nëpërmjet romanit të saj që mban titullin Kryqi i harresës, me të cilin plotëson një vizion ekzistencial të qenies njerëzore. Ngjarjet që trajtohen në të përshkrohen nga një rrëfim kauzal, për arsye se çdo gjë zhvillohet gjatë një fluturimi ajror midis Shqipërisë dhe Holandës, përkatësisht gjatë njohjes së shkrimtares me bashkëudhëtarin e saj, Gjergjin. Thjeshtë, kjo është një njohje spontane, por që ngjall një histori jashtëzakonisht tronditëse, të cilën ia rrëfen bashkeudhëtari. Në këtë konteks rrëfimi shfaqet në formë të tejbartur, përkatësisht si një lëndë e ndërfutur apo si një materie intertekstuale” (Selmani, 2005).

Ndërsa autorja vetë duke kuptuar këtë ndrydhesë analoge me letërsinë dhe artin shprehet “Nuk mund të them se sa burrëror është argumenti mbi gjakmarrjen, pasi kur një shkrimtar shkruan, ai duhet të ndahet nga fakti është shkrimtar apo shkrimtare, dhe lexuesin, të cilit i flet, duhet ta shohë unisex. Çështja është se sa ky argument, në rastin tim, gjakmarrja, ka impakt tek unë si shkrimtare, të tillë që ta marr si objekt të përsiatjes sime letrare. Ana "burrërore" e kësaj teme më shumë duket ngaqë është një temë e vështirë, pak mistike, e frikshme, dhe mbi të gjitha, e vjetër si shkakësi, por e gjithëkohshme si dramacitet. Marrja me këtë temë lidhet me joshjen që kam ndaj epikes në përgjithësi. Ka qenë temë e vështirë, por më e vështirë duket se është t'ia bëj të besueshme të tjerëve se, edhe në qofsha femër, jam marrë seriozisht me të”. Kuptueshëm dhe tepër origjinal ky detajim metaforik dhe sfidues. Këtu shihet forca e saj që më tutje lë pas disi një emocion tjetër jetik apo jetësor tek arritja letrare e zhanrit roman “Hiri”. Ai është ndryshe nga romani i saj i parë dhe për Flutura Açkën duke sjedh ndërmend argumentin shtytës është vetë arsyeja dhe logjika artistike që saktëson diku në një nga intervistat e saj. Ajo shpjegon se "HIRI", romani i ri ka temën e dashurisë. “Eshtë një love story që më ka lodhur mjaft, jam ndjerë në vështirësi për të gjykuar në sensin introspektiv mbi marrëdhënien themelore të këtij dheu: burrë-grua. Kur e kam mbaruar kam ndjerë se argumenti që kisha marrë përsipër, është fundi i detit. Të tjerat: gjakmarrja, kodet, përditmëria me rëndomësinë e saj dhe mijërat e laryshive të sjelljes njerëzore, s'janë veçse ujët me gjithë çfarë ka në të e që e mban në shpinë ky taban deti. Për romanin e parë mbi gjakmarrjen ngjarja ishte e gatshme (ndodhi të tilla ngjasin përditë ndër shqiptarë), unë vetëm u përpoqa ta rrëfej bukur. Tek "HIRI" m'u desh si profesioniste të ndërtoj roman. Ishte shumë më e vështirë, sinqerisht”.
Tingëllon kuptimplote. Më tutje është kritika e Papagjonit, edhe pse është drejtuar për njërin nga romanet e autores talent që plotëson: “Në këtë ndërkohë ngrihen “Shtyllat e Herkulit” tek romani “Kryqi i harresës”. Në fletët e tij, minerali mortor i Kanunit, kësaj kushtetute gjaku, bubullin nëpër krisma kallashnikovësh rrëmbyer depove te ushtrise se shpartalluar të shtetit më 1997. Është ndërkoha kur kronikat e zeza te gazetave shqiptare rimbushen me ngjarje çudake, me hakmarrje të llahtarshme, me mëri të fshehura e ndërkryerje zemrash të trubulluara nga epshi i gjakut të vjetër ende të “pa marrë”. Vdekja kish nisur të popullonte sërishmi viset e varfra të Shqiperisë. Gjithçka kryhej si në një rit. Fantoma e vdekjes çelte varre të reja me vrasje, herë-herë, makabre” (Papagjoni). Në këtë rrugëtim filozofik ndalet më tej edhe gjykimi artistik, gjykimi që lexohet tek gjuha e veçantë e prodhuar dhe figuracioni i pasur letrar.

  • Kush eshte autorja:

Flutura Açka ka lindur më 4-6-1966 në qytetin e Elbasanit. Ka kryer studimet e larta për Ekonomi, dega Statistikë në Universitetin e Tiranës në vitin 1988 dhe Gjuhë e Letërsi Shqipe në vitin 2001 në Universitetin "A. Xhuvani" Elbasan. Pasi punoi tre vjet në profesion, vazhdoi si gazetare në gazetën e rrethit të Elbasanit "Fjala e lirë" dhe më pas në gazetën e pavarur "Ku vemi?". Qysh prej themelimit, në vitin 1992, deri në vitin 2000 ka punuar si administratore dhe më pas redaktore e botimeve në Shtëpinë Botuese "Onufri". Në vitin 2001 themeloi Albanian Literary Agency dhe aktualisht drejton edhe botimet e Skanderbeg books Tiranë.

Eshtë fituese e Çmimit Ndërkombëtar "Lira e Strugës" në "Netët Poetike të Strugës" të vitit 1997.
Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë në moshën
35-vjeçare në konkurimin e Çmimit të Madh Tivoli-Europa në Itali.
Ajo është përfshirë në antologjitë e poezisë shqipe të botuara në gjuhë
të ndryshme dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në Francë, Itali, Greqi,
Rumani, Gjermani, SHBA, Maqedoni.


LIBRA TË BOTUAR
poezi
Tri vjeshta larg







Tri vjeshta larg
, poezi,
Onufri, 1993
Mure vetmie








Mure vetmie
, poezi,
Onufri, 1995
festë me ankthin








Festë me ankthin
,
poezi,
Onufri, 1997



























Kënga
e aretuzës

Buzuku, Prishtinë, 1998
(Tri vjeshta larg, Mure vetmie, Festë me ankthin)








Kurth' i diellit, poezi
Skanderbeg books, 2003



prozë

vetmi gruaje, i pare





Vetmi gruaje
roman
ISBN 99927-
Skanderbeg books 2001

botim e dytë, 2002









Vetmi gruaje
, roman (botim i parë)
ISBN 99927-
Skanderbeg books 2001
Vetmi gruaje, botim i tretë












Vetmi gruaje

roman (botim i tretë)
ISBN 99927-817-0-x
100 faq.
Çmimi 350 lekë
Skanderbeg books 2003


































Kryqi i harreses
roman
ISBN 99927-886-6-6
Skanderbeg books 2004

HIRI






HIRI
roman
ISBN 99943-1-182-4
Botimet TOENA
2006
161 faq.; 400 lekë



Vepra në gjuhë të huaj










Straf ov zaboraf
, përmbledhje poetike në maqedonisht, përktheu Resul Shabani, parathënie nga Paskal Gilevski
Shkup 2002





Vetmi gruaje, në bulgarisht,
Sofia 2007.




Përmbledhje poetike
Kënga e Aretuzës,
përmbledhje poetike, zgjedhja nga Flora Brovina & Valentina Saraçini, Buzuku, Prishtinë, 1998
10 vjet poeziPoezi, përmbledhje të 10 vjet poezi, Skanderbeg books, 2003


Tituj të tjerë









Stinë e ullinjve të thinjur
, antologji me poetë elbasanas, Globus R., 2000









Syri i ujt' i Strugës

Dh. Pojanaku, L. Dushi, F. Açka
M. Kallupi, M. Sula, A. Canaj
(Antologji poetike)


Nuk ka komente: