"Shumë analistë botërorë, mes të cilëve dhe unë, [Zholi] jam i mendimit se sëmundja e tij [Kastros] u improvizua. Për të mbrojtur këtë tezë pa dyshim që kam disa argumente që do i rreshtoj më poshtë..."
Duket si një mesazh tipik e tepër domethënës. Një mesazh që vjen nga pena e Zholit, për një ‘të ftohtë’ tjetër, simotër të asaj cmendurie "Luftë e Ftohtë", qe i kushtoi vite meretim Europes e që ende shëtit skutave të kuqe të demostrimit proletar ‘të mbështetjes në forcat e veta’ si edhe pankartave me sfondin e kuq për të sfiduar imperializmin e sotëm. Është fjala për ‘kapotën’ utopike të komunizmit të Kastros, që publiçisti Albert Zholi ua ka premtuar lexuesve të tij. Një temë delikate, për më shumë në një kohë kur nuk preket thelbi i fjalës së lirë, shprehitë e përzgjedhura dhe paraqitja tejkalojnë ndoshta atë ‘mesatare’ të cilën kritika e gjurmon shpeshherë. Është një ide që rrjedh mes 'reales' dhe fiksohet në atë që autori e thekson që në hyrje:
“Komunizmi në milleniumin e ri është shpërndarë në tre pika të globit: Kubë, Kinë dhe Korenë e Veriut. Ndërkohë që përkrahëse e këtij sistemi, veçse pa asnjë lloj ideologjie dhe element të ekonomisë është Venezuela”.Në këtë itinerar gjeografik, eksperimenti komunizëm vazhdon të shugurojë meshën e tij laike, duke mbarsur edhe problematikën shpeshherë të krehur nga mediat. Por ajo që Albert Zholi seleksionon është ndryshe, është e reja me synim 'të pathënën', në këtë mal të madh kontradiktash e problemesh të një sistemi vetproblematik. Duke parë renditjen e argumentit të Zholit, shihet një specifikë e detajuar e problemit Kastro:
“Ai, [Kastro] në emër të kësaj ideologjie, ka bërë heroizma të pashoqe në një vend me një klimë kontinentale, aspak të favorshme për mbijetesë, vetëm me rezorset e vendit”.
Pra me forcat e veta…?!Dhe më tej: "Lëvizjet e fundit të vëllait të tij për hapje ndaj kapitalit të huaj, të bëjnë të dyshosh për sëmundjen e tij. Përse e them këtë? Sepse, ndoshta është momenti që Kastro e ka kuptuar që, sistemi që ai ka instaluar dhe propaganduar, nuk dha rezultat. Populli është i varfër dhe kubanezët jetojnë me triska. Vitet e fundit, lideri e ndjen më shumë se kurrë presionin amerikan. Edhe pse subvencionohet nga Venezuela, fundi i bllokut komunist në Evropë, solli një erë të vështirë për mbështetjet dhe ndihmat në Kube”.
Ndoshta këtu autori ka patur ndërmend të qartësojë problematikën që krijon pikatorja e ndihmave që i dedikohen një vendi që synon ruajtjen e prestigjit të tij me lugën bosh, nga një vend edhe pse jo në një standard tepër optimist, si në rastin e Shqipërisë, kur mori ndihma nga vëllezër e motra m-l në botë, apo nga ‘kapot’ e Bllokut Komunist, sipas rradhës; në fillim nga ish BS, dhe më pas nga Kina e Maos.
Autori në rubrikën në vend të analizës thekson midis të tjerave:
“Sëmundja e Kastros erdhi në një moment shumë kritik për Kubën. Prej vitesh Fidel Kastro vazhdonte të performonte pozicionin e tij prej revolucionari, ndërkohë që nuk i fshinte më popullit të tij por dhe mediave të huaja vështirësitë që po përjetonte qeveria kubaneze për ti mbijetuar embargos amerikane. Ndonëse disa lëvizje të tij ishin në kundërshtim me parimet që ai deklamonte, siç ishte dhënia me konçesion e disa shoqërive kubaneze të huajve, ai përsëriste e përsëriste pa pushim që, kubanezët, do vazhdonin revolucionin deri në vdekje dhe për të do dhuronin dhe jetën. Pikërisht, në një moment të tillë, krejtësisht në mënyrë të papritur, kur Kuba do festonte përvjetorin e liderit, po njëkohësisht dhe një nga përvjetorët më të mëdhenj të revolucionit kubanez, u deklamua se komandanti ishte sëmurë dhe do të operohej (gusht-2006)."Dhe Zholi shton ne argumentin e tij analitik se:
"Shumë analistë botërorë, mes të cilëve dhe unë,[Zholi] jam i mendimit se sëmundja e tij u improvizua. Për të mbrojtur këtë tezë pa dyshim që kam disa argumente që do i rreshtoj më poshtë..."
Te gjitha keto ne librin e ri te Albert Zholit per Kastron dhe komunizmin e tij utopik.
Nuk ka komente:
Posto një koment