e premte, janar 04, 2008

DEBATI INTELEKTUAL DHE KULTURA INTELEKTUALE


Nga Fatmir Terziu
Fryma e lire e debatit intelektual zbulon dhe shpall publike fakte te panjohura dhe teper domethenese.

Ka kohë që mendohet se diktatura komuniste ka dhënë shpirt. Ka kohë që mendohet se ‘varrimi’ i saj është kryer dhe debati për të ka mbarruar. Ka kohë që mbajtësit e rrobes së saj të kenë ndërruar ‘kostumin’ dhe vetëm hija e saj shëtit dhe depërton anembanë. Dhe ‘varrosësit’ herë flejnë të ‘qetë’ e herë zgjohen me ëndërra nga kjo hije që ende duket e padhënë shpirt…Dikush e varosi me “fadroma” apo “buldozierë”, aty pas viteve 90-të në Shqipërinë e shpresave rinore për të ardhmen. Pastaj 'vrulli' u ndal në “Kinoklubin” e qytetit të vogël të Cërrikut, që nxorri disa ish-byroistë dhe që ‘përpiu’ disa prej tyre. Kujtuesit e atyre diteve shkruajne: "Do të përmendeshin aty edhe emra burrash, si Veli Llaka, Dilaver Poçi, Skender Konica...por edhe shume figura te tjera inxhinjeresh e profesoresh, si Telat Mehmeti, Minella Cami, Dilaver Shkodra... por edhe emra grash… do të përmendej edhe Liri Belishova, Drita Como,..". Pastaj, diku dhe dikush e gjente shfryrjen e mllefit në gazeta, kujtime, meditime, shkrime, poezi, … e vepra letrare. E gjitha një rrëmujë e katranosur shpirtërisht për një gjysëmshekull.
Sot ai mllef ende shëtit dhe vërtitet e vërtitet anës Globit të gjej të vërtetën e tij në mes të mendimit të lirë, mes mendimit personal e ndryshe. Intelektualët e letrave dhe penave, tastierave dhe elektronikës kanë gjetur hapësirat e dixhitalit dhe kokrizave dixhitale të shprehin bagazhin e memorjes së tyre dhe t’a shpërndajnë atë falas aty ku tani interneti dhe kompjuteri nuk është më luks as dicka e pakapshme.
E në këtë bollëk kapitalist, ku edhe bollëku i mendimeve është i madh gjendet ende ajo ndjesi për të thënë të munguarën, të pathënën, realen, jetiken, bashkëshoqëruesen e kujtimeve të jetës dhe përditësinë e gjatë apo të shkurtër të kujtesës për personin, vendin, ngjarjen apo rrethanën për të cilën pena tenton të bëjë të sajën, pra punën e patreguar per komunizmin e kohen e tij te mjeruar. Emra të dëgjuar dhe publikë në lëmin e letrave dhe gazetarisë janë në këtë pikë më të ‘angazhuarit’, por edhe pena të tjera rishtas nxjerrin nga strofka me pseudonim ose realisht ndonjë gërvishtje plage. Plagë dhe vite, kujtime dhe mendime, inate dhe mëkate, sharje dhe lavdërime…, pastaj mbesin listave. Dhe jo më në letër e me laps, por në Kompjuter! Dhe kompjuteri shëtit për të qindat e sekondës gjithë botën… Bota na lexon dhe na vëzhgon. Ne i lëmë kulturën tonë Botës.
Pak ditë më parë më ranë në dorë edhe këto pjesë të kësaj memorieje që mendova ka rrëndësi tjetër, ka një kulturë tjetër dhe meriton të shihet me respekt tjetër, jo se shkruajnë emra si Faruk Myrtaj, Petro Dhimitri, Dilaver Baxhaku, Naum Prifti, Vasil Qesari, Aleko Likaj apo Kolec Traboini, por s’e komunikimi i tyre është një kulturë dhe respekt më vete në tërë shqetësimin shqiptar. Ky debat shtyu Aleko Likajn të rishkruajë kujtimet e veta dhe e coi deri në marrjen e cmimit të tretë “Kadmus” që jepet nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Gazetarëve “Drita’ dhe revista “Pelegrin” që drejtohet nga të mirrënjohurit Nasi Jani dhe Iliriana Sulkuqi. Ndiqeni dhe vlerësojeni vetë:

1. Aleko Likaj

“I dashur Kolec!
Jam i vetmi person ne liste,qe e kam njohur nga afer Driten. Madje kam ndjekur edhe me shume dhembje,procesionin mortor qe kaloi i heshtur poshte dritares sime,atje ne Cerrik,e qe perbehej vetem nga kater persona, ku dy prej tyre ishin gra,te cilat mezi e mbajten per ta ngjitur ne zukun e komunales,qe transportonte gelqere e llaç.Kam patur kurajon,qe te bisedoj me ate disa here, dhe natyrisht,di mjaft mire tragjedine e asaj familje. Komshij,me nje distance,qe nuk me ndante as edhe tridhjete meter. Une realisht,kam disa kohe,qe mendoj per te hedhur ne leter ate histori persekucioni. Kam folur edhe me Liri Belishoven e djalin e saj Petritin,qe eshte tashme gjykates ne Tirane,ne shkurt - marsin e ketij viti. Shpresoj qe ta perfundoj keto dite. Mbase,per kureshtje,mund qe te hedh keto dy dite,edhe ndonje episod interesant,qe ka te beje me Driten. Nje shoqia e saj e afert,qe quhet Rajmonda Bulku,me ka dhene te lexoj,kur ishin ne gjimnaz,edhe nje poezi te Drites...
Alekua”
2. Faruk Myrtaj:
“Eshte vertete nje subjekt interesant, por keto raste jane bere te njohur per shkak te prinderve ne pozite superiore, jo thjesht per fat te femijeve.
Kam qene ushtar ne Gostime ato vite, Aleko, nje fare deshmie e ruaj edhe une (!!), por Lirine e njoh mire. Kam pasur te vellane, Fatmirin, nje gjysem te internuar, ne Selenice. Nje burre me karakter dhe kurajoz. Lirine e njoha ne vitin 1992. Por Belishova eshte fqinje me Gorishoven e Cakranit te Fierit, ku une jam nip. Familja e saj ishte dere e nderuar, nena e saj njihej me te gjyshit tim, por Liria u lidh me kuqot dhe ca kohe merrte gjak ne vetull per bolshevizmen, Koleci e ka sakte. Ishte e trishtuar, ne vitin 1992 e pas, per disa shkrime ne RD qe mbase shtyheshin shume, kur e quanin komunizmin me te keq se nazizimi i fashizmi. Ashtu e thyer me dysh nga jeta, mosha dhe privimet fizike te mevonshme, me pyeti mua: edhe ti mendon keshtu, si autoret e ketyre shkrimeve? Nuk me vjen mire qe, edhe pas tere ketyre qe ke hequr prej komunizmit, ty te dhimbset ai, zonja Liri!, i thashe.
E ngacmoja shume, kur e takoja, i kam shkuar edhe ne shtepi, kur ixhinier Fatmiri erdhi ne Tirane, por mua nuk m'i merrte per keq keto gjera! Kjo ka qene Shqiperia, ne te vertete! Fragmentet perbejne te teren. Edhe si poete, Drita ka lene portretin e saj. Te thuash gjynah, eshte shume pak.”

Faruk Myrtaj

3. Dilaver Baxhaku:


“Lenda per romanin e Cerrikut, Pashakja...

Eh, Aleko, ç'më solle Pashaken e Cërrikut. S'e kisha menduar ndonjëherë se do ta kishe njohur, pasi mendoja se do të kishte vdekur kur ti ishe ende në moshë fare të re. Unë e kam njohur moti; në fillim në Cërrik, ku im atë punonte si furrxhi poshtë në zonën e rafinerisë, dua të them jo në zonën e banueshme, e cila lindi ose u formue diçka më vonë. Shkoja herë pas here atje me tim atë, dhe në një ditë pazari njoha dhe Pashaken... Tamam siç thua ti, Bubullimë ishte. Pastaj e shihja edhe në Elbasan, sidomos në ditë pazari. Vonë e kam parë të rënë, shumë të rënë, nuk e di se nga sëmundja apo nga mosha.
Bedriu...
Ndërsa rrëfimet e tua për ish-byroistët dhe armiqtë e partisë e të popullit të çdo kallëpi që kanë populluar Cërrikun më pëlqyen shumë dhe ishin një paradë interesante e kohëve të ndritura të perandorisë së pluhurt.
Do të jetë vërtetë inreresant një libër me këtë temë - letrar apo, pse jo, edhe dokumentar. Gjithsesi amanet mos ma lër jasht njërin nga yjet e parë të këtij karvani të pasosur armiqsh që kanë populluar barkun e Shqipërisë së Mesme. E kam fjalën për syrgjynin, të ndjerin Bedri Spahiu. Ate e sollën në Elbasan bashkë me familjen aty nga viti 56, në mos e shtrembëroj datën. E mbaj mend kur dilte mbrëmjeve në xhiron klasike në bulevrdin me pisha anash, me një kapelë me streh të madh, vëngrosh e i rëndë. Mbaj mend se kishte një vajzë të bukur, dhe një djalë, më i vogël se e motra, çamarok dhe shumë simpatik.
Me këtë mbase qemë edhe në shkollë, nuk më kujtohet se ishim në një klasë, por mbaj mend se kur ai bënte ndonjë çapkënllëk, ne na dukej si një çudi: i biri i Bedri Spahiut ta bëjë këtë?! Pastaj thonim se, s'do mend, mirë ia bëri partia që e dënoi, ja se si i ka ç-edukuar fëmijët.
Por ndonjëri që lexonte që asokohe edhe buletinet e plenumeve të partisë - jo ato që u redaktuan e u përpunuan më vonë, por ato ku shkruhej açik, për shembull, se si Tuk Jakova (apo ndonjë vëlla i tij?..) dënohej sepse kishte shprehur zemërgjerësi për familjet armike të Shkodrës, duke u dhënë ndonjë para nga xhepi i tij fshehtas nga sytë e partisë - ndonjë që lexonte pra fletoret e këtyre plenumeve, e kuptonte se mëkatet e këtij zotërie, me emrin Bedri Spahiu, ishin shumë të rënda, sa s'i mbante dheu, pse kishte dalë kundër partisë, alias kundër popullit...
... dhe Aliu
Aliu ishte "i fundmi i mohikanëve" nga të syrgjynosurit në Elbasan. Natyrisht jo me aq peshë në poitikë, sesa në një fushë tjetër: ish-truproja personale e kryeministrit të vetë-vrarë, e dinë të gjithë, po sa për kronikë. Një si borcoletë: njëri nga ata që ia kishin qepur Aliut para e mbrapa për t'i nxjerrë ndonjë fakt nga puna e thellë armiqësore e kryeministrit të vrarë, por edhe për të zbuluar se sa kishte qenë roli personal i Aliut në këtë gjëmë të pashembullt armiqësore, u thotë një mbrëmje miqve të tij, pasi e kishte lënë turnin e punës përmbas Aliut:
"Se ç'ma hodhi sot Ai. Më tha: dëgjo, kur të të lypset ndonjë fakt, më thuaj se ta bëj gati si ta duash ti. Më shumë se kaq nuk kanë se ç'më bëjnë".
Medemek, në vend që ta survejonte ai Aliun, e survejonte, madje e ndihmonte Aliu atë në kryerjen e detyrës.”
Dilaver Baxhaku

4. Dilaver Baxhaku:


“Nuk them se soset këtu karvani i armiqve të ppppp të syrgjynosur në Elbasan, ashtu si në Cërrik. Kush i mban mend të gjithë? Siç thashë po përmend edhe unë ndonjë sa për kronikë, sebepi i shkrimit të Alekos. Dhe për t'u njohur, inshalla, ndonjë meritë si Elbasanit ashtu edhe Cërrikut, për ndihmesën e madhe që kanë dhënë në strehimin, pa dashje, të karvanit të gjatë të ar-miqve të popullit”.

Dilaver Baxhaku

5. Albana:


“I dashur Aleko,
Faleminderit per kete informacion qe e lexova me nje fryme. Mos nguro fare te shkruash, jepi fund dilemes se e paske Cerrikun e asaj kohe ne pellembe te dores dhe karakteret, personazhet janeinteresante. Qyteti paska qene si "nje miniere" prej nga ke material te bollshem per nje roman qe kishte per tu lexuar me kureshtje.”

Te fala,
Albana

6. Aleko Likaj


“Miqte e mij, Faruk, Naun dhe Kolec!

“Ky eshte nje titull provizor,qe u kam vene shenimeve per komshijen time te vjeter.Aktualisht, kam punuar ne disa flete, qe ende nuk kane marre nje forme perfundimtare. Eshte e vertete,se Cerriku ashtu si edhe Selenica e Farukut,ishin nga çerdhet ku ngrite pusi sigurimi i shtetit.Aty na kalonin si ne parade tre here ne dite, Liria, Veli Llaka, Dilaver Poçi, Skender Konica...por edhe shume figura te tjera inxhinjeresh e profesoresh, si Telat Mehmeti, Minella Cami, Dilaver Shkodra... qe do te shkonin shume shpejt ne dyert e hetuesise speciale,duke marre "vulen e tradhetarit te partise dhe popullit", ndersa nje grup tjeter,do te pesonin pastaj ne kinemane e vetme te qytetit "diskretitim publik". Nderkohe nje lagje, poshte ne ferme, ne kthesen qe merr per ne zonen e Belshit, me dhjetra familje te mbledhura nga te kater anet e vendit, me cen ne biografi,do te ishin gjithmone nen vezhgimin e rrepte te "sy shqiponjes".
Ne klasen time te viteve te shkolles, do te kisha perveç, Astrit Cermes dhe Agron Tates, nje prej matematikanteve me te mire te vendit, edhe nje dyzine femijesh nga kontigjenti i te deklasuarve, qe natyrisht per ne ne ate bote pafajsie,ishin te njellojte?
Edhe kur u rritem ne e mbajtem shoqerine, paçka se dikush mund te fliste se biri i ... eshte shok e mik i armiqve .
Nga ana tjeter,si ne nje parodi te rralle,ne te vetmin shesh te qyteti te vogel do te ndeshje çdo mbasdite Qirjako Mihalin, Hekuran Isain (Hekrin) "alias lal hekri i byrose politike, Lavdosh Ahmetaj minister te energjitikes, Miti Niton qe "zbuloi grupin e ushtrise per te ngjitur shkallet e karrieres,qe e kishte nisur si puntor Teci,dhe nje aktor deshtak i estrades se qytetit.Dy a tre zevendes ministra te ardhshem... Por grupit te internuarve, i kishte prire nje tjeter me i hershem ne ate qytet te humbur buze Shkumbinit. Shkrimtaret:
Dhimiter Xhuvani i denuar per romanin "Tuneli" e qe punonte ne ngritjen e radiostacionit ne Fushen e Pazhokut. Puntor krahu.
Kishte qelluar,qe ne pushimet e shkolles,une punoja gjate veres ne ate kantjer, madje edhe ne nje brigade me Dhimitrin. Kjo sherbeu qe te lidheshim aso kohe ne nje miqesi qe vazhdon edhe sot,me te njejten intensitet.
Gjate dimrit Dhimitri zbriste ne qytet ashtu i veshur me kominoshe jeshile dhe çizme. Te dy se bashku edhe pse nuk ishim te nje moshe benim xhirot e mbremjes nen neonet e zbehte. Aty ne Pazhok kam takuar edhe Enriko Veizin karrikaturistin dhe inxhinjerin e talentuar qe shkoine dyert e burgut si sabotator i naftes.Kishte ardhur per ti dhe ne zemer Dhimitrit sepse e kishte shok e mik. Ne hotelin e puntoreve kishte ardhur edhe Kin Dushi.
E gjurmonte guzhinieri dhe hotelxhiu, Riza gungaçi. Keshtu i thonim nje buri thatim , shendetlig , nje prej hafijeve te sigurimit qe kontrollonte te vetmin hotel te atij qyteti.
Dhe ateher kur Kini na tregonte per kampin e Prishtines. I a kishin pushkatuar shoket perpara syve Me vinte keq qe Kini nuk fliste me Dhimitrin.
Nuk e di arsyen, por gjasat jane per te ruajtur njeri tjetrin.
I internuar ishte aty edhe shkrimtari Hyjni Ceka qe ka qene per nje vit mesuei im i letersise... .
Ai qytet dallohej edhe per dy figura te tjera. "Militantia", nje grua me trup te shkurter e te mbushur, kryellafazania qe te telendiste per çdo gje. Merita e saj ishte qe ne mitingjet e rradhes apo ato spontane te hidhte parrulla e te brohoriste me shume se te tjeret. Shume personave ua nxiu kjo llafazane qe pergjerohej per shefin e reaprtit te saj Hekuran Isain. Perdorej nga sigurimi qe te shkateronte jeten familjare te njerezve te piketuar nga ky ifundit. Nuk mund qe te perfundoje ne dyert e burgut pa kaluar me pare ne siten e saj.
Pastaj ka qene Pashako Cela, nje ish traktoriste, nga te parat ne vend e qe vishej si nje burre. E pamartuar asnjehere, ishte antipod i "militantes".
Shante ke ti dilte perpara. Kishte qejf te ngriturit ne detyre por edhe militantet. U pergjonte dashuriçkat dhe ua publikonte si pa te keqe. Ia kishin hequr fillin dhe e trajtonin si te çmedur, pasi kishte qene nje dy here ne psiqiatrikun e Elbasanit. Merte nje pension apo raport mjeksor.
Ishte nga tre personat ne Shqiperi qe votonte gjithmone kundert. Ishte e deklaruar me voten e saj. Pushtetaret e qytetit "ngelnin" ne klase sa here beheshin votimet, kur haronin ti benin nje abses per ta neutralizuar. ..
Ky ishte qyteti i asaj kohe. Shpesh kam menduar qe te shkruaj nje roman me kete lloj brumi qe kam nder duar ku nuk do te mungoj edhe drama e Drita Comos. Kam qene per disa vite , ne fakt, ne nje dileme. Por edhe tani ende nuk jam ulur. Mbase shenimet e paperfunduara per Driten,mund qe te sherbejne si nje kapitull perkete roman,qe endet akoma ne koken time. Kjo mbase, se tani po punoj per dy romane te tjera , paralelisht, dhe shpresoj qe nje prej tyre ta perfundoj ne fund te ketij viti...

Miqesisht Alekua”

TAKIMI DRITA – PETRIT

Naum Prifti:

“-Nje episod i vogel nga jeta e saj-
Bashkeshortja ime punonte laborante ne sektorin ku rrezatoheshin te semuret e prekur nga llojet e ndryshme te kancerit ne Spitalin Civil te Tiranes.
Nderkohe ne spitalin Nr. 4 u shtrua nje vajze e re, e bukur, e sjellshme, e edukuar qe ra shpejt ne sy per cilesite dhe karakterin e saj. U muar vesh se ishte e bija e Liri Belishoves dhe Maqo Çomos, te dy ne ate kohe te internuar ne vende te ndryshme qe te ishin larg njeri-tjetrit, pra e damkosur, qe survejohej nga sigurimi edhe kur ishte ne spital e mjekohej nga semundja e pasherueshme.

Njehere u muar vesh se i vellai i saj, Petriti, qe ne ate kohe ishte ushtar, do te vinte ta vizitonte te motren ne spital. Takimi u organizua te nje dhome e vecante dhe agjentet e sigurimit qe erdhen me pare, vendosen aparatet e pergjimit dhe vete qendronin ne dhomen ngjitur. Shpresonin te zbulonin dicka nga biseda intime vella-moter.
Pasi perfundoi biseda, ushtari u largua me lot ne sy, i deshperuar nga gjendja e se motres. Pas pak te derguarit e sigurimit mblodhen aparatet e pergjimit ne dhomen ngjitur, ia hipen xhipsit dhe iken te raportonin.

A e di vellai i saj Petriti kete fakt? Ndoshta edhe nuk e di, por ai e merrte me mend se ai vete dhe pjesetaret e familjes se tij pergjoheshin dhe survejoheshin kudo qe vinin. Vetem vdekja e parakoheshme e shpetoi Driten nga survejimi i vazhdueshem, i agjenteve te sigurimit.
Si nuk ka dale asnje sigurims deri tani te tregoje "hyneret" e asaj kohe qofte edhe pa emer?”

Me nderime
Naum Prifti

7. Kolec Traboini:

“I dashur Aleko,
Nuk e dija njohjen tende me Drita Comon, sepse po ta dija, para se ta ekspozoja ne publik do ta dergoja shkrimin per konsultim, me shkakun se gjithmone kalon ndonje lapsus kur shkruan per njerez qe nuk i ke njohur. Per ta pare, them se edhe une e kam pare sepse, mbaj mend ne adoloshencen time, qe tek shtepia e komshijeve tane, Shahineve ne rrugen Badra, vinte ish ministri i bujqesise, qe ruante lidhje miqesore me Kol Shahinin qe ishte nje traktorist i njohur ne Shkoder.
Ne nje nga ato ardhje e kemi pare me nje vajze te vogel, 3-4 vjecare, te veshur paster e bukur, e cila zgjaste koken tek dera per te pare rrugen, nen veshtrimin kureshtar te femijeve qe rrinin kundruall e nuk iknin pa ikur me pare vetura qe rrinte e parkuar ndane rruges. Thuaj e tere familja Shahini eshte shuar, mund te jete ende gjalle vetem e motra e Koles qe ishte mesuese.

Te faleminderit per informacionin, sepse me vlejti, menjehere bera nje koregjim ne fund te shkrimit. Fatmiresisht ajo paska patur nje vella e kete fakt une nuk e dija. Duke qene se e ke njohur kete poete modeste por fort te ndjere, kujtimet e tua per Drita Comon pa dyshim qe do te jene me shume interes. Une megjithe c'pres ti lexoj.”

Kolec Traboini

8. Faruk Myrtaj

“Eshte vertete nje subjekt interesant, por keto raste jane bere te njohur per shkak te prinderve ne pozite superiore, jo thjesht per fat te femijeve. Kam qene ushtar ne Gostime ato vite, Aleko, nje fare deshmie e ruaj edhe une (!!), por Lirine e njoh mire. Kam pasur te vellane, Fatmirin, nje gjysem te internuar, ne Selenice. Nje burre me karakter dhe kurajoz. Lirine e njoha ne vitin 1992. Por Belishova eshte fqinje me Gorishoven e Cakranit te Fierit, ku une jam nip. Familja e saj ishte dere e nderuar, nena e saj njihej me te gjyshit tim, por Liria u lidh me kuqot dhe ca kohe merrte gjak ne vetull per bolshevizmen, Koleci e ka sakte. Ishte e trishtuar, ne vitin 1992 e pas, per disa shkrime ne RD qe mbase shtyheshin shume, kur e quanin komunizmin me te keq se nazizimi i fashizmi. Ashtu e thyer me dysh nga jeta, mosha dhe privimet fizike te mevonshme, me pyeti mua: edhe ti mendon keshtu, si autoret e ketyre shkrimeve? Nuk me vjen mire qe, edhe pas tere ketyre qe ke hequr prej komunizmit, ty te dhimbset ai, zonja Liri!, i thashe. E ngacmoja shume, kur e takoja, i kam shkuar edhe ne shtepi, kur ixhinier Fatmiri erdhi ne Tirane, por mua nuk m'i merrte per keq keto gjera! Kjo ka qene shqiperia, ne te vertete! Fragmentet perbejne te teren. Edhe si poete, Drita ka lene portretin e saj. Te thuash gjynah, eshte shume pak.”

Faruk Myrtaj

9. Dalip Greca:

“Aleko i dashur! Te kam ndjekur me shume vemendje. Çdo rresht qe hedh ti, e lexoj me shume kureshtje. Kam lexuar edhe shenimet per Drita çomon dhe duek qene prej natyre tip sanguni jam dridhur ne shtat. Kam lexuear edhe deshmite e Liri Belishoves, edhe shenimet e Kadarese.Jam vertete teper i impresionuar. Jam shume i interesuar qe t'i kem shenimet e tua ne Illyria.Pasi t'i botoj po i hedh une tek Klubi i gazetareve. Te uroj nje fundjave shlodhese”

I dashur Dalip!

"Na mori malli.Besoj se e keni ndjekur historine e Drita Çomos edhe ne listen tone. Fillimisht Koleci shkruajti diçka. Une si "cerrikas i thekur", natyrisht kam shume kujtime. Kisha filluar qe ti hedh ne flete, por Kola me beri qe ta marr seriozisht. Une i premtova atij dhe listes qe do ti hedh qe kete jave. Aktualisht, kete gje mund qe ta realizoj nga e djela. Ideja ime eshte qe perpara se ta hedh ne liste, te ta nis ty. Jane afersisht dy faqe gazete. "Si e vrane Drita Çomon". Ne se ke interes, me thuaj. E bisedova edhe me Ilirianen. Shpresoj qe te jete gati per ty, neser.
Miqesisht Alekua
10. Petro Dhimitri:

“I DASHUR ALEKO,

Të falenderoj për përgjigjen dhe sidomos për tonin shumë miqësor. Për torturat e fëmijëve të kujtdo të dënuari gjithmonë më ka ardhur keq. Edhe unë,në një farë mënyre kam ndjerë persekutimin e familjes sime, edhe pse babai nuk kishte bërë as edhe një faj,po vetëm pse ishte avokat. Po mua më ka shqetësuar fakti se,pas rënies së diktaturës,shtypi u mor dhe vazhdon të merret shumë me ish byroistët e fëmijët e tyre.
Shumë shpejt po harrohet se ishin ata me Enverin e tyre që vranë e prenë,që i "dhuruan" Shqipërisë diktaturën më të egër të gjithë kampit socialist.Dhe kam si një revoltë të brendshme që për viktimat e pafajshme të antikomunizmit nuk shkruhet(se kanë qenë njerëz jo publikë),ndërsa për të tjerët,që njiheshin nga vetë pozita politike e prindërve të tyre komunistë të vendosur,botohen edhe libra.
Le të botohen, se diktaturën demaskojnë, por ama të mos harrohen dhe rastet më tipike çnjerëzore të asaj diktature.Kjo më duket se nuk ka të bëjë me luftën e klasave dhe gjurmët që ka lënë ajo,qoftë dhe te unë.Nuk e di,nëse u mor shtypi gjerman pas Luftës së Dytë Botërore se si po jetonin fëmijët ose gratë e kriminelëve si Geringu me shokë.Ato nuk u persekutuan, por ama ku jeta e tyre kur prindërit i kishin në pushtet dhe ku jeta e tyre pas luftës?!Nuk e di sa e vërtetë është,po më patën thënë se djali i Mehmet Shehut (më duket quhej Ladi),që ishte inxhinier elektronik,vrau veten duke lidhur korentin te susta e krevatit dhe u hodh mbi të.Pse zgjodhi këtë fund? Se e dinte ç'e priste,me që e njihte mirë diktaturën.Kam dashur të shkruaj për këtë,po jam stepur,sepse në imagjinatë më dilnin thirrjet e sa e sa të pushkatuarve nga Mehmeti me shokë,që më bëhej se thoshnin:"Po neve pse na harroni,apo ju dhimbsen më shumë fëmijët e kriminelëve?! ". Edhe një herë të falnderoj për përgjigjen.”
Me respekt e dashuri
Petro

11. Aleko Likaj

“I dashur Petro!
Pik se pari ,dua qe te te falenderoj,qe ne liste, hodhe nje mendim apo ide.Cilado qofte ajo, per mua vlen.Por ajo qe me shqeteson ne kete rast,ka te beje me nje tjeter fakt."Si e vrane Drita Çomon ..." eshte nje rrefim njerezor dhe jo tregim,pasi ka elemente krejtesisht orgjinal. Nuk eshte kompozuar kesisoj,sipas te gjitha rregullave "klasike" te nje tregimi artistik.Tjeter problem , ana emocionale qe e pershkon ate.Kjo ka te beje me mua,veçanrisht se si e kam perjetuar ate lloj persekucioni, pavarsisht nga emri apo personi qe e ka marre kete lloj risku,duke qene edhe vete ne kupolen e shtetit komunist..
Persekucioni, nuk ka dallime klasore,dhe mua me duket,se ne ende nuk kemi hequr dore,nga metodologjia e luftes se klasave qe lame pas. Me sa duket jemi teper te indoktrinuar . Nje miku im i vgjelis, me thote shpesh me shaka. " A e di rregullin e arte te shoferit?. Me ate marsh qe merr maloren , me ate marsh duhet qe te zbrese edhe ne disheze" Pra , e thene sakte.Per aq vjete qe na u desh qe te ngjitemi ne malin e krimit, aq na duhet qe te zbresim qe andej,duke i u larguar se keqes. Kjo,ne rrafshin psikologjik, pavarsisht,se mund qe te jesh edhe premotor i ndryshimeve.
Eshte e vertete,qe akoma gjykojme si ne diktature, madje,na duket sikur e perjetojme ende. Kjo ndodh,sepse shpesh qe te gjithe lendojme e flasim me te njejten psikologji.
Tani te vijme tek Drita, si nje vajze qe lindi kur familja e saj ishte e persekutuar, dhe qe pranverat e jetes,i kaloi nen kete trysni qe kishte goxha peshe. Realisht, shoqeria postkomuniste e ka cilesuar ate,si nje personifikim e simbol. Jo rrastesisht libri i saj ka tashme disa perkthime, perveç atij ne gjuhen frenge,qe e kam cituar edhe une ne kete rrefim. Kjo mjafton.
Natyrisht,libri i saj,eshte nje akuze ndaj asaj qe u organizua dhe u instalua tek ne,duke marre me dhjetra jete njerezish . Dhe kjo nuk eshte pak,perderisa ne sot pranojme,se ka qene diktatura me e eger ne te gjithe vendet e lindjes.
Per sa i perket Lirise , une nuk mund qe ti heq asnje presje shkrimit tuaj, apo mendimit,kur permend se ajo ka qene...Ky eshte fakt. Une kete e di mire ashtu si edhe ti, por...( gjithmone ka nje por),komunistia fanatike Liri,e cila kishte luftuar nen idealin e saj, ne nje moment kyç u gjet e tradhetuar.Pikerish t nga shoket e saj. Ose me sakte, u sakrifikua ne luften per pushtet brenda llojit, por ajo , pa asnje perjashtim,vuajti persekucionin si te gjithe kundeshtaret e saj, pa asnje dallim. Dhe kjo nuk eshte pak. Faruku tregon nje rast teper interesant nga jeta e tij si gazetar,ne postkomunizem, kur Liria ne takimin me te vazhdonte te mendonte...Natyrish t,secili ne demokraci,ka te drejte te mendoj e te gjykoj,ashtu siç e ndjen. Kjo eshte diference midis periudhes qe posa lame me kete te sotmen. Dhe kjo e drejte,nuk te mohohet , nuk persekutohesh sot per kete, sepse ti mendon ndryshe. Botkuptimi i saj , per mua, mbetet brenda psikologjise dhe e idealit qe e gatoi ate.Jo ti , por as edhe une e ndokush , nuk ka te drejte ti thote kujtdo qofte,pse mendon ndryshe.Por rasti i Lirise edhe pse duket sa komik, ka ne thelb nje lloj kundershtije, ndaj vizionit qe po i jepte udheheqia e asaj kohe,jetes se tere vendit. E thene me shqip. Ajo e mendonte me ndryshe ate lloj komunizmi qe na u servir. Po ashtu edhe i madhi Sejfulla. Por qe te dy ishin viktima.
Ne nuk kemi aspak te drejte qe ti diskutojme "çertifikaten" e disidences. E pare me kete sy, do te thoja,se njerezit duhet qe ti pranojme ashtu siç jane, sepse , ne fund te fundit, liria jone mbaron atje ku fillon ajo e tjetrit.

Nderkohe dua qe te falenderoj,gjithe miqte e listes sone,qe e percollen kete rrefenje qytetase., pavarsisht ne se u ka pelqyer,apo nuk u ka pelqyer. Ne fakt, ky ishte nje intimiteti im personal, per te cilin mendoja prej kohesh. Ishte brenda vetes sime . Sebep u be shkrimi i Kolecit. Ai nuk e dinte qe une e njihja kete vajze.Dhe per te qene i sinqerte deri ne fund, e "hodha ne leter" me teper per t'u krijuar ju,nje ide te plote mbi te,dhe persekucionin e saj.Nuk kam patur aspak idene "per ta lartesuar e dhene vlera".Ato , realisht nuk varen nga mua.
Faleminderit.
Miqesisht, Alekua”

12. Petro Dhimitri

“I RESPEKTUAR ALEKO,të nderuar kolegë,
Që në fillim jam në pozicion të kundërt me ju.Liri Belishova ishte pjesë e stafit të Enver Hoxhës dhe Partisë famëkeqe komuniste që bëri vrasje nga më makabret,madje edhe pa i kaluar të pandehurit në gjyq. Kujto ata mjeranë që u pushkatuan kur u hodh bomba në Ambasadën Sovjetike,që u ekzekutuan në breg të lumit si armiq.
Besoj se bombën e dini e kishte hedhur një oficer dhe jo një i deklasuar.Kujtoni dhe vrasjet ,burgosjet,torturat e tregtarëve,intelektu alëve me arsim Perendimor e deri burgosjen e torturat e Petro Markos që ishte revolucionar demokrat.
Në atë kohë Liri Belishova me dorë të hekurt drejtonte propagandën.Një nga shefat e mi në "Bashkimi" më pati thënë se ishte grua sa e zonja aq dhe e sertë dhe e pamëshirshme.
Ajo u dënua nga partia vetëm pse,po qe e vërtetë,ishte dakort me porosinë e Hrushovit që të shmangej Enveri nga drejtimi.
Pra, ajo nuk ishte kundër komunizmit si sistem dhe ishte entuziaste për krimet që kishte bërë partia e saj në emër të komunizmit.Krejt ndryshe ishte puna me Sejfulla Malëshovën dhe grupin e deputetëve që kërkonin spacio demokratike. Prandaj unë,ndonëse më vjen keq që si njeri ajo u burgos dhe u persekutua nga partia e saj,nuk mund ta vë në një radhë me ata që u ngritën me kohë kundër Enverit,idhullit të saj,si dhe kundër komunizmit,se ajo ishte viktimë e vetë komunizmit.
Doemos, e bija ishte krejt e pafajshme.Po edhe më të pafajshme se ato kanë qenë vajzat e djemtë e atyre që u pushkatuan pa u gjykuar ose që u dënuam me akuza fallco.Fëmijët e tyre u përplasën nëpër kampe perqendrimi. Pse nuk kujtohemi aq për ata,por vetëm për ish byroistët e dënuar dhe për fëmijët e tyre të pafajshëm?

Doemos tregimi është shkruar bukur.Po në qendër ka një familje e cila mban mbi shpatulla një barrë jo të vogël të krimeve që bëri PPSH-PS-ja,deri sa i erdhi radha edhe asaj të dënohet.”
Me respekt
Petro Dhimitri

13. Faruk Myrtaj

“Aleko i dashur,
Prano te te them se ke qene i mrekullueshem ne keto qe ke shkruar. Ne shenimet qe hodhe pak dite me pare, qe te jem i vertete, mu duk sikur "fluturoje" paksa. Krijoje idene sikur mjaft qe te ishe banor i Cerrikut, apo fqinj i mundimit te asaj vajze, dhe kujtesa do te shnderrohej vetiu ne krijim. Isha une i gabuari. Keto pak faqe mbase fizikisht nuk jane plotesisht libri, por jane thelbi i tij, lenda shkruar mrekullueshem, ku padyshim eshte Libri qe ke deshiruar ta shkruash, me dashuri e mjeshteri. Do te te shkruaj serish per te. Urime, krijues i ndershem, i drejte, njerezor”.
respekte,
Faruk Myrtaj

Jashte ketij debati intelektual, as kujtimet nuk do te kishin vlere dhe as cmimet nuk do te peshonin. Ketu nuk ka vetem modesti dhe respekt. Ketu prodhohet dashuria e munguar dhe debati intelektual i kulturuar.

1 koment:

Anonim tha...
Komenti u hoq nga administratori i blogut.