e shtunë, dhjetor 22, 2007

SA KUSHTON NJE NJERI NE ZARF?!














Nga Fatmir Terziu

Roehampton University

Media Cultural Studies, Politics

...Por jo vetëm kaq. Ne jemi zarfuar edhe nga zërrat, zhurmat, fjalët, fjalimet. Ato kanë formuar një rrjetë merimange rreth nesh, disi të padukshme, disi të neveritshme...
...Zarf në zyra, zarf në rrugë, zarf në punëra, zarf për të larë e tharë lotë malli…Pastaj një zarf ku fshihet qenia jote në këtë botë. E gjitha në një zarf, e gjitha në një term identitet, e gjitha nën një motiv me personazh makinën, teknologjinë dhe njeriun prej letre në zarf. Nën zarf shtrihet e fshihet një jetë, dhe mbi zarf ngulet një makinë që godet papushim të vulosë në të thatë dhe të gozhdojë si në arkivol shpirtin ende të padalë të njeriut...

Ne jemi zarfuar prej kohësh. Brenda një kuboidi prej letre ndodhet qenia jonë. Ndodhemi ne aty! Ndodhemi në atë pjesë letre të përzgjedhur, ashtu tendosur pa frymëmarje. Gjendemi të pllakosur në zarfin e madh të pushtuar nga mori ngjyrash. Ashtu të deshifruar në copëza letrash, kemi fatin, identitetin, moralin, autoritetin, vlerësimin, paraqitjen, talentin, dhuntinë, veprën dhe madje edhe jetën në atë zarf politik që pronar ka vetëm kupolën. Kupola ka letrën, zarfin, vulën dhe pështymën që i mjafton të ngjisë e të palosë zarfin tonë aspak numerik, aspak me peshë, aspak të nevojshëm, por të destinuar për një përdorim tejet të stisur. Një zarf mjafton për një jetë, një zarf me pak gërma dhe pak iniciale. Jetë në zarf! Jetë e zarfuar, e paketuar deri në detaje, deri në lindje, vdekje, … e gjitha në një itinerar kohe dhe vendi që vetëm zarfosësit e dinë, vetëm zarfaxhinjtë dinë t’a pështyjnë. Zarf në zyra, zarf në rrugë, zarf në punëra, zarf për të larë e tharë lotë malli…Pastaj një zarf ku fshihet qenia jote në këtë botë. E gjitha në një zarf, e gjitha në një term identitet, e gjitha nën një motiv me personazh makinën, teknologjinë dhe njeriun prej letre në zarf. Nën zarf shtrihet e fshihet një jetë, dhe mbi zarf ngulet një makinë që godet papushim të vulosë në të thatë dhe të gozhdojë si në arkivol shpirtin ende të padalë të njeriut. Pastaj me gjithë zarf, shëtisim thasëve, zyrave, qosheve, rrugëve, deteve, qiellit dhe shteteve, derisa diku përfundojmë me gjithë zarf nën dryna kasafortash, sirtare tavolinash apo malesh me dosje. Diku zarfat i ‘gëlltit’ teknologjia e re, i gllabërron media e re, interneti, apo edhe një lloj më i avancuar që i përket kodifikimit. Një zarf, një kod dhe një gjurmë gishtash, ja sa vlerë ka jeta e një Njeriu. Ja sa kushton një njeri në zarf.
Por jo vetëm kaq. Ne jemi zarfuar edhe nga zërrat, zhurmat, fjalët, fjalimet. Ato kanë formuar një rrjetë merimange rreth nesh, disi të padukshme, disi të neveritshme. Ne themi: “Muzika duhet të mbushë hapësirën ajrore.” Ne kur nuk themi, “Muzika duhet të zëvendësojë një pjesë të këtij segmenti ajror…”
Ne dëgjojmë zëra nga të gjitha anët, pa u fokusuar mbi ta. Zëra na vijmë nga ‘anët’, nga ‘ku nuk dihet se nga vijnë’, vijnë drejt e në veshin tonë nga rruga, vijnë nga ‘majtas’, nga ‘djathtas’, nga ‘qendra’ nga hapësira. Ne s’mund të shuajmë këto zëra. Ne s’mund t’i ndalim ato automatikisht. Ato prodhohen nga makina-shtet dhe makina të tilla kanë fuqi, fuqia e tyre ka një qëllim. Qëllimi është të pushtojë hapësirën tonë edhe me zëra. Ne i ndiejmë dhe i dëgjojmë ato zëra edhe në zarf. Aty ku ne jemi zarfuar edhe nga zërat.
Ne thjesht jemi ndërtuar të tillë. Ne nuk jemi ‘prodhuar’ për të qenë makina. Ne nuk kemi mjetet e nevojshme të kontrollojmë hapësirën. Aty ku hapësira jonë është e organizuar mekanikisht, makinerisht, teknologjikisht ne vetëm jemi lidhur me të si qenie zarfore, në atë mekanizëm ‘jetik’.
Pas zërave vijnë fjalët. Pas fjalëve vijnë gërmat. Gërmat bëjnë alfabetin. Alfabeti ushqen fjalimin… Sokrates nuk e pati ndoshta gabim kur shprehu:
“zbulimi i alfabetit do të krijojë harresën tek shpirti i studiuesit, sepse ata nuk do të përdorin kujtesën, memorjen e tyre; ata do të besojnë tek karakteret e stërgjatura të shkrimit dhe nuk do të vetëkujtohen… Ju u jepni vazhduesve, ndjekësve tuaj jo të vërtetën por vetëm sipërfaqen e të vërtetës; ata do të jenë herronj të shumë gjërave; dhe do të kenë mësuar asgjë; ata do të paraqiten si të mencur dhe shkurt do të dijnë asgjë” (Sokrates, “Phaedrus).
*************

AMNESTI? PO AUTORITETET PSE E MOHOJNË...

Kryetari i MEAF, Dritan Dema është i pari që telefonon dhe shpërndan mesazhin e gëzueshëm për të gjithë: ‘lexoni gazeten Daily Mail...’. Themi për të gjithë, se në shumën e rreth 100 mijë të amnestuarve, padyshim një numër i konsiderueshëm i përket edhe shqiptarëve që kanë kohë që ëndërrojnë të kenë fatin e së ardhmes së tyre ligjërisht të siguruar. Më pas nga shoqata ‘Ardhmëria’, Kryetari Lutfi Vata, thekson se në se zyrtarisht është e vërtetë, kjo është një fitore e madhe në vendin mik si një dhuratë për festat. Nga “Shpresa” programme, gëzimi nuk përshkruhet me fjalë. Edhe të tjerët kanë gëzimin e tyre, por ishte e pamundur t’i kontaktonim. Tani gëzimi është normal dhe fakti i buzëqeshjes së emigrantëve është real.

AMNESTIA PËR 100 MIJË EMIGRANTËT

Lajmi u shpërnda mediave duke u gdhirë e shtuna e 22 Dhjetorit. Të parët e thanë gazetarët e radios 4 dhe pastaj një vëmendje që tejkaloi komentet politike dhe publike në emisionet e vona të ditës në fjalë. Në mëngjez gazetat thanë lajmin e tyre të gëzueshëm për 100 mijë emigrantët, dhe iu kushtuan atyre komente të ndryshme. James Slack, editori i marrëdhënieve të brendshme në gazetën Britanike, Daily Mail shkruan: “ më shumë se 100 mijë azil kërkues kanë patur të marrë një ‘amnesti’ (falje) për të jetuar në Britani, është thënë mbrëmë. Këta përfitues janë në vazhdën e 165.000 të parashikuarve të Ministrisë së Brendshme që u deklaruan në fillim të javës së shkuar e që u lanë të qëndrojnë në Britani, sepse dosjet e tyre janë deklaruar të humbura.”
Sipas Slack, kjo nënkupton atë që ‘amnestia e çeliktë’ ka kompletuar më shumë se një çerek milioni të numrit të pakualifikuarve të mëparshëm.

PËRFITIMI

“Ata do të jenë të lirë të sjedhin të afërmit e tyre në këtë vend dhe të ndërtojnë jetën dhe aktivitetin e tyre normal. Një numër total ndoshta ende nuk përshkruhet në favor të etniciteteve, por sipas parashikimeve paraprake një shumë prej 500 familjesh nga numri në fjalë i përkasin Ballkanit dhe Europës Lindore. Të drejtat e Njeriut lejojnë që ata që kanë qenë për një kohë të gjatë në këtë vend të gëzojnë drejtën e qëndrimit si në shtëpinë e tyre, sepse ky vend ka qenë shtëpia e tyre për disa vite me rradhë”, vazhdon gazeta Daily Mail. Por sipas gazetës në fjalë Ministri i Emigracionit, Liam Byrne, përgënjeshtroi mbrëmë se kemi të bëjmë me një amnesti duke thënë: ‘Ne vazhdojmë të zgjidhim numrin e madh të çështjeve që janë grumbulluar para Actit Ligjor të Azilit dhe Emigracionit të vitit 2004”.

REALITETI

Duke u larguar nga lajmi gazetaresk në fjalë, realiteti dhe fakti i një amnestie në se do të kishte dalë duhet të ishte jo në sensin e mohimit nga autoritetet zyrtare. Kështu gëzimi për një amnesti të mundshme mbetet ende në pritje, dhe pritja ndoshta nuk do të jetë e gjatë. Autoritetet e dinë se nuk përfitojnë vetëm ata që kusuret dhe frika e persekutimeve i kanë sjellë, por edhe ekonomia e këtij vendi, që ka nevojë për ta. Deri në anoncimin zyrtar, që ndoshta s’do të jetë i largët le të presim lajme të tjera, të gëzueshme...

Nuk ka komente: