Nga Fatmir Terziu
Poezia ka hapësirën, sipërfaqen e vet. Ajo del nga frymëmarja e testuar që lëshohet në hapësirën e saj prej shpirtit logjik. Si e tillë poezia ka dhe mer përmasa të reja përpos pozicionit të saj në këtë hapësirë maramendëse. Në hapësirën shqiptare poezia karakterizohet nga një llojshmëri hapësinore të shtrirë deri në kuadrate përfaqësimi të fiksuara me mori koloriti tërheqës. Ajo është si një peisazh logjik i fiksuar me penelin poetik në një telajo të tejdukshme. Ajo si e tillë ka stigmën e vet lakmuese dhe lexohet si një portret shpirti.
Rrustem Geci deri më tani ka shkruar e botuar 13 libra ; “Demonstratat e luleve“, “Antologjia personale “, “Këngë Qipshte“, “Milenium", "Një rrënjë ulliri jemi", "Këngë Ilirishte", “Motive me Shqipëri“, “Rogana“, “Tregime të kohës", "Malli ndjek udhën e vet", "Kanuni poetik“, "Njerëzit e rërës" dhe “Sa vjeç je Shqipëri?”.
Poezia ka hapësirën, sipërfaqen e vet. Ajo del nga frymëmarja e testuar që lëshohet në hapësirën e saj prej shpirtit logjik. Si e tillë poezia ka dhe mer përmasa të reja përpos pozicionit të saj në këtë hapësirë maramendëse. Në hapësirën shqiptare poezia karakterizohet nga një llojshmëri hapësinore të shtrirë deri në kuadrate përfaqësimi të fiksuara me mori koloriti tërheqës. Ajo është si një peisazh logjik i fiksuar me penelin poetik në një telajo të tejdukshme. Ajo si e tillë ka stigmën e vet lakmuese dhe lexohet si një portret shpirti.
Lexohet e tillë poezia e Rrustem Gecit në një hapësirë tjetër, kësaj rradhe në hapësirën e moshës, në hapësirën kohore të saj që pushtohet nga pesha e viteve, shekujve e moteve të vëzhguara në histori dhe prozë, apo poezi nga legjenda. Poezia e poetit Geci që kërkon deri në milimetrin dhe minutën e fundit këtë hapësirë kohore me metrikën e vet kohës që e frymëzoi, edhe pse nuk i përket sipërfaqes metrike, ka një gërshetim artistik të saj me hapësirën kohore.Ndryshe libri poetik, “Sa vjeç je Shqipëri” i autorit premtues, padyshim nuk do të kishte kuptim logjik. Tërë vëllimi poetik i Gecajt është shtrydhur ndryshe artistikisht, ashtu siç vet autori shprehet në vargjet e “Aulona”-s:
“krejt brenda kraharorit
kam fuqinë e këngëve
frymën e plot betejave
dhe pasionin për artin.
krejt brenda kraharorit
kam librin më të ri
një poezi më ndryshe
nga poezia aktuale”.
Në këtë sipërfaqe që pushtohet nga hapësira kohore dhe gjeografike zë vend Korabi, Elbasani, Tirana, Durrësi, Gjirrokastra, Rozafa, Saranda, Butrinti, Klesta, Shqipëria dhe viti i kaluar 2007. Por aty nuk mungon të gjej vendin e vet në këtë hapësirë edhe Rilindja, urimi dhe thirrja e poetit që shikon se në ligjet e të jetuarit nuk ka drejtësi për të gjithë, madje as dashuri të mjaftueshme.Autori e shikon këtë si një “dhuratë të mjaftueshme”, një dhuratë që sipas tij i mungon lexuesit. Ndaj ai lëshon këtë thirrje për lexuesit që të ngrihen kundër padrejtësisë: “dhe diellin ta ngrejnë me duar/me sa më pak dhimbje/me sa më pak vuajtje”.
Duke vëzhguar hapësirën që pushton poezia e Gecit, nga koha kur na ishte Eskili këtu njëherë dhe kur kishte Kaonë, Molosë, Thesporotë, të gjithë burra trima e me flotë gjen aty, pra në atë hapësirë edhe shenjat dhe dritëhijet e mjeshtrave të artit që lanë veprat e tyre në Butrint, aty ku sytë vërtiteshin kolonave krenare me një mision të rradhë për t’iu rrëfyer historisë. Kjo hapësirë poetike gjendet në amfitetrin tonë antik, thotë poeti. Por me Sarandën është ndryshe. Nga sepetat e vjetra del grahma therrëse. Është 'Homeri' i poetit:
“Mes Sarandës e Korfuzit
Shqipëria shqipërisht lulëzon
qeshu Sarandë, rritu Sarandë
gjithëshqiptare në detin Jon.
...bëhu o grek, thoshte Homeri
mos vër gisht në Ilirik, do të
të vrasë uji,/do të bjerë mal
s’vritet Troja më me kalë”.
Dhe aty ku autori s’do të argjendoj asgjë, ai kërkon humbësit, shokët e tij, që lëshon në këtë hapësirë, ecejaken e tij në këmbë për të pirë një kafe e një gotë raki. Ai nuk don asgjë të argjendoj, s’e kërkon faktin historik, gjuhën historike, kërkon "Librin e këngëve të Artës" në Luftën për “Termopilet”. Dhe në këtë betejë hapësinore ai kërkon në ndihmë poetët e Gjirokastrës. Dhe pastaj ai e ndal turravrapin e tij drejt Rozafës ku kërkon lotin e derdhur në bedenat dhe themelet e saj, aty ku:
“e murosur, por vdekjen shkele
Shkodra, ty Rozafë të deshi
në vend të bukur të murosën
me një mall e me një dhimbje...
...qytete të bukura ka Shqipëria
në këtë botë një është Shkodra
(ah, Rozafë, Rozafë, oj motër)
Plot rrufe na ranë në Shkodër!”
Por ç’moshë ka Shqipëria? Shqipëria për autorin është me një moshë me gjëmimin e dallgëve, shndërrimin shiut në ujë dhe me moshën e shndërrimit të ajrit në frymë. Dhe thuajse në tërë krijimtarinë e tij 30 vjeçare kjo pyetje është prezente. Autori, Rrustem Geci, ka lindur në Roganë të Dardanës më 1950 . Mësimet e para i kreu në vendlindje e tij, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrustem Geci u edukua më tej me kulturën profesionale në Universitetin e Prishtinës dhe punoi plot 17 vjet si gazetar në Televizionin e Prishtinës. Pas mbylljes së Televizionit, shtëpisë ku ai punonte, më 1995 mërgohet në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tashti jeton. Rrustem Geci kryesisht merret me poezi dhe ese. Shumë poezi të Gecit janë përkthyer në gjuhë të huaja në gjermanisht e anglisht. Rrustem G e c i deri më tash ka shkruar e botuar 10 libra ; “Demonstrat e luleve“, “Antologia personale “, “ Këngë Qipshte“, “ Milenium “, „Një rrënjë ulliri jemi “ „ Këngë Ilirishte “ , “ Motive me shqipëri“, “Rogana“, “Tregime të kohës“ „Malli ndjek udhën e vet“ „Kanuni poetik“ dhe „Njerëzit e rërës“. Poezia ishte dhe është fjala e parë me ngjyra ,pa poezi, pa këtë mbretëreshë të arteve,unë do isha një hiq i kësaj bote. Geci bashkëpunon me të gjitha gazetat e revistat në Europë dhe Amerikë. Libri i mëparshëm i tij “Kanuni poetik“ është cilësuar si një prush i një jetë të madhe nga kolegët e tij.
Nuk ka komente:
Posto një koment