Nga Fatmir Terziu
...‘kafenë’ më të mirë, ‘koranin’ e preferuar, ‘rakinë’ me nam, pilafin saçmally, paçën fantastike, byrekun me gjize e me mish, me gjalp e me qepe, hotelin model, kabinen telefonike qe punon mire e s'te ha kartat, turshitë ‘e Mokrës’, verën e Udenishtit, mollët e Bilishtit, qebapët e rradhë e mjaft mite të reja të vërteta e të trashëguara, të sajuara e të intriguara…
Sapo lë pas majën e Qafë Thanës, kur udhëton prej Tiranës, aty ku rruga nacional
e ndahet më dysh, rruga që të shpie drejt Pogradecit, të jep si në pëllëmbë të dorës së pari Linin, fshatin tipik që lahet e thahet buzë Liqenit të Pogradecit. Pastaj të lëshon ca rreze të zjarrta dielli në sy dhe si në telajo të pasqyrohet një kolorit me mori ngjyrrash të shumta që lakohen mes kaltërsisë dhe gjelbërimit, mes të kuqëremtës së tokës ndanë udhës dhe ngjyrës gri që përhapet nën rrota, aty në asfaltin që avullon e avullon.... Është muaji Gusht 2007! Një afsh përvëlues tenton të asfiksojë cdo gjë në këtë udhë të djersitshme, në këtë udhëtim që fikson ndryshime dhe mite të reja. Me mallin e disa viteve, me mallin e një itinerari lotësh ende të pathara, prapë rropatesh në mesin e ndjesisë tënde dhe nuk tregon lotë të reja, e shumta
ndonjë pikasje e rastit që prapë fshihet pas bulave të djersës. Ke shpëtuar kështu nga ‘kalamanllëku’ i lotëve. Por lot të sjedhin në shesh mitet e reja që janë ngritur e ngrihen kudo e ngado ku ti udhëton…
...Në këtë rrugë ndalesën e parë e ke gati të detyruar. Makinat ne rradhe t'a imponojne ate. Sapo lë rrugën që kthen nga Lini, në të djathtë të rrugës është një ndërtesë. Vend i mire, i shenjte! Një ndërtesë pranë së cilës ndalet gati cdo makinë që kalon andej. Ndalon dhe hedh para të shkoqura në godinë. C'dokush thotë një dëshirë, teksa hedh
paratë...
Është miti i parë që ndesh të jetë krijuar për të plotësuar dëshirat e tua...
... Më pas
ke rastin të shijosh ‘kafenë’ më të mirë, ‘koranin’ e preferuar, ‘rakinë’ me nam, pilafin saçmally, paçën fantastike, byrekun me gjize e me mish, me gjalp e me qepe, hotelin model, kabinen telefonike qe punon mire e s'te ha kartat, turshitë ‘e Mokrës’, verën e Udenishtit, mollët e Bilishtit, qebapët e rradhë e mjaft mite të reja të vërteta e të trashëguara, të sajuara e të intriguara…
Diku në thellësi të liqenit është një lokal i rradhë, i bukur, i sajuar mes tradicionales dhe modernes. I mbuluar me kashtë, me dërrasa anash, me një gërshetim miti të së shkuarës dhe një miti të ri që është mpleksje e asaj që tenton të realizohet në e
konomië e lodhshme të tregut.
“Privati është privat!” – thotë një klient në të hyrë të tij dhe shijon pjatën me koranin e shijshëm. Pastaj një tjetër kërkon dicka tjetër, që vetëm këtu gatuhet, vetëm këtu është bërë traditë të serviret. Është një sallatë e përzier me turshi, jeshilllëqe të ndryshme dhe produkte të freskëta natyrore. Për aq sa pret të të shërbehet, ke dëgjuar e shikuar me dhjetra mite të reja që tradita në lëvizje e sipër shqiptare i ka krijuar dhe i ka bërë pronë të saj, pronë të një kohe me mite të reja shqiptare…
...vazhdon....